Hier bitte...die Einladung...man kann dort aber auch ohne hin
Unioni i Studentëve Shqiptarë në Universitetin e
Essen-it në bashkëpunim me shtëpinë e njohur botuese
Ammann Verlag të Zürich-ut në kuadër të një turneu
letrar që Ismail Kadare do të fillojë këtë javë në
Gjermani për të promovuar romanin e tij tö sapobotuar
nö gjermanisht "Pasardhësi" të shtunën do të
organizojö një takim me të në ambientet e
Universitetit të Essen-it në qytetin e Essen-it .
Pjesë nga romani i Kadaresë "Pasardhësi" do të lexojë
aktori nga Elbasani Ismail Hodo, kurse për adhuruesit
e Kadaresë që duan të kenë librat me nënshkrimin e
tij Ammann Verlag me zbritje enkas për këtë takim ka
vënë në dispozicion një numër të caktuar ekzemplarësh.
Ata që duan të kenë të sigurt një titull apo kompletin
prej 6 librash të shkrimtarit, duhet të marrin kontakt
me organizatorin.
Data:16.09.06
Ora:11.30
Vendi: Glaspavillon-Universität Essen, qyteti Essen
(GJERMANI)
Adresa:Universitätsstr.12