Fr, 13. Nov 2009, 8:15
Histori çnjerëzore në Dibër, dy motra jetojnë të lidhura me zinxhirë
DIBËR - Prej 22 vitesh dy motra në Maqellarë të Dibrës janë mbajtur të lidhura me zinxhirë jashtë vëmendjes së opinionit dhe të shoqërisë në një familje fshatare të kësaj zone në tejskamje.
Për dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi është sinjalizuar media nga një banor i fshatit që e njihte gjendjen e që u nxit ta evidentonte pikërisht pas rastit të para pak ditësh në Levan të Fieri, kur nje 26 vjecar jetonte prej tri vitesh në një kolibe qeni i lidhur me zinxhirë nga familjarët si person që, sipas familjarëve nuk mund të mbahej ndryshe pasi përbënte rrezik për banorët e tjerë.
Kësaj radhe nuk bëhet më fjalë për tri vite izolim skllavëror, por për mbi 20 vite në Maqellarë ku motrat Keshi mbaheshin në gjendje të lidhur më zinxhirë tek këmbët,duke ua kufizuar mundësine e lëvizjes më tej se një hapësirë e ngushtë tek një shtëpi e rrënuar ku ato jetonin. Zingjiri në këmbën e Thëllënxës është vënë kur ajo ishte 25 vjeç, sot është 47 vjec dhe e vogla Fidania kur ishte 16 vjec, sot është 38 vjec.
Babai, i saj i vetmuar pasi dhe e gruaja i ka vdekur para 10 vitesh ka rrëfyer për policinë, e cila ka shkuar në atë familje pas njoftimit mediatik, se ishte i detyruar ta bënte këtë gjë pasi vajzat ishin agresive dhe përbënin rrezik për banorët e tjerë. Dhe sidomos simptomat e egërsisë së tyre ishin shfaqur qëkur u kishte vdekur e ëma. Por gjithçka në këtë sens mbetet mister pasi një nga mësuesit e fshatit është shprehur të paktën për njërën nga motrat se ka qenë e zgjuar dhe ka pasur nota të mira. Ndërkohë që prej vitesh askush nuk dinte se si shkonte gjendja e tyre.
Baba i tyre ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur 18 vite burg ndërsa kur është liruar nga burgu, i ka vdekur dhe gruaja dhe kjo ka sjellë një gjendje dëshpëruese për familjen Keshi, çka me sa duket ka ndikuar tek gjendja depresive e dy vajzave. Sipas rrëfimit të prindit në polici vajza e madhe në moshën 16 vjeçare kishte shfaqur shenja të sëmundjes mendore dhe për këto arsye qëndroi për 7 vjet e shtuar në spitalin e Vlorës, pas daljes nga spitali, babai u detyrua ta mbajë të lidhur. Vajza tjetër Fidania nuk është shtruar në spital, por që në adoleshencë u sëmur si e motra dhe babai zgjodhi ta lidhë dhe atë.
Babai 70 vjeçar ka rrëfyer se të gjitha shërbimet ua kryente ai, që me ushqyerjen, shërbimet e deri larjen e tyre, por kushtet në këtë shtëpi ishin skandaloze dhe ato flinin mbi një krevat me dërrasa të kalbura druri,me shtrojë bar dhe një batanije përsipër,një jetesë më e keqe se e një qeni.
Gjithashtu mësohet se familja mbahej me paratë e invaliditetit që jepeshin për dy vajzat në shumën 160 mijë lekë të vjetra dhe me kujdestar babanë e tyre. Por asnjëherë aty nuk është dukur as mjek, as polici dhe as punonjës social!...
Sot në mëngjes në Maqellarë tek banesa ku jetonin dy motrat Keshi ishte një ekip mjekësor dhe forca policore të cilat i kanë transportuar ato për në spitalin e Peshkopisë për të dhënë ndihmë mjeksore ndërsa më pas mendohet që ato të sistemohen në një qendër sociale.
...
irgend wie kommt mir das ganze suspekt vor.
das mädchen war gut in der schule hatte gute noten,hat der lehrer auch bestätigt.
der vater war vorher bestraft also war er in gefängnis ...warum?
und das 18 jahre lang.nicht wenig.der hat was schlimmes getan.
die mächen waren nicht angekättelt während der vater im gefengnis war, warum waren die zwei mächen zur dieser zeit kein gefahr für die anderen bewohner..
die älteste tochter ist mit 25 jahren angekättelt die jungste mit 16 jahren.
die armen mädchen.
Zuletzt geändert von
sinnesrausch am Fr, 13. Nov 2009, 8:24, insgesamt 2-mal geändert.