"The Economist": Shqipëria, pranë bumit ekonomik
Verfasst: Do, 01. Nov 2007, 16:43
Ekspertët e revistës prestigjioze ndërkombëtare, "The economist", parashikojnë se Shqipëria është pranë një bumi të fortë ekonomik.
Drejtori i Njësisë Inteligjente të "The Economist" për Evropën Qendrore dhe atë Juglindore, Nenad Paçek, tha se Shqipëria brenda një periudhe 5-vjeçare do të shndërrohet në një nga vendet me ekonominë
më dinamike në Evropën Lindore.
"Besoj se në 5 vitet e ardhshme ekonomia shqiptare do të përjetojë një bum.
Parashikimet për këtë janë më se optimiste. Mendoj se afrimi gjithmonë e më shumë i Shqipërisë pranë BE-së do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe vendi do të jetë më tërheqës për investitorët e huaj", u shpreh ai. Taksa e sheshtë Paçek ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për vendosjen e taksës së sheshtë në nivelin 10 për qind.
Ndonëse e ka cilësuar këtë hap si një zhvillim pozitiv në periudhë afatshkurtër,
ai ka paralajmëruar se në një të ardhme jo të largët kjo lëvizje mund të ngrejë një tjetër debat. "Taksa e sheshtë ka qenë një shembull i suksesshëm në vende të ngjashme si Shqipëria, pasi në një periudhë afatshkurtër prej 2-3 vjetësh, nëse taksa është e ulët si
kjo e juaja, ulet informaliteti dhe rriten investimet private. Por në një periudhë
pak më të gjatë, çështja është a do të ketë para mjaftueshëm qeveria për të financuar investimet publike kur norma e taksës është vetëm 10 për qind. Kjo mendoj se mund të jetë një nga debatet publike më të rëndësishme në Shqipëri pas 5-6 vitesh", tha
Paçek.
Një tjetër tregues, që shihet si një nga më problematikët për ekonominë e Shqipërisë, është dhe ai i investimeve të huaja. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me nivelin më të ulët të investimeve të huaja private në rajon.
"Nëse i krahason me dhjetë vjet më parë, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë 10-fishuar dhe ky është progres i mirë. Por shumë investitorë zgjedhin vendet me më pak risk në Evropën Juglindore dhe atë Qendrore, prandaj pjesa dërrmuese e investimeve
të huaja në rajon shkon në Çeki, Poloni, Rumani etj. Nga ana tjetër, mendoj se është dhe çështje imazhi dhe këtu qeveria duhet të bëjë më shumë. Shikoni vende si Gjeorgjia, që
kanë bërë shumë për të reklamuar veten e tyre në tregjet globale. Për më tepër që Shqipëria ka shumë për të thënë në këtë kontekst, pasi është një vend me taksa të ulëta, kosto të ulët punëtore, pozitë mjaft të favorshme gjeografike dhe shumë avantazhe të
tjera", përfundoi Paçek. Njësia inteligjente e "The economist" është institucioni më i rëndësishëm botëror në analizat dhe strategjitë ekonomike për vendet e veçanta. Analizat e publikuara nga ky organizëm janë një pikë mjaft e rëndësishme referimi për bizneset
më të mëdha ndërkombëtare që duan të investojnë në tregje të reja jashtë vendit të tyre.