Del në dritë botimi origjinal i Kanunit të Lekë Dukagjinit
Verfasst: Mi, 11. Mai 2005, 17:51
Zbulohet botimi i vitit 1933. Në kohën e diktaturës e ruajtëm duke e mbështjellë me një revistë partizane”
Kastriot Bushi
Thotë pa mëdyshje se familja e tij ka ruajtur me fanatizëm Kanunin origjinal të Lekë Dukagjinit, madje këtë botim ia kanë kërkuar disa shtëpi botuese dhe shumë shpejt do ta dorëzojë në njërën prej tyre. Gjergj Bugu rrëfen për gazetën se si babai i tij ka arritur ta ruajë me fanatizëm këtë “kushtetutë”, botim i vitit 1933 edhe në kohën e diktaturës, kur shtëpia e tij ishte bërë disa herë objekt kontrolli i agjentëve të sigurimit të shtetit. I botuar disa herë, Kanuni i Lekë Dukagjinit ka ardhur te lexuesit në forma të ndryshme deri në formën e sotme. Shtëpitë botuese kanë marrë përsipër të ndryshojnë ose të ndërhyjnë në fjalë të ndryshme, duke u munduar të sjellin aktet ligjore dhe nënligjore që ndodhen aty në formën më të kuptueshme për lexuesit. Përkundër kësaj, familja Bugu, me banim në Shkodër, pretendon se ruan të vetmin botim origjinal të Kanunit të Lekë Dukagjinit, me të gjithë fizionominë e tij.
Si e ruajtëm Kanunin
Botimi që është ruajtur me fanatizëm nga familja Bugu është i vitit 1933 dhe pa emrin e një autori. Ai është blerë në vitin 1956 nga Pal Bugu. Sipas djalit të tij, Gjergj Bugu, ky botim është më origjinali ndaj dhe kohët e fundit është kërkuar nga disa shtëpi botuese. “Edhe fjalët aty janë shkruar si 560 vite më parë”,- thotë Gjergji. Ai tregon se si babai i tij e ka ruajtur këtë “kushtetutë që nuk ka të paguar”. “Im atë, Pali, e ka ruajtur në bibliotekën e tij, në të cilën ndodheshin rreth 450 lloje librash. Ai ka mundur të ndryshojë vetëm kopertinën e tij. Gjatë kohës së monizmit, kanunin e mbështolli, me një revistë me partizanë, për ta shpëtuar nga shkatërrimi”,- kujton Gjergji. Pal Bugu ka punuar në ushtri si kapter. Por në kohën që kryente këtë detyrë, u akuzua se kishte harxhuar më shumë fishekë se sa ishin parashikuar. Regjimi i asaj kohe e futi në burg, duke e arrestuar për abuzime. Sapo përfundoi në qeli, akuza ndryshoi shumë shpejt,. Ai u akuzua për agjitacion dhe propagandë, duke u dënuar me 12 vjet burg. Shtëpia e tij u bë objekt i disa kontrolleve, por Pali e kishte gjetur më së miri marifetin që Kanuni të mos përfundonte në zjarr. E kishte mbështjellë Kanunin me faqen e parë të një reviste partizane dhe e kishte vendosur mes 450 lloj librave që kishte në bibliotekë. “Kjo kopertinë e ruajti Kanunin nga sekuestrimi dhe babain tim nga shtimi i viteve të burgut”. Me fanatizëm u ruajt Kanuni edhe nga djali i vetëm i Palit, Gjergji. “Babai im nuk rron më, por qëllimi i tij ka qenë që çdo gjë të mirë t’ua përcjellë fëmijëve dhe brezave”,- thotë Gjergji. Sipas tij, Kanunit nuk i ka ikur koha. “Por kur një gjë nuk e konsumon, nuk ia di shijen. Kështu po ndodh dhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pra po ta studiosh edhe do ta vlerësosh”. Gjergji nuk do ta jepte këtë libër edhe sikur ta kërkonin ta blinin me flori. “Është një kushtetutë që unë e kam trashëguar nga im atë. Kam parë që Kanuni i Lekës është botuar nga disa shtëpi botuese, por jo si ky origjinali. Për mua ka vlera të jashtëzakonshme. Miliarda lekë të më ofronin, për mua nuk kanë vlerë përpara këtij botimi që zotëroj. Ky është kanuni që ka shuar gjakmarrjen, është ky kanun që u ka dhënë jetë njerëzve. Është ky kanun që e vlerëson njeriun si qenien më të vlerësuar në jetë. Është ky kanun që ka shmangur konfliktet”,- vlerëson Gjergji. Ai thotë se gjatë gjithë jetës së tij ka zbatuar me përpikmëri ligjet e kësaj “kushtetute të çmuar” .“E dija që po të ma gjenin në shtëpi do të më dënonin dhe mua Por unë nuk mund të rrija pa Kanunin dhe pa e studiuar atë” përfundon Gjergji.
Pas viteve ’90, Pali punoi për pajtimin e gjaqeve
Familja e Pal Bugut ka vite që është vendosur në qytetin e Shkodrës. Eshtë një nga familjet më të vjetra dukagjinase, që nuk ka trashëguar më shumë se një djalë. Atje në Dukagjin familja ka shtëpinë dykatëshe, me frengji, por që nuk banohet nga askush. Kati i parë i shtëpisë, tregon Gjergji, ka shpërbyer për bagëtitë, ndërsa në katin e dytë jetonin pjesëtarët e familjes. Familja dhe gjithë fisi Bugu njihet si një familje e ndershme dhe patriotike në të gjithë zonën, e respektuar dhe mikpritëse. Pas viteve ‘90 Pali punoi me misionin e pajtimit të gjaqeve, në zonën e Dukagjinit dhe të Shkodrës, deri dy vjet më parë, kur ndërroi dhe jetë. Nga të njohurit cilësohet si njeri i qetë dhe tepër i matur. Pal Bugu e bleu Kanunin në vitin 1956, por asnjëherë nuk tregoi, duke ruajtur besën dhe fjalën, se kush ishte personi që ia dha. Nuk e tregoi as pas viteve ’90, thotë i biri. K. Bushi