Benutzeravatar
Yllsen
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Mi, 19. Apr 2006, 22:26

Aktueller Stand der Straßenbauten in Kosova!

Do, 31. Aug 2006, 15:00

Bild

Njoftim

Ndalohet qarkullimi për automjetet mbi 3.5 tonë në rrugën magjistrale Pejë-Kuqishtë në Grykën e Rugovës

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Qemajl
Ahmeti, ka lëshuar një urdhëresë, me të cilën ndalohet përkohësisht qarkullimi në rrugën magjistrale M9 Pejë-Kuqishtë në Grykën e Rugovës për automjetet me peshë mbi 3.5 tonë për shkak të dëmtimeve të rënda në trasenë e rrugës.
Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë, ndërsa për realizimin e saj do të
përkujdeset Njësia e Trafikut e Shërbimit Policor të Kosovës.

Prishtinë, 22 Maj 2006

Übersetzung: Auf der Magistrale M9 (Peje-Kuqishtë) bei "Gryka e Rugoves" ist das Verkehren von Fahrzeugen mit einem Gewicht von über 3.5 Tonnen verboten.

http://www.mtpt.org/mtt_project/Upload/ ... 052006.pdf
Zuletzt geändert von Yllsen am Do, 02. Nov 2006, 16:34, insgesamt 4-mal geändert.

Benutzeravatar
Yllsen
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Mi, 19. Apr 2006, 22:26

Do, 02. Nov 2006, 16:19

Bild

Rruga që lidhë rajonin e Prishtinës me Gjilanin

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, bëri
përurimin e fillimit të asfaltimit të rrugës Grashticë – Mramuer.
Ajo është pjesa e tretë e unazës së kryeqytetit, ndërtimi i së cilës është paraparë me planin urbanistik të Prishtinës.


Sot me një solemnitet rasti në fshatin Grashticë, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinë Ismet Beqiri dhe zëvendësi i tij Shefki Gashi kanë bërë përurimin
e fillimit të asfaltimit të rrugës Grashticë – Mramuer. Gjatësia e kësaj rruge është 7.5 km, ndërsa vlera e punimeve kap shumën prej 2.2
milion euro, nga të cilat 1,8 milion i ka siguruar Ministria e Transportit
dhe Postë-Telekomunikacionit, ndërsa 400 mijë euro Kuvendi Komunal i Prishtinës. Punët ndërtimore iu kanë besuar kompanisë “Famis Commerce” nga Theranda.

Bild

Në këtë përurim, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e jetës institucionale të Kosovës, shumë udhëheqës të kuvendeve komunale dhe qindra banorë të kësaj ane, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti tha se ndjenë kënaqësinë që edhe zyrtarisht po e inauguron rrugën Grashticë-Mramuer, si rrugë alternative që lidhë rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit. Ai shtoi se kjo rrugë është edhe pjesë e unazës së Prishtinës, që me planin urbanistik të kryeqytetit paraqet pjesën e tretë të kësaj unaze.

Ministri Ahmeti tha se asfaltimi i kësaj rruge do të jetë një magjistrale dhe nëse do të mbajë kohë e mirë, kjo arterie e rëndësishme do të kryhet gjatë këtij viti. “Kemi përzgjedhur një kompani mjaft serioze, për t`i kryer punimet. I uroj të gjithë banorët për ketë rrugë, e veçanërisht ata të cilët në vitin 2005 patën shfaqur dyshimin për ndërtimin e saj. Unë iu pata premtuar atyre se në vitin 2006 do të përfundojë ndërtimi i kësaj rruge. Kjo do të thotë se po e bëjmë realitet nismën e presidentit Ibrahim
Rugova, tha ministri Ahmeti.

Në anën tjetër, kryetari i KK të Prishtinës, Ismet Beqiri, tha se kjo është një ditë e veçantë për kryeqytetin e Kosovës dhe në veçanti për banorët e kësaj ane, sepse po bëhet realitet ajo që kemi planifikuar gjatë si komunë. Vetë projekti i unazës së jashtme është projekt i shpëtimit për Prishtinën, ngase ata që do të kenë nevojë për të hyrë në qendër të saj, do të kalojnë nëpër këtë unazë periferike.

Prishtinë, 2 Qeshor 2006

Übersetzung: Heute (dem 2. Juni 2006) wurden die Bauarbeiten an der Fernverkehrsstrasse Grashticë - Mramuer feierlich eröffnet.
Die Baukosten für die 7,5 km lange Strecke betragen 2,2 Mio. €. Wovon 1,8 Mio. € vom kosovarischen Verkehrsministerium und die restlichen 400.000€ von der Gemeinde Prishtina finanziert werden.
Der Bau der Strecke wurde der Firma "Famis Commerce" aus Theranda in Auftrag gegeben.
Weiters erwähnte der Verkehrsminister Qemail Ahmeti, dass die Überlandverbindung Grashticë - Mramuer Teil des aüßeren "Verkehr-Rings" in Prishtina sei, was auch im Masterplan der Stadt Prishtina berücksichtigt wurde. Hinzufügend wurde erwähnt, dass dies auch als alternative Route von Prishtina nach Gjilan und umgekehrt angesehen werden könne.

http://www.mtpt.org/mtt_project/Upload/ ... 062006.pdf

Benutzeravatar
Yllsen
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Mi, 19. Apr 2006, 22:26

Do, 02. Nov 2006, 17:18

Bild

U bë përurimim e fillimit të punimeve të rrugës rajonale Shurdhan - Stançiq

Në fshatin malor të Karadakut, Shurdhan të Zhegrës, sot më 5 korrik 2006, u bë një festë e madhe që kaherë kjo Luginë e Karadakut nuk e kishte përjetuar aq bukur e me zemër të hapur e të mbushur gëzim e hare.

Ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, zotëri Qemajl Ahmeti, bashkë me kryetarin e Kosovës z. Fatmir Sejdiun, zëvendëskryeministrin Lutfi Haziri, Ministrin e SHPK z. Fatmir Rexhepin, kryetarin e komunës së Gjilanit Xhemaili Hyseni, me delegatë e autoritete tjera komunale e vendore dhe me popullatën e kësaj ane, përuruan dhe prenë shiritin e fillimit të punimeve të rrugës rajonale Shurdhan - Stançiq, faza e parë, në një gjatësie prej 7 km. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë, sepse lidh Kosovën me Maqedoninë, e nëpërmjet saj me korridoret ndërkombëtare. Me këtë rast Ministri i Telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, theksoi se ishte i nderuar dhe i privilegjuar që sot bashkarisht, me prezencën e Presidentit të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, bën fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës rajonale R-212 e cila lidh Gjilanin me Kumanovën.
Bild
Do të ndërtojmë rrugë, , do të ndërtojmë objekte dhe infrastrukturë, bashkë me të një jetë më të mirë e më të bukur për gjithë qytetarët e Kosovës, janë këto të premtime të shumta që më parë tonat dhe se kjo është edhe një amanet i atyre që kanë dhënë jetën për këtë Kosovë ashti siç ishte edhe ish-presidenti Rugova, tha në fillim të fjalës së vet dr. Fatmir Sejdiu. – Kjo rrugë e kësaj ane, vazhdoi ai, e ka edhe kuptimin e vet të rëndësishëm të simbolikës së fuqishme të lidhjes së një bote të jetës shqiptare të them edhe të kësaj pjese si në Kosovë gjithashtu edhe në Maqedoni, si dhe të lidhjes së fuqishme në mes Kosovës dhe Maqedonisë. Dhe, uroj që përmes kësaj rruge të kemi lidhje të
mira familjare dhe miqësore, por edhe ndërshtetërore, në këtë fazë të
rrugëtimeve tona të të rëndësishme.
Bild
Në fund, kryetari i komunës së Gjilanit, për këtë rrugë tha se dikur, në kohërat e hershme quhej dhe njihetj si Rruga e Mbretit, pra ishte një rrugë e lashtë e Gjilanit dhe e Kosovës, sepse përmes Stançiqit, Shurdhanit, Zhegrës e Gilanit qarkullonin karvene njerëzish, mallrash dhe ishte një korridor shumë i rëndësishëm.

Këtë projekt e realizon në tërësi Ministria e Transportit dhe Postë-
Telekomunikacionit, e cila do të investojë 613.941,67 euro, kurse punimet i zhvillon kompania “Burimi” nga Kaçaniku.

Shurdhan, 5 Korrik 2006

Übersetzung: Die Arbeiten an der Teilstrecke Shurdhan - Stançiq wurden "heute" (dem 5. Juli 2006) begonnen, welche als Teil der regionalen Fernverkehrsverbindung R-212 (Gjilan - Kumanovë) fungieren wird. Die Freigabe für den Verkehr auf der gesamten Strecke von Gjilan nach Kumanova soll Ende des Jahres stattfinden. Die 7 km lange und über 610.000€ teure Teilstrecke der R-212 wurde nach 45-tägiger Bauzeit, der Firma "Burimi" aus Kaçanik, fertiggestellt.
Die R-212 genießt große Priorität beim kosovarischen als auch beim mazedonischen Verkehrsministerium, da sie eine schnelle und sichere Verbindung zwischen den beiden Ländern Kosova und Mazedonien ermöglicht.

http://www.mtpt.org/mtt_project/Upload/ ... 072006.pdf

Benutzeravatar
Yllsen
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Mi, 19. Apr 2006, 22:26

Do, 04. Jan 2007, 16:08

Interessante Seite einer kosovarischen Organisation, die sich verstärkt für den Straßenbau einsetzt.

http://www.rruga.org/index.shtml

Zurück zu „Kosova: Reisen“