Bisschen Poezi :p
LARG SHQIPËRISË
Ftohtësia nordike,
M´i mpiu muskujt dhe kockat!
Largësia nga Shqipëria,
Si darë xhelati,
Po ma shtërngon zemrën!
Sa malet tona ma rëndon shpirtin!...
Por, Vigan Mërgimtari, përballon stuhitë;
Natën vonë këndon:
Kujtimet për Shqipërinë më rinojnë!
Do vijnë ditëveret e vizitave:
Për qetësinë e shpirtit!
Për lehtësinë e zemrës!
Zogjtë e shqiponjave!
Hapësirat e Atdheut kërkojnë!...
Suedi, 13.01.2006, 03.05 trazim i natës së thellë...
QËNDROJ!
Në kraharorët e mi,
Pesha e robërisë rëndon!
Dhembjet kafshojnë plagët!
Janë sforcuar muskujt
Po ndizen flakë!
Janë tendosur nervat!
E unë hapëroj,
Qëndroj!
Heu, mirë se vini plagët e mia,
Nuk jam i vetmuar,
Se, plagë po ka sot,
Edhe SHQIPËRIA!
Vetëm kur NËNËLOKJA shërohet,
Shpirti im qetësohet!
Përndryshe, JO kurrë!
Se, atëherë s´ jam shqiptar,
Jo, nuk jam burrë!
E di se atëherë,
Nuk kam vlerë!
Jo, nuk jam vëlla i Migjenit
O, i Gjergj Elez Alisë,
Kur s´i pranoj në trupin tim,
Dhe plagët e Shqipërisë,
Krenarisht, sfidoj, qëndroj!
SHQIPËRIA IME!
Aroma e luleve revolucionare
Ta dehu shpirtin,
Gjaku të shkëlqeu nëpër mote
Pranverave të kuqe,
Në vurbull stuhish!
BESË E QËNDRESË!
Hijenat ballkanike satanike,
S´po ngopen me krime!
Ty, veç po rinohesh me heroizma,
Nënëlokja ime!
Dhe, kështu do të ecësh krenare,
Deri në amshim!
Jetën se jeton dot me nder:
Pa gjenin tjetër prindëror,
Pa RIBASHKIM!
RIBASHKIMI KOMBËTAR
Na duhet si uji,
Na duhet si buka!
Na duhet si ajri,
Na duhet si dielli!
Na duhet si toka,
Na duhet si qielli!
Me Shqipëri të ndarë:
Jeta s´ ka kuptim!
Nuk gëzohet paqja,
Pa RIBASHKIM!
Prap na kërcnon lufta,
Atdheu, s'po gjenë shpëtim!
