Vajza e Timoshenkos: Falenderoj Berishën e popullin shqiptar që janë solidarizuar me ne
Vajza e ish- kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, 30 vjeçarja Eugenia, ka dhënë një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë”, ku ka deklaruar se “nëna e saj po trajtohet keq, njësoj si kosovarët në burgjet e Serbisë dikur”.
Ajo falënderon kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se është solidarizuar me kërkesat për lirimin e nënës së saj nga burgu.
“Si nuk kam dëgjuar për Kosovën, për shqiptarët. Më thuaj se kush nuk ka dëgjuar për Kosovën, vendin që pas gjithë atyre vuajtjeve e luftës, më në fund iu kthye liria, pavarësia dhe dinjiteti i një populli të diskriminuar me vite të tëra nga një regjim i paparë në mes të Europës?! Kur është fjala për Kosovën, më kujtohet kur nëna ime ishte në qeveria kishte mjaft zëra, sidomos nga radhët e rusëve apo pro rusëve, që të mos dërgohen trupat, policia apo ushtarët paqeruajtës të Ukrainës në Kosovë. Nëna ime ishte ajo që insistonte një mision të tillë. Po ashtu edhe së fundmi me tërheqjen e trupave ruse nga Kosova, sërish flitej me të madhe tek ne që një hap të tillë duhet ta ndërmarrin edhe trupat ukrainase, por as kjo nuk ndodhi, pavarësisht nga presionet ruse. Ushtarët tanë edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Meqë jeni shqiptar, sigurisht e dini se edhe ne vendin tonë, në Ukrainë, kemi një komunitet me prejardhje shqiptare, që flasin ngjashëm gjuhën tuaj. Nuk mund të ndahem pa veçuar takimin që kam pasur edhe me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili me qeverinë dhe popullin tuaj është solidarizuar me kërkesat tona për lirimin e nënës sime nga burgu. Unë nga zemra falenderoj sikur zotin Sali Berisha si dhe gjithë popullin shqiptarë liridashës, që vazhdon të angazhohet në lirimin e nënës sime nga burgu,” tha ajo.
http://www.gazetatema.net/web/2012/10/2 ... uar-me-ne/
-----------------------------------------------------------------------------------------------
Sie bdankt sich bei Premier Sali Berisha über die Solidaritet und beschreibt wie die Albaner in Serbischen Gefängnissen zu unrecht gefoltert wurden......