Alles schön und gut, aber habt ihr gehört das die Bewohner von Himare die Hilfe vom Kosovo ablehnt haben?
Die Nachricht auf albanisch
Prishtinë, 26 shtator - Edhe pse me mundësitë e veta Qeveria e Kosovës kishte dashur t’i ndihmojë rajonet e prekura nga tërmetet në jug të Shqipërisë, siç duket kjo për udhëheqësit e Himarës (që më shumë janë të lidhur me shtetin grek) nuk ishte e mirëseardhur.
Banorët e kësaj ane u shprehën të indinjuar me udhëheqësit e tyre, ngase, siç thonë ata, Bashkisë nuk i erdhi mirë që Qeveria e Kosovës ka arritur t’i ndihmojë këto rajone. Banorët e Himarës madje kanë akuzuar kryebashkiakun, Vasil Bollano, se nuk ka dashur as t’i presë përfaqësuesit e dërguar nga Kosova.
Ndërkaq, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk ia varën veshin shumë këtyre fjalëve, pasi ata shprehen se Qeveria e ka bërë të veten, edhe pse, sipas tyre, ndoshta dikujt nuk do t’i vinte mirë që Kosova është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë.
Në mesjavën e kaluar shtatë kamionë udhëtuan nga Kosova drejt Himarës, duke dërguar materiale ndërtimi, si tulla, lëndë drusore, çimento, hekur etj. Kjo ndihmë e akorduar nga Qeveria e Kosovës kap një vlerë prej 40 mijë eurosh.
Nebenbei
“Po t’i kishin sjellë nga Greqia, jo vetëm që do t’ua kishin shpërndarë me temena fshatarëve hallexhinj, por s’do të kishin lënë televizion e gazetë pa folur për to”, na thotë një himariot rreth të dyzetave, që e gjejmë duke pirë kafe në qendër të qytetit, përballë zyrës së LSI-së. Pa ia zbutur tonin zërit, ai shton: ”Vetëm pse i ka dërguar Qeveria e Kosovës i kanë lënë atje tej në anë të detit. Fshatarët e Pilurit dhe Kudhësit po i zë dimri jashtë, pa çati mbi kokë, ndërsa këta kapadainjtë tanë merren me kush i solli dhe pse i solli”. Savo Prifti, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Himarës, ka qenë një nga njerëzit më të angazhuar për pritjen e miqve nga Kosova. Ai nuk ngurron të thotë: “Në vend që t’i falënderojmë që i sollën nga ana e anës, i shohim me inat e dyshim, a thua se na kanë sjellë kalin e Trojës. Ne ende nuk kemi marrë ndihmat e akorduara nga qeveria jonë, pasi janë bërë dallavere me listat e familjeve të dëmtuara. Nuk përputhen listat që ka bërë Bashkia me listat që ka bërë prefektura. Ka familje që kanë pësuar dëme të mëdha, por në vend të tyre janë futur në listë familje që janë mbështetës të atij apo këtij krahu politik”.
Kurze dt. Übersetzung, die griechische Bevölkerung dieser Dörfer haben die Hilfe aus Kosova abgelehnt, nur weil es eben aus "Kosova" kommt.
Die Bewohner die zerstörte Häuser haben, werden wohl einen schweren Winter haben. Ich hoffe es wird Schnee auch da geben.
+++
Ich danke dem albanischen Staat für die Hilfe in der Krise 1998-9 und 2001 - Kosovo wollte sich nur dankbar zeigen wohl wegen damals.

