Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4825
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Poesi für die Heimat

Di, 10. Mai 2005, 20:21

RRËNJËT TONA…
Rrënjët tona - pellazgiane,
Rrënjë antike - iliriane.

Rrënjët tona - arbërore,
Rrënjë të lashta - kanunore.

Rrënjët tona - shqiptare,
Rrënjë dardane - legjendare.

Rrënjët tona - parahistorike,
Rrënjë hyjnore - olimpike.

Rrënjët tona - etnike,
Rrënjë të vjetra - historike.

Rrënjët tona - xhubletë malësie,
Rrënjë popullore - fisnikërie.

Rrënjët tona - kala me trima,
Rrënjë kombëtare - si vetëtima.

Rrënjët tona - farë e fis,
Rrënjë brezash - bung e lis.

Rrënjët tona - kordon lirie,
Rrënjë gjaku - ditiramb lavdie.

Rrënjët tona - betonarmé,
Rrënjë fortese - për Atdhé.

Rrënjët tona - fortifikatë,
Rrënjë graniti - në shtrëngatë.

Rrënjët tona - obelisk,
Rrënjë të forta - si çelik.

Rrënjët tona - rapsodi epike,
Rrënjë lahute - baladë kreshnike.

Rrënjët tona - shpatë me presa,
Rrënjë betejash - me thika e kmesa.

Rrënjët tona - gjerdan fyshekësh,
Rrënjë baroti - krismë dyfekësh.

Rrënjët tona - muranë e gjallë,
Rrënjë të thella - det me valë.

Rrënjët tona - pirg me eshtra,
Rrënjë luftërash - mal me kreshta.

Rrënjët tona - xhamadan,
Rrënjë të kuqe - vullkan.

Rrënjët tona - degë me gjethe,
Rrënjë guri - shkëmb me thepe.

Rrënjët tona - bjeshkë me borë,
Rrënjë qarri - rrap shekullor.

Rrënjët tona - autoktone
Rrënjë qëndrese - mbret në frone.

Rrënjët tona - besë fisnore,
Rrënjë spartane - për fitore.

Rrënjët tona - shqipe në fluturim,
Rrënjë kryengritëse - kushtrim.

Rrënjët tona - filiza në shpërthim,
Rrënjë shqiptare - në amshim.
Zuletzt geändert von Illyrian^Prince am Di, 10. Mai 2005, 20:25, insgesamt 1-mal geändert.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4825
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Di, 10. Mai 2005, 20:23

LIRIA

Liria lind nga gjaku
Liria rritet nga dituria
Liria jeton nga dashuria
Liria forcohet nga besimi
Liria mbijeton nga flijimi.

Liria lind nga ideali
Liria rritet nga besa
Liria jeton nga shpresa
Liria forcohet nga uniteti
Liria mbijeton nga solidariteti.

Liria është ajri që frymon
Liria është dielli që rrezon
Liria është buka që gjallon
Liria është uji që freskon.

Liria është toka ku jetojmë
Liria është jeta që gëzojmë
Liria është zjarri i atdhedashurisë
Liria është fara e përjetësisë.

Zurück zu „Kultur & Gesellschaft“