Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4810
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Balli Kombit Demokratik

Mo, 21. Sep 2015, 20:38

Die einzige Partei die in Mazedonien unterstützt werden sollte! Hier ihr Programm!

Bild

PROGRAMI POLITIK I PARTISË BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT

Duke vlerësuar faktorët politik, ushtarak, ekonomik dhe kulturor në tërësinë e shtrirjes gjeografike të kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik,

Duke qenë të vetëdijshëm se avancimi i statusit të kombit shqiptar dhe zgjidhja e çështjes shqiptare mundësohen vetëm përmes bashkimit të fuqisë shpirtërore, politike, ushtarake, ekonomike dhe fuqisë krijuese mendore në të gjithë hapësirën shqiptare në Gadishullin Ilirik,

Duke synuar zgjidhjen e drejtë dhe të plotë e të tëresishme të çështjes shqiptare mbi parimet e së drejtës së vetëvendosjes dhe të bashkimit kombëtar,

Duke i mbetur besnik orientimeve programore dhe euroatlantike të Organizatës Balli Kombëtar, Lidhjes së Prizrenit, Bllokut Kombëtar Independent dhe angazhimeve për korrigjimin e padrejtësisë historike ndaj kombit shqiptar,

Duke i rikujtuar në kontinuitet opinionit vendor dhe ndërkombëtar gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve,
Duke realizuar në tërësinë e shtrirjes gjeografike objektivat programore përmes bashkpunimit dhe bashkimit politik në kuadër të Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike,

Balli Kombëtar Demokrat, prezanton para qytetarëve në Republikën e Kosovës, IRJM, Kosovën Lindore dhe në trevat e Malësisë Shqiptare,


PROGRAMIN E AKTIVITETIT POLITIK SYNIMET BAZIKE

1.
Balli Kombëtar Demokrat, i vendosur t’i qëndroj besnik përpjekjeve të parreshtura për ta bashkuar spektrin e djathtë liberal, nacional dhe demokratik në Republikën e Kosovës, IRJM, Kosovën Lindore dhe trevat e Malësisë Shqiptare, qytetarëve tanë ju ofron një Program të Aktivitetit Politik, veprimit të koordinuar kombëtar dhe bashkpunimit profesional përtej pengesave të padrejta juridike që sot përballemi me to, si në Kosovën Lindore, IRJM dhe Malësinë Shqiptare.

2.
Balli Kombëtar Demokrat i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, Kosovës Lindore, IRJM-së dhe Malësisë Shqiptare të identifikohen plotësisht me synimet demokratike dhe kontributin politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

3.
Balli Kombëtar Demokrat i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, Kosovës Lindore, IRJM-së dhe Malësisë Shqiptare të betohen para Flamurit e Zotit, dhe së pari të mendojnë e veprojnë kombëtarisht, e më pastaj, të kontestojnë botërisht përpjekjet armiqësore për ndarje artificiale të shqiptarëve në identitete krahinore ose konfesionale.

4.
Balli Kombëtar Demokrat synon forcimin e bashkpunimit institucional të spektrit politik nacional, liberal, demokratik dhe konservator në kuadër të adresës sonë të përbashkët, Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar për Shqipëri etnike.

5.
Balli Kombëtar Demokrat mbështetë fuqishëm organizimin, mbajtjen dhe institucionalizimin e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

6.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për një bashkërenditje të veprimtarisë politike dhe ekonomike në mbarë hapësirën shqiptare.

7.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për rendin demokratik, tregun e përbashkët dhe sistemin unik të arsimit shqiptar. E mbështesim përdorimin e një valute të përbashkët në tërë hapësirën etnike.

8.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.

9.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për zëvendësimin e himnit aktual të Republikës së Kosovës me himnin kombëtar shqiptar të komponuar nga Lec Kurti dhe tekstin e shkruar nga At Gjergj Fishta („Porsi Fleta e Ejllit t’Zotit“).

10.
Balli Kombëtar Demokrat, nëpërmjet veprimtarisë së përhershme politike do të mbajë gjallë dhe do ta kultivojë idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, përkundër qëndrimeve joparimore të cilat sugjerojnë pranimin e ndarjes së padrejtë; ndarje e cila është realizuar përmes gjenocidit të pashembullt ndaj shqiptarëve autokton në Gadishullin Ilirik.

AKTUALITETI POLITIK,SHTETI, RENDI DHE LIGJI

11.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për shtetin ligjor në të cilin respektohet e drejta nacionale e shqiptarëve për vetëvendosje; për një shtet në të cilin synohen drejtësia sociale dhe barazia e qytetarëve para ligjit.

12.
Balli Kombëtar Demokrat e vlerëson sundimin e drejtësisë si shtyllë kryesore për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit.

13.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, për tolerancë dhe harmoni shoqërore në Republikën e Kosovës.

14.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për luftën e pakompromis të shtetit dhe shoqërisë civile kundër krimit të organizuar, korrupcionit dhe për këtë qëllim: Balli Kombëtar Demokrat nuk do të kursejë kontributdhënjen për forcimin e Policisë së Shtetit, AKI-së, Gjyqësorit të Pavarur dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.


PROKURORIA DHE GJYQËSORI

15.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për miratimin e një pakoje të ligjeve në Parlamentin e Republikës së Kosovës; ligje të cilat mundësojnë një reformim cilësor të Prokurorisë dhe Gjyqësorit.

16.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për mbrojtjen dhe sigurinë personale të prokurorëve, gjyqtarëve dhe familjeve të tyre, duke garantuar pavarësinë në vendimmarrje dhe duke dhënë mbështetjen e institucioneve të shtetit për zyrtarët e Prokurorisë dhe Gjykatave.


POLICIA, AKI DHE USHTRIA

17.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe mbështetjen financiare për AKI-në.

18.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për rritjen e kapaciteteve profesionale në Policinë e Shtetit, duke siguruar modernizimin e mjeteve të punës dhe sigurimit të mbështetjes së nevojshme financiare.

19.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
20.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për bashkpunim bilateral dhe inkuadrimin e shtetit të bashkuar e unitar shqiptar në strukturat euroatlantike, NATO dhe BE.

EKONOMIA, TREGU SOCIAL DHE TREGU GLOBAL

21.
Balli Kombëtar Demokrat do të zhvillojë politikë ekonomike strategjike, duke mundësuar krijimin e tregut social, konkurues, dobiprurës dhe të gatshëm për ballafaqim e përfitim në tregun rajonal dhe global.

22.
Balli Kombëtar Demokrat do të mbështesë bashkpunimin e ngushtë të biznesit vendor me strukturat e arsimit fillor, të mesëm dhe atij të lartë, duke siguruar kështu praktikën e nevojshme profesionale për gjeneratat e reja, të cilat synojnë tregun vendor, rajonal dhe global të punës.

23.
Balli Kombëtar Demokrat, krahas integrimit kulturor, arsimor, shkencor dhe gjuhësor të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, IRJM, Kosovës Lindore dhe Malësisë Shqiptare, angazhohet veçanërisht për integrimin ekonomik të trojeve autoktone ku jetojnë shqiptarët dhe pjesmarrjen e barabartë të qytetarëve në tregun e përbashkët social.

24.
Balli Kombëtar Demokrat mbështetë politikat fiskale të cilat fuqizojnë sektorin privat, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenjes ekonomike.
25.
Balli Kombëtar Demokrat, përmes reformës në sistemin e taksave do të mbështesë prodhuesit vendor dhe ndërkombëtar.

26.
Balli Kombëtar Demokrat do të mbështesë në mënyrë aktive sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

27.
Balli Kombëtar Demokrat do të mbështesë përmes bazës ligjore dhe lehtësimeve në taksa, industrinë e prodhimit autokton.

28.
Balli Kombëtar Demokrat synon që përmes heqjes së kufirit të dhunshëm dhe ndarës mes shqiptarëve, bashkimit të tregut kombëtar, reformave të thella ekonomike, mbështetjen e biznesit vendas, mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve ndërkombëtare, sigurinë për investorët privat dhe atyre të bashkuar në biznesin global, të mbështes hapjen e vendeve të reja të punës, të siguroj mirëqenie sociale, të implementoj shërbime cilësore në arsim e shëndetsi, të sigurojë rritje cilësore ekonomike, të mbështesë eksportin e prodhimeve vendore në tregun global, dhe, përmes transparencës së plotë, të vlerësoj e shpërblej kontributin tatimor dhe dinjitetin e qytetarëve.

29.
Balli Kombëtar Demokrat mbështetë modernizimin e sektorit të energjisë dhe ndërtimin e TC Kosova e Re.

ARSIMI FILLOR, I MESËM DHE UNIVERZITAR

30.
Balli Kombëtar Demokrat do të punoj për një reformë profesionale dhe unifikimin e sistemit arsimor në trojet etnike të kombit shqiptar.

31.
Balli Kombëtar Demokrat, do të punoj që sistemi arsimor të shkëmbejë njohuritë dhe të përfitoj maksimalisht nga përvojat e shkollës kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republikën Federale Gjermane, Konfederatën Zvicerane dhe Mbretërinë e Bashkuar.

32.
Balli Kombëtar Demokrat do të punoj për hapjen e një instituti ndërkombëtar të hulumtimit shkencor dhe teknologjisë moderne në Republikën e Kosovës.

SHËNDETSIA DHE OBLIGIMET NDAJ PACIENTIT

33.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për një reformë të thellë në sistemin shëndetsor dhe synon të inicojë ndryshime ligjore që mundësojnë krijimin e një sistemi të përafërt me sistemin e praktikuar në Konfederatën Zvicerane.

34.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për mbrojtjen ligjore të pacientëve, mbrojtjen e të dhënave të tyre, rehabilitimin social dhe, pas shërimit, krijimin e mundësive për riintegrimin e tyre në shoqëri.

FAMILJA DHE BESIMI

35.
Balli Kombëtar Demokrat angazhohet për barazi gjinore, fetare, drejtësi sociale, siguri politike, mirëqenje ekonomike dhe ofron mbështetje të fuqishme për bërthamën e ekzistencës së shoqërisë moderne, familjen dhe ekonominë e saj.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4810
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Balli Kombit Demokratik

Mo, 21. Sep 2015, 20:55

Komandantit të ballit kombëtar Bacë Sulë Hotla

Në çdo vend ka i thon Shqipëri
Eshtrat e mija i kam shkri.
Mos me pyetni ku e kam varrin
Me gjak timin kam la Vardarin.

Nderi i kombit, nderi i Ilirides
është përkund në fole të shqipes.
Kan lind një trim si kurr më parë
edhe trim shumë i rrallë.

Bacë Sulë Hotla e Oso Kuka
Në krah hije ju kishte pushka.
Ngjeshur rrethatore e xhamadana
Nuk njohën bajloz e as kapedana.

Ku i kam kufijt pyet Sulë Hotla,
I ka njoftë perendia dhe e mbarë bota.
Kush bënë roje në at kështjellë,
A qëndronë shkaba me dy krerë?.

Xhemë Gostivari pat lanë një fjalë,
zot kësaj toke për me i dalë.
Është tokë e jona e të parëve tonë
Nga Molla e kuqe, Shkupi e deri në Vlorë.

Vendin tim e kam ba Shqipëri
qe mos të jetoni ne robëri.
Gjith shqipëtarët kan dhanë betimin
se një ditë do të bëjnë ribashkimin.



nga Zeqirja Latifi

TiranaAlb
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2766
Registriert: Di, 31. Mär 2009, 17:56

Re: Balli Kombit Demokratik

Mo, 21. Sep 2015, 23:42

Wählt mal was vernünftiges.

Zurück zu „Shqip“