Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Mo, 09. Dez 2013, 10:54

Publikuar: 09.12.2013 - 09:01
Prishtinë, 9 dhjetor – Ditë më parë në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike-Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Mbledhja kryesohej nga akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jani Thomai (bashkëkryetarë) me pjesëmarrjen e: akademik Besim Bokshit, akademik Ethem Likajt, akademik Gjo¬valin Shkurtajt, akademik Kolec Topallit, prof. dr. Tomor Osmanit, prof. dr. Seit Mansakut, prof dr. Imri Badallajt, prof. dr. Enver Hysës, prof. dr. Bardh Rugovës, prof. dr. Shefkije Islamajt, prof. dr. Abdullah Zymberit dhe Isa Bajçincës.

Në pamundësi për të marrë pjesë vetë diskutimet lidhur me materialet e dërguara paraprakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku.

Sipas komunikatës së publikuar nga ASHAK, pikë qendrore e rendit të ditës ishte diskutimi i materialeve të përgatitura nga komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Komisionet kishin përmbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet. Materialet e paraqitura me shkrim u diskutuan për çdo pikë veç e veç dhe me frymë të theksuar mirëkuptimi. Pasi u dëgjuan të gjitha diskutimet Këshilli arriti këto përfundime:

1. Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me -j. Këtu përfshihen rrjedhojat që në temë kanë një shumës të tillë;

2. U miratua propozimi që te foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me -s;

3. U miratua propozimi që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun);

4. U konsideruan si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të për¬emrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ek¬zis¬tuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj;

5. Përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) konsiderohet shkel¬je e normës; formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me të: do të laj;

6. Tek urdhërorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu);

7. Rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të Këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe;

8. U arrit përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambi-gjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si normative vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).

9. U vendos që në mbledhjen e radhës të Këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejtshkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore.


-------------------------------------------------------------------

pak sa e vonuar por ma ne fund po ndodh
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Do, 12. Dez 2013, 6:12

Në një artikull tek faqja elektronike e http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36470&kat=94 shkruhet:

Thomai: Ndryshimet në gjuhësi janë vetëm propozime të Këshillit


Publikuar më 11.12.2013
Valeria Dedaj

Pas takimit të akademikëve në Prishtinë, në mjediset e Qendrës Leksikografike-Enciklopedike të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, u publikuan në faqen e Akademisë së Shkencave të Kosovës disa përfundime.
............
Për të qenë më të qartë mbi këtë diskutim kontaktuam për “Shekullin” profesor Jani Thomain, për një bisedë më të gjatë rreth ndryshimeve që janë propozuar në mbledhjen e radhës së Këshillit Ndërakademikë në Prishtinë. Thomai tha: “Nuk është vendosur ende se kush nga këto propozime do të miratohen apo jo. Këto vendime janë miratuar vetëm nga anëtarët që ishin pjesëmarrës në atë Këshill, por ende nuk dihet mendimi i tyre. Ajo që diskutojmë në këto takime është që të shikojmë se çfarë mund të ndreqim dhe çfarë jo, përsa i përket drejtshkrimit të shqipes, por kurrsesi të marrim vendime të cilat duhet të miratohen nga qeveria dhe nga të gjithë anëtarët e Këshillit”.

Të njëjtën gjë pohoi dhe Profesor Gjovalin Shkurtaj: “Nuk janë vendime, por propozime të një grupi që i menduam si të drejta për t’i rishikuar nga të gjithë përpara se të miratohen”.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
hansi
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 280
Registriert: Fr, 07. Jan 2005, 8:07

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Fr, 13. Dez 2013, 11:10

ndryshimi i fundit në gjuhën shqipe: fjala "hajvan" zëvendësohet me fjalën "trullan" :D

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

So, 05. Jan 2014, 23:01

Ketu po shkruhet per shqipen apo kosovarcen!? A mund te merren vendime ne Prishtine sa i perket gjuhes shqipe?
Tong!

Benutzeravatar
hansi
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 280
Registriert: Fr, 07. Jan 2005, 8:07

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Di, 07. Jan 2014, 13:54

kosovarçja nuk njihet ende si gjuhë zyrtare :P

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Di, 07. Jan 2014, 18:36

hansi hat geschrieben:kosovarçja nuk njihet ende si gjuhë zyrtare :P
Po c'prisni!? Filloni demostartat mqs. nuk ju njohin gjuhen....!

Trim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 254
Registriert: Do, 24. Okt 2013, 10:07

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Di, 07. Jan 2014, 22:54

Belifario, e para nuk jane vendime por keshilla dhe e dyta keta keshilla i kane punuar albanologe nga Shqiperia dhe Kosova.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Fr, 10. Jan 2014, 9:18

Trim hat geschrieben:Belifario, e para nuk jane vendime por keshilla dhe e dyta keta keshilla i kane punuar albanologe nga Shqiperia dhe Kosova.
Flm Trim une me te vertete nuk e di se si funksionon kjo pune (dmth. cilat jane organet qe mund ta bejne kete) POR jam i sigurte qe duhet bere shume! Gjuha e shkruajtur eshte shume shume larg nga ajo e folur diferenca te tilla mund te jene shume te demshme (ate "kosovarcen e kisha tuj qesh e tuj qa njekohesisht). Fatkeqesisht kemi shume pak njerez me pergjegjesi morale per te bere ndryshime te medha....!

Benutzeravatar
hansi
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 280
Registriert: Fr, 07. Jan 2005, 8:07

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Fr, 10. Jan 2014, 10:36

Belifario hat geschrieben:
hansi hat geschrieben:kosovarçja nuk njihet ende si gjuhë zyrtare :P
Po c'prisni!? Filloni demostartat mqs. nuk ju njohin gjuhen....!
s'kemi kohë :P

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Disa Ndryshime ne Gjuhen Shqipe

Fr, 10. Jan 2014, 11:32

Përmbi za që lshon bylbili,
gjuha shipe m’ shum gullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’ u s’ duron,
fund e maje nji a Shqipnija,
e një gjuhë t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me flak’ e shkrime
ç’ ka natyra vetë përpoq!
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Zurück zu „Shqip“