Autori ka sjellë një vështrim eseistik mbi binomin gegë- toskë, që shqiptarët druhen ta përmendin.
Një pjesë nga libri është publikuar nga gazeta Panorama dhe mban titullin: “Me gegët bën komb, me toskët bën shtet”.
Shkruan Nano: “Gegët janë qejflinj të armëve, ndërsa toskët janë qejflinj të parave; gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë; gegët janë trima, toskët janë mendjehapur; gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes; gegët janë poetikë, toskët janë prozaikë; gegët janë të zgjuar, toskët janë të mençur; gegët pëlqejnë jetën rapsodike brenda fisit, toskët pëlqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë; gegët pëlqejnë burrninë, toskët pëlqejnë njerzillëkun; gegët i duan gratë për t’i nderuar e për t’u nderuar prej tyre, toskët i duan gratë për t’i kënaqur e për t’u kënaqur prej tyre; gegët jetojnë për një nder, toskët jetojnë për një çikë qejf; gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur; gegët te çdo njeri shohin një mik/armik, toskët te çdo njeri shohin një ortak; gegët bartin virtyte kombëtare, toskët bartin virtyte civike’ gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile; me gegët mund të ndërtosh një komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë e shtetin e së drejtës; gegët janë të djathtë, toskët janë të majtë”./ep
http://www.gazetatema.net/web/2013/10/0 ... ben-shtet/
Nje tjeter Artikull me interesante reth ksaj teme
http://www.panorama.com.al/2013/10/08/m ... en-shtete/
komenti im:
