So, 04. Mär 2012, 12:38
Sami Frasheri
Pjesë nga vepra origjinale e Rilindasit Sami Frashëri "Shqipëria Ç'ka Qenë, Ç'është e Ç'do të Bëhet?“
KRYE E PARE
Ç'ka qenë Shqipëria?
1- Pelasgëtë
Shqipëri i thonë gjithë ati vendi, tek rrinë Shqipëtarëtë. Shqipëtarëtë janë m'i vjetër i kombeve t'Evropësë. Duketë që këta erdhë më parë se gjithë prej mezit t'Azisë n'Evropë, edhe këta prunë në këtë vënd ditjen e të bërit shtëpi me mur si dhe diturin' e të lëruarit, të mbjellit e të korrurit, se ata njerës, që gjendeshin më parë tyre n'Evropë, ishin t'egërë e roninë nëpër pyje e nëpër shpella duke ushqyer me pemëra t'egëra e me mish gjahu. P'andaj prindërëtë tanë të vjetërë u quajtënë Arbënë, fjalë të cilënë ne Toskëtë, pas zakonit tënë që bëjmë n në r, e këthyemë në Arbërë, si e përdorim, edhe sot. Do-methënë ky komp kaq i vjetërë thuheshë që m'atëherë Arbënë a Arban, do-me-thënë ata që punojnë arënë, që korrin' e mbjellinë. Këtë fjalë Romakëtë e kanë këthyerë më Alban duke thënë edhe vendit të tyre Albania, si e thonë edhe sot Evropjanëtë. Greqt' e pastajmë na thanë Arvanit, duke këthyer prapë I- në r, dhe nga kjo fjal' e Greqet Tyrqitë kanë bërë fjalën Arnaut, si na quajn' edhe sot.
Po na vetë fjalënë Arbërë e kemi përrethuarë vetëm në një farë të kombit tënë, të cilën e themi Lap, edhe kombi tërë ka marrë emërinë Shqipëtar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipesë, zogut të bekuarë' të Hyjit, q'i falëshinë prindërit' e vjetërë tanë, edhe të cilit fytyrënë e kishinë edhe në flamurt. Po kjo fjalë duketë të mos jetë shum' e vjetërë a të mos ketë qerbë që në kryet e përgjithçime, se vëllezëritë tanë, që rojnë jashtë Shqipërisë, n'Itali, në Greqi e gjetkë nuk' e dinë, po quhen edhe sot Arbërë. Me të vjetërtë prindët tanë bota i quajnë Pelasgë, fjal' e mbeturë nga prindrët tanë të mëpastajmë, të cilëtë quaninë më të parët e tyre Plak a Pleq. Sido të jetë, ky komp kaq i vjetërë e kaq i vjejturë për istorit ka qën' i shum' e i fortë e i përhapurë nëpër gjith' Evropët të Lindjesë. E tërë Sinisi' e Ballkanit edhe përtej Tumësë, Ungria, Kroatia etj, si edhe Greqia e gjithë anët' e perëndimit t'Asisë së vogëlë, do-methënë t'Anatollit, ishinë vend' i Pelasgëvet, Shqipëtarëvet të vjetërë. Ca nga këta Pelasgë u hodhë përtej den' Adriatik, n'Itali; Estrusqitë, Llatinët e të tjerë kombe t'Italisë janë prej farës së Pelasgëvet. Më pastaj erth një komp i vogëlë, q'i thoshinë Helen a Grek, e zu vënt në Greqi nëpër nisit të Pellgut Egje e nëpër anët detit rotull, duke përzënë Pelasgëtë andej a duke përzierë me ta. Po edhe këta Helenë, q'erdhnë n'ata vënde, ishinë prej një fare me pelasgëtë, si edhe Shqehtë, Gjermanëtë, Gjelttë a galëtë e të tjerë kombe t'ardhurë ng' Asia, të cilët thuhenë gjithë bashkë Arianë, fëmij' e madhe, që përpushton edhe Persëtë, Indianëtë e të tjerë kombe t'Asisë. Por Llatinëtë janë më t'afërë nga gjithë me na Shqiptarëtë, p'andaj edhe gjuha jonë i ngjan shumë Llatinishtesë e gjuhëvet, që janë ndarë prej saj, si italishtja, francishtja, etj. Pelasgëtë kishinë një besë të bukur' e vjershëtore. Besoninë gjithë shënjat e naturës e trupet e qiellit: i faleshinë djellit, hënësë, yjevet të mëdhenj, qjellit, revet, erësë, detit e të tjerave. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shënjat' e naturësë ishin të shënjtëruara në syt të tyre. Zjarrënë e kishinë në shumë nder e më ca vende s'e shuanin kurrë. As në qeverit as në besët nukë doninë një vetë, që bën ç'do, po u kish ënda këshillën' e kuvendin' e shumëve. Kjo besë, të cilënë Greqt' e Llatinëtë e zgjeruan' e e zbukuruanë më teprë, është edhe sot n'Evropë e në gjithë botët të qytetëruarë bes' e vjershëtarëve, të cilëtë në këtë gjejnë bukurin e shijënë, q'u duhetë. Kjo besë, që thuhetë mythologji, është bes' e të parëvet prindër tanë, Pelasgëvet.
Pelasgëtë, pas vëndevet që rrininë, ndaheshinë më shumë fara e fise, nga të cilëtë më të mbëdhenjt' e më të njohuritë janë: Ilyrianëtë a të Lirëtë (të Dlirëtë), Maqedonasitë, Thrakasitë (të Trashëtë), Frygasitë etj. Nga këta Ilyrianëtë ishinë në Shqipëri edhe në vëndet e veriut, që thuhen sot Bosnjë, Erzegovinë, Mal - i - Zi, Kroati, Dalmati etj, gjer në funt t'Adriatikut e gjer përtej Savësë; Maqedonasit'e Thrakasitë rrininë në Maqedoni e në Thrakë; Frygasitë ishin n'Asi që nga anët e detit gjer në lumi Alis, që thuhetë sot Këzëll - Irmak. Thuhetë që Ilyrianët ishinë shumë t'afërë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; po të tërë ishinë një komp edhe e kupëtonin gjuhën e njëri - jatërit.
Gjer në kohët të Romanëvet gjithë këta kombe Pelasgë ishinë të gjallë e të tërë. Maqedonasitë që për së vjetëri kishinë një mbretëri mjaft të fortë, e cila në kohët të Filippit u rit e u shtua shumë, edhe i bir' i këtij Aleksandri i Math, vuri në dorë më të shumën' e botësë që dihësh atëhere, Greqinë, Thrakënë, Asin' e Vogëlë, Persinë, Indinë, Egjyptinë etj, po jo Ilyrinë e Epirrë do- methënë Shqipërinë e sotme. Pas vdekjes s'Aleksandrit Maqedonasitë bënë disa mbretëri n'Asi, n'Egjyptë e n'Evropë; po duk mos qenë të bashkuarë, duke ndarë në shumë dega e duke ngrën' e vrarë në mes tyre, s'qëndruanë dot shumë kohë; pas pakë
kohe u pushtuanë nënë Romanëtë, të cilëtë duallë me një forcë të madhe e zunë gjithë vëndet' e Maqedonaset edhe Maqedoninë vetë. Romanëtë u dhanë funt Frygaset e Thrakaset, të cilëtë humpnë e u shuanë duke luftuarë, e duke përzierë me disa kombe, q'u futnë në mes tyre. Në Maqedoni diç mbaheshinë, po fort të përzierë. Kur në të gjashtët shekull të Krishtit Bullgarët, komb tatar, edhe Serbët' e Kroatëtë, kombe shqeh, hynë në Sinisit të Ballkanit si mizëri edhe mbuluan edhe më të shumtën e Maqedonisë, duke nxjerë Pelasgëtë andej e duke përzierë me ta. Kështu humpnë Maqedonasitë, Thrakasitë, Frygasitë e të tjera fara të Pelasgëvet, përveç Ilyrianëvet, të cilëtë janë drejt prindëret tanë.
2- Ilyrianëtë e Epirotëtë
Ilyri e vjetërë nukë pushtonte të tërë Shqipërinë, se nukë unjësh më poshtë Vijosësë nga juga; po nga veriu ish shumë m'e madhe, se sindëkur thamë, xgjatëshë gjer në Savë e gjer në funt t'Adriatikut duke përpushtuar' edhe Bosnjën' e të tjerë vënde. Që nga Vijosa e gjer në mëngët t'Ambraqisë (t'Artësë) cop' e jugës së Toskëris së sotme quhesh Epir (Ipërë, Hipërë a Sipërë), fjalë shqip, me të cilënë e përmëtninë vendësit e anës së detit së poshtërmi, edhe të cilënë greqtë, që qasëshinë atje për tregëri, e dëgjuanë nga këta. Mbretëri' e Ilyrisë ish veçan, e Epirit veçan. Po Ilyrianëtë si edhe Epirirotëtë nukë ishinë të përndarë në shumë fara e fise, nga të cilëtë sicilido qeverisësh prej këshillës së parësisë e të pleqet të tyre. Këto këshilla quhëshinë Plakoni a Pleqësi.
Nga këto dy mbretëri, të cilatë, istorija na thotë, që kishinë mjaft qytetëri, duallë disa mbretër të fortë e të ndrituarë si Pyrrua a Burri, mbret' i Epirit, që mundi Romanëtë e morri Greqinë, e si Tevta, mbretëresh' e Ilyrisë e Gjençoja, i bir' i saj, që qëndruanë kaqë kohë burrërisht kuntrë Romanëvet. Pas të thënit të shkronjëtorëvet të Greqisë së vjetërë, Ilyrianëtë, si edhe Epirotëtë, të cilëtë s'ndryshonin nga ata me nonjë farë mëndyre, roninë e ishinë si Shqiptarët' e sotmë, pa nonjë ndryshim; edhe flisninë gjuhënë, që flasimë na sot.
3- Shqipëtarëtë nënë Romanëtë
Ilyrianët e Epirotëtë, si qëndruanë shumë kohë kuntrë Romanëvet, më në funt forc' e madhe e këtyre e shumica i mundi, si edhe kaqë kombe të tjerë që kishin poshtuarë këta. Epiri atëherë ish i bashkuarë me Maqedoninëe, me të qenë q'u mbajtnë shumë kohë e i vranë shumë ushtëri Paul Emilit, kreit të ushtëris së Romanëvet, ky njeri i egërë e zemërgur dolli e prishi tetëdhjetë qytete në Toskëri e shpuri kaqë mijë skllef në Romë!
Kështu humbi dliri' e Ilyrianët e Epirotëvet, edhe këta vende, do-me-thënë Shqipëria, hynë nënë urdhërit të Romanëvet. Po shqiptarëtë, sado q'u muntn' e u vranë, nuk u poshtuanë e s'u bënë robër. Ishinë prapë e gjthnjë zotërinj në vëndit të tyre e Romanëtë s'kishinë përveç se emënin' e zotëris së vendit. Për të pasurë pakë fuqi në Shqipëri, kishinë sjellë disa kolonja Romanësh e i kishinë vendosurë nëpër vende të fortë të Shqipërisë. Far' e këtyre kolonjave janë Vllehtë a Xinxaretë, që gjendenë edhe sot në vëndit tënë. Edhe udhën' e gjatë, që kishinë goditurë që nga Durrësi gjer në Salonik për të shpënë ushtëritë e për tregëri e të cilënë e quaninë Ignatius nga fjala shqip e gjatë , mezi e ruaninë.
Në vëndit të mbretërvet t'Ilyrisë e t'Epirit ish' mbretëri e Romanëvet, po Shqipëtarëtë qerisëshinë prapë prej parësis' e prej pleqësisë së tyre si gjithë jetën. Kështu qe Shqipëria e kështu roninë Shqipëtarëtë nënë Romanëtë. Kur u nda mbretëri' e Romanëvet më dy, Shqipëria i ra mbretërisë së lindjesë që kish qëndrënë në Konstantinopojë. Edhe nënë mbretëret të Konstantinopojës Shqiptarëtë ishinë, po thua, të dëlirë e qeverisëshinë në mesit të tyre; ishinë zotërinj në vënt të tyre e jo robër. N'ato kohëra hyni Krishtërimi në Shqipëri e më pakë kohë gjithë Shqipëtarëtë u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat' e zakonet' e vjetëra të tyre. Duke dobëtuarë' Mbretëri' e Konstantinopojësë, shtohësh fuqi' e dliri' e Shqipëtarëvet. Po më të shtatët shekull të Krishtit mizëri Shqhsh e Bulgarësh u sulë prej veriut e prej lindjesë e hynë me hir e me pahir në dhet të Byzantinjet. Nga këta Sërbëtë mbushnë vëndet e veriut të Ilyrisë, do-me-thënë Bosnjënë, Herzegovinënë, Dalmatinë, Mal e Zi e Sërbinë, edhe Bulgarëtë përzjerë me Shqeh zunë Maqedoninë. Shqiptarët' e maqedonisë u hoqnë n'anët të veriut e të perëndimit në malet nga vend' i tyre, po u përzjenë me aqë shumë Shqeh, sa i humpnë gjuhën' e tyre e zunë të flasin serbisht. P'andaj mundimë të themi se Bosnjakëtë, Herzegovinasitë, Dalmatëtë e Mal-Zestë janë më tepërë Shqipëtarë se me Shqeh' kanë shumë gjak Shqipëtari në rëmbat të tyre; shtati, fytyra, zakonetë, këngët' e vallet' e tyre e çdo gjë i afron më shumë me Shqipëtarë se me Shqeht' e tjerë, të cilëtë s'kanë atë shtat e atë fytyrë. Po me të qënë që sot flasinë sërbisht, quhenë Shqeh e jo Shqipëtarë; se gjuha ësht, e para shënj e të çquarit të kombevet. Pra, me këtë mëndyrë u nda gjymës' e Ilyrisë edhe gjymës' e Maqedonisë nga Shqipëria e u bënë Shqehëri; edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjymësën' e jugës s'Ilyrisë, gjymësën ( anën' e veriut e të perëndimit) e Maqedonisë edhe gjithë Epirë. Në kohët e Romanëvet e të Byzantinjet u lan' e u haruanë emënatë Ilyri, Maqedoni e Epir edhe Shqipëria, që mbet, si thamë, zu të quhesh në botët Albania, prej emërit shqip Arbëni. Q'atë her' e tëhu Shqipëria s'ka ndruarë kufi, ësht' edhe sot ajo, përveç pakë vende q'i dhanë Serbis' e Malit të Zi pas kuvëndit të Berlinit, si Vranja, Leskovaçi, Kurshunlia, Ulqini etj. Nga të shumët' e këtyre vëndeve Shqipëtarëtë bënë faj të madh t'iknë e lanë vendin' e tyre për jetë Shqehet, përveç Ulqinit që ka qën' edhe është gjithë jetënë Shqipëri edhe që pandryshim do të kthehetë një ditë e të bashkohetë me Shqipërinë.
4- Mbretërit e vogëla të Shqipërisë
Në kohërat të fundit të Byzantijet, kur këta ishinë dëbuarë e s'u kish mbeturë fuqi as për të qeverisurë vëndetë, as për të qëndruarë kuntrë armiqet, atëhere, si më çdo vënt, edhe në Shqipëri ishinë çpikurë disa mbretëri edhe shumë vënde të Shqipërisë mb'anë detit i kish zënë gjidhurthërim' i Venetikut. Nga mbretëret' e vegjëlë, q'ishinë çpikurë atëhere në Shqipëri, ca ishinë fjesht Shqipëtarë e ca të huaj po të shqipëtaruarë. Nga të parëtë ish edhe fëmij' e Kastriotit, nga e cila dolli ndjesëmadhi Skëndërbeu, në Krujë, fëmij' e Topjesë n'Artë etj; nga të dytatë ishinë fëmij' e Dukagjinit në malësi të Shkodrësë, fëmij' e Muzakësë në Myzeqe, etj. Kështu qe ndarë Shqipëria në shumë copa, të cilatë s'mundimë t'i numërojmë të tëra mbretërirëra; më të mëdhatë munt të quhenë kështu, të vogëlatë ishinë kryesi e bojarëri, të cilatë nga dobëti' e mbretërisë kishinë mbeturë më vetëhe e pa urdhërim. Në mest të këtyre copërave edhe ndarjet' e grindat' e luftat e përbrendëshme s'hiqëshinë kurrë. Kur duallë Tyrqitë e u hodhë ng'Asia n'Evropë duke marrë vëndet e Sinisë së Ballkanit njërën pas jatrit, Shqipëria qe e ndar' e e përçarë në këtë mëndyrë. Tyrqitë zun' e po muntninë një nga një këta zotërinj, q'urdhëroninë Shqipërinë; e ca i përzininë fare nga vënd' i tyre, ca i lininë, si i poshtonin' e pastaj. Një nga ata që q'u poshtuanë kështu, qe edhe Jan (Gjon) Kastrioti, i at' i Skëndërbeut, i cili u shtrëngua t'i apë Sulltan Muratit penk të katrë djemt e tij të dashurë, m'i vogël i të cilëve qe Gjergj Kastrioti, që thuhetë Skëndërbeg.
5- Shqipëria në kohët të Skëndërbeut
Skëndërbeu, kujt istoria s'i tregon nonjë shok a shembëllë në trimërit, në diturit të luftësë, në forcët si edhe në ditjet, në mendimit të drejtë, në njerëzit, n'ëmbëlsit të zemrësë e në madhërit të shpirtit, Skëndërbeu q'i ka dhënë edhe do t'i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burr i pashoktë ish foshnjë, kur ra ndër duart të Tyrqet, e u rrit në plasët të Sulltanit; që pa mbirë qime në faqet të ti tregonte trimërira e bënte punëra n'ushtëri të Tyrqet, që çuditësh gjithë bota; kudo që vinte, muntte e njeri s'i qëndronte dot kundrejt. Kur u kthye Skëndërbeu nga Syria, tek kish vajturë të luftonte për Tyrqit, dëgjoi nga goj' e Sulltanit vetë q'i ati kish vdekurë; po duke qënë që pas kuvëndit e pas besësë, që kish lidhur i ati me sulltanë, duhesh që një nga të bijtë të vinte në Krujë për të ndejturë në front të t'et, Skëndërbeu bashkë me vdekjen e t'et mësoi edhe vdekjen e tre vëllezëret të ti, të cilët s'muntinë të vdisnë nga Perëndia, kështu të tre për një herë. Trimi shqipëtar nuk' ish aq' i pamët sa të mos marrë veshse ç'i gjet të mjerëtë të vëllezrë edhe që ajo do ta gjente dhe atë vetë. Edhe vërtet q'atë ditë zuri i zot' ti ta nxirrte në lufta e në mundje të rrepta e të rzikta që të vritesh, se, ta vriste në shesh, kish frikë nga ushtarët tyrq, të cilëtë e doninë shumë Skëndërbenë për trimërit e për zemërëmirësit të ti. P'andaj Skëndërbeu priste një kohë që të muntte t'ikënj e të vejë në Shqipëri, për të shpëtuarë edhe vetëhen' e ti edhe mëmëdhenë, për të cilën' i digjësh zëmra. Kohënë që kërkonte, e gjeti, pa priturë shumë: edhe vate në Krujë, përzuri Turqitë andej dhe ndenjti në fron t'et. Gjithë zotërinjt' e të parët' e Shqipërisë u mbluadhë në Krujë, lithnë fjal' e kuvënt e dhanë besë që të përpiqenë e të vdesinë për shptimit të mëmëdheut, duke njohurë të gjithë për krye e mbret të tyre Skëndërbenë. Kështu për së pari u bë Shqipëria u mbluath në një mbretëri me një mbret trim të zonë si Skëndërbenë. Tyrqitë në çast çuanë ushtërira të mbëdha për të marrë prapë Shqipërinë, po Skëndërbeu me shqipëtarëtë u qëndronte kundrejt burrërisht e me pakë shokë hidhësh si petriti mi mijëra Tyrqsh e copëtonte ushtëri të tëra të Sulltan Muradit e Mehmetit, duke shtënë frikën' e tmerrë në zëmrat të Tyrqet. Dyzet e kaqë vjet qëndroi kështu Skëndërbeu me Shqipëtarëtë duke vrar' e duke handakosurë armikëtë, e mbajti Shqipërinë të pamundur' e të paposhturë. Gjithë pudhtetat ' e Evropësë, q'ishinë atherë, kishinë shpresë në Skëndërbeu e prisninë shpëtimn' e Evropësë nga Shqipëtarëtë. po ata nuk ishinë trima e burra si Skëndërbeu, as kishinë besën' e Shqiptarëvet. Shumë herë Ungrëtë (Maxharëtë) e Papa e futninë Skëndërbenë në zjarrt, pastaj hiqeshinë e e lininë vetëm, duke vështruarë së largu. Me gjithë këtë Skëndërbeu qendroi e duroi; edhe Shqipëria në gjallët të këtij burri e ruajti dlirin' e saj me nder. Por me të vdekurit të Skëndërbeut Shqipëria ra ndër duart të Tyrqet.
6- Shqipëria nënë Tyrqitë
Pas Skëndërbeut e pas kohës së këtij burri, e cila, sado që shkoi e tërë me luftra e me gjak, është m'e bukur' e m'e bekuar' e gjithë kohëravet për vëndinë tënë, se vetëm atëherë u mblodh i tërë kombi më një qeveri të dlirë e iu dëgjua emëni në gjithë botët me nder të math nga të qëndruarit kundrejt Tyrqet, të cilëvet atëhere mbretëri të mëdha s'u qendronin dot, pas kohës së këtij burri të ndjerë, themi, Shqipëria u bë një copë e mbretërisë së Tyrqisë. Shqipëtarëtë njerës trima e luftëtarë kanë pasurë gjithë jetënë dëshirë të madhe për luftë e luftën' e kanë quajturë një pun' e një fitim për vetëhë të tyre. Vininë nëpër gjith' anët t'Evropësë me armë në dorë e bëninë të fitonj' ay q'i merrninë anënë. pas këtij zakoni të vjetërë të tyre ishinë hedhurë edhe n'Asi e kishin hyrë në shërbim të Tyrqet duke ndihurë këtyre me armë e me trimëri. Bajazit Pasha, burrë trim e me besë të fortë, që nxori Çelepi Sulltan Mehmednë nga mez' i ushtrisë së Tamerlanit (Timur-Lengjit) e e shpëtoi nga mijëra rezike duke vënë vetëhen' e ti në rezik të math e duke marr' atë shumë herë më krahë e duke lypurë; ky Bajazid-Pasha, që shpëtoi jetën e ati Sulltani, pa të cilënë mbretëri' e Tyrqet e fëmij' e Osmanit ishinë të shuara e të humbura për jetë, ky ishte Shqipëtar, si edhe shumë të tjerë pashanj' të mbëdhenj njerës, që kanë treguar trimëri të mëdha e shërbime të rënda n'ushtëri të Tyrqet shumë kohë më parë se të merretë Shqipëria prej Tyrqet. Kështu Shqipëtarëtë kishinë zënë të marrënë besën' e Tyrqet e të bëhenë myslimanë që pa rënë Shqipëria në duart të Tyrqet. Po si u bënë këta zotërinjt' e Shqipërisë, këthyerj' e besës u shtua shumë më tepër edhe më të gjith' anët të Shqipërisë zunë të marrënë besën' e mundëset, duke thënë tek është kordha, është besa!
Shqipëtarëtë kanë këtë vetië që rëndonenë çpejt nga një besë e duanë gjithnjë ta ndërojnë; si pan' edhe që Tyrqitë s'u bëjnë nder atyre që s'janë në besët të tyre, s'përtuanë për të marr' atë besë. Po edhe ata që mbetnë të krishterë, nuk' u poshuanë të bëjnë raje si kombet' e tjerë, po mbajtënë armëtë e nder' e tyre edhe vininë edhe këta në luftë e lëftonin bashkë me vëllezërit' e tyre myslimanë kuntrë anmikëvet të Tyrqisë. Puna, që donte mbretëri e tyrqisë, u erth mbarë pas vetiës së tyre. Luftëra të paprera, lodëra e vrape me kuaj, rrëmbime, vrasje, presje e të tjera të këtilla gjërëra, që doninë turqitë, këto ishinë punërat' e dashura edhe të Shqiptarëvet. Tyrqitë gjetnë në Shqiptarëtë një shok të luftësë të fortë e të besës, edhe shqiptarëtë gjetnë në tyrqit një zot, q'u hapte përpara një shesh të gjër' e të çpenguarë për të bërë gjith' ato q'u donte zëmra. Shqipëria në kohët e Tyrqet u bë m'e pasurë e m'e begatë se kurdo; se Shqipëtarëtë sylëshinë bashkë me Tyrqitë nëpër gjith' anët të botës edhe ktheheshinë ngarkuarë me ar e me ergjënt, me armë të vjejtura e me kuaj të bukurë t'Arabisë, t'Egjyptësë, të Qyrdistanit, t'Ungrisë etj. Me të qënë trima e më të zottë se Tyrqitë, shkoninë edhe nëpër më të mëdhenjt e më të nderçmit vënde e kishinë më teprë nder se ata vetë Tyrqitë. Vetëm sadrazemë, do-methënë Vezirë të mëdhenj, janë bërë afro 25 shqiptarë edhe më të mirët' e më të dëgjuarit' e atyre që kanë ndënjurë në këtë vënt, janë Shqipëtarë.
Pa le në Shqipëri që s'vinte kurr' i huaj. Gjith' ata që qeverisninë Shqipërinë, të vegjël' e të mëdhenj, ishinë të gjithë e gjithnjë Shqiptarë. Mundimë të themi se Shqipëria qeverisësh më vetëhe prej Shqiptarësh e me zakonet të saj. S'ish poshtuarë as pakë nënëTyrqet e s'paguante gjë përveç gjaknë, që derthte në luftë edhe i cili i paguhësh e çpërblehesh fort shtrenjt. Kjo është ngjaja, që kanë lidhurë Shqipëtarëtë me Tyrqit. Shqipëtarëtë gjeninë në tyrqit atë që doninë, gjënder, armë, kuaj, rrëmbime sa të donin edhe dliri sa u duhësh; edhe Tyrqitë gjenin në Shqipëtarët atë që doninë: trimëri, besë e gjak të derdhurë pa kurcim. Kështu qenë punëratë gjer në kohët të tanzimatit; do të shohëmë më poshtë se qysh u ndruanë q'atëher' e tëhu.
7- Kombëri' e gjuh' e shqipëtarëvet
Shqipëtarëtë flasinë një nga më të vjetërat' e më të bukuratë gjuhë të dheut. Gjuhëratë, që kanë qënë shoqet' e motërat' e Shqipesë, kanë mijëra vjet që kanë humburë e s'flitenë në njonjë vënt të dheut; po në vendit t'atyre përdorenë mbesat e stërmbesat' e tyre. Shqipja është shoqe me greqishten' e vjetër' me Llatinishtenë, me Sanskrishtenë, gjuhën e Indis' së vjetërë, me Zendishtanë, gjuhën' e Persisë së vjetërë, me Qeltishtenë, me Tevtonishtenë etj. Po këto gjuhëra, që numëruamë, nga të cilatëca kanë motra qenë të vogla të Shqipesë e shumë më të ra, se ajo, këto gjuhëra, them, kanë mijëra vjet që nukë po flitenë më e s'rojnë përveçse më faqet e të ca livrave të vjetëra. Ato quhenë gjuhëra të vdekura e shqipja, gjuha jonë, që është m'e vjetërë nga ato, ësht' e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët të Pelasgëvet. Pa ndryshim Pelasgët janë m'i vjetr' i kombevet arianë t'Evropësë. Kemi shumë shënja e shumë dëftime, të cilatë dëftejnë faqeza që nga ata Pelasgë, që na dukenë si përrallë nga vjetëri' e e tepër e tyre, kanë folurë këtë gjuhë, që flasim na sot. Emërat' e perëndivet, q'u falëshinë Pelasgëtë e prej të cilëvet i ka marrë mythologji e Grekëret e Romanëvet edhe shumë fjalë të tjera, që na ka ruajturë istoria e emëna vendeve etj, dukenë që janë fjalë fjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pelasgëtë kanë folurë kaqë mijë vjet më parë këtë gjuhë, që flasim ne sot, po-thua pa ndryshim a me aqë pakë ndryshim, sa të mundtte të delte sot një Pelasg, do të muntninë të flasimë me të si flet një Gegë me një Toskë a një Çam me një Gorar. Shronjëtor' e gjuhësë shqip, të përkthyerët' e të tjera bukuri që s'i ka nonjë nga gjuhët' e sotme e të cilatë edhe gjuhët' e vjetëra s'i kanë të mbaruara e të tepra, gjithë këto gjërëra e rrëfejnë që shqipja është një gjuhë fort e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat' e qëmoçime e të përrallta e e ruajturë sindëkur qe, pa prishur' e pa ndryshuarë. Shenj e kombërisë është gjuha: çdo komp mbahetë me gjuhët, ata njerëz, që harojnë a lënë gjuhën' e tyre e flasinë një tjetërë gjuhë, me kohë bëhen njerëzit' e ati kombi q'i flasinë gjuhënë e dalinë nga kombëri' e tyre. Kaqë kombe, që janë shuarë mos pandehni se vdiqn' a u vranë të tërë; jo kurrë, po u përzjenë me të tjerë kombe, muarrë gjuhën' e atyre, edhe u bënë nga ata pa të çquarë. Kështu janë shuarë Maqedonasitë, Trakasitë, Frygasitë, Ilyrianët' e sipërme' e kaqë gjindje të tjerë, q'ishinë Pelasgë, do-me-thënë Shqipëtarë si na, e që sot s'janë, se u shuan' e u haruanë duke humburë gjuhën e tyre. Por Shqipëtarët e atyre vendeve, që quhen sot Shqipëri, e kanë ruajturë fort mirë gjuhën' e tyre; e kështu flitetë edhe sot n'atë copëzë vënt gjuh' e vjetërë e Pelasgëvet të përallavet. Qysh e kanë ruajturë dot shqipëtarëtë gjuhën' e tyre të tër' e të paprishurë nëpër mest të kaqë kohëravet t'egëra? Qysh gjuha shqip s'është prishur' e ndryshuarë, duk me mos pasurë shkronja e livra e duk me mos shkruar' e kënduarë nëpër shkolla, kur gjuhëra të shkruara e të ndërtuara me kujdes të math janë prishur' e ndryshuar aqë sa të quhenë gjuhëra të tjera? Përgjigj' e këtyre pyetjeve është fort e lehtë: shqiptarëtë e kanë mbajturë gjuhën' e kombërin' e tyre me shkronja, as me dituri, as me qytetëri, po vetëm me dliri, me të qenë gjithnjë vetëm e më vetëhe, me të mos përzjerë me të tjerë e të mos kallurë të huaj në vendit të tyre. Të qëndruarëtë larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregërira, me një fjalë, të rojturë si të egërë nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë Shqipëtarëvet gjuhën e kombërinë. Qysh Shqiptarëtë nuk janë menduarë kurrë të shkruajn' e të këndojnë gjuhën' e tyre? Kjo është një çudi e madhe. Nukë themi për ato fara e fise të vogëla e të përndara të Pelasgëvet e t'Ilyrianëvet të vjetërë, se ata, duke rojturë si t'egërë nëpër malet, nukë shihninë nonjë për këtë e s'u vinte ndër mënt kurrë një gjë e këtillë. Po Maqedonasitë, që kishinë një mbretëri të goditurë, si edhe mbretëri e Pyrros n'Epir e Tevtësë n'Ilyri, qysh nukë panë nevojë të shkruajnë në gjuhët të tyre? Filipi, që përpiqësh të ritte Maqedonin' e të pushtonte Greqinë, qysh desh të bënte edhe gjuhën e ti të shkruarë si greqishtenë? Aleksandri, të themi s'pat kohë, e po Ptolemenjtë, që xgjuanë diturit' e gjuhën' e Greqet n'Aleksandrië, qysh nuk' u menduanë edhe njëherë për gjuhën' e tyre, t'i bëninë një palë shkronja, duk me qënë që shihninë gjithë kombet' e Asis' e t'Egjyptësë, që shkruaninë sicilido gjuhën' e ti? Romanëtë mësonin' edhe gjuhënë greqisht edhe filosofin' e gjithë dituritë i këndoninë në këtë gjuhë, po kishinë bërë edhe shkronja në gjuhët të tyre, Latinishtet, edhe shumë gjëra shkruani' e i këndoninë në këtë gjuhë. Doktor Hani, i madhi filolog Alëman, që ka shkruarë shumë të vërteta për Shqipërinë, ka gjeturë më nj'anët të Shqipërisë një gur të shkruarë shqip me ca shkronja, të cilatë u ngjajnë shumë shkronjave finiqishte edhe dukenë të marra prej atyre, pa qën' ato vetë. Po këto shkronja, s'janë parë gjetkë, as dihetë të kenë qënë të përdorura në Shqipëri. Ca varre e të tjerë gurë të shkruarë me shkronja greqishte n'Asi të Vogëlë afr' Angorësë edhe ca të tjerë shkruarë me shkronja Llatinishte n'Etrurië t'Italisë, e të cilavet gjuha s'është as greqisht as llatinisht, duketë të jenë shkruarë me gjuhë shqip prej Frygaset e Etruskëvet të vjetërë, të cilëtë ishin Pelasgë, do-me-thënë Shqipëtarë. Po edhe këto janë gjë të paka e të vetëme. Merretë vesh që Shqipëtarëtë që motit kanë shkruarë herë herë në gjuhët të tyre me ato shkronja, që dininë, sikundër edhe tani pastaj që shkruaninë ca me shkronja arabishte, ca me greqishte e ca me llatinishte. Këto janë gjërëra të pakta e Shqiptarëtë s'janë menduarë kurrë të goditinë një palë shkronja për të shkruarë gjuhën' e tyre edhe shqipja kish mbeturë gjer në kohët tënë gjuhë e pashkruarë.
8- Shqipëtarëtë gjithnjë për botën, e kurrë për vetëhe
Sikundër thamë më siprë, Shqipëtarëtë gjithmonë janë vrar' e përpjekurë e kanë cpërkaturë të tërë faqen' e dheut me gjakt të tyre; po nga gjaku i Shqipëtarëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s'ka parë nonjë të mirë. Shumë Shqipëtarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhenë në dituri e në të tjerë gjërëra; po me këta të tjerë mburenë e jo Shqipëtarët' e Shqipëria. Me Pyrron' e me Aleksandrinë mburenë Grekëritë e i quajnë Grekër, Maqedonasitë, që me trimërit të tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë nuk i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po Grekëritë, që ishinë armikët' e tij, u ranë pas e i rrethuanë, edhe këta fituanë nga gjaku që derdhnë ata. Se Maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vendet që muarrë, gjuhën e qytetërin' e Greket e jo të tyrenë; q'ish shqipja. E shum' e botësë edhe sot Maqedonasitë i zënë për Grekër. Vërtet, të mos ishinë Maqedonasitë gjuha e Greqet e qytetëri' e tyre do të mos kish marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur' e t'ish harruarë fare; se shkoll' e Aleksandrisë edhe të diguritë që arrinë n'Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën e qytetërin' e Greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith' anët të dheut. Ptolemenjtë, q'ishin fjeshtë Shqiptarët nga Çamëria e gjithë Maqedonasitë lanë gjuhën e tyre, shqipenë, me nj'anë të harruarë e të paditurë e vunë përpara greqishtenë, gjuhën' e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë Maqedonaset. Prej grekërve erdhë Romanëtë; edhe këta fituanë shumë nga Shqipëtarëtë: trimëri e Shqipëtarëvet e mendj' e tyre shërbente mburjen' e Romanëvet e jo të tyrenë. Shumë njerës trima e të diturë kan' arriturë edhe në kohët të këtyre në mest të Shqipëtarëvet, po bota i ka njohurë si Romanë e jo si Shqipëtarë. (Klaudi i dytë, Aureliani, Diokleani, Anastasi i parë, Justini i parë etj) Pas Romanëvet u erth radha Tyrqet. Shqipëtarëtë, duke përzjerë me Tyrqitë, kanë marrë anë në gjithë luftërat, që bëninë e që fitoninë këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bëninë Shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë Tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte Tyrq e njeri s'i njihte si Shqipëtarë. Më të mëdhenjt' e më të mirët e Vezirëve të Tyrqisë ishinë Shqipëtarë, si Sinan-Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin' e Tyrqisë gjer në detet t'Indisë, si Qyprilinjtë q'ë kanë shpëtuarë mbretërin' e Tyrqisë nga një rezik i math e e forcuanë aqë këtë mbretëri, sa van' e rrethuanë Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerës të mbëdhenj e burra trima kan' ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë. Në kohërat e pastajme Shqipëtarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për Tyrqitë e Shqipëtarëtë e krishterë për Grektë, për këta dy kombe, të cilëtë, as njëri as tjatri s'ua dinë të mirënë e ja u çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për humbjen' e kobit shqipëtar. Boçari, Xhjavella, Miauli e të tjerë, ( këta morën pjesë në revolucionin çlirimtar grek, që shpërtheu në vitin 1821, ku Greqia fitoi pavarësinë kombëtare) më të shumët' e trimavet, që janë përpjekurë për ngjalljen' e për dlirin' e Greqisë, kanë qenë fjeshtë Shqipëtarë e jo farë Grek; po nga trimëri' e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt të botësë lëftoninë Greqtë e Tyrqitë, po në të vërtetët lëftonin Shqiptarët' e krishterë me Shqiptarëtë myslimanë, kur muntnin' ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku, që derdhesh nga të dy anëtë, ish gjak Shqipëtari. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë.. Shqipëtari e ka derdhurë gjithnjë gjaknë pa kursim, po e ka derdhurë kot: kurrë Shqipëria s'ka fituarë nga gjaku i Shqipëtarëvet; gjithnjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak i vjejturë e i derdhurë pa mendim! Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pendë e me mënt Shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithnjë të huajtë. Me të mos shkruarë gjuhën' e tyre, janë shtrënguarë të shkruajnë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburenë të zott e këtyre gjuhëve e Shqipëtarëtë pandehnë t'egër e të paditurë, gjith' i qeshinë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën' e tyre. po Aristoteli, m'i madh' i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë Shqiptar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek ka lindurë, ishinë dhe ca Greq' t' ardhurë, po fytyr' e Aristotelit, që shohimë n'agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q'e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si edhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikun e Greqet, e të tjera shënja tregojnë se ky filosof i math nukë ish lindurë prej ndonjë nga Greqia, që kishin ardhurë në Stagjyrë, po prej një stargjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë Shqiptar i fjeshtë. Shqiptarëtë e kanë tregua gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerës të çquar' e me nam të math, po nonjë nga ta s'ka punuarë për Shqipërit, e cila ka mbeturë gjithnjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt' e saj mburenë të tjerë kombe. Eshtë ndodhurë një shqipëtar i zoti të ngjallnjë Egjyptënë e të bënjë prej këti vëndi të humbur' e të prishurë, si ish atëhere, një vënt të pasur' e të ndrituarë, si është sot. Një Mehmet-Ali, shqipëtar i pamësuarë, u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s'është ndodhurë t'i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtillë. P'andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithmonë për botënë e jo për vetëhe. Vetëm një Skëndërbe ka punuarë, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburrje për Shqipërinë.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri