Seite 1 von 1

Uebersetzung bitte *auesserst wichtig* :S

Verfasst: Mo, 19. Jun 2006, 7:03
von ILL-yrian
Ora 17:25
Nga E.M


DURRES (17 Qershor)- Mbërrin në Portin e Durrësit një anije luftarake e mbretërisë së Hollandës. Anija luftarake “Willem Van Der Zaan” është e tipit fregatë dhe i kryen misionet e saj në kuadrin e forcave detare të NATO-s. Anija vjen për herë të parë në vendin tonë. Ajo është e gjatë 122 m e gjerë 8,5 m dhe ka një ekuipazh prej 140 marinarësh. Anija ka në përbërje armatim të rëndë si dhe një sistem kundra nëndetësve.

Drejtues të flotës detare luftarake deklaruan se anija po kryen një vizitë miqësore në portin e Durrësit ku do të qëndrojë 2 ditë. Në anije ndodhet dhe një mision humanitar holandez i cili do të dhurojë ndihma humanitare në fshatin Barbullush të rrethit të Shkodrës. Burime konfidenciale nga Komanda e Flotës Luftarake Shqiptare, bëjnë të ditur se kjo flotë kërkon të blejë nga Flota e Mbretërisë së Holandës 2 anije luftarake. Një grup ekspertësh ka shkuar në një bazë holandeze dhe ka përcaktuar anijet që kërkon të blejë. Ato janë anije të përmasave të vogla të shpejta dhe të destinuara për operacione në distanca të afërta. Anijet mund të kryejnë operacione edhe në përbërje të rojes bregdetare. (News24/BalkanWeb)


--------------------

Danke euch schon im voraus, aber ich bräuchte es dringend wenn jemand so lieb wäre, wäre ich ihm sehr dankbar.

Verfasst: Mo, 19. Jun 2006, 12:34
von ILL-yrian
:( kann nicht irgendwer was tun? :S