Seite 1 von 1

"Gurore" ne gjermanisht?

Verfasst: Do, 04. Mai 2006, 11:30
von Silk
si perkthehet "gurore" ne gjermanisht? per ato, qe se dine, gurorja perdoret ne nje kantjer dhe sherben per te cerrmuar guret.

ju lutem me ndihmoni, me duhet urgjent!!!!!

Verfasst: Do, 04. Mai 2006, 14:08
von egnatia
Mirëdita Silk,

fjala "gur" përkthehet = "Stein", kurse "gurore" = "Steinbruch" por nuk jam shumë e sigurtë.


Ditën e mirë!

egnatia

Verfasst: Do, 04. Mai 2006, 19:47
von Silk
egnatia hat geschrieben:Mirëdita Silk,

fjala "gur" përkthehet = "Stein", kurse "gurore" = "Steinbruch" por nuk jam shumë e sigurtë.


Ditën e mirë!

egnatia
po e gjeta edhe une me ne fund.

shume flm per ndihmen :wink:

Verfasst: Do, 04. Mai 2006, 21:06
von egnatia
Të lutem! S'ka problem Silk!

Mund të shkruash edhe" Steinfirma xxx", besoj se nuk është gabim!


egnatia :D

Verfasst: Mo, 08. Mai 2006, 10:30
von Silk
eganatia me ndihmo perseri te lutem,

kete here dua te di, si quhet puna vullnetare gjate komunizmit ne shqiperi. se di, se cila fjale do te ishte me e sakte ne kete rast "volontärsarbeit" apo "volontariatsarbeit"?

me duhet shpejt, te lutem me ndihmo.

shume faleminderit edhe nje here per mundimin!

silk

Verfasst: Mo, 08. Mai 2006, 14:11
von sykaltroshja
Volontärarbeit

Verfasst: Mo, 08. Mai 2006, 17:37
von egnatia
Përshëndetje Silk,

me sa më kujtohet mua personalisht, puna vullnetare ishte pa pagesë, dhe unë do ta kisha përkthyer => Freiwilligenarbeit.
Kjo fjala "volontär" vjen nga frëngjishtja dhe përdoret për studentët ose punonjësit e gazetarisë, si stazhier kundrejt një pagese të vogël ose pa pagesë. Në gjermanisht shkruhet => Volontärsarbeit. Për të shkruar një përgjgje të saktë, shfletova dhe Duden në Gjermanisht. :)


Ditën e mirë nga egnatia