Auf der Internetseite des Aussenministeriums Kosovos steht folgendes:
Misionet e Kosovës Jashtë
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në këtë fazë të konsolidimit të saj ka prioritet të vetin ngritjen e rrjetit diplomatik të Kosovës në botë, përkatësisht ngritjen dhe konsolidimin e Misioneve Diplomatike të Kosovës.
Më 18 qershor 2008, presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, ka dekretuar hapjen e nëntë Misioneve të para Diplomatike të Kosovës në botë në nivel ambasade: Shtetet e Bashkuara të Amerikës (selia në Uashington), Mbretëria e Bashkuar (selia në Londër); Mbretëria e Belgjikës (selia në Bruksel), Republika e Francës (selia në Paris), Republika Federale e Gjermanisë (selia në Berlin), Republika e Italisë (selia në Romë), Republika e Austrisë (selia në Vjenë), Konfederata e Zvicrës (selia në Bern) dhe Republika e Shqipërisë (selia në Tiranë).
Më 3 korrik 2008, presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dekretoi hapjen e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Turqisë (selia në Ankara).
Në datën 2 shtator 2008, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka miratuar propozimin e Qeverisë për emërimin e të të ngarkuarve me punë (charge d’affaires ad interim):
1. Uashington- Avni Spahiu;
2. Londër- Muhamet Hamiti;
3. Paris- Muhamedin Kullashi;
4. Berlin- Vilson Mirdita;
5. Romë- Albert Prenkaj;
6. Bruksel- Ilir Dugolli;
7. Ankara- Bekim Sejdiu;
8. Vjenë- Sabri Kiçmari;
9. Bern- Naim Mala;
10. Tiranë- Gazmend Pula.
http://www.ks-gov.net/MPJ/DiplomaticMis ... fault.aspx