Anglo-zviceranet, projekt per nje port te ri kontenieresh
Verfasst: Fr, 05. Sep 2008, 10:38
Hoffen wir das zustande kommt. Albanien benötigt dringend solche Investitionen.Me një investim prej 1.2 miliard euro Vlora synohet të bëhet një nga portat më të rëndësishme të Mesdheut. Një kompani anglo zvicerane “Zumax” ka paraqitur sot para autoriteteve më të larta shtetërore projektin për një port të ri kontenierësh dhe për një zonë të lirë zhvillimi pranë tij. Kryeministri Berisha e vlerësoi projektin, më të madhin që ka parë ndonjëherë vendi.
“Do te shnderroj Vloren, ne kete menyre ne nje nga qendrat me te fuqishme detare te Mesdheut, por dhe zonen e lire ne nje nga gjenaroret me te medhenj te zhvillimit te Shqiperise ” u shpreh kryeministri Berisha. Zumaks, me mbështetje të një kompanie amerikane ka bërë studimin e parafizibilitetit dhe tani kërkon të marrë koncensionin e projektit. “Ne nuk mund të paragjykojmë që sot vendimet që do të marrin qeveria dhe parlamenti shqiptar për të ardhmen e këtij projekti. Por ne jemi këtu për të thënë se jemi të gatshëm të menaxhojmë të gjithë interesin e madh të investitorëve në rast se na jepet koncensioni”, tha Lloy George, përfaqësues i ZUMAX.
Nga ana tjeter kryeministri Berisha i premtoi investuesve mbeshtetje per realizimin e projektit. “Ky investim eshte i vlefshem sa vete shuma e madhe, 1.2 miliard euro qe ju keni vendosur te investoni ne projektin tuaj te madh. Ju siguroj se qeveria ime do tu mbeshtese ju fuqimisht” tha Berisha. Për vetë rëndësinë e projektit, të pranishëm në paraqitje ishin edhe ministri i Transporteve i Kosovës Fatmir Limaj dhe kreu i opozitës shqiptare në Maqedoni Manduh Thaci.