Brauche dringend eine Übersetzung (ziemlich lang!)
Verfasst: Di, 29. Jul 2008, 15:08
Könnte mir folgendes bitte übersetzen??? Würde mich sehr, sehr freuen!!!
Për martesat në Zyrën e Gjendjes Civile në Gjermani ndiqet kjo procedure:
1. Të interesuarit marrin informacioni konkret nga zyrat gjermane se cilat dokumenta kërkohen nga Shqipëria për martesën e shtetases/shtetasit shqiptar në Gjermani.
2. Partnerja/partneri gjerman merr nga autoritetet gjermane dokumentat e mëposhtme, të cilat kërkohen nga Zyra e Gjendjes Civile në Tiranë për përgatitjen e dokumentave të martesës të shtetases/shtetasit shqiptar:
· Çertifikatë lindje
· Dokument që vërteton lejebanimin në Gjermani ose
· Çertifikatë familjare
1. Dokumentat e mësipërme vërtetohen në zyrën qëndrore të Republikës që i përket zyra që ka lëshuar dokumentat.
2. Dokumentat e shtetases/shtetasit gjerman dërgohen për legalizim në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin. Dokumentat nuk duhet të jenë më të vjetra se tre muaj.
3. Shtetasja/shtetasi gjerman bën një prokurë (tek noteri publik gjerman ose në Ambasadën tonë në Berlin) në emër të një shtetasi shqiptar, të cilin e autorizon për paraqitjen e dokumentave të mësipërme në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri. (lutem shikoni rubrikën si bëhet prokura)
4. Shtetasja/shtetasi shqiptar mund t'i dërgojë vetë në Shqipëri dokumentat e përgatitura ose bën një prokurë (tek noteri publik gjerman ose në Ambasadën tonë në Berlin) në emër të një shtetasi shqiptar, të cilin e autorizon për marrjen nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri të dokumentave të martesës që duhen paraqitur tek autoritetet shqiptare.
Dokumentat legalizohen në Ambasadën gjermane në Tiranë dhe bëhen kështu të vlefshme për t’u përdorur për lidhjen e martesës pranë zyrave Gjermane.