Belifario hat geschrieben:
e di se me don shume por te jesh i sigurte se me te madh e kam une rrespektin per ty dhe gjithcka cka permban stani juaj! (Stani ne kuptimin figurativ per grupin tuaj)
Felifario
Ndryshe nga sarkazmi yt, unë i respektoj krejt viset shqiptare, gjuhën dhe dialektet, traditat dhe zakonet e tyre.
Sa per komplimentin flm shume po te pergjigjem duke huazuar ate cka ti vete ke shkruar poshte:
"O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!"
Rroft Shqipëria Mëmë. Rrofsh dhe ti.
Pra mire ose keq ne i beme 100 vite shtet! Ju maqedonasit e programit te 2-te jeni ende nga qafa e malit..., pra duhet te dilni nga erresira, nderkohe qe Kosova ka edhe disa vite te festoje 10 vjetorin si shtet nder sharje e fyerja nga me te ndytat per shtetaret e zgjedhur vete ne zgjedhje te lira!
Në vetëkuptimin tim shqiptar, Shqipërinë e shoh si shtetin ëmë të gjithë Shqiptarve. Nëse kthehemi në vitet e para të shekullit të kaluar, ne do të gjejmë krahinat shqiptare të përgjakura në përpjekjet e tyre për pavarsinë e Shqipërisë. Vetëm në fshatrat verilindore të qytetit nga vi unë, do të gjejsh qindra njerëz të masakruar dhe pothuajse krejt shtëpitë të djegura nga hordhit serbe që vinin nga Sërbia jugore.
Ti mundesh të rrahësh krahët sa të duash, por realisht nuk folë të vërtetën.
Për pjesën tjetër të komentit mundem vetëm të them, se një njeri, që gëzohet me hallet e bashkëkombasve të tij, është një trap dhe (si thoni ju të veriut) bira e fundit e kavallit.