roland
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 403
Registriert: So, 26. Jun 2005, 17:00

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Fr, 17. Feb 2012, 9:42

Der Rückfall ins Nationale
Seit der demokratischen Wende fühlen sich immer mehr Albaner zu einem übersteigerten Nationalismus hingezogen. Die Ereignisse im Kosovo, die Perspektivlosigkeit und die Demokratiedefizite schüren die Entwicklung weiter...

http://www.dw.de/dw/article/0,,15620230 ... l-1119-rdf

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Per Belifarion - se ne fakt e kom qejf.

Fr, 17. Feb 2012, 11:38

Lira hat geschrieben:
ne pra ne shqiptaret e Shqiperise ju njohim shume pak ju shqiptarve te ish-jugosllavise dhe anasjelltas eshte shume me keq!Me e keqja eshte se sa me shume njihemi aq me shume nuk pelqehemi me njeri tjetrin
Me fal po, Qe kur i drejtohemi vellerzeve te kosoves me keshtu titujsh ne? Dhe e dyta, ke se si e mbeshtet kete fakt?
... edhe mua vete se fundmi me deklaruan se fundmi ne kete forum si nje serb maqedonas ...


personale. nuk hy ne pune ketu.
reagimet pozitive kundra ketyre shkrimeve erdhen me se shumti nga shqiptaret e vertet (te Shqiperise ne kete rast)![
tashi me hoqe petllen fare belifario! "shqiptaret e vertet?" me te vertete e ke?
shpresoj mos ta kesh mendunar se c´ke thene - une ti njoh komentet ty, qe kur keshtu ti?ec aty se paske qene i pishem ket nate me duket ;)
une mendoj se s'pari ne kemi nevoje per nje bashkim njerzor dhe kulturor pra se pari te njohim njeri tjetrin qe idiotesira te tilla (p.sh. s'ka shqiptar kristian!)



keshtu po! pergjigja eshte arsim.


:X:

motra Aldua do thonte per ty: shko shtrihu!!!

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Fr, 17. Feb 2012, 12:09

roland hat geschrieben:Der Rückfall ins Nationale
Seit der demokratischen Wende fühlen sich immer mehr Albaner zu einem übersteigerten Nationalismus hingezogen. Die Ereignisse im Kosovo, die Perspektivlosigkeit und die Demokratiedefizite schüren die Entwicklung weiter...

http://www.dw.de/dw/article/0,,15620230 ... l-1119-rdf

nationalismus in albanien hat kein chance, zum mind. nicht jetzt! das problem mit den romas (zigeuner) soll ein beleg für das nationalismus in albanien sein!!! finden sie mich bitte in land in europa wo die romas als minderheit keine problemen haben (ausser deutschland weil hier kaum romas gibt!), das ist kein albanisches problem sonder europäisches, dann der "profesor" a. puto der sein ganzes leben ein grecophile war und als enver hodaschs persönlicher "historiker" dürfte aus zum mind. moralischen grunden nichts mehr zu sagen haben, anstatt "Schriften und Parolen" gegen griechen zu zitieren sollte er zum bsp. an der militär parade vor dem gr. presidenten und der polit. elite grichenlands in athen (vor 1 oder 2 jahren) während der feier vom gr. nationfeiertag als die eliteeinheiten der grichieschen armee in hasstiraden gegen albanern skandierten!!
das mit der ak ist ein kleine partei die in albanien nichtmal 1% an anhängern hat!

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:28

roland hat geschrieben:Der Rückfall ins Nationale
Seit der demokratischen Wende fühlen sich immer mehr Albaner zu einem übersteigerten Nationalismus hingezogen. Die Ereignisse im Kosovo, die Perspektivlosigkeit und die Demokratiedefizite schüren die Entwicklung weiter...

http://www.dw.de/dw/article/0,,15620230 ... l-1119-rdf
Weiter so :X:

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:29

Prishtine - Plisat Djegin Flamurin e Maqedonise

http://www.youtube.com/watch?v=oi1gJ_-7hOM

Ju lumt! :X:

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:31

BildSpahiu: Në zgjedhje si parti

Prej dy ditësh në Washington ndodhet një delegacion i Aleances Kuq e Zi, i kryesuar nga Kreshnik Spahiu, që sipas njoftimit të Aleances ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit, Komitetin e Helsinkit, Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Në një prononcim për Top Channel, kreu i Aleancës Kreshnik Spahiu u shpreh se në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës, në këtë ditë e madhe për shqiptarët, është shumë e rëndësishme që Aleanca Kuq e Zi të shpalosë filofozinë dhe doktrinën e saj tek avokati më i denjë dhe më i devotshëm i pavarësisë së shqiptarëve, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek qeveria amerikane, e cila prej 100 vjetësh realisht ka qenë mbrojtësi më i flaktë i lirisë, i pavarësisë dhe i shtetit ligjor të shqiptarëve.

"Eshtë shumë e rëndësishme që shqiptarët dhe filozofia e kuqezinjve të shpaloset dhe të garantojë qeverinë amerikane për një nga partnerët më të rëndësishëm në rajon", tha Spahiiu.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi u shpreh se pikërisht në ditën e 17 Shkurtit kishte kënaqësinë të jepte edhe lajmin se Aleanca vjen jo si një parti e radhës, por si një lëvizje politike për ndryshim, si një shpresë e re, si një aleancë rinore për të hapur një kapitull të ri për shqiptarët.

"Aleanca Kuq e Zi vjen si një nga lëvizjet më të mëdha popullore mbarëshqiptare, për të hapur një kapitull të ri në politikën shqiptare dhe natyrisht për të garantuar tashmë dhe për transformuar Shqipërinë, nga një shtet privat, në një shtet ligjor", tha Spahiu.

Sipas Spahiut, koalicioni i Aleances duhet të jenë SHBA, Washingtoni dhe Brukseli. "Tashmë shqiptarët janë lodhur për 20 vjet duke parë ndërrimin e PD-së dhe PS-së në pushtet, tashmë prej disa vitesh qeverisemi nga një parti tërësisht bolshevike, e cila në mënyrë autoritare po drejton shtetin shqiptar dhe është shumë e rëndësishme që Aleanca të shkojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme për të kandiduar jashtë koalicionit të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si mundësia e vetme për të qarkulluar elitën politike shqiptare", tha Spahiu.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:33

Auf Facebook

Seit dem 17.Januar
AKZ 64 000 Fans
VV 111 000 Fans

18. Februar
AKZ 78 000 Fans
VV 120 000 Fans

sie wachsen und wachsen und erhöhen somit ihr Einfluss in der albanischen Gesellschaft.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:45

New Born - Ish-Blloku Tirana

Bild

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:49

Shkup, bojkotohet festa e pavarësisë

Katër vjetori i pavarësisë së Kosovës është shënuar edhe në Maqedoni. Ambsadori kosovar në Shkup Skënder Durmishti, organizoi një pritje për këtë ditë. Mirëpo edhe pse Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës tre vite më parë, politikanët maqedonas duke nisur nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë bojkotuar këtë pritje.

Serbët rrëzojnë New Born-in e Bujanocit

Persona të panjohur mbrëmë kanë rrëzuar dhe dëmtuar monumentin prej dëbore “New Born”, i ngjashëm me atë në Prishtinë. Disa ditë më parë, me nismën e një gazetari shqiptar u ngrit ky monument dëbore në qendër të qytetit të Bujanocit në Luginën e Preshevës, shenjë simbolike për festimin e pavarësisë së Kosovës.

Siç mëson agjencia e lajmeve Bujanocinet, “New Born” është rrëzuar nga serb lokal, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në ngritjen e tij kontribuuan shumë aktivistë dhe qytetarë shqiptarë në këtë qytet të banuar me shqiptarë dhe serb.

“New Born”, sipas autorëve ishte edhe një shenjë proteste kundër taksave të vendosura të sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët së fundi e kanë të vështirë të udhëtojnë drejt Kosovës.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Sa, 18. Feb 2012, 10:52

Familja Jashari ngritet

Murat Jashari: Thaçi e Lushtaku nuk hyjnë në Kullën tonë

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV-së se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Jashari ka thënë Kosova është larg prej asaj që është pritur dhe është koha e fundit që të ketë ndryshime politikanësh. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve ’90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar.

Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet. /koha/


“Kosova, jo ajo për të cilën luftuam”

Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, familja e heroit kombëtar Adem Jashari, thyen heshtjen dhe neutralitetin të cilin e mbajti për gjithë këto vite ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Gjërat sipas përfaqësuesve të familjes që sakrifikoi një brez të tërë, nuk po shkojnë në drejtimin e duhur.

Murat Jashari, nipi i heroit kombëtar, kritikoi udhëheqjen politike në Kosovë duke kërkuar madje largimin e saj, pasi siç tha ai, “Kosova Sot” nuk është ajo për të cilën kanë dhënë jetën mijëra njerëz.

“Lind një pyetje, a është ky shteti për të cilin kanë sakrifikuar mijëra njerëz? Mendoj se lëmë disa pikëpyetje që
Duhet ndërruar kursi, pasi nëse vazhdohet në këtë drejtim, me këtë shtet dhe institucione, rrezikon të infektohet edhe brezi i ri. Nëse ligji nuk funksionon, atëherë funksionon anarkia.

Zhgënjimin e tij ai e ilustron me shembujt më të thjeshtë, si vështirësitë për të gjetur një vend pune, apo çmimin e lartë që duhet paguar për t’u kontrolluar në një klinikë private.

“Duhet të vijnë në udhëheqje njerëz që kanë motivin por edhe vizionin për të ardhur dhe ndryshuar gjendjen. Është një gjendje si në vitet ‘90. Ekonomia është në zero dhe mijëra njerëz janë të detyruar të largohen për shkak të shtypjes ekonomike dhe represionit serb. Shumë vetë po kërkojnë një mundësi për t’u larguar nga Kosova”, thotë Jashari i ri.

Emri i Murat Jasharit është lakuar në shumë raste si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Por a është i gatshëm ai të kandidojë për postin e kreut të shtetit në këtë kohë?

“Unë nuk kam vendosur po ose jo. E para sepse është problematike të lësh një post udhëheqësi në një institucion moral dhe të kalosh në një institucion ligjor”, shprehet nipi i luftëtarit legjendar.

Afro nëntë milionë njerëz e kanë vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz që nga pas lufta. Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës të tjerë njerëz vijnë për të nderuar heroin kombëtar Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij.

“Unë si mërgimtar shoh gjëra të prapambetura që s’kanë ecur sa duhet. Bëj thirrje që të bëhet më shumë për Kosovën”, thotë Xhevat Shala, nga komuna Skënderaj.

Dera e familjes Jashari në këtë ditë është e hapur për të gjithë. Por nga politikanët të cilët bënë homazhe pranë kompleksit memorial, i vetmi që u kthye në odën e Jasharajve ishte kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Top Channel

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Fr, 24. Feb 2012, 16:43

Qeveria e Kosoves me Gabimet e veta do ta sjelle nje percarje ne Kuvendin e Kosoves

Deputetët kosovarë do kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Mediat kosovare raportojnë se në ditët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia që deputetë të Kuvendit të Kosovës të kërkojnë bashkimin e kësaj republike me Shqipërinë.


Situata politike në Kosovë posaçërisht kaosi dhe shqetësimi për pranimin nga ana e qeverisë e kërkesave serbe dhe të disa vendeve të BE që emri i Kosovës të shoqërohet me rezolutën 12-44, duket se po i shtyn një pjesë deputetësh të Vetëvendosjes, PDK, AAK dhe LDK të shikojnë mundësinë e ndryshimit të qëndrimeve në Parlament.

Siç raportojnë disa media në Kosovë, nje grup prej 12 deputetësh të katër partive kryesore pritet të kërkojnë në Kuvend bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kërkesa e tyre pritet të përkrahet nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili mund ta kalojë për shqyrtim në Kuvend. Pritet që kjo kërkesë të përkrahet nga rreth 39 deputetë shqiptarë plus deputetët e pakicës turke.

Synimi i grupit iniciues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë është që në fazën e parë të tërheqë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të arrijë ndërprerjen e bisedimeve me Beogradin.

Pas shtrimit në Kuvendin e Kosovës, një grup prej 6 deputetësh të Kuvendit të Kosovës do takohen me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, duke i kërkuar atij mbështetje dhe zbatim të Kushtetutës nga ana e Tiranës zyrtare.

Bild Protest nga Vetevendosja
Prandaj, të hënën, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin ”Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës, do të mbajmë një demonstratë paqësore. Kjo demonstratë e parë do të zgjasë katër orë. Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

So, 26. Feb 2012, 17:12

Bild AK ne Durres: Sfidon te medhenjte !

Foto nga Tubimi ne Durres

http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos- ... 9828_n.jpg

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 28. Feb 2012, 21:40

Bashkimi Evropian perkrah Maqedonine

Gostivar: Polici maqedonas vret dy shqiptarë


Dy të rinj 26 dhe 29 vjec shqiptarë janë vrarë në Gostivar nga ana e një polici maqedonas , raportojnë mediat në Shkup.

Aryseja e sherrit mes tyre besohet të ketë qenë krejt banale dhe për një vend-parkim. Jacim Triunfkovsi, 39 vjec është arrestuar dhe ndaj tij pritet të ngritet kallëzim penal për vrasje të dyfishtë. /indeksonline/

Pritet ne Ditet e ardhshme Protest ne Gostivar.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Do, 08. Mär 2012, 20:27

Arbeitslosigkeit, sozialistischer Bau und Isolation bestimmen das Leben im Kosovo. Seit 2009 versucht die EU-Mission Eulex gemeinsam mit der kosovarischen Regierung einen Rechtsstaat aus dem Kosovo zu machen. Doch das Land macht kaum Fortschritte.

http://www.3sat.de/mediathek/mediathek. ... &mode=play

Vetevendosje :X:

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Do, 08. Mär 2012, 20:30

Terror kunder Shqiptareve ne Maqedoni - Maqedonia para tensione nderetnike

Tirana e Prishtina heshtin për dhunën ndaj shqiptarve në Maqedoni


Lëvizja "Vetëvendosje" reagoi sot në lidhje me dhunën ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Sipas lëvizjes rrahja e 15 nxënësve shqiptarë në Shkup, pikërisht në ditën e 7 marsit që është edhe dita e shkollës për shqiptarët, përbën një ngjarje shqetësuese.

Vetëvendosja thotë se nxënësit janë rrahur prej personave të maskuar, teksa ktheheshin me autobus prej shkollës, dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Vetëvendosja uron shërimin sa më të shpejtë të nxënësve, e në të njëjtën kohë bën thirrje për gjetjen dhe dënimin e autorëve të këtij krimi me përmasa të rënda njerëzore, dhe kombëtare.

Dhuna e ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të pushtetarëve maqedonas, të Gruevskit e të partnerëve të tij shqiptarë.

Diskriminimi i shqiptarëve dhe “supremacia” maqedonase janë frytet e hidhura të projekteve megalomane të këtyre pushtetarëve, të cilët përpiqen ta mbulojnë padrejtësinë me simbole e me statuja.

Vetëm në ditët e fundit ka pasur një seri krimesh ndaj shqiptarëve, në 24 shkurt janë rrahur katër fëmijë në autobus në Shkup, në 28 shkurt janë vrarë dy të rinj nga një polic në Gostivar, në 29 shkurt një grup tifozësh maqedonas kanë rrahur dy kalimtarë shqiptarë, dhe mbrëmë janë rrahur 15 nxënësit e fshatit Çiflik”, thuhet në deklaratë.

Vetëvendosja thotë se faktor kryesor në mosmbajtjen e përgjegjësisë prej pushtetit maqedonas janë edhe përfaqësuesit e forcave politike shqiptare, të cilët të përçarë në luftën e tyre për të kapur një copë prej pushtetit që ofrojnë maqedonasit, nuk hezitojnë të bëjnë aleanca e koalicione në dëm të popullit shqiptar në Maqedoni, në dëm të interesave kombëtare e qytetare.

“Dhuna ndaj shqiptarëve po bëhet një krim i zakonshëm në Maqedoni, ajo po shfaqet që prej këngëve të tifozëve të sportit, te planifikimi urban e te investimi në zonat e banuara, te pjesëmarrja në nivelet e ndryshme të qeverisjes, te punësimi e arsimimi, e tek dhuna brutale, si ajo që po shohim. Ky shtet i dalë prej një kompromisi, siç qe Marrëveshja e Ohrit, nuk e ka zbatuar as atë kompromis.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të bashkohen në solidaritet, e të dënojnë aktet e dhunës të gjithë së bashku, duke pasur parasysh se kundër një politike të diskriminimit etnik, siç është ajo maqedonase, nuk mund të fitohet përveçse të organizuar e të bashkuar.

Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon heshtjen e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për këtë rast si dhe për mosangazhimin serioz në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, thotë Vetëvendosja.


Tre nxënës mbahen në spital. Prindërit e revoltuar kërkojnë mbrojtje për fëmijët e tyre dhe zbardhjen e rastit

Përmirësohet gjendja shëndetësore e nxënësve shqiptarë të rrahur dje në autobusin me numër 58. Sot nxënësi i cili ishte më rëndë i lënduar, ka lënë dhomën e kujdesit intensiv dhe gjendet në repartin për kurim në ish spitalin e qytetit. Një pjesë e nxënësve që mbrëm kërkuan ndihmë mjekësore janë lëshuar në shtëpi, ndërsa në spital janë mbajtur vetëm 3 prej të lënduarve, edhe atë një vajzë dhe dy djem.

"Pas kontrolleve mjekësore 3 nga këta nxënës janë mbajtur për kurim në spital, bëhet fjalë për një vajzë e cila ka lëndime në pjesën e barkut dhe dy djem me lëndime në kokë dhe tani për momentin janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në spital kurse fëmijët tjerë janë lëshuar për kurim shtëpiak", ka deklaruar Jasmina Çabukovska – drejtoresh e ish spitalit të qytetit

Ndihmë mjekësore mbrëm kërkuan rreth 15 nxënës të cilët pësuan brenda autobusit nga persona të maskuar. Ata ndodheshin në autobusin numër 58 dhe ishin duke u kthyer në fshatin e tyre Çiflik pas përfundimit të procesit arsimor. Në stacionin e autobusit në lagjen Pripor të Shkupit, pas ndaljes së autobusit, brenda janë futur persona të maskuar, me shkopinjë druri të cilët kanë rrahur pamëshirshëm nxënësit shqiptarë deri në ndalimin e autobusit në stacionin e ardhshëm. Prindërit e nxënësve që intervistoi mbrëm ekipi ynë, dukshëm të revoltuar kërkojnë mbrojtje për fëmijët e tyre nga institucionet shtetërore dhe përgjegjësi nga ta.

"15 janë të lënduar, kurse 3 janë më tepër të lënduar dhe njëri është në gjendje kritike. Kanë hyrë në autobus me maska, kanë qenë maqedonas, me shkopa druri dhe i kanë rrahur fëmijët tanë dhe kanë ikur më pas nëpër shtëpitë e tyre dhe ja tani pushteti nuk merr masa. A mundet me na ndodhë kjo kështu neve, a mundet kjo të ndodh po qofshin fëmijët maqedonas ose shqiptarë, çfarë të them si ta shohë djalin 18 vjeçar ta shohë tu vdekë", ka deklaruar gjyshi i njërit nga nxënësit e rrahur.

"Gjendja është kritike siç e shihni rrobat me gjak, katastrof është gjendja. Çka do të dalë nuk e dij se në çfarë gjendje është fëmiu im. Unë akoma nuk jam futur brenda në spital, nuk po mund të kontaktojë me asnjë mjekë", thotë një prind.

"Kjo ka ndodhur në Kisella Vodë, atje kur janë futur personat me maska në autobusë, fëmijët tanë nuk e kanë ditur se çfarë do tu ndodhë, po direkt i kanë rrahë dhe vajza ime nuk dinte se çfarë të tregon se si ka ndodhur pasi aq shpejt ka ndodhur rasti se si i kanë rrahur. 10 deri 15 nxënës shqiptarë janë rrahur, unë të paktën shohë këtu para syve të mij, janë deri në 15 fëmijë që ankohen se janë rrahur në autobus. Ja kjo është e vajzës time, ja çka i kanë bërë, e tëra është në gjak, e kanë rrahur, fëmijët janë 17 vjeçar, viti i 3 në gjimnaz", është shprehur për Alsat prindi i njërit nxënësit e pësuar në këtë incident.

Pas njoftimeve për rrahjen e nxënësve shqiptare rreth mesnate në shenjë hakmarrje një grup tjetër të rinjësh kanë sulmuar autobusin me numër 57 me crast është lënduar vozitësi I autobusit.

Valmir Kuçi

Mit Video
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/119517.html

Falimenderoj ne ket moment Levizjen Vetevendosje per mbeshtetjen ne keto Dite te zeza per kombin ton.

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Di, 13. Mär 2012, 17:20

In Burrel und in Tirana gab es heute Proteste gegen die antialbanische Politik Mazedoniens.

In Burrel wurde zudem auch eine mazedonische Fahne verbrannt. Als Folge der Verbrennung einer albanischen Fahne von mazedonischen Radikalen auf Youtube.

Seit Tagen dauern die Spannungen zwischen Albanern und slawischen Mazedoniern weiterhin an. Mazedonier haben in den vergangenen Tagen albanische Geschäfte geplündert sowie eine Brücke die zwei albanische Dörfer vereint in Brand gesetzt. Auch sind viele Verhaftete nach dem mazedonischen Anschlag auf einen Bus mit albanischen Schüler freigelassen worden. Den Albanern in Mazedonien wird der 28.November - Tag der Unabhängigkeit des albanischen Volkes - als Staatsfeiertag nicht anerkannt.

Hier ein Beitrag von Top Channnel

http://www.youtube.com/watch?v=RMtL-l_8xVI$

Javët e fundit, nëpër Shqipëri ka qarkulluar një lajm për disa rrahje të të rinjve shqiptarë nga ana e disa maqedonasve! Po të mos ishte për sfondin etnik, këto ngjarje do të kalonin fare pa u vënë re e do të cilësoheshin si sherre mes të rinjsh, por çfarë ndodh realisht në trajtimin e shqiptarëve në Maqedoni?

Bild AK: Qeveria e Maqedonisë të distancohet nga aktet e djegies së flamurit shqiptar
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për djegien e flamurit shqiptar në Maqedoni.

Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat vlerëson se provokimet maqedonase po kalojnë cdo kufi duke theksuar se me incidentet ndëretnike të ditëve të fundit kundra shqiptarëve, “Maqedonia po i vë zjarrin vetes”.

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë të distancohet nga incidentet, ndërkohë që i bën apel Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian të ndalojnë ‘cmendurinë’ e maqedonasve kundra shqiptarëve sa nuk është vonë.

Organizata Kristiane e njohur si Hristianska Organizacija ka shfaqur një video, ku persona të maskuar lëshojnë thirrje raciste antishqiptare. Në videon e publikuar në internet shfaqen persona të maskuar, të cilët para se të djegin flamurin, me këngë liturgjike në sfond, kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.(INA)

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

So, 18. Mär 2012, 20:47

Illyrian^Prince hat geschrieben:Terror kunder Shqiptareve ne Maqedoni - Maqedonia para tensione nderetnike

Tirana e Prishtina heshtin për dhunën ndaj shqiptarve në Maqedoni
Ne rradhe te pare, AlsatM eshte nje TV koti, qe ne cdo lajm ka te pakten nje pasaktesi apo genjeshter! Pastaj, nuk i takon Tiranes (apo Prishtines) te reagoj per shtetas te huaj. Eshte puna e politikaneve shqiptaro-maqedonas te reagojne dhe te mirren me ato probleme! Se treti, Ministri i Jashtem i Shqiperise reagoj per djegjen e flamurit te shtetit shqiptar kur ishte ne Shkup!
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 19. Mär 2012, 14:21

RROSH alarmon për dënimin e të rinjve shqiptarë në Maqedoni

"Kohët e fundit jemi dëshmitarë të rritjes së dhunës etnike ndaj shqiptarëve në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM). Vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic sllavo-maqedonas dhe rrahja e fëmijëve shqiptarë nga huliganë sllavo-maqedonas pikërisht ditën e 7 Marsit, nuk janë dhe nuk mund të jenë ngjarje të rastësishme", thuhet në një reagim të përbashkët të Rrjetit të Organizatave Shqiptare (RROSH).


"Ato janë maja e akullnajës së urrejtjes etnike që po kultivohet prej kohësh nga sllavo-maqedonasit ndaj qytetarëve shqiptarë të shtetit. Sllavo-maqedonasit e kapur prej etheve megalomane, që fshehin krizën e thellë identitare, nuk mund të pranojnë që shqiptarët në trojet e veta etnike të jenë qytetarë të barabartë të të njëjtit shtet. Ata e duan shtetin për vete dhe prandaj duhen sakrifikuar shqiptarët. Thirrjet masive në stadiume për dhoma gazi për shqiptarët shkojnë në të njëjtën linjë me përpjekjet e akademykëve sllavë për t’i paraqitur në enciklopedi shqiptarët si ardhacakë dhe banditë të zbritur nga malet. Në këtë klimë urrejtjeje më datën 20 mars 2012 zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të rinjve shqiptarë që më 28.11.2011 vizatuan në publik hartën e Shqipërisë Etnike. Ndaj tyre është ngritur një akuzë penale, sepse shprehën grafikisht një të vërtetë që dihet botërisht, atë që shqiptarët nuk jetojnë vetëm në Republikën e Shqipërisë dhe se në Ballkan shqiptarët jetojnë në një hapësirë të vetme e kompakte etnike, e cila është e ndarë politikisht në disa shtete. Harta e vizatuar tregon se shqiptarët janë një komb, kudo ku ata janë, si në Shqipëri, Kosovë, IRJM apo gjetkë. Ndaj kësaj të vërtete dhe kundër lirisë së shprehjes është ngritur një akuzë penale. Me anë të saj synohet që të heshten shqiptarët, që të trimërohen edhe më huliganët sllavo-maqedonas dhe sponsorët e tyre politikë. Në të njëjtën kohë vazhdojnë të zhvillohen edhe seancat gjyqësore edhe ndaj shqiptarëve që mbrojtën nga tjetërsimi dhe përdhosja trashëgiminë e tyre historike në Kalanë e Shkupit", thuhet më tej në reagim.

RROSH proteston kundër siç thuhet vazhdimit të këtyre farsave gjyqësore, të cilat i konsideron me prapavijë politike dhe kërkon pushimin e çështjeve penale ndaj të rinjve shqiptarë.

"Jo vetëm që besojmë se atyre po u cenohen liritë themelore njerëzore dhe qytetare, por besojmë edhe se vazhdimi i gjykimeve me prapavijë politike në këtë situatë të ndezur etnike mund të ndikojë edhe më në çarjen midis shoqërisë maqedonase.Zhvillimet e fundit duhet t’i bëjnë shqiptarët e IRJM-së që të mendojnë politikisht. Para tyre paraqiten dy qëndrime. I pari është shikim nga e kaluara. Nëse dikur për Shqipërinë Etnike në IRJM janë pushkatuar njerëz pa gjyq, sot disa shqiptarë mund të ndjehen të kënaqur që “fajtorëve” u lejohet mundësia të mbrojnë veten në gjykatë. I dyti është shikimi nga e ardhmja. Nëse IRJM-ja realisht aspiron integrimet evropiane, duhet ditur se një shtet anëtar i Bashkimit Evropian është ai ku qytetarët ndjehen të barabartë dhe nuk i frikësohen etnisë së tjetrit dhe ku gjykatat nuk përdoren politikisht për të frikësuar bashkësitë etnike. Shqiptarët duhet të përpiqen për qëndrimin e dytë, ai i kërkimit dhe i realizimit të barazisë së plotë përballë sllavo-maqedonasve në kuadër të IRJM-së" , alarmon RROSH.

Ky rrjet organizatash shprehë brengosje për situatën në IRJM dhe siç theksohet "me mosdëshirën e Tiranës e Prishtinës për të mbrojtur interesat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të këtij shteti. RROSH-i u bën thirrje të gjithë subjekteve politike dhe shoqërore shqiptare që të protestojnë kundër keqtrajtimit sistematik ndaj shqiptarëve në IRJM dhe që të solidarizohen me ato forca politike dhe shoqërore shqiptare në IRJM që mbrojnë interesin dhe dinjitetin e kombit shqiptar". Nënshkrues të deklaratës janë shoqatat nga Maqedonia si Lëvizja "ZGJOHU!", "Illirycum Libertas", "Një dollar për Dibrën" si dhe shoqata nga Tirana, Prishtina, Ulqini dhe trevat tjera shqiptare. (INA)

http://ina-online.net/maqedoni/15328.html

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 19. Mär 2012, 14:23

Bild Sjellja e autoriteteve maqedonase ndaj shqiptarëve është shoviniste

Dobësinë e Kosovës po e keqpërdor edhe Maqedonia. Kështu ka vlerësuar lideri i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti, i cili nuk ka kursyer fjalorin ndaj politikës qeveritare të Shkupit Zyrtar. Madje ai veprimet e fundit të autoriteteve shtetërore të Maqedonisë, i ka quajtur ekspedita shoviniste që kanë për qëllim ushtrimin e presionit ndaj shqiptarëve.

“S’ka mundur të jetë ndryshe me këtë qeveri, duke biseduar me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa kushte paraprake për Serbinë, Kosova po përfundon e kushtëzuar nga Serbia edhe dalëngadalë po bëhet çështje e brendshme e Serbisë. Për të qenë edhe më keq se kaq, dobësimi i Kosovës, si duket po e trimëron Qeverinë e Maqedonisë me ekspeditat e saj shoviniste antishqiptare, kundër shqiptarëve autokton atje”, deklroi Albin Kurti, ‘Vetëvendosje’.
Kurti këto komente i bëri teksa kritikoi ashpër politikat zyrtare të Prishtinës përballë Serbisë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Ky reagim i Kurtit dhe Lëvizjes së tij ndaj incidenteve ndëretnike në Maqedoni, nuk është i pari. Edhe dhjetë ditë më parë, pikërisht në ditën kur u rrahën 15 nxënësit shqiptar të fshatit Çiflig, ‘Vetëvendosje’ krahas kritikave që i dërgoi Qeverisë ‘Gruevski’, kritikoi edhe partitë politike shqiptare për paaftësi për t’i dalë në ndihmë elektoratit të vetë. (a.h.)

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4822
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Rreth Flamurit te perbashkuar / Vereint um die Fahne

Mo, 19. Mär 2012, 14:24

Shëtit krejt Evropën, shqiponja i pengoi vetëm Maqedonisë!

Të qenurit shqiptar ia plotëson kuptimin e jetës. Krenaria e tij mbizotëron, sepse thotë se i përket kësaj race fisnike, të zgjuar e trime, krenaria e tij mbizotëron sepse i përket popullit më të lashtë në Evropë. Të qenurit shqiptar është vetë jeta e tij. Ky është Arben Morina, nga Morina e Kosovës “Shumë njerëz kur e shohin teksa udhëtoj me makinë në të cilën kam dizenjuar shqiponjën dykrenare dhe kam shkruar “Jemi nji komb”, mund të më quajnë paksa të luajtur por unë jam krenar që jam shqiptar”, kjo ngelet kënaqësia më e madhe për të.


E adhuron drejtësinë dhe e ëndërron që ta ketë në trojet shqiptare. Çdo gjë që dëgjon për vendin, e bënë të ndihet krenar, sepse çdo fjalë e mirë që dëgjohet pas 16-vitesh largësi është shumë për të. “Kur shikoja shtetasit e huaj nga Zelanda, Afrika, Italia dhe pse mund të ishin në Londër, ata kishin diçka me vete që simbolizonin vendin e tyre, më shtohej dhe më tepër dëshira për ta bërë dhe unë këtë”, thotë Arbeni. Ndihet aq shumë krenar sa flamurin shqiptar e mban me vete, në makinën me të cilën ka vajtur në shumë shtete por askund nuk është ndjerë aq mirë sa në Kosovë.

Kur e pyet se pse shqiponja gjendet e dizajnuar në “Volkswagen rogue”-in e tij thotë: “Sepse shqiponja është një ndër të paktët shpend që jeton në malet më të larta, atje ku merr frymë lirshëm dhe ajri është shumë i pastër, sepse simbolizon një pjesë të identitetit tonë kombëtar”

Ka udhëtuar me makinën në të cilën ka flamurin dhe shqiponjën dykrenare në Britani, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali, Bosnje, Mal të Zi, Kosovë dhe s’e ka ndaluar asnjë. “Por në momentin që kam hyrë në Maqedoni më është dashur të shpjegoj me orë të tëra se: “Çfarë ishte kjo pamje? Se përse e ka këtë të dizanjuar? Çfarë sombolizon kjo? Por pavarësisht kësaj asgjë s’mund të më ndaj prej saj, sepse kam investuar ditët më të bukura të jetës sime për realizimin e kësaj ëndrre shumëvjeçare”, shprehet Arbeni.

Kujton se kur ka hyrë në Kosovë, emocionet kanë qenë të papërsëritshme, kanë qenë të jashtëzakonshme për respektin që kanë treguar ndaj tij. Ai thotë, nuk kam për ta harruar asnjëherë momentin që shoferi i një “Golfi të zi” e ndaloi dhe e uroi vetëm fat e mbarësi në jetë. Për këtë shqiponjë djemtë sakrifikuan jetën dhe i kujtonte djalin që nuk i jetonte më. Por që mbi shpatullat e tij kishte mbajtur një tatuazh me shqiponjën dykrenare dhe shkruante një komb, ashtu siç ka shënimin në makinë.

Arbeni thotë: “Çdo makinë që të kem unë do të ketë jo vetëm shqiponjën por dhe hartën e 1912-ës. Sepse dëshira ime është që shqiptarët kudo që ndodhen të flasin vetëm shqip. Të shtrihet dora e pajtimit në çdo lloj aspekti mes njëri- tjetrit dhe të hiqen objektivat për përçarje kombëtare pa të drejtë. Nëse do ketë punë të pastër nga të gjithë, dhe nëse do të lihen mënjanë interesat personale, atëherë në shpirtin e çdo shqiptari do të ketë vetëm krenari që i përket kësaj kombësie.

Do të ishte mirë që bashkëkombësit të shprehnin dashurinë e tyre për vendin, përmes veprimeve të vogla e konkrete të përditshme. Të duash atdheun është akt që do dëshmuar përditë që nga vendi ku hedh mbeturinat, deri në qëndrimin aktiv qytetar, pse jo edhe politik. Patriotizmi përjetohet si i tillë vetëm në ditë festash, apo protestash. Por mund të përjetohet me kënaqësi çdo ditë.” 41-vjeçari rrëfen se të gjitha makinat që do të marrë do të jenë të kuqe, do të dizenjojë jo vetëm shqiponjën por edhe hartën e vitit 1912. “E ndjej që do të bashkohemi sepse jemi një komb,”përfundon ai.

Emri: Arben Morina
Mosha: 41-vjeç
Vendlindja: Morinë (Kosovë)

Jeta: Arben Morina jeton në Londër dhe ka marrë nënshtetësinë. Prej 12 vjetësh jeton atje. Ishte një punëtor i thjeshtë kur emigroi ndërsa tani ka një biznes të vogël. Ndjenja e patriotizmit që ka është për t’u admiruar, dhe këtë e tregon jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Udhëtimin me makinën me flamur ka dashur ta mbyllë në Tiranë, siç e quan kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve dhe ashtu ka ndodhur.

Ëndrra për bashkim kombëtar
Të gjithë këtë dashuri për atdheun dhe trojet shqiptare e ka trashëguar nga babai i tij. “Babai im kishte një motër të cilën nuk e kishte takuar 40 vite dhe vdiq pa e parë por ai e dinte se do vinte dita që do të hapeshin kufinjtë sepse jemi shqiptarë. Ndërsa unë e ndiej që të gjitha trojet shqiptare do të bashkohen një ditë, dhe ajo ditë po vjen”, shprehet ai.

Zurück zu „Shqip“