Nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë nga Struga e Ohri
Pas publikimit të informacionieve lidhur me figurat e rëndësishme të historisë së shqiptarëve, sidomos pjesëmarrësve të Kuvendit historik të Vlorës, më 28 nëntor 1912, në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe nderimet e dekorimet që u bënë personaliteteve dhe figurave të historisë së shqiptarëve nga tashmë ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, nga shumë delegate, me Urdhërin “Nderi i Kombit” u nderuan vetëm 3 delegat-pjesëmarrës nga Struga e Ohri. Ndër këto personalitete dhe figura, kemi trajtua edhe figurën dhe personalitetin e dr.Myrteza Ali Strugës. Për këtë figurë dhe personalitet historik, një nga firmnëtarët e Aktit të Pavarësisë në vitin 1912 në Vlorë, dhe për të tjerët, kemi shfrytëzuar të dhënat dhe informacionet që kemi arritur ti mbledhim nga burime të ndryshme, me ndihmën e prof.Dr. Nebi Dervishit, historian dhe pedagog në Universitetin e Tetovës.
U verifikuan të dhënat biografike edhe të dr.Myrteza Ali Strugës, firmëtarit të Aktit të Pavarësisë në Vlorë bashkë me Ismail Qemal bej Vlorën,(shoqëruar edhe nga Nuri Sojliu e Zydi Ohri, mandej Xhemal Beu, Hamdi bej Ohri-Qoku, Dervish Hima, Mustafa Barotçiu, që së bashku me:Ismail Qemal bej Vlora, Kacorri(Dom Nikoll Kacorri), Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra), J.Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Arci, Qazim Kokoshi, J.Minga, Rexhep Mitrovica, Nebi Sefa (Lushnja), Abdi Toptani, Abas Dilaver(Qelkup-a), Mi'hat Frasheri, Shefqet Daju, Zihni Abas Kanina, Xhelal Koprencka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, Dhimitër Berati, Dhimitër Emanuel (Mborja), Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Luz (Luigj) Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiro (don) Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Mustafa Asim Kruja, M.Ferid Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemaledin (Xhemal Deliallisi), dhe A.Rruci ishin firmëtarët e Aktit të Pavarësisë.
Të gjithë këta emra, të personaliteteve patriotike, janë pjesë e Monografisë, kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë, që është nga institucionet shtetërore të Shqipërisë, me autor Aleksandër Meksi
Në vazhdim, po japim disa njohuri për këto figura që e shënuan jo vetëm epokën e tyre, por edhe lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Këtu duhet të ketë vend edhe për djalin e Ismail Qemal bej Vlorës, Qazim bej Vlorën, pjesëmarrës aktiv, këshilltar, truproje dhe shef i Kabinetit të Ismail Qemal bej Vlorës, i cili vitet e fundit të jetës së tij jetoi dhe vdiq në Strugëdhe është varrosur në varrezat muslimane të qytetit të Strugës.
Poashtu, ka vend edhe për personalitete tjera, që kanë dhënë ndihmesën teknike dhe organizative jo vetëm për delegatët e Kuvendit të Pavarësisë, por edhe në aspekte tjera të mbështetjes.
lexo meshume
http://ina-online.net/ekskluzive/19653.html