Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim kërkohen këto dokumente:
Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
Certifikata e vendbanimit.
Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e ndërrimit të letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente:
Letërnjoftimi i UNMIK-ut.
Certifikata e lindjes ose shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
http://www.rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/ ... ftimi.aspx
Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçar kërkohen këto dokumente:
Certifikata e lindjes.
Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Fëmija duhet të jetë i shoqëruar nga të dy prindërit
.
Dëshminë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shofer).
Nëse njëri prind është i vdekur, fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër.
Vendimi i gjykatës për përkujdesje ndaj fëmijës, nëse prindërit janë të ndarë.
Fëmija nën kujdestari, duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori).
Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri, përkatësisht organi kompetent, nëse mungon njëri prind.
Certifikata e vendbanimit.
Dëshmia për pagesën e pasaportës
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare kërkohen këto dokumente:
Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
Certifikatën e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Dëshminë për pagesën e pasaportës.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Hier steht jetzt nichts vom Strafregistrauszug, ich musste es jedoch bei Gericht einholen- Certifikata qe nuk je ner hetime.
http://www.rks-gov.net/sq-AL/Pages/Fillimi.aspx - >
Dokumentet