Trim hat geschrieben:
Po te degjosh dhe lexosh komentet e disa politikaneve dhe historianeve nga Kosova do kuptosh se per cfare e kam fjalen. Se fundmi ne diten e perkujtimit te holokaustit disa persona ne fjale bene shprehje te tilla neper media.
I nderuar Trim
Disa komente të disa politikanëve në Kosovë nuk duhet përgjithësuar dhe sigurisht nuk pasqyrojnë pikëpamjet e të gjithë Shqiptarëve të Kosovës.
Në Kosovë nuk do të gjesh shum Shqiptarë që e stilirizojnë shoqërinë shqiptare në Kosovë si ndonjë mburojë për hebrenjët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por sdo të gjesh as antisemit apo ça' di unë.
E vërteta është ajo që është.
Trim hat geschrieben:Edhe Shqiperia ka qen nen administrimin gjerman, por prap se prap pushteti vendor ka pas kompetencat e veta. Une flas per nje matematike te thjeshte: Ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore ka pas me shume hebrenj sesa para Luftes se Dyte Boterore. Kurse ne Kosove numri i hebrenjeve pas Luftes se Dyte Boterore ishte me i ulet sesa para Luftes se Dyte Boterore.
Në postimin tim të mëparshëm unë u përpoqa të të shpjegojë, se Kosova në jug të saj sëbashku me Prishtinën kanë qenë pjesë të shtetit të përkrahur nga nazofashistët të "Shqipërisë së Madhe", kurse veriu i Kosovës nën pushtimin gjerman. Dëbimet e hebrenjve kanë ardhur në pjesë të madhe nga veriu, ku Shqiptarët e Kosovës nuk kanë pasur asnjë kontroll.
Prandaj është pohimi, se Shqiptarët e Kosovës morën pjesë në deportimet e hebrenjve, të paktën i pakujdesshëm dhe sipas mendimit tim një gënjeshtër!
Trim hat geschrieben:Kjo shprehje eshte diametralisht ne kundershtim me ate qe the ne paragrafin e siperm. Mund te na japish prova per kete qe po shkruan?
Jo, absolutisht nuk bien në kundërshtim. Unë thash se një vetëbindje e tillë në Kosovë nuk ekziston, por se hebrenjët ikën në jug të Kosovës dhe u pranuan nga autoritetet shqiptare të Kosovës është e faktuar.
Trim, atje nga vi unë, është e zakonshme që ai që akuzon e mbanë barrën e provës.
Trim hat geschrieben:Mund ta provosh me fakte kete qe po shkruan?
SS Skënderbeu ka pasur pjestarë nga Shqipëria e sotshme, kjo është e padiskutueshme. Është e vërtetë se vetë në shënimet e komandës gjermane është konstatuar se Shqiptarët e Kosovës janë më koperativ se Shqiptarët e Shqipërisë së sotshme. Por jo se Shqiptarët e Kosovës kanë qenë antisemit, por nga fakti, se kanë luftuar kundër serbëve dhe pjesëmarrja më e madhe e Shqiptarëve të Kosovës është një pasojë direkte nga sjellja gjenocidale ndaj popullit shqiptar në Kosovë nga ana e monarkis serbojugosllave.
Ti nuk don ose nuk je në gjendje të diferencosh njërën nga tjetra.
Trim hat geschrieben:Nuk eshte as provokim dhe asgje tjeter dashakeqe por thjesht nje konstatim. Une kerkoj fakte per ato gjera qe po flasin ato politikane dhe historiane te lartepermendur.
Është faktë se hebrenjët e veriut të Kosovës ikën dhe u strehuan së pari në Prishtinë, ku u pajisen me dokumenta dhe de fakto shtetësi të shtetit "Shqipëri e Madhe", dhe vazhduan rrugën e tyre për në Shqipërinë qëndrore.
Fakte dhe pseudofakte ka shum.
E vetmja që eventualisht mundet tu mbahet Shqiptarëve të Kosovës kundër është pjesëmarrja e tyre procentualisht më e madhe në regjimentin SS të SS Skënderbeut, por nga ana tjetër duhet të konsiderojmë faktet dhe arsyet për këtë pjesëmarrje.
Përshëndetje
Florim