Fr, 24. Nov 2006, 21:06
Gerald BILBILI
Gjatë vitit 2007 do të ndërtohen 47 rrugë të reja në gjithë Shqipërinë. Të paktën sipas projektbuxhetit, në 12 muajt e vitit të ardhshëm vendi ynë do të shndërrohet, falë 19,3 miliardë lekëve, në një kantier ku do të ndërtohen, rikonstruktohen akset më të rëndësishme në infrastrukturën rrugore. Gazeta "Tirana Observer" disponon të plotë projektbuxhetin në të cilin janë pasqyruar të gjitha akset, gjatësitë e tyre si dhe vlera monetare që do të investohet për zbatimin e këtyre projekteve.
Rrugët e reja
Qeveria ka përcaktuar 47 akset kryesore, të cilat do të ndërtohen dhe rikonstruktohen për 12 muajt në vitin e ardhshëm. Këto akse janë pasqyruar me fondet përkatëse në projektbuxhetin vitit 2007. Bëhet fjalë për nyje lidhëse të Veriut me Jugun si dhe akse lidhëse me vendet fqinje. Të tilla mund të përmenden si rruga: Rrogozhinë-Lushnjë, Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Tepelenë-Hormovë- Gjirokastër, Konispol-Sarandë, Shkodër-Hani i Hotit, Durrës-Kukës-Morinë, Dhërmi-Qeparo-Sarandë etj. Jo vetëm këto akse, por në këtë projektbuxhet, i cili pritet të kalojë për miratim në Kuvend në datën 27 nëntor të këtij viti, janë pasqyruar edhe një sërë veprash arti si mbikalime apo unaza të rëndësishme. Mund të përmendim, mbikalimin e Kamzës si dhe unazën e Shkodrës dhe atë të Kavajës. Për projektin e parë do të investohen 200 milionë lekë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa për projektin e qytetit të Shkodrës do të investohen 126 milionë lekë.
Projektet e tjera
Në projektbuxhetin e vitit 2007 rritjen më të madhe me fonde do ta përfitojnë investimet në infrastrukturë. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, në vitin 2007 janë programuar që të investohen në infrastrukturën rrugore të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe investime të tjera publike lokale, në një masë sa dyfishi i shumës së programuar dhe realizuar në vitet e fundit. "Vlera totale e këtyre investimeve pritet të arrijë në rreth 700 milionë dollarë në vitin e ardhshëm", tha Bode. Sipas tij, në këtë shifër nuk janë përfshirë fondet që do të arkëtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike siç janë, "Albtelekomi", INSIG-u apo ndonjë privatizim tjetër, të cilat nuk janë parashikuar.
Akset që do të ndërtohen
1. Rruga Vorë-Rinas, donatori IBD.
Fondi 208,589 milionë lekë.
2. Rruga paralele S.Str Tiranë-Vorë
Segmenti 1 (krahu i majtë), në ndërtim të projektit.
Fondi 17,4 milionë lekë.
3. Rruga paralele S.Str Tiranë-Vorë
Segmenti 2 (krahu i majtë), në ndërtim të projektit.
Fondi 18,1 milionë lekë.
4. Rruga paralele S.Str Tiranë-Vorë
Vazhdim (krahu i majtë), në ndërtim të projektit.
Fondi 271,9 milionë lekë.
5. Rruga Lushnjë-Fier, donatori Q. Italiane.
Fondi 1 miliard lekë.
6. Rruga paralele Rrogozhinë-Lushnjë
Në ndërtim të projektit
Fondi 100 milionë lekë
7. Rruga e Divjakës (vazhdimi), në ndërtim të projektit.
Fondi 100 milionë lekë.
8. Rruga Tepelenë-Hormovë-Gjirokastër
Donatori BE/BEI
Fondi 1 miliard lekë.
9. Ndërtimi i segmentit Milot-Rrëshen
Donatori B.B.
Fondi 200 milionë lekë.
10. Ndërtimi segmenti Rrëshen-Kalimash
Donatori i paidentifikuar.
Fondi 150 milionë lekë.
11. Rruga Kalimash-Kukës
Segmenti 1 km(5,6-8,3), në ndërtim të projektit.
Fondi 240 milionë lekë.
12. Rruga Kalimash-Kukës
Segmenti 2 km(8,3-11), në ndërtim të projektit.
Fondi 340 milionë lekë.
13. Rruga Kukës-Morinë
Segmenti 1 (vepra arti të mëdha), në ndërtim të projektit.
Fondi 540 milionë lekë.
14. Rruga Kukës-Morinë
Segmenti 2 (dy viadukte), në ndërtim të projektit.
Fondi 640 milionë lekë.
15. Rruga Kukës-Morinë
Segmenti 3 (trase 0-5,85 km), në ndërtim të projektit.
Fondi 270 milionë lekë.
16. Rruga Kukës-Morinë
Segmenti 4 (trase 5,85-10,85 km), në ndërtim të projektit.
Fondi 550 milionë lekë.
17. Rruga Kukës-Morinë
Segmenti 5 (trase 10,85-16,7 km), në ndërtim të projektit.
Fondi 420 milionë lekë.
18. Ndërtimi segmenti Fier-Tepelenë
Donatori BERZH + BEI
Fondi 100 milionë lekë.
19. Ndërtimi segmenti Fier-Vlorë
Donatori i paidentifikuar, angazhimi i BEI + BERZH.
Fondi 100 milionë lekë.
20. Ndërtimi segmenti Konispol-Sarandë
Donatori i paidentifikuar, angazhimi i Q. Greke.
Fondi 150 milionë lekë.
21. Ndërtimi segmenti Shkodër-Hani i Hotit
Donatori Q. Italiane
Fondi 300 milionë lekë.
22. Ndërtimi i Urës së re të Bunës
Donatori IBD
Fondi 170 milionë lekë.
23. Ndërtimi i mbikalimit të Kamzës
Donatori BERZH
Fondi 200 milionë lekë.
24. Rruga Qendër Kamëz-Kthesa Zall Herrit
Në ndërtim të projektit
Fondi 53 milionë lekë.
25. Ndërtimi i Rrugës Durrës-Morinë
Donatori Banka Islamike/BERZH/BEI
Fondi 10 miliardë lekë.
26. Unaza e Kavajës
(Vazhdimi), në ndërtim të projektit.
Fondi 50 milionë lekë.
27. Rruga Transballkanike, Vlorë
Në ndërtim të projektit
Fondi 486 milionë lekë.
28. Unaza Shkodër
Segmenti 1, në ndërtim të projektit.
Fondi 16 milionë lekë.
29. Unaza Shkodër
Segmenti 2, në ndërtim të projektit.
Fondi 10 milionë lekë.
30. Unaza Shkodër
(Vazhdim), në ndërtim të projektit.
Fondi 100 milionë lekë.
31. Rruga Dhërmi-Qeparo-Sarandë
Në ndërtim të projektit.
Fondi 200 milionë lekë.
32. Sistemim, Asfaltim Rrugës Shkozet-Durrës
Nga zona e Kënetës Durrës.
Fondi 140 milionë lekë.
33. Sistemi asfaltim rruga Spitallë-Shënavlash
Vazhdim i projektit.
Fondi 80 milionë lekë.
34. Sist. Asf. Rruga Hotel Butrinti-Kanali Çukës
Vazhdim i projektit.
Fondi 50 milionë lekë.
35. Sistemi i asfaltimit rruga Ura e Bujanit-Sopot
Fondi 140 milionë lekë.
36. Sistemi i asfaltimit rruga Vlorë-Selenicë
Fondi 60 milionë lekë
37. Sistemi i asfaltimit rruga Pukë-F. Arrëz
Fondi 90 milionë lekë.
38. Sistemi i asfaltimit rruga Puka-Gomsiqë
Fondi 60 milionë lekë.
39. Sistemi i asfaltimit rruga Spille
Fondi 120 milionë lekë.
40. Sistemi i asfaltimit rruga Gjiri i Lalzit
Fondi 100 milionë lekë.
41. Sistemi i asfaltimit rruga hyrje-dalje e qyteteve Burrel e Klos
Fondi 70 milionë lekë.
42. Sistemi i asfaltimit rruga Tragë-Fierzë
Fondi 40 milionë lekë.
43. Sistemi i asfaltimit rruga Laç-Patok
Vazhdim i projektit.
Fondi 50 milionë lekë.
44. Rikonstruksion ura Bovillës
Fondi 34 milionë lekë
45. Ndërtim urat e Velipojës
Fondi 80 milionë lekë.
46. Ndërrim urat e Goricës Berat dhe rruga lidhëse
Fondi 100 milionë lekë.
47. Ndërtim ura e Kaludhit
Fondi 90 milionë lekë.