SuzanaNikci
Member
Beiträge: 15
Registriert: Mo, 13. Mai 2013, 9:40

Ganimete Terbeshi

Mi, 26. Mär 2014, 12:59

Pershendetje,

ich bin mir unsicher ob ich das richtige Forum gewählt habe aber ich probiere es einfach mal.
Weiß jemand etwas über die Geschichte von Ganimete Terbeshi?

Ich konnte im Internet nichts finden und wüsste einfach gerne wer sie war.

Te Fala
Suzi
Njeriu i menqur mendon qka fol e nuk fol qka mendon...

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Ganimete Terbeshi

Mi, 26. Mär 2014, 17:45

Në qytetin e Gjakovës, në mesin e pazarit të qytetit, pra tregut, një hapësire me formë dhe arkitekturë shumë praktike për furnizimin e qytetarëve me produkte ushqimore, gjendej një monument simbolik me një pllakë përkujtimore që dokumentonte vendin ku ishte varur nga fashistët në kohën e Luftës së Dytë Botërore, partizanja e moshës së mitur Ganimete Tërbeshi.


Ndonëse vendi për këtë pllakë ishte shumë i papërshtatshëm, në mesin e pazarit, ai e kishte vlerën e vet historike e dokumentare se shënonte mu vendin ku ishte varur ajo bashkë me disa të rinj të tjerë, pra në mesin e pazarit të qytetit, atëherë që varja e tyre të kishte efekte sa më tmerruese tek të tjerët që do të provonin të bënin si ata, të kundërshtonin fashistët gjermanë.

Vajza e re gjashtëmbëdhjetë vjeçare, flokëzezë me gërsheta, së cilës gjermanët ia kishin vrarë (apo masakruar) vëllain Abedinin ditë më parë, ishte ndër figurat e qëndresës partizane për të cilët mësonim ne në shkollat tona publike ku mësohej historia kundër fashizmit si një e kaluar e lavdishme e popullit. Ende më kujtohen disa vargje të një poezie që mësonim për ta: Hidhet Ganimetja në trup të Abedinit /“Kështu vlla të kanë prishur thikat e katilit?” (dhe më poshtë) Mos mujt’ motra jote me ta nxjerrur gjakun / Partizanët trima do t’a marrin hakun, si dhe vargu i një kënge popullore: “Ganimet, moj krenaria jonë”.


Historia e këtyre dy të miturve të cilët pas vetes kishin lënë të vetme nënën dhe hallën, ishte shumë tragjike dhe ishte pjesë e fëmijërisë së shkollarëve të brezit tim. Mituria e tyre, pafajsia dhe sakrifica na krijonin keqardhje dhe krenari njëkohësisht, se ata aq të rinj ia kishin kthyer pushkën pushtuesit, madje edhe në momentet e vrasjes kishin qëndruar të papërkulur.


Ata ishin të rinj që paskan pasë përqafuar një ideologji për të cilët janë sakrifikuar. Sakrifica e tyre është konsideruar e lavdishme derisa ka qenë në fuqi ideologjia e tyre dhe pllaka përkujtimore e vendosur në mesin e tregut të qytetit na e përkujtonte lavdinë e tyre duke mos na lënë t’i harrojmë.
------------------------------------------------------

http://pashtriku.beepworld.de/files/kos ... 0.5.08.htm

-------------------------------------------
Geriet in vergessenheit, weil die Geschichte von ihr dem Komunismus in Jugoslavien diente für die Albaner.....
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Zurück zu „Kultur & Gesellschaft“