Hallo, ich bin selber Albanerin, verstehe aber den Text nicht so gut, und muss diesen für eine Arbeit aber zitieren, und dann auf Deutsch auch hinschreiben.. kann mir das jemand korrekt übersetzen?! Verstehe viele Wörter nicht
Rrafshi i Dukagjinit, përbënë pjesën e rrafshët të regjionit Perëndimor të Kosovës,i cili shtrihet prej veriut te Mokna dhe Mali i Thatë e deri në jug te mali Sharr, në perëndim kufirin e përbëjnë Alpet Lindore Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), ndërsa kufirin lindor bregoret e Llapushës.
Shtrihet në një gjatësi prej 70 km dhe gjerësi 43 km. Rrafshi përbëhet prej shtresave të liqenit dhe aluvianeve pëgjatë luginave lumore, anët janë prej materoalit të sjellë nga malet me lumenj dhe përrenj , andaj kjo pjesë është dukshëm më e ngritur sesa pjesa lindore, e cila është dukshëm më e ulët përgjat luginës së Drinit
Rrafshi i Dukagjinit është i prerë me disa lugina lumore, me rrafshe të gjera aluviale, terrace lumore dhe rrafhet liqenore mes luginave. Rafshi i Dukaginit dallohet me klimë më të butë , e cla diktohet nga masat ujore të Adriatikut , e të cilat depërtojnë nëpër luginën e Drinit. Pejsazhi i Rrafshit të Dukagjinit veçohet me kutura të ndryshme bujqësore grurë, misër, pemë, perime, vreshta, livadhe, ndërsa në rrafshet liqenore hasen kullotat dhe pyjet e dushkut
DANKE DANKE DANKE