Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Serbische Haft und ihre Folgen

Do, 21. Nov 2013, 17:49

I arrestuar me 22 tetor,Reshat Bajrami, vetëm pse ishte bashkëudhëtar me shoferin i cili shkeli për vdekje policinë serb, është gjendur mbrëmë i vdekur në burgun e Vranjës në Serbi.

Vdekjen e kanë konfirmuar edhe familja por edhe autoritet policore serbe.

Për momentin rrethanat ende janë të paqarta, mirëpo dyshimi se ai mund të jetë vrarë apo të ketë ndërruar jetë si pasojë e torturave policore serbe, është shumë i madh.

Kryetari i Këshillit Nacional, Galip Beqiri, e ka konfirmuar lajmin duke thënë se ky është një rast shumë i rëndë i cili ka shqetësuar pa masë këtë pjesë të populluar me shqiptarë.

“Mbrëmë me keqardhje kemi marrë lajmin për vdekjen e Reshat Bajramit në burgun e Vranjës. Ky është një rast shumë i rëndë i cili na ka shqetësuar shumë. Në veçanti kur rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të panjohura”, ka thënë Beqiri.

“Autoritetet serbe nuk kanë zbuluar ende asgjë se si ka ardhrur deri të vdekja e tij. Normalisht kur një shqiptarë ndërron jetë në burgjet serbe, dyshimi se kjo ka mundur të vij si pasoj e torturimeve është gjithmonë prezentë.

Për momentin ne nuk dimë ende asgjë më shumë mirëpo kërkojmë që sa më parë të hidhet dritë mbi këtë rast”, ka shtuar Beqiri.

Këshilli Nacional në Preshevë sot do të mbajë një takim së bashku me partit politike atje ku do të dalinë me një komunikatë për shtyp.


--------------------------------------------


ende kesi lloj te traitimeve nga policia serbe ndaj shqiptarve...si ne kohen milosheviqit?
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4769
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Serbische Haft und ihre Folgen

Fr, 22. Nov 2013, 22:19

Ky Reshati eshte Burri i Meses te Mamit tim. Ksaj Meses ja kan vra Shkijet ne 1999 Baben. Tmerr qka jemi tu perjetu me Shkijet.

Dhe Reshati ska qen as bashkudhetar me at Person qe ka shkell at policin Serb. Faji ktyna o veq, se ka pas Garagen e Makineve dhe ja kan ndu makinen para Garages. Dhe Makina u kon me targa te CH-se, dhe ky ka mendu se ja kan ndu me ja ndreq. :cry:

Zurück zu „Presheva?!“