Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Piktoret e shquar shqiptar

So, 01. Jun 2008, 13:08

Onufri

Onufri është piktor i shquar i shek. XVI. Ai krijoi në fushën e pikturës murore dhe të ikonës. Në vijim të traditës pikturore të shek. XIII-XV Onufri shtoi elementin realist dhe etnografik të mjedisit shqiptar. Ai e zbuti mjaft kanonin bizantin, duke bërë përqasjen e pikturës kishtare me jetën e gjallë dhe mjedisin real. Onufri ka zbukuruar me pikturat e tij një varg kishash në Berat, në Shpat të Elbasanit, si dhe në Maqedoni e në Greqi. Veprat e Onufrit kanë karakter të kushtëzuar mesjetar nga tema dhe trajtimi. Mbi subjektin fetar Onufri ndërton skena me karakter dhe bën gërshetim kompozicional të figurave me sfondet e arkitekturës, me peisazhin e fushave, të pllajave të gjelbëruara e të maleve të larta shkëmbore, që ngrihen me shkallëzime të stilizuara. Afresket dhe ikonat e përmasave të mëdha dallohen nga depërtimi në botën e brendshme të figurave. Figurat e pikturuara nga Onufri janë të pajisura kurdoherë me bukurinë e lartë fisnike të idealizuar, por edhe me tipare individuale të vjela nga jeta. Onufri krijoi një ansambël me tipare të veçanta individuale, me skena e figura të ndërlikuara në një kompozim. Ai ishte mjeshtër i ngjyrave dhe penelit. Parapëlqente kontrastin e fortë të ngjyrave dhe shkallëzimin e butë të toneve, të kuqen e flakëruar, "të veçantë e të paimitueshme", vjollcën, të gjelbrën, të artën e shndritshme vezulluese. Te Onufri gjejmë shpesh ornamentin bimor, por ai fut aty-këtu edhe atë gjeometrik të lashtë. Onufri zë një vend të shquar në kulturën shqiptare dhe në atë ballkanike.

(Fjalori enciklopedik shqiptar)
Zuletzt geändert von egnatia am Fr, 06. Jun 2008, 14:19, insgesamt 1-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

kadrie
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 218
Registriert: Mi, 07. Jan 2004, 17:34

Di, 03. Jun 2008, 21:01

Arti i Rilindjes Shqipetare.

K.Idromeno,nje nga autoret me te shquar te Rilindjes Shqipetare.Me Portretin "Motra Tone" ai na kujton "Mona Lizen" e da Vincit.K.Idromeno ishte gjithashtu skulptor,arkitekt,muzikant,fotograf etj."Motra Tone"eshte Portreti i motres se Artistit,ajo nuk eshte ekspozuar asnjehere sa ka qene gjalle Autori,sepse motra e tij ka vdekur shume e re.Pas Vitit 1954 u be vleresimi i vertete i Piktures,dhe me kete pune u shenua fillimi i nje periudhe te re per Artin Shqipetar.Sot pothuajse te gjitha punet e K.Idromenos ndodhen ne Galerine Kombetare ne Tirane.

pershendetje
kadrie

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Di, 03. Jun 2008, 21:20

Faleminderit, Kadrie!
Po, Kol Idromeno është/ishte piktori i famshëm i periudhës së Rilindjes, ashtu si edhe shumë figura të tjera të talentuara të asaj kohe...!

Kol Idromeno (1860-1939)

Kol Idromeno ishte piktor, arkitekt, skulptor, fotograf dhe skenograf i talentuar. Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Kur u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh të ndryshme, duke punuar si arkitekt, skulptor, fotograf, skenograf, inxhinier dhe piktor. Ai ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923) dhe mori pjesë edhe në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931). Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Ai ka mbajtur edhe një korrespodencë me vëllezërit Lumiere në Paris. Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike.Ka krijuar një numër të madh kompozimesh etnografike. Portreti i tij "Motra Tone" nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i pejsazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare ("Oborri i një shtëpie shkodrane") dhe si një pionier i pikturës realiste sekulare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezantuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen edhe sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër etj.

(marrë nga Shkodër.Net...)
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Mi, 04. Jun 2008, 12:25

egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 06. Jun 2008, 9:16

Përshëndetje, Squatrazustradin!

Ti mirë e ke, por mendoj se, nuk është keq pasqyrimi i vlerave të kulturës shqiptare. Me sa di unë, shumica janë studentë në këtë forum dhe, ndoshta, dikur mund t'ju duhen dhe tema të tilla. Edhe ti si historian (mos gabohem), mund të na ofrosh gjëra të ndryshme nga historia shqiptare...
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 06. Jun 2008, 9:39

Zef Kolombi (1907-1949)

Zef Kolombi është një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. I lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë Shkodrane, ai mbeti jetim që në fëmijërinë e tij të hershme dhe u rrit në kujdesin e gjyshes së tij në Shkodër. Në kërkimet e punës, ai u çudit nga rrugët e qyteteve italiane dhe jugosllave. Me ndihmën e bashkqytetarëve, ai u regjistrua si student në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, ku dhe u diplomua më 1933. Pas kthimit të tij në Shqipëri, atij iu dha një vend si mësues vizatimi në Elbasan dhe më vonë në Shkodër. Një pjesë e gjeneratës së re të piktorëve shqiptarë mësuan prej tij teknikat e para të këtij arti. Puna e tij artistike përfshin portrete, pejsazhe, natyra të qeta dhe një numër të vogël kompozimesh. Ai është padyshim një nga piktorët më të famshëm të natyrave të qeta në pikturën shqiptare. Një transparencë ngjyrash, një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve mund të vërehet qartë në pikturën e tij. Specialistët e huaj janë kënaqur me natyrat e qeta të tij, pasi ato mund të qëndrojnë me plot meritë në galeritë më të mira të botës. Kolombi ka krijuar gjithashtu portrete dhe peisazhe, të penetruara nga pikëllimi, duke shprehur gjendjen emocionale të autorit dhe humorin e tij në atë moment. Punimet e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Ato mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Shkodër etj.

(marrë nga Shkodër. Net)
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Fr, 06. Jun 2008, 12:50

Squatrazustradin hat geschrieben:egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
Pershendetje Squatrazustradin

Pajtohem me mendimin e Egnatise dhe mendoj se eshte shume e qelluar kjo teme qe pasqyron vlerat e pasura te artit tone nga kohrat e kaluara. Nese kemi parasysh faktin qe ne diaspor eshte veshtir te gjesh material qofte ne gjuhen shqipe apo ne gjuhe te huaj qe pasqyrojne keto vlera ateher mund te them se egnatia tashme ka plotesuar nje boshllek te kahershem. Nga ketu une shfrytezoj rastin te e pergezoj per kete angazhim dhe pres te lexoj akoma per vlerat tona kulturore. Nese dikush nuk shkruan, kjo nuk do te thot se nuk i ka lexuar ose nuk i pelqejne ti lexoj..
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Viktor
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2947
Registriert: Mo, 26. Dez 2005, 16:51

Fr, 06. Jun 2008, 14:34

Squatrazustradin hat geschrieben:egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
qfar ofendimi :roll:

@egnatia

ka naj foto?

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fr, 06. Jun 2008, 15:21

Viktor hat geschrieben: @egnatia
ka naj foto?
Po, këtu në këtë link (lidhje):
http://www.shkoder.net/al/piktore.htm
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Fr, 06. Jun 2008, 21:11

Piktori Fatmir Haxhiu
lindi më 28 dhjetor 1927 në qytetin e Gjirokastrës,Shqipëri. Rrjedh nga një familie e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Përmetit. Në vitin 1930 familia e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës, ku kaloi gjithë jetën deri në ditët e fundit më 10 Mars 2001.

http://www.zemrashqiptare.net/article/A ... toret/261/

http://zemrashqiptare.net/images/articl ... derbeu.jpg

Viktor
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2947
Registriert: Mo, 26. Dez 2005, 16:51

Sa, 07. Jun 2008, 17:18

Fatmir Krypa

Name: Fatmir Krypa
Born: 1942, Gjakova, Kosova
Country of Residence: Kosova
Specialities: Graphic Art
Promoted By: Guests of Honour

Fatmir Krypa was graduated from the Academy of Applied Arts in Belgrade in 1968, while he received master degree from the Academy of Figurative Arts in Zagreb in 1977. He is a member of KAFA since 1973. He was awarded with 14 National Prizes.

Bild

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Sa, 07. Jun 2008, 19:02

Viktor hat geschrieben:
Squatrazustradin hat geschrieben:egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
qfar ofendimi :roll:

@egnatia

ka naj foto?
fakti eshte fakt, dhe aty ku ka te drejte squatra, ka te drejte.
shifet ketu shume mire,se shume njerez nuk interesohen per pikture,art,literatur.
plus shifet,qe shume njerezeve nuk u intereson,se çfare ndodh ne shqiperi,por vetem tema si bashkimi kombetar,apo tema te tjera romantike(tema te tilla jane mbushur plot me komente,plus tema per kosoven dhe maqedonine jane stermbushur).kjo shume qarte shifet se sa njerez shkruajne ne rubriken "albanien - politik/wirtschaft", perveç squatres,mua dhe dikujt tjeter rralle dikush shkruan per tema aktuale ne shqiperi.

Benutzeravatar
Bizza
Site Admin
Site Admin
Beiträge: 1029
Registriert: So, 12. Feb 2006, 15:28

So, 08. Jun 2008, 12:14

Egnatia, Ndoshta nuk e pengoj temen tënde aq fort më nje piktor të panjohur.

Personalisht e preferoj nje piktor, quhet Arsim Kajtazi, qe jeton në gjermani edhë qe nuk eshtë aq fort i famëshëm në skenë piktorve shqiptare.

Shum me pëlqen ne pikturat e tij se ngjyrët, figurat edhë vijat e lejojn spektatorin të ndiejn disa emocionet e piktorit por edhë t'i përforcon ndjenjat e tua në çastin e shikimit. Më së shumti më habis arsyeja se në çdo pikturë Arsim Kajtazi e thekson dashurien, nostalgjien, ndjenjat të ndryshmë edhë kujtimin gjallë..

Bild
Himmel der Liebe, 1994

Bild
Das dritte Auge, 1987

Bild
Einsam im Regen

Bild
Wärme der Liebe

Bild
Liebessehnsucht, 2005

Bild
Warten auf den Frieden, 2005



http://www.arsimkajtazi.com/
Gib deine Träume niemals auf. Wenn du sie verloren hast, existiert noch der Körper, aber innerlich bist du längst tot.

Për të gjithë e në të gjitha pikëpamjet kam qenë e jam njeriu kot, i humbur.

Nostalgie wird durch heimatliche Luft gestillt.

Viktor
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2947
Registriert: Mo, 26. Dez 2005, 16:51

So, 08. Jun 2008, 13:26

Kusho1983 hat geschrieben:
Viktor hat geschrieben:
Squatrazustradin hat geschrieben:egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
qfar ofendimi :roll:

@egnatia

ka naj foto?
fakti eshte fakt, dhe aty ku ka te drejte squatra, ka te drejte.
shifet ketu shume mire,se shume njerez nuk interesohen per pikture,art,literatur.
plus shifet,qe shume njerezeve nuk u intereson,se çfare ndodh ne shqiperi,por vetem tema si bashkimi kombetar,apo tema te tjera romantike(tema te tilla jane mbushur plot me komente,plus tema per kosoven dhe maqedonine jane stermbushur).kjo shume qarte shifet se sa njerez shkruajne ne rubriken "albanien - politik/wirtschaft", perveç squatres,mua dhe dikujt tjeter rralle dikush shkruan per tema aktuale ne shqiperi.
Fakt pa kuptim

qka kontriboj Squatrazustradin per teme? se vetem na tregoj me nji menyr te ofindimin se shumica nuk ka interes per ket...e tash...duhet me than se ka Squatrazustradin interes? per mue jo....

ku gjindemi....mi ja nis na gjith kshtu?

Pak ma shum toleranc

Besoj se kjo tem eshte per informim dhe as un nuk i njoh ghitha sene...per ato...nuk di qka me pyes apo qka me than...
as Squatrazustradin nuk diti...se vetem mi ofendu...edhe si mi pëlqy ose mi interesu dikunja naj piktor shqiptar...kurse nuk ka as nje Piktur..?!?

Pak ma shum toleranc....dhe pak ma pak mendjemadhsi

dhe kusho....mos ma trego mue ket rast...se i njof boll mir..vetem mendoje ne temen "Musik".


Ps. me vjen keq se kjo tem nuk gjindet ne gjuhen gjermane....skam kuptim pse ne gjuh shqipe...


me fal...se e prisha temen...ka munci me shly ket bised?

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

So, 08. Jun 2008, 14:37

Kusho1983 hat geschrieben:
Viktor hat geschrieben:
Squatrazustradin hat geschrieben:egnatia & kadrie

Mos u mundoheni kot, sepse siç po shifet ne kete Forum askush nuk interesohet per tema te tilla (piktore te shquar, mitologjia shqiptare, etj.). Njerezeve ketu me shume preferojne tema si kush tradheton me shume, burri apo gruaja, shtremberimi i fakteve historike apo kush kendon me mire, plehro ose plehri. :roll:
qfar ofendimi :roll:

@egnatia

ka naj foto?
fakti eshte fakt, dhe aty ku ka te drejte squatra, ka te drejte.
shifet ketu shume mire,se shume njerez nuk interesohen per pikture,art,literatur.
plus shifet,qe shume njerezeve nuk u intereson,se çfare ndodh ne shqiperi,por vetem tema si bashkimi kombetar,apo tema te tjera romantike(tema te tilla jane mbushur plot me komente,plus tema per kosoven dhe maqedonine jane stermbushur).kjo shume qarte shifet se sa njerez shkruajne ne rubriken "albanien - politik/wirtschaft", perveç squatres,mua dhe dikujt tjeter rralle dikush shkruan per tema aktuale ne shqiperi.
Edhe ti gjysmen rrena i ke!!

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

So, 08. Jun 2008, 21:22

Anastas Konstandini:

Bild
Shkolla e parë shqipe në Pogradec nga Anastas Kostandini

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

So, 08. Jun 2008, 21:25

piktori me i njohur i shekullit te 20. ibrahim kodra:
Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano ku jetonte prej 30 vjetësh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.
burimi: http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Kodra

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

So, 08. Jun 2008, 21:29

dy gjera,qe shume njerez nuk i dine:
1.odhise paskali pervec se ka qene skulptor,ka qene edhe piktor.
2.llazar sotir gusho(i njohur me pseudonimin lasgush poradeci)ka qene poet,shkrimtar,ekonom dhe piktor!

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

So, 08. Jun 2008, 21:36

nje gje tjeter shume interesante:
nje numer goxha i madh i piktoreve shqiptare te shekullit te 20 jane me origjine nga pogradeci (keshtu vangjo vasili, lasgush poradeci,anastas konstandini,etj.).edhe abdurrahim buza pikturen e tij te pare e krijoj gjate qendrimit te tij ne pogradec.disi eshte e kuptueshme,qe qyteti i pogradecit me liqenin e ohrit dhe me fshatrat perreth(lin,tushemisht,parku i drilonit)eshte nje motiv i shkelqyer per nje piktor.

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Di, 10. Jun 2008, 14:01

Nje nga piktoret me te njohur shqiptar, pas Onufrit eshte David Selenica nga Voskopoja. Ja edhe nje afresk te tij ne nje nga kishat e Voskopojes:

Bild
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Zurück zu „Shqip“