Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Poezi, fjale te urta, gjeegjeza, humor etj.

Fr, 29. Jul 2005, 22:33

Gjëegjeza

Nje livadh me dy dritare,
me dy kroje e tri bunare???

Nje lis me dymbëdhjetë dega,
gjashte te buta e gjashtë të egra???

Për të qeshur

Nje plak hyn në një bar dhe e pyet kamarierin:
-Sa bën kafeja në këtë lokal?
-Pesëmbëdhjetë lekë.
-Po sheqeri?
-Sheqeri është me çmimin e kafesë.
-Mirë,atëherë më sill një kafe e një kile sheqer.

Fjalë të urta
-Ai që sheh përpjetë, rrëzohet përtokë.
-Kur s`ke pulën do hash sorrën.
-Njera dorë lan tjetrën, të dyja së bashku lajnë faqet.
-Macja largohet, minjtë hedhin valle.

Kush ka dëshirë ti gjejë pergjigjet dhe të shkruajë diçka tjetër më të bukur.Uroj pjesëmarrje të këndshme. egnatia
Zuletzt geändert von egnatia am Sa, 07. Apr 2007, 9:49, insgesamt 2-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta Gjeegjeza Per te qeshur

Sa, 30. Jul 2005, 21:28

Mirëmbrëma të gjithëve.

Gjëegjeza
Rrumbullak,brumbullak,
treqind kokrra ka në bark???

Ishte se ç`na ishte,
fund e majë para kishte???

Për të qeshur
Ujku e gomari.
Barinjtë dhe qentë u lëshuan mbi një ujk dhe po e ndiqnin për ta vrarë.
Prapa ujkut me ta vraponte dhe një gomar.Kur e zunë ujkun,edhe gomari ja rrasi një shqelm.Atëherë ujku tha:
-Bariu dhe qentë kanë të drejtë,se u hëngra delet,kurse gomari atë ma dha kot,se atij s`i kam bërë gjë.Atij nuk do t`ia fal.

Fjalë të urta
Gur-gur bëhet kalaja,fjalë-fjalë bëhet belaja
Delen e vetme e ha ujku.
Mos e ngit gjarprin që fle,se ngrihet e të zë.
Shiu i butë,lag të marrë e të urtë.

deri herën tjetër egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Naim Frasheri - Perralla ne Vargje

Sa, 30. Jul 2005, 21:31

*Përralla në Vargje shkruar nga Rilindasi ynë i madh Naim Frashëri*


Pëllumbat dhe Laraskat

Ca pëllumba ishin bashkë në një fole,
një laraskë u erdhi dhe me ta u përzje;
u bë si pëllumb e bashkë me ta rrinte,
me ta hante, pinte dhe ngrihej e flinte,
po rrij e përzishme as qeshte as lonte.
Pëllumbat me të shkuan ca muaj
e se muarrën vesh se ishte i huaj.
Një ditë laraska nuk di qysh harroi,
hipi mbi një pemë edhe zu e këndoi;
me të nxjerrë zënë, gjithë e kuptuan
e shanë dhe e rrahën, pastaj e dëbuan.
Me të rremë kur botën mos e qesh,
vjen një ditë e puna del në shesh,
vetëm e vërteta është e uruar,
gënjeshtra gjithnjë është e mallkuar.


Dhelpra dhe Lejleku

Dhelprës një kockë i kishte mbetur
në grykë e kishte rënë e mekur;
lejleku e pa dhe sqepin e përpoqi,
zbriti, ia zuri e kockën ia hoqi.
Dhelpra u ngrit, për gryke e përfshihu!
Ai po vdiste dhe po i thosh i ziu:
"Ç'pata unë i gjori që e shpëtova,
mirë më gjeti, vetë e kërkova,
se unë e dija që është e ligë,
është e pa besë, e keqe shtrigë."
I ligu dorë s'heq nga e tija,
ndaj atij nuk i vlen mirësia.


Lexim të këndshëm

egnatia
Zuletzt geändert von egnatia am Fr, 07. Apr 2006, 20:58, insgesamt 2-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Re: Fjale te urta Gjeegjeza Per te qeshur

Sa, 30. Jul 2005, 21:48

egnatia hat geschrieben:Mirëmbrëma të gjithëve.

Gjëegjeza
Rrumbullak,brumbullak,
treqind kokrra ka në bark???

Ishte se ç`na ishte,
fund e majë para kishte???
..
deri herën tjetër egnatia
nuk e di kush a po cka jane keto dy gjeegjeza?

?
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta Gjeegjeza Per te qeshur

Sa, 30. Jul 2005, 23:49

Mirëmbrëma harabel

Dëshiron zgjidhjen e këtyre dy gjëegjezave?

Përgjigja e parë është -Kungulli
Përgjigja e dytë është -Peshku

Po qe se di ndonjë shkruaj se janë shumë të bukura.Duhet te mendohemi pak për zgjidhjen.

Të pershëndes egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Re: Fjale te urta Gjeegjeza Per te qeshur

So, 31. Jul 2005, 10:14

egnatia hat geschrieben:Mirëmbrëma harabel

Dëshiron zgjidhjen e këtyre dy gjëegjezave?

Përgjigja e parë është -Kungulli
Përgjigja e dytë është -Peshku

Po qe se di ndonjë shkruaj se janë shumë të bukura.Duhet te mendohemi pak për zgjidhjen.

Të pershëndes egnatia
flm për zgjidhjen...
te mendohemi? ku te marre mendjen i gjori unei, skam koke fare.. me humbi mendja fare....
:)
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta Per te qeshur Gjeegjeza

So, 31. Jul 2005, 10:51

Ska gjë harabel
po shkruaj unë persëri.

Gjëegjezë

Lluqe,lluqe papalluqe,
hyn e bardhë e del e kuqe?

Kur e lidh ecën,
kur e zgjidh nuk ecën?

Për të qeshur
Një të sëmuri i ishte mbushur mendja se ishte kokërr misri,prandaj kishte frikë gjelin. E shtruan në spital dhe mjeku nuk shikonte ndonjë gjë shqetësuese për trupin. E mbajti një kohë në spital dhe kur ju duk se ishte i shëruar i thotë: Mendoj se tani je i qetësuar se nuk je kokërr misri,sduhet të kesh më frikë nga gjeli.
-Mirë mua mu mbush mendja,po gjelit a do i jetë mbushur?

Fjalë të urta
Ku mbillet s`korret.
Më mirë sokol një ditë,sesa sorrë një vit.
Si të më shtrosh ti ,do të të mbuloj unë.
Po mbolle ferra,s`mund të ecësh zbathur.

Po e le vendin dhe për të tjerët që dinë zgjidhjen dhe shkruajnë diçka të bukur. Përshëndetje egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
harabeli
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 1017
Registriert: Mo, 09. Mai 2005, 10:22

Re: Fjale te urta Per te qeshur Gjeegjeza

So, 31. Jul 2005, 11:16

egnatia hat geschrieben:Ska gjë harabel
po shkruaj unë persëri.
Fjalë të urta

Më mirë sokol një ditë, sesa sorrë një vit.


Po e le vendin dhe për të tjerët që dinë zgjidhjen dhe shkruajnë diçka të bukur. Përshëndetje egnatia
Ahhhh, kjo fjale e urte
" Më mirë sokol një ditë, sesa sorrë një vit."
eshte "balsam für meine seele"!!!!
-
"Never regret. If it's good, it's wonderful. If it's bad, it's experience"
-

kadrie
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 218
Registriert: Mi, 07. Jan 2004, 17:34

Fjal të urta,Zitate të ndrüshme

So, 31. Jul 2005, 11:21

Guri i rëndë qëndron në Vëndin e vet.
Uthulla e fortë thyen enën e vet.
Më mir të të dali Syri se sa Nami i keq.
Më tuaj me kë rri të të them se kush je.
Trupit të sëmur i ndihmon mjeku,kohës së sëmur mendimtari .I pari është pran te dysheku .Potjetri larg qyqari.
Koha është si një Letër e bardh ku çdo njëri shkruan mbi të,
Kur shkrimi s,është i bukur çfaj ka Koha për këtë?
Me veten Të luftosh beteja më e vështir ,mbi veten të fitosh ,Fitorja më e mir.
Mendo me gjith shpirt për gjëra të mëdhaja ,dhe dije se mendimi është i vetmi realitet në Botë.
Kur andralla ke mbi Kokë ather i kujto,dhe sa rron e je në tokë rri shkujdesur si ato.
ju përshëndes kadrie

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta etj,

So, 31. Jul 2005, 11:38

Kadrije pershendetje,
janë të mrekullueshme kto fjalë të urta.
Trego të tjera.
egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta Gjeegjeza Per te qeshur

Di, 02. Aug 2005, 20:20

Përshendetje

Një thënie e re

Që prej shekujsh rron e thëna:
"Qengj i urtë pi dy nëna".
Por nuk dini më të renë:
"Pi ryshfeti gjithë kopenë!"


Kali e dhelpra

Një ditë kali takon dhelprën:
Rroftë e qoftë dinakëria!
Me dredhira eshtyn jetën;
për këtë flet lashtësia...

Do bësh mirë ta kyçësh gojën,
kur përmend kohën e vjetër;
kafsha që e mashtroi Trojën
ishte kalë e sìshte dhelpër!

Po,vërtet ishte një kalë,
që trojanët i gënjeu.
Porse ky a skishte dalë
nga një dhelpër,nga Odiseu?


Gjëegjeza

Eshtë një gjësend:
herë është e ëmbël si sheqer,
herë është e hidhur si zeher?

Ara e bardhë,fara e zezë,
e mbjell me dorë,e korr me gojë?


shpresoj ti gjej ndonjeri përgjigjet
egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

kadrie
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 218
Registriert: Mi, 07. Jan 2004, 17:34

Fjalë të urta

So, 07. Aug 2005, 13:11

Si pas Vëndit bëhet Kuvëndi.
Guri i rënd në Vënd të vet.
Gruri borsh e mban Kokën lart.
Plagët që shkakton Gjuha jan më të thella se plagët që shkakton Shpata.
Më mir të të dali Syri se sa nami i keq.
Zitate nga Shkrimtar të ndryshëm:
Vyrtyti lëvdohet ,por edhe e urrejnë,por edhe i vidhen.Vyrtyti ngjall respekt,por me respekt s,bën dot rehat,ai ngjall Admirim por Admirimi s,të zbavit,e në këte Botë Njeriu duhet ti ketë shpatullat e ngrohta......"Didroi""
Qëndrushmëria e Karakterit çmohet kudo në të gjitha gjërat....."Didroi"
Ka të ngjarë që i lig të jetë mëshpesh një Budalla se sa një i mënçur...."Didroi"
Thonë mos lakmo Floririn por Emrin e mirë.Por kush nuk ka Flori,s,ka as emër të mirë.
Për të qen i Lumtur duhet të jesh i ndershëm .Megjithatë unë shoh plt Njerëz të ndershëm që s,janë të Lumtur, e plot të Lumtur që s,jan të ndershëm...Didroi....
Didroi është shrimtar i Klsizismit Franzes........
Ju pershëndes kadria

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Pergjigje e Gjeegjezave

Do, 11. Aug 2005, 14:27

Gjëegjezat
Një livadh me dy dritare,
me dy kroje e tri bunare? ( Koka e njeriut)

Një lis me dymbëdhjetë dega,
gjashtë të buta e gjashtë të egra? (Muajt e vitit)

Lluqe ,lluqe papalluqe,
hyn e bardhë e del e kuqe? (Buka kur del nga furra)

Kur e lidh ecën,
kur e zgjidh nuk ecën? (Këpuca)

Të tjera Gjëegjeza

Barkun prej guri,
shpinën prej hekuri,
zemrën ta ngrënça!?

Ara e bardhë,fara e zezë,
e mbjell me dorë,e korr me gojë?

Kurrë zërin mos ta dëgjofsha

Dhelpra kishte parë sorrën me ca djathë në sqep e donte tì a merrte.Afrohet dhe i thotë:
-Sdo të kisha dashur gjë në këtë botë,veç ta dëgjoja zërin tënd sa bukur e ke!
Sorra u kënaq nga fjalët e dhelprës dhe hapi sqepin të këndonte.Copa e djathit i ra dhe dhelpra ia mori.Atëherë dhelpra i tha:
-Tashti që ta mora djathin,kurrë zërin mos ta dëgjofsha!

Fjlalë të urta

Gjithë krojet rrjedhshin,por yti mos shteroftë.
Në daç vil rrush,në daç mbaj kosha.
Moti i mirë shihet në mëngjez.
Po nuk hëngre hudhra ,s`të vjen era.

Përshëndetje egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Per te qeshur

Di, 16. Aug 2005, 20:06

Për të qeshur

Një ditë Zefi po mendohej,me byrek në dorë kaloi tek rruga e ambulancës në Shkodër.
-O Zefë ka je nis kështu?-i thonë ca miq.
-Po shkoj tí bëj një radiografi byrekut,ju kthye ai.
-Shitësi më tha se është me mish,po mua më duket se s´ka gjë brenda.

Fjalë të urta

Unë të them:ja ujku,ti më thua:ja gjurma.
Kush digjet nga zjarri,i fryn dhe kosit.
Sa ke jorganin,shtrihi këmbët.
Mollën e kuqe nga jashtë,shihe mos ka krimb nga brenda.

Gjëegjeza

Si nuset marrin malin,
si plakat bien poshtë?

Dhëmbë ska,
e bar ha?

egnatia
Zuletzt geändert von egnatia am So, 30. Okt 2005, 20:03, insgesamt 1-mal geändert.
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

kadrie
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 218
Registriert: Mi, 07. Jan 2004, 17:34

Fjalë të urta

Sa, 20. Aug 2005, 19:40

Kush ka djegur gjuhën nga Qumështi i fryn dhe Kosit.
Motra jemi shoqe s,jemi,shoqe jemi motra s,jemi.
Koka e falur s,pritet.
Ku dhëmb dhëmbi shkon dhe gjuha.
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
kush pushtyn lart i bie në Surrat.
çdo mjellësh do të korrësh.
koha e mirë duket në mëngjes.
Rri shtrëmbur dhe fol drjetë.
S,bie Rufeja në Hale.
kadrie

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te urta Gjeegjza Per te qeshur

Di, 13. Sep 2005, 13:06

Për të qeshur

Një ditë Leci shkoi tek berberi për tu rruar.
Berberi ishte i pa kujdesur dhe e preu disa herë ne faqe.
Sa herë që e priste,merrte pak pambuk e ia vinte mbi plagë. Kur filloi faqen tjetër,e preu përsëri dhe deshi ti vinte prap pambuk. Leci nuk priti e i tha:
- Jo, mjaft me pambuk, këtë faqe do ta mbjell me duhan, se mu dogj e shkreta hundë.

Gjëegjeza

Janë tre vëllezër:
njeri shkon e s`vjen,
njeri bie e sçòhet,
njeri ha e s`ngopet?


Tridhjet e dy zagarë ,
i turren një dhelpre
dhe kurrë s`mund ta kapin?


Fjalë të urta

Kush ha kumbulla ,e kujt i mpihen dhëmbët
Çtë bësh në det, e nxjerr në kripë.


Një vjershë e shkruar nga Karmell Kandreva

Shqiptari dhe arbëreshi

Ti nga ana e lindjes
unë nga ajo e perëndimit
ndodhemi të dy përpara
së njejtës bjeshkë,
përballo të përpjetën
dhe vazhdo gjithmonë
në kalimin e vështirë
të lavdisë së popullit tim!
E di se ti do të arrish
i pari në pikën më të lartë.
Shiko tatëpjetën e rreptë
dhe zgjat dorën vëllazërore!
Kështu dielli,duke na parë
të dyve bashkë,buzëqesh
dhe shndrit më me gëzim
mbi shpirtin e arbërit trim.

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Meta
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 348
Registriert: Sa, 27. Aug 2005, 0:28

Di, 13. Sep 2005, 22:37

mua po me pelqejne, me paska marr malli te lexoj gjegjeza...


m

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Pergjigje e Gjeegjezave

Mi, 14. Sep 2005, 8:42

Zgjidhje e Gjëegjezave

Si nuset marrin malin,
si plakat bien poshtë? ( Shkëndijat e zjarrit )

Dhëmbë ska,
e bar ha? ( Sfurku )

Barkun prej guri,
shpinën prej hekuri,
zemrën ta ngrënça? ( Vatra, Saçi, Buka )

Ara e bardhë,fara e zezë,
e mbjell me dorë,e korr me gojë? ( Letra e shkruar )

Tridhjetë e dy zagarë,
i turren një dhelpre
dhe kurrë s`mund ta kapin? ( Gjuha dhe Dhëmbët )

Janë tre vëllezër:
njeri shkon e s`vjen,
njeri bie e sçòhet,
njeri ha e s`ngopet? ( Tymi, Hiri, Zjarri )

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Per te qeshur

Do, 15. Sep 2005, 14:40

Luani dhe macja

Luanin e kishte marrë uria dhe del për gjah. Mbyti një dre dhe po e hante.
Njëri del për shëtitje dhe shikon luanin që po hante mish dreri.Pranë luanit qëndronte një mace dhe priste hisen.Ky njeri u bë kureshtar e vazhdoi të shikonte.Luani mori kokën e drerit , e hapi ,i nxori trutë dhe ja dha maces. Spriti më njeriu,pyet luanin:
- Pse ja dhe maces pjesën më të mirë të gjahut ? Ti je mbreti i gjithë kafshëve ?
- E shikon hundën time,-ja ktheu luani,-kam frikë se kur fle gjumë,vjen miu e futet në hundën time. Macja është e vogël e më mbron prej minjve,kur unë fle.



Gomari i fqinjit

Njëri vajti ti kërkonte fqinjit gomarin,se do të shkonte në mulli. Fqinji i tha se gomarin nuk e kishte. Ky u largua. Ndërkaq, gomari filloi të pëlliste në ahur.- U kthye prap dhe pyet fqinjin: Pse thua se nuk e ke gomarin, ja ai po pëllet në ahur?
- Kumbar, ti dëgjo atë që të them unë, mos dëgjo se pëllet gomari!

egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Fjale te Urta - Naim Frasheri

Fr, 23. Sep 2005, 17:47

Disa Fjalë të Urta nga Rilindasi Naim Frashëri

Kombin tënd e mëmëdhenë
lipset shumë t`i duash,
më tepër se vetëhenë,
nga shpirti ti mos i shquash.

Gjuhën e mëmëdhehut mëso
ajo mun të të ndritojë
edhe të tjerat i këndo
po atë të kesh për zonjë.

Atë ta dha mëma jote
bashkë me qumshtin e saj,
pa të tjerat prej bote
i ke mësuar më pastaj.

Nga gjithë bota më parë
të nderojmë Shqipërinë,
të duam shqipëtarët
dhe shqipen si perëndinë.

Mos u rëndo duke mësuar,
se gjë sbëhet pa munduar.

Mendja të mos kishte gjetur
shumë dituri,
njeriu do të kishte mbetur
posi bagëti.

Kusëria, ligësia
dhe sa të këqija janë
edhe gjithë marrëzia
padijen mëmë kanë.

Dituria është e mirë,
padija është errësirë.

Gjithë njerzit i duaj
mos i pandej si të huaj

Deri herën tjetër
egnatia
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Zurück zu „Shqip“