Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 22. Nov 2013, 23:29

Sot është 105 vjetori i Kongresit të Manastirit, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ia uron të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.

"Kongresi i Manastirit është një ndër ngjarjet më të shënuara të historisë, është shenjë dhe shënjues i bashkësisë dhe i bashkëkohores për popullin shqiptar.

Në 22 nëntor të vitit 1908 veprimtarët e çështjes shqiptare, ende të ndarë në entitetet territoriale të Perandorisë Osmane që ishte në grahmat e fundit, u mblodhën në një qytet, asokohe të rëndësishëm për shqiptarët e ku sot, fatkeqësisht, për shkak të politikave e praktikave të pandërprera të spastrimit etnik, thuajse nuk ka më shqiptarë. Dijetarë e atdhetarë nga Vilajetet e Janinës, e Shkodrës, e Kosovës, e Manastirit por edhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA, në vende të ndryshme Evropiane, apo në vende të tjera të Perandorisë Osmane, u mblodhën në Manastir për të diskutuar e për të tejkaluar dallimet mes alfabeteve të propozuar. Prej tyre, sot e kemi dhuratë njërën prej pasurive publike më të çmuara e më të dashura për të gjithë ne, Alfabetin tonë", theksoi Lëvizja Vetëvendosje!.

"Të qeverisur prej atyre që nuk e kanë për turp regjimin e publikes, qoftë kjo territor, qoftë kjo gjuhë e kulturë, shqiptarët sërish kanë nevojë për një angazhim të përbashkët, që lë pas dallimet e ndryshimet, nën shembullin e atdhetarëve të Kongresit të Manastirit. Sot, gjithashtu, vëmendja duhet të shkojë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni. Të vendosur nën sulme të padrejta, nën dhunë të vazhdueshme, shqiptarët territorialisht po spastrohen prej qyteteve ku kanë jetuar e kanë shkruar historinë tonë, si Shkupi, Manastiri e Ohri. Njëkohësisht, po diskriminohen ekonomikisht e po dënohen me injorancë përmes moszhvillimit të arsimit, edhe në vendet e tjera ku jetojnë, në tokën e tyre, në Maqedoni. Nevojitet përkujdesja e vazhdueshme e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare që të ndalen sulmet huligane ndaj fëmijëve në autobusë shkollorë, apo ndaj muzeve si ai i Kongresit të Manastirit. Lipset ndihma dhe këmbëngulja për arsimimin dhe zhvillimin ekonomik të tyre, përndryshe pabarazia ekstreme po shndërrohet në aparteid. Duke uruar që arsimi, kultura, akademia e mbi të gjitha gjuha, ky element themelor i kombit tonë, të zhvillohen e të përforcohen, ne e përkujtojmë Kongresin e Manastirit jo si një datë muzeale, por si një datë të gjallë. Sot e kësaj dite thirremi në frymëzimin e kësaj date, dhe veprojmë nën shenjën e saj", thekson Vetëvendosje!. (INA)

Zurück zu „Shqip“