Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:01

Kenge Burimore, Folklori, Vallja dhe Traditat Artistike Kercovare / Uskanore

http://www.youtube.com/watch?v=BvH1VWzbWFo
http://www.youtube.com/watch?v=DNmE9hYfajQ
Zuletzt geändert von Illyrian^Prince am Do, 19. Sep 2013, 22:04, insgesamt 1-mal geändert.

Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:04

Kenge Burimore, Folklori, Vallja dhe Traditat Artistike nga Bresana / Opoje

http://www.youtube.com/watch?v=j4CHRpzGEGw

Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:06

Dasma tradicionale nga Permeti

http://www.youtube.com/watch?v=ZlM62T9JTQ8

Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:08

Dasma tradicionale nga Tetova

http://www.youtube.com/watch?v=EHhS6FXJ5yo



Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:14

Dasma tradicionale nga Fieri

http://www.youtube.com/watch?v=VSDUORUwBQk


Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Do, 19. Sep 2013, 22:20

Lojrat tradicionale ne Rugove

http://www.youtube.com/watch?v=I9-ow8fsklA

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 20. Sep 2013, 8:35

Illyrian Prince

Shum falemnderit për këtë përmbledhje

Përsh.
Florim
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Squatrazustradin
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1482
Registriert: Sa, 04. Aug 2007, 16:22

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 20. Sep 2013, 17:33

Personalitetet të shquar Shqipëtar që kanë dhënë kontribut për kulturën shqiptare

KUKUZELI Jan, figure e shquar e kultures bizantine, me origjine nga Durresi, njihet si muzikanti dhe kengetari me i madh i Kostandinopojes ne shekullin XI. Merita qendron ne faktin se nocioni muzikor i tij u perdor per disa shekuj ne muziken kishtare. Kukuzeli punoi mbi nje sistem te shkrimit muzikor te krijuar nga ai vete, me emrin sistemi kukuzelik. Ky sistem, i cili paraqitet si faza e trete e semiografise bizantine, perdorej mbi 40 germa grafike dhe bazohej ne rrathet muzikore. Ky sistem u shtjellua ne nje traktat te vecante me titull "Fillimi i shenjave psalltike te perpiluara dhe te perpunuara prej mjeshtrit Jan Kukuzeli".

ANDREA Aleksi 1425-1505 (i mbiquajturi Durrsaku). Arkitekt, piktor dhe skulptor shqiptar dhe nje prej artisteve me te medhenj te rilindjes dalmatiane. Ne te gjitha mbishkrimet e veprave shenon origjinen e tij nga Durresi, ku dhe lindi. Ne moshe te re mergoi ne qytetin Spilit, te Dalmacise, ku dhe studioi prane skulptorit Mark Troja. Eshte autor i statujave te lozhes se tregtareve ne Ankone te Italise, i 1454 afreskeve ne nje kishe te ishullit Arabe te Dalmacise. Kryevepra e tij mbahet pagezimorja e Trogirit.

BARLETI Marin (rreth 1460- 1512). Humanist i njohur, historian, i pari autor i njohur dhe nje nga me te medhenjte e letersise se vjeter shqiptare. U lind ne Shkoder dhe per jeten e tij dihet shume pak. Ka jetuar ne mergim si prift ne trevat venedikase, ku dhe plotesoi kulturen e tij humaniste dhe u be nje njohes i thelle i letersise klasike dhe gjuhes latine, me te cilen shkruajti veprat e tij. Prej Barletit njihen tri vepra, "Rrethimi i Shkodres", "Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut" dhe "Shkurtore e jetes se papeve dhe perandoreve".

Arkitekt Kasemi (1570-1650) Mjeshter i arkitektures klasike osmane. U lind ne fshatin Gremsh te Tomorrices, Skrapar. Studimet e larta per arkitekture i kreu ne Stamboll dhe u radhit nder ndihmesit me te afert te arkitekt Sinanit. Ai ka sherbyer si kryearkitekt i perandorise osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance ne Stamboll si dhe mjaft vepra ne Shqiperi si bujtina, ura, banja dhe trasete e rrugeve mesjetare Berat Korce etj.

BARDHI Frang (1606-1643) Leksikografi i pare shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf. Nje nga autoret me te vjeter te letersise shqipe. Lindi ne nje familje te larte klerikesh te Kallmetit (Zadrime). Beri studimet ne kolegjin fetar te Loretos (Itali) dhe me 1635 u emerua peshkop i Sapes. Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip, "Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.

BOGDANI Pjeter(1625-1689). Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare. Lindi ne Gur te Hasit (Kukes) ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit. Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve", u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.

BUZUKU Gjon shek.XVI. Autori i pare i njohur deri tani i letersise shqiptare, shqiperuesi i nje libri kishtar qe eshte quajtur "Meshari" (1555), me e vjetra veper shqipe qe ka arritur.Kopja e librit eshte e cunguar, i mungojne 16 faqet e para. Vepra permban lende kishtare dhe pjese kryesore te liturgjise katolike.Meshari eshte botuar ne alfbetin latin te tipit gjysmegotik.

TEPELENA Ali Pashe, sundimtar i fuqishem feudal ne Shqiperine Jugore. Themelues i Pashallekut autonom te Janines, kryengrites kunder pushtetit te Portes Osmane ne Shqiperi. Lindi ne Tepelene ne nje familje feudalesh ushtarake dhe u dallua per aftesite e energjite, me te cilen ndoqi planet e veta ambicioze per t'u bere sundimtar i vetem i vendit duke perdorur te gjitha mjetet. Me 1784 fitoi graden e "Pashait" si komandant ushtarak prane Valiut te Rumelise ne Sofje. Politika e Ali Pashe Tepelenes synonte autonomine dhe bashkimin e krahinave shqiptare nen sundimin e pashallekut te Janines.

ASDRENI(Aleks Stavre Drenova 1824-1947). Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat. Eshte autor i Himnit te Flamurit. Me krijimtarine e tij shenoi nje hap ne kalimin nga romantizmi te realizmi.

KRISTOFORIDHI Kostandin 1827 1895. Levrues dhe studiues i gjuhes shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombetare, arsimit dhe kultures. Lindi ne Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea te Janines. Veprimtaria e tij themelore lidhet me perhapjen e gjuhes dhe shkolles shqipe. Ai njihet si hartuesi i pare i Abetares se pare shqipe ne gegerisht ne vitin 1867 dhe nje vit me vone po kete abetare e botoi ne toskerisht. Vepra themelore eshte "Fjalori i gjuhes shqipe". Eshte perkrahes i teorise mbi prejardhjen pellazge te shqipes.

GJIKA Elena (Dora d'Istria) 1829-1888). Shkrimtare dhe publiciste perparimtare rumune me origjine shqiptare. Eshte autore e shume studimeve si Kombesia shqiptare sipas kengeve popullore, Shkrimtaret shqiptare te Italise jugore, Shqiptaret ne Rumani, etj. Eshte e njohur ne opinionin boteror per ndihmen e dhene ne ceshtjen shqiptare.

FRASHERI Naim 1846-1900. Poet i madh i Rilindjes Kombetare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Frasher te Permetit. U shkollua ne gjimnazin "Zosimea", ne Greqi. Poema e tij e pare ishte "Shqiperia", qe entuziazmoi patriotet shqiptare, botuar ne vitin 1897. Ne Stamboll ishte nder botuesit kryesore te revistes "Drita", me pas "Dituria", ku u botuan shume vjersha te tij, proza e vargje per shkollat shqipe. Me 1886 botoi poemen "Bageti e bujqesi". Veprat kryesore jane "Qerbelaja", "Historia e Skenderbeut", "Gjuha shqipe", "Korca" etj.

IDRONOMEO Kole 1860-1939 Piktor i Rilindjes Kombetare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit. Lindi ne Shkoder dhe qe ne moshe te vogel shfaqi prirje per artin. Ai kishte nje studio fotografike dhe ka dhene i pari shfaqje kinematografike ne vend ne vitin 1912. Krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik. Kryevepra e tij eshte "Motra Tone" viti 1883. Eshte i pari ne artin shqiptar qe trajtoi peisazhin.

KONICA Faik 1876-1942. Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjate veprimtarise se tij eshte perpjekur per nje gjuhe letrare te perbashket dhe ndihmoi ne pasurimin e zhvillimit te stilit letrar dhe publicistik te shqipes se shkruar. Veprat e tij me te njohura jane "Doktor Gjelpera zbulon rrenjet e drames se Mamurrasit", "Nen hijen e hurmave", etj.Njihet si drejtues i revistes Albania", nje prej organeve me te rendesishme te Rilindjes.

Aleksander Mosiu(Artist i Popullit) Lindi ne qytetin e Kavajes ne vitin 1879. Ai ridhte nga nje familje shqiptare e Moisive, e cila per arsye ekonomike emigroi ne Trieste. Pas mbarimit te shkolles se mesme ne Grac te Austrise dhe pas nderprerjes se konservatorit te Vjenes, Moisiu per arsye ekonomike filloi te punoje si duartrokites ne opera dhe si figurant ne Burgteater, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.Debutoi me sukses ne vitin 1903 ne Teatrin gjerman te Prages, ne Teatrin "Skena Popullore", te Berlinit etj. Moisiu u vleresua si aktor ne rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, nderkohe qe vetem rolin e Fedjas ne dramen "Kufoma e gjalle", te Leon Tolstoit e interpretoi 1200 here. Vetem tre vjet para se te nderronte jete, ne vitin 1935. Moisiu triumfoi ne skenat e Evropes ne shfaqjen jubilare "Fausti" te Getes.

EFTIMIU Viktor 1889-1972, Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kultures rumune dhe asaj boterore. Akademiku Eftimiu, lindi ne fshatin Boboshtice te Korces, dhe emigroi ne vitet e para te jetes ne Bukuresht te Rumanise. Nder veprat e tij spikasin romanet "Njeriu qe pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr.Fausti" etj si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skenderbeu", esseja "Folklor shqiptar" etj.Gjate jetes se tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen. Ne fillimin e viteve '20 ishte kryetar i nje Shoqate atdhetare, e cila punonte per mbrojtjen e te drejtave te Shqiperise si shtet i pavarur.

GJADRI Gjovalin 1899-1974 Inxhinjer, konstruktor i shquar ne projektimin dhe ndertimin e urave. Lindi ne Shkoder. Shkollen e mesme dhe te larte e kreu ne Austri. Njihet si nje nga zbatuesit e punimeve te Ures se Matit nje prej urave te johura ne literaturen boterore, e cila ne vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria shqiptare. Nder urat e projektuara prej tij permenden ura e Penkoves, e Mbrostarit, e Rrogozhines, ura e shetitores "Deshmoret e Kombit".

PORADECI Lasgush (Llazar Gusho), 1900-1989. Poet lirik.Lindi ne Pogradec ne nje familje zanatcinjsh. Arsimin e kreu ne qytetin e lindjes, me pas u shkollua ne Athine dhe Rumani dhe studimet i perfundoi ne Austri. Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u permblodhen ne vellimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemres" (1937). Lasgush Poradeci ka perkthyer ne gjuhen shqipe vepra te poeteve te shquar botetore (Hajne, Majakovski, Pushkin, Gete).

KONO Kristo kompozitor, Artist i Popullit. Lindi ne qytetin e Korces ne vitin 1907. Ka kryer studimet e larta muzikore ne Paris te Frances, dhe u diplomua ne konservatorin Xh.Verdi te Milanosper klarinete dhe instrumentacione per bande. Kur u kthye ne atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore te disa qyteteve. Krahas kompozimeve si romanca, poema per kor, solist e orkesterka. Ai ka kompozuar operten "Agimi", vepra e pare e ketij lloji ne muziken tone, dhe operen "Lulja e kujtimit", ku per here te pare ne muziken skenike trajtohet tema patriotike. Eshte nga autoret e pare shqiptare qe vuri motivin popullor ne partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti ate ne nivelin e muzikes se kultivuar.

Mitrush Kuteli (Dhimiter Pasko) 1907-1967 Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe perkthyes. Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta per ekonomi i kreu ne Bukuresht te Rumanise. Ne veprimtarine letrare njihet per veprat "Nete shqiptare", "Ago Jakupi e te tjera rrefenja", "Fshati im e pi rakine", "Pylli i geshtenjave", "Xinxifillua", "Tregime te mocme shqiptare", etj. Njihet edhe si kritik letrar.

CABEJ Eqerem 1908 -'80. Nje nga figurat me te shquara te shkences arsimit dhe kultures shqiptare. Studimet e larta i ka mbaruar per filologji ne Vjene te Austrise dhe u specializua ne gjuhesine krahasuese indoevropiane. Veprimtarine shkencore e shtjelloi ne gjuhesi, por edhe jashte saj, ne folklor, etnografi dhe histori te letersise. Vend zene studimet etimologjike dhe leksiokologjike historike, dialektologjia e onomastikes si edhe kodifikimi i gjuhes letrare. "Studime etimoligjike ne fushen e shqipes", "Hyrja ne historine e gjuhes shqipe", "Fonetika historike e shqipes",jane disa prej veprave me te spikatura te tij.

KOCO Tefta Tashko, artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit. Lindi ne Fajum te Egjiptit. Studimet per kanto i filloi ne France, ne qytetin Monpelje me 1927 dhe i vazhdoi ne Paris ne vitin 1930 ne Institutin e Larte te Muzikes.Ne vitet 1931-1932 mori pjese ne konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vleresua per cilesite e saj vokale-interpretative. Veprimtarine koncertale ne Shqiperi e nisi ne vitin 1935, duke dhene koncerte ne te gjithe qytete e vendit

BUDA Aleks. Historian profesor, kryetar i Akademise se shkencave ne vitin '72. Lindi ne vitin 1911 ne Elbasan. Studimet i ka kryer ne Austri. Ka dhene ndihmese te madhe ne fushen e historise mesjetare shqiptare dhe te Rilindjes Kombetare. Eshte bashkeautor dhe redaktor pergjegjes i "Historise se Shqiperise" (1959).

KRAJA Marije, kengetare e periudhes se Pavaresise dhe me pas Artiste e Popullit. Lindi ne Zara (Dalmaci) ne vitin 1911.Arsimin e mesem dhe te larte e ka kryer ne Austri. Veprimtaria e saj perfshin te gjitha gjinite e muzikes vokale te kultivuar qe nga muzika e dhomes (kenge romance) dhe oratoriale dhe deri tek muzika skenike. Ka perfaqesuar artin lirik shqiptar edhe ne vendet e Evropes dhe Azise.

Kadri Roshi (Artistit i Popullit). Lindi ne 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Perfundoi studimet e larta ne Prage ne vitin 1941. Qe nga ajo kohe dhe deri sot ai numeron 170 role te cilat perbejne nje jete te madhe artistike, ku nderthuren veshtiresite e nje jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri te aktori origjinal me portretin e njeriut te fisem.Eshte konsideruar si legjenda e skenes dhe ekranit shqiptar.

AGOLLI Dritero, poet, prozator dhe publicist i njohur.Lindi ne vitin 1931 ne Menkulas te Devollit. Per nga gjinite, krijimtaria e tij eshte e pasur, midis te cilave spikat romani "Komisari Memo", romani satirik "Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo", si dhe shume poema ku gjejne shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut.

KADARE Ismail. Eshte shkrimtari me i madh i letrave shqipe, i cili qe pas viteve '90 jeton ne France. Kanditat i cmimit Nobel ne letersi. Lindi ne vitin 1936 ne Gjirokaster. Eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Eshte nderuar me titullin e larte "Nderi Kombit".Kadare ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, i Akademise se Berlinit. Veprat e tij jane perkthyer ne 20 gjuhe te botes.

HATIBI Ervin, Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec.
<a href="http://www.danasoft.com"><img src="http://www.danasoft.com/sig/boneymummieson.jpg" border="0">

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 20. Sep 2013, 17:39

Eposi i Shqiptarëve | Kreshnikët

Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i “kultit të epopesë”.
Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë “epope imagjinare” dhe t’i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike.
Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e “Epit të Gilgameshit”, ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: “paskam marrë nji sy gjumë”. Kur Muji mendohet, “sheh barin kah rritet”. Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore.
Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.
Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Zakonisht është thënë se në këtë këngë maten fuqitë tokësore me ato detare ("një bajloz i zi ka dalë prej detit"). Janë gjurmuar e gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit nga bajlozi "tim për tim", ashtu siç ishin ligjet e administratës së perandorisë. Në fakt, burimi themelor i rapsodisë së Gjergj Elez Alisë është mbarimi i epokës së flijimit të njeriut (gruas) për një vepër, për një fushatë apo për haraç. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes për të shpëtuar një epokë nga morali i trashëguar prej qëmoti se njeriu mund të flijohej i gjallë - siç ndodh me nusen e murosur në baladat ballkanike. Ai mund bajlozin, që kërkon natë për natë "ka 'i dash t'pjekun", natë për natë "ka 'i vashë të re". Mundja e bajlozit shënon fundin e asaj konvente që e përligjte flijimin e gruas. Gjergj Elez Alia amniston përgjithnjë gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokësor) i hyjnive të eposit shqiptar thekson karakterin autoktonik të popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitë kanë një hierarki shumëshkallëshe (nëntokësore, gjysmëtokësore - Persefoni e kalon gjysmën e vitit nën tokë dhe gjysmën mbi tokë- ktonike dhe uranike - qiellore), në eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike të botës shqiptare janë tokësore. Në folklorin rrëfimtar, duke përfshirë epin dhe përrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "të bukurën e dheut" (të kësaj toke) në traditën etnofolklorike të vendit dalin e bëhen bashkë figura të tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua zot rreshtat"), "ato të lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike të eposit shqiptar përkon me atë stad të mendimit, kur në letërsinë antike helene "perënditë zbritën nga Olimpi", por, megjithatë, mbetën figura të rëndësishme të ndërgjegjes së besimit. Kjo është më e vonët se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, më e hershme se ajo kohë kur perënditë greke u bënë për t'u përqeshur në komeditë e Aristofanit.
"Dy kalendarët" e kohës (jashtëkohësisë) në epos dhe në historinë e jetës njerëzore lidhen me dallimet ndërmjet përfytyrimit mitologjik për kohën në mendësinë e lashtë dhe në mendësinë moderne. Një prej fakteve folklorikë interesantë për këtë është përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas, që shihet si tipar universal i eposit. Në eposin shqiptar, për të treguar largësi, zakonisht thuhet “nantë konaqe larg” ose "nantë vjet udhë". Kjo ngjan me idiomën letrare të eposit të shumerëve, ku largësia tregohet jo me njësi të hapësirës, por me njësi të kohës: "Më zuri shqiponja me kthetra të hekurta,/ Dhe katër orë në lartësi më ngriti". Ose: "Shkuan më tej, dy herë nga njëzet orë,/ Derisa nga larg dalluan një cep toke". Përdorimi i kohës për hapësirën dhe anasjelltas ka lidhje me atë shkallë të zhvillimit mendor të botës njerëzore, kur ende procesi i lëvizjes prej së shkuarës në të ardhmen përfytyrohej si njëdimensional. Në këtë përmasë njësoheshin deri në padallim koha dhe hapësira.
Këto mendësi të një stadi të lashtë antik përbëjnë argumente artistikë parësorë për debatin mbi burimin kohor të eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikëve përmban një ndërthurje tiparesh të eposeve antikë dhe atyre europianë të periudhës mesjetare. Por ka më shumë tipare të eposeve antikë se të atyre mesjetarë. Ekzistojnë një varg argumentesh folklorikë në favor të një përcaktimi kronologjik relativ të burimit të eposit në periudhën e kalimit prej ilirëve tek shqiptarët, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhës së fundme të romanizimit në përballjen me dyndjet sllave.
Në shkencën sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve të eposit serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv të shqiptarëve, dikur nga shekulli i 18-të e këndej. Disa nga dijetarët vendës janë bashkuar në mendimin se eposi shqiptar është "i periudhës bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohën e krijimit të "Digenis Akritas" tek grekët. Këto pikëpamje, herë hapur e herë tërthorazi, herë me qëllime të caktuara e herë nga mosbesimi tek faktet, duke e kushtëzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose të atij bizantin, e vonojnë mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.




Të dhënat e zhvillimit të përgjithshëm kulturor të shqiptarëve tregojnë se eposi verior është krijuar në një periudhë zhvillimi divergjent. Kjo është periudha e ndarjes më të madhe etno-krahinore të viseve shqiptare (Gegëri e Toskëri) - fakti është se nuk gjenden gjurmë të eposit në jug të Shkumbinit. Kjo është periudha e ndarjes së polifonisë në jug prej homofonisë në veri. Kjo është periudha e rotacizmit në jug dhe e nazalitetit në veri. Kjo është periudha e ruajtjes së a-së në gegërishte dhe e kthimit të saj në "ë" në toskërishte. Nga pikëpamja kulturore eposi ka lindur në kohën kur u vërtetuan ndryshimet më të rëndësishme dydegëshe të kulturës shqiptare - gege dhe toske. Kjo nuk do të thotë se eposi është një traditë e mbyllur folklorike në veri. Ka shumë të dhëna që provojnë se cikli verior nuk është aq verior, sa të mbetet i vetëveçuar. Motive themelore të tij gjenden të zhvilluara në folklorin e viseve jugore në formën e rrëfimeve, përrallave apo legjendave.
Nga pikëpamja historike, eposi nuk mund të lindë në çdo kohë dhe nga çdo ngjarje. Vetë eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartësve të tij me popullsinë e ardhur në Ballkan, mban vulën e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e përjashton krijimin qysh në kontaktet e para me popullsinë e ardhur, duke paralajmëruar audiencën se të tjera gjëra ndodhnin “kur kem’ pas’ besë me krajli”. Nga një kërkim në një mënyrë pak tendencioze mund të hetohen edhe të dhëna që shfaqen si dëshmi të një rreziku që vjen nga deti dhe që në nënshtrat mund të lidhet edhe me jehonën e një kohe të pushtimeve romake. Këto fakte e arsyetime lejojnë të mbrohet mendimi se në epos, pavarësisht nga karakteri i tij shumështresor, megjithatë, ekziston një “kohë e parë”. Ajo përkon me shek. 7-8-të, kur ndodhin proceset më të rëndësishme divergjente të brendshme në kulturën etnike, kur vërtetohen shndërrime cilësore kulturore, si kalimi nga ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (në vend të të folmeve të ngushta të fiseve). Ky proces divergjence ishte përparimtar, sepse, duke ndarë koinenë kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencën brenda tyre, njësoj si kishte ndodhur në antikitet me katër dialektet e greqishtes. Pikërisht në këtë periudhë vendësit përballen me dyndjet sllave në Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv të tyre.
Edhe të dhënat rreth nocionit të një hapësire mitologjike në epos janë favorizuese për kushtëzimin e burimit të tij me periudhën e këtyre shndërrimeve të mëdha. Nëse studiuesi do të vihej në kërkim të një “habitat-i” prehistorik të botës së personazheve dhe ngjarjeve të eposit, të një "atdheu shpirtëror", të një "patria poesis", kjo do të gjendej në kultin e dheut të të parëve, në mitin e vendlindjes, në shenjtërimin e bjeshkës, në hyjnizimin e dheut, në atë kuptim që gjermanët e përdorin këtë fjalë kur thonë "land". Ndonëse të kufizuara, në epos ka të dhëna të tilla me karakter etnoveçues, që gjenden të trashëguara në botën shpirtërore shqiptare. Këto fillojnë me dallimin “të vetët - të tjerët”, që është nga shenjat më të hershme të ndërgjegjes së bashkësisë. Ka të ngjarë që në opozicionin “kreshnikë - shkje” është po ai opozicion që gjendej tek grekët e vjetër në formën “helenë - barbarë”. Ndonëse më shumë mund të flitet për një nocion landi, vendlindjeje, për një Itakë shqiptare, sikurse është Moreja tek arbëreshët (në këngët historike, se për një hapësirë të përcaktuar qartë, prapë vetëdija e një atdheu që i bën bartësit e eposit të ndihen mes tyre "të vetët" del aty-këtu. Eshtë me vend të kujtohet se edhe në eposin antik helen kishte dy kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhës, por ai nuk gjen prehje pa mbërritur "atdheun e ngushtë", Itakën.
Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lamberci argumenton se në eposin verior ka "mbi 40 tema të ngjashme" me ato të këngëve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcë a don gja") është si zgjedhja e Heraklitit. Në një këngë të njohur shqiptare Omeri i vogël duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogël) tek këngët akritike. Këto gjurmë janë inkurajuese për të shkuar drejt përfundimit se eposi shqiptar, i mbiquajtur “cikli verior”, duke e parë në lidhjet e tij artistike me gjithë folklorin e vendit, nuk është dhe aq verior dhe i kufizuar sa është paraqitur nëpërmjet termit. Këtu edhe gjeografia historike pak hyn në punë.
Veçohet për nga rëndësia shtresëzimi i eposit mbi bazën e tipeve të personazheve. Më në hollësi duan vëmendje personazhet mitologjikë, duke theksuar karakterin e tyre polistadial, prej fëmijërisë së njerëzimit. Heronjtë kryesorë të eposit (Muji) përfaqësojnë kultin e fuqisë, sikurse Akili në veprat homerike; kurse kalimi në stadin e kultit të diturisë - dinakërisë (kulti i Odiseut) nuk është aq i vërtetuar. Eposi shqiptar ka në qendër heroin e luftës, ndërsa heroi i paqes, "heroi i dytë" - Halili - më shumë anon nga kulti i bukurisë. Në eposin helen Odiseu duhej të mposhtte joshjet e aventurës dhe të arratisë, duke qenë larg atdheut, prandaj duhej t'i zgjidhte situatat mençurisht, kurse në eposin shqiptar Halili është në atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojë zemrat "devojkave" me hijeshinë burrërore

Autor Dr.Shaban Sinani

Bibliografi:
1. Albert Lord, "The Singler of Tales", 1962.
2. Maximillian Lambertz, "Die Volksepik der Albaner", Leipzig, East Germany, 1958.
3. "Epi i Gilgameshit", 1999.
4. "Shah Name", përkthim i Vexhi Buharasë, dorëshkrim.
5. "Çështje të Folklorit Shqiptar", 1-6.
6. Fatos Arapi, "Këngë të moçme shqiptare", 1986.
7. Berndardin Palaj - Donart Kurti, "Visaret e Kombit"-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, "Vargu i këngëve të kreshnikëve”, 1987.
9. Eqrem Çabej, “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve”, 1958/2.
10. Faik Konica: "Shqipëria -kopësht shkëmbor në Europën Juglindore", 1993.
11. Stavro Skëndi, “Albanian and South Slavic Oral Poetry”, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, "Morfologija skaskih",1958.
13. Shaban Sinani, "Mitologji në eposin e kreshnikëve", 1998.
14. “Bernardin Palaj - opere”, Roma 1969.
15. Celentano. L. “Letteratura greca”, Napoli 1995.
16. Clarotti-Crussi, “Viaggio nell’epos”, Torino 1996.
17. Robert Elsie, “Albanian folktales and legends”, Tiranë 1994.
18. Vladimir Propp, “Ruskij geroiçeskij epos”, M. 1958.
19. Sigmund Freud, “Psicoanalisi dell’arte e della letteratura”, Roma 1993.

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 20. Sep 2013, 17:46

Teatri Shqiptar

Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apolloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke patur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apollonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apollonise zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erës së re).
Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.
Drama dhe levizja teatrore rinisi ne kuadrin e levizjes se Rilindjes kombetare Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subject nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale “Ta Zografia” të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello”..
Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”. Më 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Çifutit”, Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shën Françeska e Azisit”, më 1909.
Po ne kuadrin e luftes per pavaresi ne vitin 1902, Fan S.Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”. Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon Z.Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”.
Në vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labëria”, më 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”. Do të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: “Hamleti”, kufoma e gjallë; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit; “Fausti” i Gëtes; “Edipi Mbret”, etj., etj.
Në fushën e regjisë, në këto vite spikat regjizori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.
Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë, dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja” të Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Çaçit.
Në qytete, në këtë kohë, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkendija” në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës “Vilhelm Tel” përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi(dy korifej te ardheshem te teatrit ) perben nje moment te rendesishem ne historine e teatrit te asaj kohes., Karakteristikë e kësaj periudhe, është edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist si Besim Levonja që më vonë, do të bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali.
Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë.U hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar .Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.
Teatri pas luftës, ashtu si edhe letersia, u zhvillua ne kornizen e metodes relaizmit socialist. Megjithate u krijuan vepra me vlera te medha kombetare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin më të madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si: Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër Filipi.
Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë profesionistë, si: Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.
Hapja e shkollës së parë për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu” dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë Akademisë së Arteve”, hapi një epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj , që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte , sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e nje shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombetare e cila mori një hov sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si “Toka Jonë”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi në Plazh”, “Karnavalet e Korçës, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Fijet e Natës”, “Këneta”, “Shtëpia në Bulevard”, “Mbi Gërmadha”, “Fisheku në Pajë”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri”, “Shumë Zhurmë për Asgjë”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, et., etj.

Ne krijimtarine skenike nje vend te vecante ze edhe levrimi I komedise baziuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hereshme te komedise dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjec dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A.Z. Cajupit .Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshem mori teatri varietese (I nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombetar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne persosjen e veprave skemnike Shqipetare nje rol te vecante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollen edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.

Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene perpjekje nga autorë të rinj per te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd.Aktualish vihen re tendenca positive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistic te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditen.Pavaresisht kesaj teartri tradicional klasik vazhdon te shafqet me sukses nga trupa e teartri kombetar dhe ato trupa te reja private

Andon Qesari
Artsit i Merituar
Aktor regjisor prane Teatrit Kombetar
Pedagog prane Akademise se Arteve



Kinemaja Shqiptare

Filmi hyri në Shqipëri në vitet 1911-12. Shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet Shkodër e Korçë. Sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat.
Filmat e parë u bënë nga të huajt; ata qenë kronika. Kronika e parë për ngjarje të lidhura me Shqipërinë është ajo e lidhur me Kongresin e Manastirit (1908), që sanksionoi Alfabetin e gjuhës shqipe. Gjatë 30 vjetëve pas Shpalljes së Pavarësisë (1912) u xhiruan kryesisht kronika, filma dokumentarë, nga shoqëri të huaja kinematografike të Europës apo SHBA, si dhe nga amatorë.
Menjëherë pas Luftës II Botërore u krijua nga shteti Agjencia Shqiptare e Filmave (1945), e cila më pas u shndërrua në Ndërmarrje Shtetërore Kinematografike Shqiptare (1947), kohë kur u bë shtetëzimi i plotë i rrjetit të sallave, importit, dhe prodhimit. Nisi xhirimi i filmave kronikalë dhe në maj 1948 u shfaq kinokronika e parë shqiptare. Në një vend me përqindje të lartë të analfabetizmit në vitet ‘40-’50, shteti i dha rëndësi shtimit të numrit të sallave dhe aparateve lëvizës, si dhe importit të filmave kryesisht nga vendet e Europës Lindore, Franca e Italia.
Një etapë të re shënoi ngritja e së parës studio shqiptare të filmave, Kinostudios “Shqipëria e Re” (1952). Përvoja e parë në fushën e filmit artistik qe bashkëprodhimi shqiptaro-sovietik Luftëtari i madh i Shqipërisë – Skënderbeu (1954, regjisor S. Jutkeviç, fitues çmimi në Festivalin Ndërkombëtar të Kanës). Filmat e parë artistikë të kineastëve shqiptarë janë Fëmijët e saj, film i shkurtër, punë diplome (1957, regj. H. Hakani), dhe Tana (1958, regj. K. Dhamo).
Vitet ’60 shënojnë prodhimin sistematik të filmit artistik në mesatarisht 1 film në vit, kryesisht me subjekte nga Lufta kundë pushtuesve fashistë e nazistë (1939-44) dhe nga reformat e viteve të para pas Luftës. Bënë filmat e tyre të parë regjisorët e rinj Dh. Anagnosti, V. Gjika, G. Erebara, P. Milkani.
Në vitet ’70, me shkurtimin drastik të importit, si rezultat i politikës së izolimit të ndjekur nga shteti në fushën e kulturës,u shenua një rritje të ndjeshme të prodhimit, nga 5-6 filma artsitikë në vit në fillim të periudhës, deri në 8-10, për të arritur në 14 në vitet ’80. U zgjerua gama e zhanreve; u bënë filmat e parë për fëmijë, ku u shqua regj. Xh. Keko, (ndër filmat e saj përmendim Beni ecën vetë, 1975); kinokomedia e parë Kapedani (1972, regj. F. Hoshafi e M. Fejzo); u bënë filma historikë e muzikorë; po zhanri më i pëlqyer mbeti filmi dramatik. Krahas të tjerëve bënë filma një brez i ri regjisorësh, R. Ljarja, S. Kumbaro, I. Muçaj, K. Mitro, E. Mysliu. Nisi prodhimin e filmave artistikë edhe TV Shqiptar ( Udha e shkronjave, 1978, regj. V. Prifti).
Në fund të periudhës dhe sidomos në vitet ’80 filmi artsitik shqiptar trajtoi më shumë aktualitetin si dhe ngjarje e personazhe para Luftës II Botërore. Në ekran u afirmuan regjisorë të tjerë me filma si Ballë për ballë (1979, regj. K. Çashku e P. Milkani), Dora e ngrohtë (1983, regj. K. Çashku), Agimet e stinës së madhe (1981, regj. A. Minga), Kohë e largët (1983, regj. S. Pecani), Tela për violinë (1987, regj. B. Kapexhiu), etj. Në vitet ‘70-’80 prodhimi i filmave dokumentarë u stabilizua në rreth 20-40 në vit, dhe pati tipare të thella propagandistike, po edhe kulturore; lindi filmi vizatimor shqiptar me filmin Zana dhe Miri (1975, realizues V. Droboniku e T. Vaso), i cili arriti deri në 16 filma në vit.
Krijimtaria kinematografike, e përqendruar në një kinostudio dhe në TV Shqiptar, qe fryt i bashkëpunimit të organizuar nga shteti mes kineastëve, regjisorëve të të gjitha brezave, shkrimtarëve, piktorëve, kompozitorëve, aktorëve, dhe industrisë kinematografike. Deri më 1990, nga rreth 200 filma artistikë 80 janë ekranizime nga letërsia shqiptare. Në fund të viteve ’80 në Shqipëri kishte 450 salla kinemaje e kinema lëvizëse. Por baza industriale e teknike në këtë periudhë erdhi duke u vjetëruar.
Në vitet ’90, me ndryshimin e sistemit shoqëror, u bënë reforma të thella.Kinostudioja e dikurshme u nda në disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtëpi filmike private (kryesisht regjisorë të kinostudios së mëparshme) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), të ngritur në mesin e viteve ’90, dhe me producentë të huaj. QKK është qendër e re e administrimit të filmit në Shqipëri, që ka dhënë tashmë rezultatet e para; aktualisht prodhimi kinematografik kryhet në bazë të Ligjit për Kinematografinë, mjaft i diskutuar nga kineastët.
Shkollimi i kineastëve shqiptarë nisi në vitet ’50 në vendet e Europës Lindore; më pas, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk u bë më jashtë vendit, por brenda vendit, në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, ose me specializime në Kinostudio.
Kritika dhe studimet për kinemanë u zhvilluan disi krahas rritjes së prodhimit, kryesisht nga vetë kineastët apo nga gazetarë. Revistë e posaçme ka qenë në vitet ’80 Skena dhe Ekrani, e cila pushoi së botuari në fillim të viteve ’90. Në Qendrën e Studimeve të Artit të Akademisë së Shkencave historia e kinemasë shqiptare studiohet në një departament të veçantë.
Deri në fillim të viteve ’90 kineastët kanë qenë të organizuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; më pas ata u veçuan dhe formuan Shoqatën e Kineastëve Shqiptarë.
Arkivi Shtetëror i Filmit, dikur departament i Kinostudios “Shqipëria e Re”, në vitet ’90 u bë institucion më vete. Është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit.
Që prej vitit 1976 në Shqipëri janë organizuar Festivale Kombëtare të Filmit, në fillim një herë në dy vjet për të gjithë filmat, e më pas në mënyrë alternative, një vit për filmin artistik, e një vit për filmin dokumentar e vizatimor. Në vitet ’90 festivalet janë organizuar një herë në pesë vjet. I fundit, Festivali XI – prill 2000, mblodhi gjithë prodhimin e pesë vjetëve, 10 filma artistikë, 27 dokumentarë, 14 vizatimorë. Në prodhimin e viteve ’90 vazhdon të ndjehet tipari i thellë social, preokupimi i artistëve për problemet e shoqërisë, në veçanti të lidhura me dukuritë e reja të periudhës së tranzicionit. Një numër filmash kanë stigmatizuar totalitarizmin. Në këtë festival, për herë të parë u shfaqën prodhime të kineastëve shqiptarë nga trevat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në dy festivalet e fundit (1995, 2000), përveç çmimeve të tjera, u dhanë edhe çmime të karierës, të cilat u fituan nga regjisorët Dh. Anagnosti e K. Dhamo, e nga aktorët K. Roshi e S. Pitarka.

Sot kinemaja shqiptare përjeton një periudhë të vështirë tranzicioni e përshtatjeje me ekonominë e tregut. Përveç rënies së prodhimit ne sasi edhe rrjeti i sallave të kinemave ka zbritur ndjeshem, dhe vetëm kohët e fundit jane bere dhe po bëhen përpjekje për ngritje sallash të reja bashkëkohore si kinemaja “MILLENIUM” ne Tirane dhe nje tjeter ne Elbasan. Nga ana tjetër, forcat krijuese janë të shumta dhe entuziaste, të çliruara nga trysnia etatiste, totalitare, dhe ekonomike e përqendruar, si dhe me iniciativë private përherë në rritje. Mund te thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisë së një kinemaje kombëtare, të lindur e zhvilluar në kushte të caktuara, dhe së ardhmes në ndërtim e sipër.

Abdurrahim Myftiu

Benutzeravatar
Kusho1983
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2625
Registriert: Di, 05. Jul 2005, 14:48

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 20. Sep 2013, 17:52

Kultura Tradicionale Shqiptare

Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.

Mite e besime popullore
Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.
Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.
Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.
Kostumet tradicionale
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

So, 22. Sep 2013, 17:38

Flm per ket illyrian dhe tjer, ish kan interesant me pas nje hart ku mund te gjinden gjith vallet, martesat, veshjet, muzika dhe tradita dhe zakonet tjera mbas vendeve, edhe dialektet, siq e ka Robert Elsie ne faqen e tina me dialektet.! Kultura Shqiptare eshte nje thezar i madh.

Nqofse ka dikush interes, me te lajmrohet...pse mos me hap nje iniciativ!!?

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

So, 22. Sep 2013, 21:25

jo ma mir jo

Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Mo, 23. Sep 2013, 13:44

Alket hat geschrieben:jo ma mir jo
haha pse? se tregon fakte qe na bashkojn :D

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Di, 24. Sep 2013, 12:49

http://www.youtube.com/watch?v=M6zKzDFOwF8

ku mundem te gjej ter Filmin ne internet?

Faleminderit per pergjigjet para prak.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Benutzeravatar
Illyrian^Prince
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 4158
Registriert: Sa, 17. Apr 2004, 17:35

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Di, 24. Sep 2013, 21:41

Mos ma prish temen me ket gjakhakmarrje. nuk o vetem ajo kultura jon :roll: :?

Benutzeravatar
Florim
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 862
Registriert: Fr, 05. Jul 2013, 9:29

Re: Arti & Kultura Shqiptare

Fr, 22. Nov 2013, 19:44

Urime ditën e Alfabetit
- 22 Nëntor, 1908 -


Porsi kanga e zogut t'verës,
që vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
që lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjama e rrfes zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu a' gjuha e jonë shqyptare.
O ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjerime, ballëlarta me flamur!

Zurück zu „Shqip“