albanien.ch Home
-
Forum

Forum Home
Bildergalerie
S'ka problem
Veranstaltungskalender
Postkarten
Quiz

-
Forumstools
FAQFAQ
SuchenSuchen
MitgliederlisteMitgliederliste
 
RegistrierenRegistrieren
Registrierte Benutzer können Beiträge schreiben und die Sprache ändern.

LoginLogin 

Chat

Chat (0) Diese Daten zeigen an, wer in den letzten 5 Minuten online war. Web-IRC (0)
 
albanien.ch Forum     Albanien - Meinungen & Fragen
 
Vjersha dhe tregime per femije!
Gehe zu Seite 1, 2, 3  Weiter
 
Forum-Übersicht -> Shqip Dieses Forum ist gesperrt, du kannst keine Beiträge editieren, schreiben oder beantworten.   Dieses Thema ist gesperrt, du kannst keine Beiträge editieren oder beantworten.
Vorheriges Thema anzeigen :: Nächstes Thema anzeigen  
Autor Nachricht
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: So, 25. Jun 2006, 12:37    Vjersha dhe tregime per femije!

 
Disa vjersha dhe tregime pėr fėmijė!


Harabeli

Dhe shpezėt udhėtarė fluturuan
me shtėrg e dallandyshe - gjithė ē'qenė,
veē harabeli vendit nuk po luan,
ai nuk ia beson kurrkujt folenė.

Livadheve tė korrur fluturon,
me sqep nė bar ēepkat e vėrshėllen
dhe duket se me shokėt kuvendon,
dhe duket se diēka pėrreth s'e gjen.

Dhe sytė e vegjėl hedh pėrmbi zabel,
vėshtron se si mėrgohet shpezėria,
por s'di tė thotė zogu harabel:
"Tė ēmendur ju pse ikni nga shtėpia?"

Dritėro Agolli


Lepuroshi

Deshi lepuroshi
t'bėnte njė mrekulli:
tė vishej me tesha
po sikur njeri.

Veshi pantallona,
kėpucė e jelek,
n'Zvizėr porositi
sahat me qostek.

Mirėpo tė ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshėt e gjatė
s'i ndenjėn n'kapuē.

Rexhep Hoxha

Kam njė qengj, qė ha bar!

Kam njė qengj qė ha bar,
me njė zile nė qafė varė,
kam njė qengj, si njė larosh,
qė ma quajnė bukurosh.

Giēi - giēi plot me gaz
unė e ndjell, ai vjen pas,
be-be-be blegėrin,
vjen nga prapa e m'arrin.

E me brirė, dap e dap,
do tė mė hedhė mu nė trap,
po s'mė hedh se mė ka shok,
prandaj lozim tė dy tok.


Kėngė pėr shiun

Shi, shi, o baba-shi,
bjer, o bjer-o me furi,
shi, shi, o baba-shi,
jepi tokės pak freski!
Shi, shi, o baba-shi,
ku ke qenė gjer tani?

Presin arat plot me grurė
presin pyjet plot me drurė,
presin lulet, trėndafilat,
jaseminėt, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafėgjatat.



...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri


Zuletzt bearbeitet von egnatia am Mo, 09. Nov 2009, 11:33, insgesamt 1-mal bearbeitet
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mi, 28. Jun 2006, 17:09    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Ditėlindja e lepurushes


Na ishte njėherė... njė lepurushe qė e thėrrisnin Mirėsia, sepse vetėm mirėsi kishte nė shpirtin e saj. Ajo kishte ditėlindjen dhe dhjetė kushėrinj tė saj, qė jetonin nė njė qytezė tjetėr, e lajmėruan se do tė shkonin pėr tė festuar ditėlindjen e saj. Kur mėsoi se do t'i vinin kaq shumė vizitorė, mamaja lepurushe u shqetėsua. Tavolina e vetme qė kishin, ishte e vogėl dhe rreth saj nuk mund tė uleshin aq shumė miq. Kishin vetėm tre gota, tre pjata dhe tre karrike, sepse vetėm tre vetė ishin nė shtėpi. Mirėsia, mamaja lepurushe dhe babai lepurush.
- Mos u shqetėso mama, do tė shkoj unė ti kėrkoj tek fqinjėt tanė tė gjitha gjėrat qė na duhen pėr festėn, - tha lepurushja Mirėsia.
Dhe kėshtu bėri. Trokiti nė shtėpinė e arushėve qė e kishte pranė. Teto arushės i kėrkoi dhjetė karrike. Zonja mace i premtoi dhe i bėri gati shpejt e shpejt dhjetė pjata. Bretkosat i premtuan se do t'i dėrgonin filxhanėt sapo tė ēoheshin nga tavolina, kurse urithėt i dhanė tė gjithė lugėt dhe pirunėt qė u nevojiteshin. Iriqėt e kujdesshėm dhe tė saktė si zakonisht, i futėn qelqurinat e tyre mė parė nė kutia qė tė mos thyeshin. Mė nė fund mamaja e lepurushes u qetėsua. Me ndihmėn e fqinjėve tė saj gjithshka ishte gati.
Po prisnin dhe po prisnin. Kushėrinjtė e lepurushes Mirėsia nuk po dukeshin.
Mė nė fund erdhi postieri. Kishte sjellė njė telegram.
"Jemi tė gjithė nė shtrat nga dhimbjet e stomakut. Doktori tha se jemi helmuar e nuk na lejon tė dalim nga spitali.
- Ju urojmė ta kaloni sa mė bukur pėrvjetorin e ditėlindjes.
- Edhe njėqind vjet tė tjera."
Kushėrinjtė lepurusha.
Sa shumė u mėrzit mamaja lepurushe. Gjithė ajo lodhje e shqetėsim dhe ata nuk do tė vinin. E kishte marrė vesh gjithė qyteza.
Lepurushja Mirėsia e mbajti veten. Nė mendjen e saj shkrepi njė ide interesante Idea
Trokiti pėrsėri nė dyert e fqinjėve tė saj dhe i ftoi pėr ditėlindje. Erdhėn katėr motrat bretkosa, kotelet, arushėt, urithi e iriqi. U bėnė dhjetė vetė, po aq sa do tė vinin dhe kushėrinjtė lepurushė. Si e kaluan do tė pyesni ju? Thonė se njė ditėlindje mė e bukur, nuk ishte parė e dėgjuar ndonjėherė. Akoma e kujtojnė dhe sot e kėsaj dite, sepse lepurushja Mirėsia kishte nė shpirtin e saj vetėm mirėsi. ...


...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mo, 03. Jul 2006, 8:04    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Ēerdhja

Na ishte njė herė... njė zog i vogėl qė kishte rėnė nga ēerdhja. Nuk dinte akoma tė fluturonte dhe i trembur u struk nė mes tė shkurreve. Pas njė farė kohe u pėrpoq tė fluturonte, por mė kot. Kėrceu sa andej kėndej dhe u gjend nė njė pyll tė dendur... Po i pushonte zemra nga rrahjet e shpeshta dhe tė forta. Dy arushė tė zinj, duke lozur me njeri-tjetrin, po vinin drejt tij. Kėta ishin Bibi dhe Bobo. Arushėt panė zogun dhe qėndruan. Zogu dridhej ndonėse e ndjeu se arushėt nuk do t'i bėnin gjė tė keqe, pėrkundrazi kėrkonin ta ndihmonin.
Po vinte nata.
- Mamaja mė ka thėnė se nata ėshtė shumė e frikshme, - tha zogu i vogėl duke iu dridhur zėri. Dy arushėt e kuptuan se ai kishte frikė. Nuk mund ta braktisnin. Kėrkuan ca kashtė e disa shkarpa dhe ndėrtuan njė ēerdhe tė vogėl. E vendosėn zogun nė folezė. Aty ai ndjehej mė mirė. U pėrpoqėn ta vendosnin ēerdhen nė degėt e njė druri, por degėn vetėm pėr pak nuk e arrinin dot.
Atė ēast njė ketrush i shkathėt u ngjit mbi trupat e tyre dhe e vendosi ēerdhen nė degėn e gjelbėrt.
Zogu u qetėsua. E ndjente se tanimė nuk e rrezikonte asnjė lloj rreziku dhe se kishte njė ēerdhe aq tė mirė sa nuk e kishte zog tjetėr.
Tė dy arushat dhe ketrushi u kthyen nė shtėpi tė gėzuar. Nė mėngjes zogjtė e kishin shpėrndarė nė tė gjithė pyllin se dy arushėt e vegjėl kishin shpėtuar zogun e vogėl dhe kishin ndėrtuar njė ēerdhe shumė tė bukur.
Shkuan tė gjithė pėr tė parė ēerdhen e sapo ndėrtuar.
Njė rosak mbeti kaq i mahnitur, sa qė kėmbėnguli qė arushėt tė ndėrtonin njė ēerdhe tė madhe me shumė dhomėza ku tė gjithė zogjtė e pyllit tė qėndronin sėbashku pranė njeri-tjetrit ashtu siē jetojnė edhe njerėzit nėpėr qytete. Edhe ketrushi kishte tė njėjtin mendim me rosakun. Nė njė rast tė tillė zogjtė do tė gjendeshin pranė e do ta ndihmonin njeri-tjetrin.
Ishte njė Idea interesante.
Zogjtė rrethuan Bibin dhe Bobon dhe me njė cicėrimė tė pėrbashkėt i spjeguan se ēfarė kėrkonin.
Bibi tha: "Duhet baltė!"
Bobo tha: "Duhet kashtė!"
Ketri bėri njė kotollumbė dhe filloi nga puna. Edhe zogjtė u shpėrndanė sa andej-kėtej, sollėn kush njė pupėl, kush njė shkarpė, e kush diēka tjetėr.
Punuan shumė dhe e ndėrtuan ēerdhen, por ajo ishte aq e madhe sa nuk e vendosnin dot nė degėt e drurėve.
Babai i Bibit dhe Bobos qė kishte ndjekur nga larg me vėmendje tė vegjėlit, qė po ndėrtonin njė ēerdhe tė madhe u afrua pranė tyre dhe sėbashku e vendosėn ēerdhen me shumė dhomėza nė degėt e drurit tė lartė.
Nė degėt e drurit ēerdhja e madhe ishte mahnitėse. Zogjtė nuk e pėrmbanin veten nga gėzimi. Edhe ata kėrkonin t'u dhuronin diēka arushėve. Qukapikėt me sqepat e fortė, ēukitėn dhe shpuan disa vrima nė lugun e drurit dhe e kthyen nė njė dush gigand. Arushėt vrapuan pėr tė bėrė banjė. Pėrqark zogjtė fluturonin tė gėzuar, ndėrsa dy arushėt e vegjėl klithnin dhe lagnin njeri-tjetrin me ujin e ftohtė tė rrėkezave.
Zogjtė kėnaqeshin me lojėn e arushėve.

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Do, 06. Jul 2006, 9:35    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Foka dhe dhelpra polare


Larg, shumė larg, nė Veriun e ftohtė, njė mėngjes dhelpra shkoi afėr fokės, qė ishte shtrirė nė njė cep akulli nė breg.
- Kush je ti? - e pyeti foka me qetėsi duke u pėrtypur.
- U, u, s'mė njihni? - u krekos ajo. - Unė jam dhelpra polare. Motra ime jeton nė Jugun e ngrohtė dhe rri nėpėr pyje, por nuk e ka gėzofin mė tė bukur se timin. Akulli dhe dėbora e bardhė kanė bėrė qė edhe unė t'u ngjaj atyre! Po ti, kush je?
- Unė jam foka!
- Foka?! Ha-ha-ha, qenke shumė qesharake dhe e shėmtuar, moj fokė. Kaq e trashė siē je, as qė mund tė lėvizėsh nga vendi.
Foka , pa u mėrzitur nga sharjet e dhelprės, ia ktheu:
- Megjithatė, mund tė matem me ty!
- Siii? - Tė matesh me mua? Hė!
- E pse jo? - u vrenjt foka.
Dhelpra ja plasi gazit dhe qeshi sa u lodh. Pastaj vrapoi rreth e rrotull duke u tallur:
- Dėgjo, moj fokė trashamane, unė di shumė dhe mund tė them se jam aq e ditur, sa i di tė gjitha, por s'mė kanė dėgjuar veshėt ndonjėherė qė tė matet me mua njė fokė... Mos mė inatos, se t'i ngul dhėmbėt e mi tė mprehtė nė atė tulin tėnd tė majmė.
Por foka pėrsėri nuk u mėrzit. U ngjesh mė shumė pas akullit dhe rėndoi me trupin e saj tė madh. Cepi i akullit krisi, u shkėput me forcė nga bregu dhe filloi tė largohej duke marrė me vete fokėn dhe dhelprėn.
- Ah, ah, po ne po largohemi shumė nga bregu...
Ndihmė! Ndihmė!
Po askush nuk e dėgjonte.
- Ah, kam shumė frikė... Fokė e dashur... ti duhet tė mė ndihmosh patjetėr!
- E pse, nuk tė pėlqen? Si nė varkė, ėė...? - qeshi foka.
- Oh, po bie nė ujė, po rrėshqas nga akulli... Fokė, ti duhet ta kuptosh se uji i ftohtė e prish gėzofin tim tė bukur!
- Kurse timin jo! - tha foka.
- Dėgjo kėtu! - foli dhelpra duke menduar njė dredhi se si tė dilte nė breg. - Po ne duhej tė bėnim njė garė aty nė breg...
Foka u hodh nė ujė dhe tha:
- Jam gati, por unė vrapoj vetėm nė ujė. Nuk e ditke kėtė ti, dhelpėr bukuroshe?
- Po unė s'di tė notoj! - u tremb ajo.
- Ē'mė duhet mua? Ti the se i di tė gjitha, prandaj duhet tė dish dhe tė notosh! - foli foka dhe notoi drejt bregut, ku e prisnin kafshėt e tjera.


...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Fr, 07. Jul 2006, 12:56    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Ē'ėndėrrojnė Vogėlushėt?


Ē'ėndėrrojnė vogėlushėt,
qė shetisin rrėzė malit?
Eh, tė kishim pėr qeleshe
pak nga bora e Korabit!

Ē'ėndėrrojnė vogėlushėt,
qė po lozin nė lugina?
Eh, tė kishim ne nė faqe
portokallet qė ka Vrina!

Ē'ėndėrrojnė vogėlushėt,
qė mizrojnė rrėzė bjeshkės?
Eh, tė kishim ne pėr sytė
pak nga ujėrat e Prespės!

Ē'ėndėrrojnė vogėlushėt,
qė shtegtojnė pas kopesė?
Eh, t'i kishim kėmishat
porsi fusha e Myzeqesė!

Ē'ėndėrrojnė vogėlushėt,
qė po ngjiten majė kodrės?
Eh, t'i kishim ne fustanet
si qilimat e Kosovės!


nga Odhise Grillo


...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
Meta

Beiträge: 348   Senior Member
Senior Member
Wohnort: luzern
Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Di, 11. Jul 2006, 4:28    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Ne Sheti me Babain


Kur dalim ne sheti
dhe s`jemi ne Shqiperi
Babi me shikon me merzi...

Porsa kthehemi ne Gjakove
Qeshe e fol si ne Rugove
Me tregon perralla per Struge
dhe hame fasule me luge

Kur kthejme ne "Perendim"
Me flet babi per Vellezerit Grim

Ne liqenin e Hergiswillit
takojme qikat e Tafilit
Mjellmat kur i sheh te bardha
eshte ne gjendje te iu jap dardha

Shikon diellin me syze te veta
iu thote te gjitheve Tungjatejeta

Ne ēdo vend ndalet me mua
Nuk priton hiq lulet per ti emeruar

Per shume gjera ne qytet
Jep pergjigje si arkitekt

Po e pyete per kafshe te buta
e leshon zerin si lahuta

Nganjehere une e teproj
ndalem ne rruge dhe e vonoj

Por qeshi pak dhe e "mashtroj"
une te pakten keshtu mendoj


Mehmet Haxhosaj
"Fillo me te mbare"
SHB Vatra Prishtine 2006


tung meta
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Sa, 15. Jul 2006, 13:34    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Shtėpiza prej dėbore

Pjesa e parė:

Na ishin njėherė dy arushė. Verėn dhe vjeshtėn i kaluan nė pyll mė sė miri, por ja, erdhi dimri dhe dėbora mbuloi ēdo gjė. Ditėn gjuanin peshk e luanin, por nata ishte shumė e ftohtė, ndaj arushėt vendosėn tė ndėrtonin njė shtėpizė. Po me se? Shikuan rreth e rrotull, vetėm dėborė, kudo dėborė.
- Tė bėjmė njė shtėpi prej dėbore, - thanė dhe menjėherė filluan nga puna. Zogjtė dimėroshė tė pyllit e ēuan fjalėn kudo se arushat po bėnin njė shtėpizė shumė tė bukur prej dėbore. Lajmi i vajti nė vesh dhe dhelprės.
- Ua, shtėpizė prej dėbore?!
S'kam parė e dėgjuar ndonjėherė. Pa dale tė shohim.
- Dhe u nis nė pyll duke kėrkuar vendin ku do tė ndėrtohej shtėpiza. Arushėt kishin punuar sa ishin lodhur e kishin ngritur blloqe tė mėdha dėbore, duke formuar muret rreth e rrotull. Pastaj i kishte marrė uria dhe kishin shkuar nė lumė pėr tė zėnė peshq e pėr tė pushuar pak. Dhelpra i pa muret e pambaruara tė shtėpizės dhe foli: - Pa shiko. pa shiko, arushėt paskan bėrė gjithė kėtė punė! Mė vjen inat qė nuk mė pyetėn mua, qė jam aq e ditur, - dhe nga inati i shkatėrroi muret prej dėbore. Deshi tė ikte me vrap, por vuri re se, duke ecur nėpėr dėborė, mbeteshin gjurmėt e putrave tė saj.
- "Ah! - tha me vete, - do tė mė gjejnė".
Ndjeu erėn e ftohtė tė dimrit qė frynte nga pak dhe mendoi njė dredhi. Ktheu kokėn drejt erės dhe thirri me tė madhe:- Hiē nuk kam ftohtė, fare!
Pėrkundrazi, do tė them se kam shumė vapė.
E dėgjoi era e ftohtė e dimrit. " do tė fryj me gjithė fuqinė dhe do ta ngrij kėtė dhelpėr budallaqe", - tha era.
Fryj e fryj, fryj e fryj, era e ngrinte dėborėn peshė dhe e pėrplaste pėrsėri nė tokė e kėshtu i fshiu pa dashje tė gjitha gjurmėt e putrave tė dhelprės, qė ishte fshehur nė njė zgavėr peme dhe tallej me erėn.
U kthyen arushėt nga peshkimi dhe menduan tė vazhdonin punėn, kur ē'tė shohin? Muret e shtėpizės ishin shkatėrruar dhe mė e ēuditėshmja ishte se rreth e rrotull nuk kishte asnjė gjurmė. Ata u panė nė sy......

vazhdon...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Di, 18. Jul 2006, 9:14    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Vazhdim i pėrrallės - Shtėpiza prej bore


- Ēudi, mor vėlla, kush tė ketė qenė vallė?
- Era, era! Fiu-fiu! - e holloi zėrin dhelpra dhe fishkėlleu si era.
Ata menduan se tamam era mund t'i kishte prishur muret. Atė natė fjetėn jashtė, nė tė ftohtė, por tė nesėrmen pėrsėri filluan punėn. Kur u lodhėn, shkuan pėr tė ngrėnė e pėr t'u ēlodhur nė breg tė lumit, kurse dhelpra shkoi tė shihte se ē'bėhej me shtėpizėn. Sa u inatos, kur pa se muret ishin ngritur tė bukura, tė bardha. Shkoi afėr dhe i prishi. Befas vuri putrat nė kokė. Obo-bo, sa gjurmė kishte lėnė rreth e rrotull! Do ta njihnin arushėt e pastaj ku tė futej! U kujtua dhe filloi tė bėnte dredhitė e saj me erėn e dimrit.
- Uf, sa vapė! Uf, plasa! S'kam ftohtė! - Hidhu andej e kėrce kėtej, thirr andej e bėrtit kėtej, por erė nuk frynte fare. Kur e pa se, kėsaj radhe nuk i eci dredhia e saj, foli: - Hė punė e madhe! Unė do t'i fshij vetė gjurmėt, kam bishtin qė mė ndihmon! - dhe filloi t'i fshinte gjurmėt me bishtin, duke luajtur sa andej-kėtej.
Sa shumė u mėrzitėn arushėt kur u kthyen dhe panė shtėpinė tė prishur. Njėri vuri re se nga shtėpia e deri thellė nė pyll dikush kishte lėnė gjurmė tė ēuditshme zigzage. Tjetri mori zemėr e tha:
- S'ka gjė, vėlla! Shtėpizėn ne do ta ndėrtojmė pėrsėri, por atė qė na e ka prishur, duhet ta kapim e ta dėnojmė.
- Mirė, mirė, - ia ktheu tjetri. - Po si do ta kapim? Unė nuk e kuptoj se ē'mund tė jetė kjo kafshė qė ecėn kėshtu: sa majtas, djathtas e duke rrėshqitur?!
Tė nesėrmen nė mėngjes arushėt ia nisėn punės qė pa gdhirė dhe nuk e ndėrprenė derisa shtėpiza ishte gati: e bukur, e bardhė shumė e bardhė. Vėrtet qė ajo ishte prej dėbore, po, pėr ēudi, brenda ishte shumė e ngrohtė. Mbushėn njė qyp plot me peshq dhe me gaforre dhe e vunė nė mes tė shtėpisė, kurse rrjetėn e peshkimit e varėn tė hapur nė tavan. Arushėt dolėn u fshehėn me kujdes aty afėr shtėpizės pėr tė ruajtur. S'kaloi shumė e u duk dhelpra qė ecte me kujdes e me ngadalė. Kur e pa shtėpizėn, u nxi nga inati.
- Qenke bėrė shumė e bukur, moj bardhoshe, e megjithatė unė do tė tė prish pėrsėri, - tha ajo dhe u soll njėherė rrotull shtėpizės. Papritur ndjeu erėn e peshkut. - Ē,erė e mirė! Prit pak, moj bardhoshe, - tha dhe hyri brenda me vrap. I shkėlqyen sytė kur pa qypin dhe futi turirin e kuqėrremtė brenda, por e tėrhoqi menjėherė duke ulėritur. Hundėn ia kishte kapur njė gaforre e madhe dhe nuk ja lėshonte.
Arushėt hynė shpejt brenda dhe i hodhėn rrjetėn mbi kokė.
- Mė falni kėtė herė! - filloi tė lutej dhelpra. - Unė hyra nė shtėpizė vetėm se i ha shumė peshqit.
- Leri dredhitė, dredharake, se nuk tė shkojnė mė. Dhe sa bukur i fshihke gjurmėt, se!
- Nuk kam faj unė, jo. Herėn e parė i fshiu era, herėn e dytė... bishti.
- Mirė atėherė, - i thanė arushėt, - erėn ne se kapim dot, kurse bishtin tėnd e kemi nė dorė dhe bashkė me ty do ta dėnojmė.
E tėrhoqėn zvarrė deri nė lumė dhe e hodhėn brenda.
- Ha peshq tani, sa tė duash. Kur tė ngopesh, thuaji bishtit tė tė ndihmojė dhe tė tė nxjerrė nga lumi! Dėgjove??
Arushėt u kthyen tė qetė nė shtėpinė e tyre.

marrė nga libri me pėrralla Dragica Dervishi


...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Fr, 21. Jul 2006, 9:44    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Ujku dhe derrkucėt

Na ishin njė herė... tre derrkucė qė e kalonin kohėn nėn ankthin e tmerrshėm tė sulmeve tė njė ujku tė frikshėm. Ujku jetonte nė pyllin pranė shtėpizės sė tyre. Tė tre vėllezėrit derrkucė ishin shumė tė kujdeshėm kur kalonin nė udhėzat e zakonshme apo nė ato tė pyllit sepse e dinin se ujku mund tė shfaqej kur nuk e mendonin apo mund t'u kishte ngritur ndonjė kurth tė panjohur. Gjithsesi nė pyllin pranė ata ishin tė detyruar tė kalonin pėr tė marrė bukėn, ushqimet apo pėr tė shkuar tek tė afėrmit dhe shokėt e tyre.
Sa herė kalonin nė pyll apo nė udhėzat pėrqark tij, tė tre derrkucat nuk ndaheshin nga njeri-tjetri, sepse tė veēuar ujku do ta kishte mė lehtė pėr t'i kollofitur. Mamaja u kishte treguar njė histori se si ujku kishte mashtruar tre qe dhe i kishte shqyer njeri pas tjetrit. U kishte treguar edhe historinė e njė ujku me shtatė keca dhe shumė histori tė tjera me bėmat e frikshme tė ujkut. Derrkucėt e dėgjonin me vėmendje dhe u bėhej se personazhe tė atyre historive tė frikshme ishin vetė ata.
Njė ditė tė tre derrkucėt, kishin dalė tė mblidhnin kėrpudha dhe tė loznin me njeri-tjetrin nė pyllin poshtė shtėpisė sė tyre. Ishin pak tė shkujdesur se e dinin qė ujku nuk para shfaqej nė atė anė. Kishin mbledhur shumė kėrpudha kur befas, pas njė trungu, njeri nga derrkucėt pa kokėn e ujkut me gjuhėn e gjatė e tė kuqe tė nxjerrė jashtė.
- Ujku, - ujku, -thirri i trembur derrkuci dhe ia dha vrapit. Dhe derrkuci tjetėr qė ishte pranė tij vrapoi me sa fuqi kishte...

pjesa tjetėr vazhdon...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Fr, 28. Jul 2006, 17:26    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Vazhdim i pėrrallės - Ujku dhe derrkucėt


- Nuk ka mundėsi, ujku nuk vjen kėtu - tha tjetri dhe ktheu kokėn prapa. Atje pas trungjeve tė mėdhenj pa vėrtetė kokėn e madhe tė zezė tė ujkut, me sytė e shndritshėm e me gjuhėn e nxjerrė jashtė. Shporta me kėrpudha i ra nga dora. Deshi t'i mblidhte.
- Leri kėrpudhat dhe vrapo tė arrijmė nė shtėpi, - i bėrtiti derrkuci tjetėr. Ndėrsa vraponin ata kthenin kokėn pėr vėllain e tyre mė tė vogėl qė nuk dukej gjėkundi. Ishte futur mė thellė nė pyll dhe ndoshta nuk e kishte parė ujkun. Vraponin dhe vraponin dhe mė nė fund arritėn tek shtėpiza e tyre. Kishin vrapuar aq shumė sa po u merrej fryma. Por ishin vetėm dy, dhe derrkuci i tretė, ai mė i vogli nuk dukej gjėkundi. Boobo sa frikė kishin se mos ndoshta ishte gjendur pėrballė me ujkun. Thirrėn e thirrėn por mė kot. Ndėrsa ata thėrrisnin pranė shtėpizės u dėgjuan hapa dhe hungėrima. Nuk kishin dyshim se ishte ujku. E mbyllėn derėn fort dhe u tmerruan kur nė dritaren e vogėl tė mbyllur me hekura panė ujkun e tmerrshėm. E kishin shumė pranė dhe po dridheshin nga frika.
Ujku u largua nga dritarja dhe zuri tė shtyjė derėn, por ata vendosėn syndykun e madh pas derės. Hipėn dhe vetė mbi sėndyk.
Ujku e shtynte derėn por mė kot. Nganjėherė dy derrkucave u dukej sikur dera do tė thyhej. Ah sa frikė kishin. Mamaja u kishte treguar edhe njė pėrrallė tjetėr, ku ujku ishte futur nė shtėpinė e derrkucave, (nė tė vėrtetė mamaja kishte thėnė tė kecave), dhe i kishte ngrėnė derrkucat njeri pas tjetrit, (mamaja kishte thėnė kecat). Ah sa frikė kishin... Po ai vėllai i vogėl derrkuc ku ishte?
Ujku u largua nga dera. Ata dėgjuan sesi ai sillej rrotull shtėpisė pėr tė gjetur mundėsi e tė futej brenda. Ata dėgjuan kacavjerrjen e tij nėpėr mure dhe e kuptuan se po ngjitej nė ēati. Ah, me siguri kėrkonte tė futej nė shtėpizė nėpėrmjet oxhakut. Sa keq qė nuk e kishin zjarrin tė ndezur dhe nuk kishin ujė tė vluar nė kazan, qė tė pėrvėlohej ujku i frikshėm. (Kecat kėshtu kishin bėrė nė pėrrallėn e tyre).
Derrkuci mė i madh zgjati kokėn nė oxhak. Vėrtetė ujku po zbriste nga oxhaku. Rrėmbeu njė dru tė fortė dhe qėndroi anash oxhakut. Edhe derrkuci tjetėr mori njė dru dhe u fsheh prapa fronit tek vatra. Sa frikė kishin. Edhe pak dhe do ta shikonte ujku se ēfarė kishte pėr tė pėsuar. Top nė vend kishin pėr ta lėnė, qė tė mos ngrihej mė. Po mbanin frymėn. U bėnė gati... Njė... Dy... Tre... Sapo koka e ujkut u shfaq nė oxhak, derrkuci i madh qėlloi me sa fuqi qė kishte. U dėgjua njė ulėrimė e tmerrshme dhe ata panė diēka tė zezė qė fluturoi mbi ta dhe ra nė dysheme. Nuk ishte koka e ujkut por njė maskė e madhe. Dhe nga oxhaku me britma dhimbjeje, u rrėzua njė derrkuc i nxirė nga bloza. Ishte derrkuci i vogėl, vėllai i tyre qė kishte vėnė maskėn dhe ishte shtirė si ujk. O sa ulėrinte nga dhimbja. Njėri nga vėllezėrit ju sul me tė shara, kurse tjetri nuk e mbante vehten nga tė qeshurat. Nė darkė kur tė vinte mamaja, ai do t'i tregonte njė pėrrallė tjetėr, njė pėrrallė me njė derrkuc qė kishte vėnė maskėn e ujkut.

Marrė nga libri - Pėrrallat Mė tė Bukura Tė Botės

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Fr, 28. Jul 2006, 18:07    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Luani e Miu

Njė ditė luani ishte shtrirė nė hijen e njė lisi e flinte. Njė mi i vogėl kaloi mbi shpinėn e madhe tė luanit dhe filloi t'i hajė veshin. Luanit i doli gjumi dhe e kapi menjėherė miun e vogėl. - Si guxon ti, micrrak, tė kalosh mbi shpinėn time?! - ia priti luani dhe u bė gati t'ia shtypte kokėn me shputėn e tij tė madhe.
- Mė fal kėsaj here, tė lutem! Unė gabova. Tjetėr herė nuk e bėj mė kėtė gabim - tha miu.
Luani e fali.
Pas disa ditėsh luani ishte ngatėrruar nė rrjetėn qė kishin bėrė fshatarėt pėr tė zėnė bishat e malit. Luani britte sa tė mundte dhe askush nuk i afrohej pėr ta ndihmuar. Kur dėgjoi miu, tė cilit luani ia kishte falur jetėn, vrapoi menjėherė tek ai. Me dhėmbėt e tij tė mprehtė ia brejti litarėt dhe e shpėtoi luanin.
- Sa gjėra tė ēuditshme ndodhin nė kėtė botė! - tha luani. Mė liroi miku im i vogėl

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: So, 30. Jul 2006, 11:31    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Mos e prej...

Njė druvar iu afrua trungut tė njė druri tė vjetėr. Ushėtima e motosharrės e prishi qetėsinė e pyllit. Drurėt u drodhėn nga frika.
- Mjerė ne! - i pėshpėritėn ata njeri-tjetrit.
- Ciu-ciu-ciu! Mos e prej kėtė dru. - e luti njė bilbil. - Nuk do tė kem ku ta ngre folenė.
- Quk-quk-quk! Mos e prej! - tha qukapiku. - Nuk kam ku tė ha krimba.
- Gėr-gėr-gėr! - Mos e prej! - tha ketri. - Nuk kam ku ta bėj strofullin.
- Mos e prej! - foli dhe toka. - Bie shiu e mė gėrryen, mė shpie poshtė nė lumė.
- Mė duhet ta prej, - tha druvari. - Ky dru ėshtė shumė i vjetėr. - Edhe pak e do tė thahet fare. Unė do ta pres e trungjet e tij do t'i shpie nė fabrikė. Atje do tė bėjnė mobilie tė bukura prej tyre. Ndėrkaq kėtu do tė mbjell drurė tė rinj, qė do tė rriten sė shpejti.
Kėshtu, bilbili, qukapiku dhe ketri u shpėrngulėn pėrkohėsisht nė njė dru tjetėr. Toka u bė gati tė ushqente drurėt e rinj.

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mi, 02. Aug 2006, 8:39    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Kėpuca e vjetėr

Na ishte njė herė... njė kėpucė e vjetėr...
Askush, edhe sot e kėsaj dite, nuk ėshtė nė gjendje tė thotė si erdhi ajo nė qytezėn e banorėve tė pyllit. Mbajnė mend se ishte njė kohė pėrmbytjesh e shirash tė mėdha. Ishin ca shira qė dukej sikur nuk do tė mbaronin kurrė. Ujrat kishin mbuluar dhe rrėmbyer strofkullat dhe ēerdhet dhe kafshėt e shpendėt e pyllit mund tė shpėtonin vetėm majė drurėve. Kur shirat pushuan dhe ujrat e pėrbindshme po largoheshin, dikush dalloi njė kėpucė tė madhe buzė ujrave. Njė kėpucė tė madhe nuk kishin parė kurrė. Tė gjithė po habiteshin. Kėpuca u vėrtit si varkė e madhe e ēuditshme. Nuk ishte njė kėpucė normale, ishte shumė e madhe se njė kėpucė e zakonshme. Askush nuk e hamendėsonte se e kujt ishte. Ndoshta e ndonjė pėrbindėshi apo e ndonjė divi. Pėrpiqeshin tė pėrfytyronin gjigandin e panjohur dhe ndruheshin t'i afroheshin kėpucės. Njė ditė, njė flutur u bė kurioze dhe hyri nė brendėsi tė kėpucės. Sa shumė u habit. Brendėsia e kėpucės iu duk e pa fund.
- Eshtė e madhe si njė qytet, - tregoi e frymėzuar flutura.
- Dhe pėr ēfarė vlen? - pyeti me kuriozitet ketrushi.
Bretkosa tundi kokėn me dyshim pėr tė thėnė se nuk vlen pėr ndonjė gjė.
Lepurushi kishte mbyllur sytė.
- Duhet ta hedhim nė koshin e plehrave, - kishte thėnė bretkosa. Tė gjithė kishin qeshur. E ku kishte njė kosh aq gjigand.
- Ajo vlen, - tha lepurushi, - vlen pėr tė ndėrtuar njė qytet. Ai kishte mbyllur sytė. Pėrfytyronte qytetin e ēuditshėm. Kur hapi sytė u habit. Kėpuca nuk ishte mė ajo e para. Secili kishte filluar tė krijonte diēka. Kėpuca e flakur u kthye nė njė mrekulli tė pabesueshme.
Thonė se njė natė flutura pa njė gjigand. Ai kishte shtangur para kėpucės qė fantazia e tė vegjėlve e kishte shndėrruar nė njė mrekulli. Dikur e kishte flakur si njė hedhurinė pa vlerė. E kishte vėshtruar gjatė, pastaj ishte larguar i mahnitur. Flutura e kishte shoqėruar nė ikjen e tij tė lumtur. Nuk e kuptonte nėse ishte zgjuar apo nė ėndėrr. Edhe zgjuar po tė ishte, i pėlqente. I pėlqente edhe tė ishte nė ėndėrr.

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
Illyrian^Prince

Beiträge: 2445   Senior Member
Senior Member
Wohnort: Kumanove/Albanien
Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden Website dieses Benutzers besuchen MSN Messenger

BeitragVerfasst am: Mo, 09. Okt 2006, 11:53    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
@ hat jemand eine Ninulla die etwas patriotischer ist?

_________________
http://www.alb-star.com
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Di, 10. Okt 2006, 8:14    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Vjersha origjinale nga Naim Frashėri!

Tė vegjėlit

Lerini gjithė tė vijnė
tė vegjėlit pranė meje.
Ah! mos i bėni tė qajnė,
kurrė tė mos mallėngjehen,
sytė ulur tė mos i mbajnė
dhe tė meken e tė ndehen,
po tė qeshin, tė nxitojnė,
tė bredhin e tė gėzohem,
tė prehen e tė kėndojnė
e kurrė tė mos mendohen.
Mė tė vjen keq t'u mardhė dora
e faqėza bukuroshe,
kur bie e shkreta dėbora,
dhe kėmbėza vogėloshe.
Mė k'ėnda t'u mbaj nė duar...
................................................
N'atė sy kurrė mos shtjerė
lotin e hidhur e tė shkretė
dhe mos e lerė tė bjerė,
po falu nė buzėt gaz
dhe nė sythit bukurinė,
e rriti cazė nga cazė
duke u dhėnė urtėsinė.
Epu jetėzėn e gjatė
edhe mos i lerė kurrė
pa mėmėzė e pa atė
dhe nė brengė e tė sėmurė.
S'mund t'i shohė tė mallėngjyer
a tė varfėr e tė mjerė!
Dhe tė grisur e tė shqyer
kurrė, kurrė mos i lerė!
Falu gjithė mirėsitė,
tė rrojnė me nder nė jetė,
tė mėsojnė dituritė,
tė bėhen tė vėrtetė
tė ndėrtojnė mėmėdhenė,
vlerat t'ia lartėsojnė,
mbi gjithė botėn ta ngrenė,
si lule ta zbukurojnė!

Kuptimi i disa fjalėve:

meken = tė mos qajnė shumė
ndehen = tė mos sėmuren
t'u mardhė = tė mos t'u ngrijė, t'u mėrdhijė
Mė k'ėnda = kam dėshirė, kam qejf, dėshiroj
sythit = sytė, (fjalė pėrkėdhelėse)
cazė nga cazė = pak nga pak, dalėngadalė
Epu = jepu
mėmėzė = nėnė, mėmė (fjalė pėrkėdhelėse)

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
Albana

Beiträge: 55   Member

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mi, 11. Okt 2006, 15:54    Libra per femije

 
E dashur Egnatia,

hidhi nje sy ketij linku http://selfmaderadio.blogspot.com/2006/08/libra-per-femije.html

gjithe te mirat
Albana
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mo, 06. Nov 2006, 13:13    Re: Vjersha dhe tregime per femije!

 
Faleminderit e dashur Albana, ky link mė ndihmoi shumė!
Gjithė tė mirat dhe nga unė!

egnatia

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mo, 06. Nov 2006, 13:32    Fabula per femije!

 
Breshka te Nallbani

Breshka duke kaluar
shikon njė kalė tė shaluar,
patkonjtė nga trokėllima
mbrapa lėshonin xixa.

Njė ditė prej ditėsh, me kalin bisedon,
kush ato kėmbė aq mirė i rregullon?
- Eshtė njė nallban me ēekiē nė dorė,
qė i ngul gozhdė sejcilit tė dojė.

- Epo mirė, - tha breshka, - kjo punė u bitis,
dhe ashtu, duke nxituar, pėr atje u nis,
nallbani, kur e pa u ēudit shumė
"Po kjo breshkė ēfarė do tek unė"?!...

Breshka i'a kuptoi mendimin
dhe i thotė me kujdes:
- Tė lutem a merr mundimin
disa gozhdė tė m'i mbėrthesh?

Nallbani i'a ktheu, duke vėrshėllyer,
- Ēfarė janė kėto qė thua?
Mendja mė ka vėrtet tė ka gėnjyer
se s'mė kushton gjė mua.

- Jo, jo, unė kam vendosur,
qė ta marrėsh vesh ti,
kur tė trokas duke ecur,
tė gjithė tė mė kenė zili.

Kėshtu, nallbani ngul gozhdėn e parė,
shikon breshkėn qė lebetit duke qarė,
dhe i drejtohet nallbanit me lutje,
qė tė mos vazhdojė mė tutje.

Tani e mora vesh,
jo tė gjithė futen nė njė thes,
qysh atėherė breshka ecėn ngadalė,
se mos ndonjė gozhdė mund tė marrė.

Dhe tani ka dalė nami,
qė e pėsoi si breshka te nallbani,
prandaj, o njeri ēdo veprim mirė ta mendosh,
qė si breshka mos ta pėsosh!

Shkruar nga Vangjel Gjoka

...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: Mo, 06. Nov 2006, 13:43    Gjeegjeza per femije!

 
Si mburoja e iriqit
e kemi cipėn e parė,
paf e puf heqim tė dytėn,
kur na pjekin nė zjarr. ...

Jam mjet njehsimi
pėr ju o vogėlushė,
nė ēdo tel timin,
kam dhjetė gogla si rrush. ...

Shtėpitė e vogla,
pėr t'i injoruar,
me mua gjithmonė
i kanė krahasuar. ...

Sa shumė gjėra mbaj mbi shpinė,
tė zvogėluara sigurisht,
pa pasur as kova as kazanė
mbaj dhe dete e oqeane. ...


Shkruar nga Ylvie Spahiu
...

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
egnatia

Beiträge: 2470   Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!

Benutzer-Profile anzeigen Private Nachricht senden

BeitragVerfasst am: So, 18. Feb 2007, 20:18    Poezi nga ASDRENI

 
DUA

Mbi bar dua tė prehem,
tė kėndoj, tė dėfrehem,
tė shoh rreth bagėtinė,
kur hanė dhe pinė;
tė shoh fushat e blerta,
bimėt kur i fryn era,
njerėzit kur punojnė
dhe ēupat kur kėndojnė!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat qė venė,
mbi to dua tė jenė;
bilbili t'ia thotė,
nėn diellin e ngrohtė.

Dua dhe Shqipėrinė,
se atje kam shtėpinė,
kur rrija nėpėr ferrat
edhe lozja me shqerrat;
pėr kėtė kam dėshirė
dhe s'dua mė mirė,
atje dua tė shkoj,
sa tė jem e tė rroj!

Poezi e shkruar nga ASDRENI

_________________
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri
Nach oben Antworten mit Zitat
Beiträge vom vorherigen Thema anzeigen:   
Dieses Forum ist gesperrt, du kannst keine Beiträge editieren, schreiben oder beantworten.   Dieses Thema ist gesperrt, du kannst keine Beiträge editieren oder beantworten. Alle Zeiten sind GMT + 1 Stunde
Gehe zu Seite 1, 2, 3  Weiter
Seite 1 von 3

 
Gehe zu:  



Gehe zu Seite 1, 2, 3  Weiter

Du kannst in diesem Forum keine Beiträge schreiben.
Du kannst in diesem Forum auf Beiträge nicht antworten.
Du kannst in diesem Forum deine Beiträge nicht bearbeiten.
Du kannst deine Beiträge nicht löschen.
Du kannst an Umfragen nicht mitmachen.


 


Powered by phpBB © 2001, 2006 phpBB Group