Seite 1 von 4

RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Mi, 24. Aug 2005, 19:00
von blume
Ju pershendes te gjitheve!
Po ju shkruaj receta gatimi shqiptare,nqs ndonjehere nuk dini se cfare te gatuani per diten e neserme.

TAVE KOSI
Per 4-5 persona:mish600 g,gjalpe 2 luge gjelle,veze 2 kokrra,kos 3 gota uji.miell 2 luge gjelle,oriz 1 luge gjelle,kripe.

Tava e kosit pergatitet me mish qingji ose dashi.Po te jete mish qingji ,piqet njehere ndersa me mish dashi zihet me pare.Mishi pasi prihet ,vendoset ne tepsi,i hidhet gjalpi dhe futet ne furre.Here pas here i hedhim pak uje qe mos te thahet.Pasi piqet e heqim nga furra.Ne tenxhere me gjalpe kaurdisim pak miell deri sa te zverdhet,por jo te skuqet,shtojme lengun e mishit te pjekur dhe pak uje,perzihen dhe valojne derisa te trashohet.E heqim nga zjarri ,ftohet dhe pastaj i hedhim kosin,vezet,kripe dhe i perzijme mire.Ne tave hedhim pak oriz gjysem te zier,mishin dhe masen qe pergatitem,pak gjalpe dhe piqet ne furre.
(kjo recete eshte per mish qingji)
recetat vazhdojne......

Receta Gatimi Shqiptare

Verfasst: Mo, 05. Sep 2005, 20:08
von egnatia
Faleminderit blume,
mbas Tavës me Kos, kush ka dëshirë mund të hajë një "Zupë me Mollë". :D

Zupa me Mollë

Për katër persona duhen:
- 4 mollë të ëmbla
- një lugë gjelle lëng limoni
- 30 gram sheqer
- dy të bardha vezësh
- 20 gram arra
- një lugë gjelle jo e plotë Rum

Përgatitja

- Lajmë mollët, i qerojmë lëkurën dhe i presim në copa të vogla.
- Në një tenxhere hedhim lëngun e limonit, Rumin dhe 20 gram sheqer. Bashkojmë dhe mollët dhe i lemë me nxehtësi të ulët mbuluar me kapak, të ziejnë ngadalë, për dhjetë minuta.
- Mbasi të kenë kaluar dhjetë minutat e heqim kapakun, e lemë të ziejë dhe dhjetë minuta të tjera ngadalë. Vjen një aromë shumë e mirë.
- Fikim zjarrin, i shtypim mollët me pirun dhe ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve me sheqerin e mbetur. Kjo e gjitha përzihet me purenë e mollëve.Shtojmë dhe arrat e copëtuara.
- Marrim katër kupa (tasa prej qelqi) dhe e hedhim Zupën e përgatitur. Sipas dëshirës, i vendosim kupat në Frigorifer të jenë të ftohta, ose në vend të freskët një orë para ngrënies.

Ju bëftë mirë!


Ju përshëndes,
egnatia

Verfasst: Fr, 09. Sep 2005, 17:25
von shqip
Fërgesë Tirane

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës

Re: Receta Gatimi Shqiptare

Verfasst: Do, 15. Sep 2005, 17:10
von harabeli
egnatia hat geschrieben:Faleminderit blume,
mbas Tavës me Kos,kush ka dëshirë mund të hajë një "Zupë me Mollë"

Zupa me Mollë

Për katër persona duhen:
- 4 mollë të ëmbla
- një lugë gjelle lëng limoni
- 30 gram sheqer
- dy të bardha vezësh
- 20 gram arra
- një lugë gjelle jo e plotë Rum

Pregatitja

Lajmë mollët, i qerojmë lëkurën dhe i presim në copa të vogla.
Në një tenxhere hedhim lëngun e limonit,me Rumin dhe me 20 gramin e sheqerit.Bashkojmë dhe mollët dhe i lemë me nxehtësi të ulët mbuluar me kapak, të ziejnë ngadalë, për dhjetë minuta.
Mbasi të kenë kaluar dhjetë minutat e heqim kapakun,e lemë të ziejë dhe dhjetë minuta të tjera ngadalë.Vjen një aromë shumë e mirë.
Fikim zjarrin ,copëtojmë mollët me pirun,rrahim të bardhat e vezëve me sheqerin e mbetur.Kjo e gjitha përzihet me purenë e mollëve.Shtojmë dhe arrat e copëtuara.Marrim katër kupa (asa prej qelqi) dhe e hedhim Zupën e pregatitur. Si mbas dëshirës, i vendosim kupat në Frigorifer të jenë të ftohta,ose në vend të freskët një orë para ngrënies.

egnatia
ehmmm, janz legga :D
kur do na ftosh per darke egnatia, dhe te gatuash kete recete? :D

Receta Gatimi Shqiptare

Verfasst: Do, 15. Sep 2005, 19:57
von egnatia
Mirëmbrëma harabeli

Nga ana jonë thonë : Mirëse vjen dhe Sofrën shtruar e gjen.

Natën e mirë
egnatia

Re: Receta Gatimi Shqiptare

Verfasst: Do, 15. Sep 2005, 20:32
von harabeli
egnatia hat geschrieben:Mirëmbrëma harabeli

Nga ana jonë thonë : Mirëse vjen dhe Sofrën shtruar e gjen.

Natën e mirë
egnatia
flm per mikepritjen bujare. as qe pritej ndônje pergjigje tjeter! naten!

Verfasst: So, 05. Mär 2006, 12:11
von like
Pershendetje, dhe faleminderit per keto recetat qe na bene te urritur. Megjithate mua ne fakt me ka marre malli shume per "Imam Bajalldi". Ne qoftese ndonjeri nga juve di se si behet do isha shume e kenaqur sikur te ma tregonte se si behet.
Tani po iki te bej nje fergese! Ciao

Imam Bajalldi

Verfasst: So, 05. Mär 2006, 15:35
von Albana Rexhepaj
like hat geschrieben:Pershendetje, dhe faleminderit per keto recetat qe na bene te urritur. Megjithate mua ne fakt me ka marre malli shume per "Imam Bajalldi". Ne qoftese ndonjeri nga juve di se si behet do isha shume e kenaqur sikur te ma tregonte se si behet.
Tani po iki te bej nje fergese! Ciao
Per 4 persona duhen (pak a shume)

300g mish (vici ose qingji) i prere ne copa te vogla
3-4 kokrra qepe
1 doze 500g salce domateje (domatet te prera ne copeza te vogla, Coop ose Migros)
4 patllixhana te medhaja (tek turqit ose italianet)
1-2 speca (sipas deshires, tek turqit)
Hudhra (sipas deshires)
Dafine (sipas deshires)
Rigon
piper
kripe
Vaj ulliri (shqiperie, ne rastin me te mire)

Pune pergatitore:

Pastroji qepet dhe griji sipas deshire, kubike ose rrethorce
Pastro hudhrat dhe priji ne copa te vogla.
Laji patlixhanet, pastrojua bishtat, hapi ne mes, por pa i ndare ne dysh dhe hiqua zemren me kujdes. Zemren prije ne copa te vogla.
Laji specat, hiqi bishtat dhe priji ne copa te vogla.


Gatimi:

ne nje tenxhere te madhe, mundesisht te thelle, hidh vajin e ullirit, nxehe ne temperaturen me te larte dhe kur te jete perveluar hidhi qepet dhe hudhrat. Kaurdisi shkurt deri sa te marrin nje ngjyre te lehte te arte. Ule temperaturen. Shto copat e mishit dhe kaurdise deri te thahet uji qe nxjerr gjate skuqjes. Shto salcen e domates dhe kaurdise deri sa t'i thahet lengu. Shto zemren e prere te patlixhaneve dhe specat. 10 minuta para se ta heqesh nga zjarri mbushjen shto kripen, piperin, rigonin dhe dafinen.

Ne te njejten kohe skuq ne nje tigan patlixhanat (me vaj ulliri!), jo shume, aq sa t'u shkoje vaji brenda.

Kur patlixhanat te jene ftohur pak, mbushi me mbushjen e mesiperme dhe renditi ne nje tave furre. Hidh pak kripe persiper sepse patlixhanat duan shume kripe. Mbetjen e mbushjes shperndahe mbi tave ne menyre estetike. Vere te piqet ne furre, 220 grade, deri sa patlixhanet te zene nje kore te kuqe siper. Hiqe nga furra dhe e ke gati per te ngrene. Shoqerohe me vere te kuqe: Rioja ose Cabernet: te dyja shkojne shume mire. Ju befte mire.

Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 10:10
von egnatia
Përshëndetje


Kush e di recetën: Tavë peshku me majdanos dhe fasule me kokërr të madhe (pllaqi i thonë nga Korça), dhe me çfarë vere shoqërohet?


Faleminderit nga egnatia

Re: Receta Gatimi Shqiptare

Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 15:41
von sykaltroshja
harabeli hat geschrieben:ehmmm, janz legga :D
kur do na ftosh per darke egnatia, dhe te gatuash kete recete? :D
Harabeli, do me marresh edhe mua me vete, se Egnatia qenka specialiste per te gatuar. Une per vete nuk di te gatuaj fare, me duhet te marre pak eksperience.

ciaooooooooo

sh.

Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 18:41
von egnatia
Përshëndetje sykaltroshja,
Mirësevini dhe po nuk pata ndonjë gjellë të rëndë, ju skuq dhe vezë, pak speca turshi, pak djathë të bardhë, pak ullinj, ca feta limoni, nja dy gota ujë ..... O po hajdeni, se nuk ka problem fare 8) :D

egnatia

Verfasst: Sa, 11. Mär 2006, 16:30
von like
Kjo tava e peshkut me pllaqi duhet te jete shume e shishme...amoni na shkruani si behet se u marum nga uriaaaaa.
Me qe ra llafi per gjerat korcare, di njeri si behet lakrori me domate dhe qepe?
Albana shume faleminderit per receten.
ps nuk e di perse po ky emri i jot me duket si shume i degjuar! Mos je gje nga tirana ti?
Pershendetje

Rezept für PASUL für verliebte Deutsche?

Verfasst: Mi, 22. Mär 2006, 10:30
von zartwiemilka
Hallo Ihr Lieben? Kann mir jemand das Rezept für PASUL verraten, damit ich meinen Schatz damit überraschen kann?
Liebe Grüße, Nadine :D

Re: Rezept für PASUL für verliebte Deutsche?

Verfasst: Mi, 22. Mär 2006, 10:46
von besi25
zartwiemilka hat geschrieben:Hallo Ihr Lieben? Kann mir jemand das Rezept für PASUL verraten, damit ich meinen Schatz damit überraschen kann?
Liebe Grüße, Nadine :D
Hallo zartwiemilka,

....bitte in der rubrik kultur und gesellschaft suchen oder aber bei SUCHEN rezepte,kochen,pasul, etc eingeben,falls aber zuviel arbeit ist :lol: dann einfach hier in den link den ich jetzt poste einfach klicken und nachlesen :wink: :D

http://www.albanien.ch/forum/phpbb/viewtopic.php?t=15

viel spass am lesen,
gruss und einen schönen tag noch,
besi25

Verfasst: Mi, 22. Mär 2006, 10:53
von zartwiemilka
Vielen lieben Dank....kenne mich hier noch nicht so aus.....Falemenderit

Re: Rezept für PASUL für verliebte Deutsche?

Verfasst: Mi, 22. Mär 2006, 12:16
von Kusho1983
zartwiemilka hat geschrieben:Hallo Ihr Lieben? Kann mir jemand das Rezept für PASUL verraten, damit ich meinen Schatz damit überraschen kann?
Liebe Grüße, Nadine :D
was ist den pasul?du meinst sehr wahrscheinlich fasulë...

Re: Rezept für PASUL für verliebte Deutsche?

Verfasst: Mi, 22. Mär 2006, 12:29
von besi25
Kusho1983 hat geschrieben:
zartwiemilka hat geschrieben:Hallo Ihr Lieben? Kann mir jemand das Rezept für PASUL verraten, damit ich meinen Schatz damit überraschen kann?
Liebe Grüße, Nadine :D
was ist den pasul?du meinst sehr wahrscheinlich fasulë...
jawohl,pasul wird u.A. in Kosova(dialekt) für fasule benutzt.
gruss,besi25

Verfasst: Sa, 25. Mär 2006, 13:19
von Taufrisch
Bohnensuppe mann!!!!!!!! :D :D :D

Buke Qiqre

Verfasst: Mo, 17. Apr 2006, 8:54
von egnatia
Mirëmëngjes!
Kush e di, se si bëhet buka prej qiqre?
egnatia

buk' e long

Verfasst: Mo, 17. Apr 2006, 10:03
von harabeli
wow, mas i kohe shum t' gate kom honger dje:

buk' kallomoqe t'rreshkne n' çerep, e long t'djathit!
einfach göttlich!

(Specialitet i rrafshit t' dukagjinit e malcise se madhe!)
hat jemand von den nicht albanern das schon mal probiert?

long per goje m'ka shkua!

ju bofte mire!