(Konzert)Genta Ismaili mit Flaschen beworfen!!
Verfasst: Di, 07. Aug 2007, 23:29
"Koncerti i Genta Ismajlit dhe Gjyste Vulajt i vë kapakun akuzave për dhunë të shqiptarëve në Suedi
Qëllohet Genta Smajli me kanaçe për Playback-un
Dhuna e shqiptarëve në Suedi e ka tejkaluar tashmë çdo kufi tolerance. Pas një numri të madh të rasteve të përleshjeve masive, këtyre akuzave për dhunë i vë kapakun koncerti i Genta Ismajlit dhe Gjyste Vulajt. Këtu policia arrestoi rreth 100 persona, ndërsa kanaçet e hedhura në drejtim të këngëtares Genta Ismajli e detyruan atë që të mos dalë sërish në skenë, por të përfundojë koncertin duke qarë në bodrumin e sallës së koncertit. Publiku i revoltuar nga këndimi play-back i Gentës, fillon të hedh sende të forta në drejtim të këngëtares. Më pas shqiptarët e pranishëm filluan grindjet mes tyre brenda sallës së koncerteve. Ndërkohë një person gjuan nga publiku dhe godet këngëtaren Genta Ismajli, e cila më pas refuzoi të këndonte, duke ia lënë rradhën këngëtares Gjyste Vulajt deri në orën dy pas mesnatës. Pas përfundimit të koncertit përsëritet skena e javës së kaluar, mirëpo këtë javë policia ishte shumë e përgatitur, duke i ndaluar dy grupet rivale dhe duke arrestuar rreth 100 persona. Ndërsa organizatori i mbrëmjes muzikore thotë se brenda sallës gjithçka ishte mirë, por nuk është në kompetencat e tij të mbajë rendin jashtë sallës. Shumë gazeta suedeze, gjatë tërë javës, kanë mbushur ballinat e tyre me shkrime për kriminalitetin e të rinjve shqiptarë. Javën e kaluar, Helsingborgs Dagblad botoi një reportazh për kriminalitetin rinor me titullin poshtërues “Dhunën e kemi në gjak”. Artikulli bën fjalë për bandat e të rinjve në Helsingborg dhe autori e përmend etnicitetin e të rinjve si shkakun e vetëm kryesor të sjelljes së tyre kriminale, duke anashkaluar problemet sociale, ndërsa me kast i kanë trajtuar këto probleme si etnike. Një mbrëmje tjetër muzikore, një javë më parë, përfundoi në të njëjtën mënyrë sikurse edhe kjo e fundit. Pas përfundimit të mbrëmjes, polica arrestoi rreth 60 veta, të cilët ishin përleshur mes tyre. Dy ditë më pas, ndodh sërish një konflikt në mesin e të rinjve shqiptarë dhe nacionaliteteve tjera etnike. Kjo ka ndodhur të shtunën pranë pallatit të kulturës “Dunkers Kulturhus”, gjatë mbajtjes së një aktiviteti kulturor. Në ketë konflikt etnik janë të përfshirë grupe të njerëzve të moshave kryesisht rinore dhe të përkatësive të ndryshme etnike, thotë Hans Nilsson, komandant i forcave të policisë për rrethin e Skånes. Si pasojë e lëndimeve nga përpjekjet për ta qetësuar situatën, një vajzë e moshës së re dhe dy punëtorë të shërbimit të Securitas janë dërguar në spital. Vajza është alivanosur ndërsa punëtorët e shërbimit të Securitas janë lënduar nga plagët e marra. “Duke pasur parasysh se pas konflikteve të kësaj natyre ndodh që të rinjtë e përfshirë në këto tollovi, të cilët kanë pësuar disfatë, të insistojnë të hakmerren. Policia do të ketë në detyrë të ketë 2 patrulla policore me nga 4 persona dhe një numër të madh të rojeve në uniformë dhe civilë si masë paraprake të konflikteve të mundshme”, deklaron kryekomandanti i policisë për rrethin e Skanes, Hans Nillson.
Helsingborg, 25 mars"