te ndegjohen keso fjal nga nje kryeminister..........kjo nuk ndodh akund perreth sa di une trim.
-------------------------------------------------------------------
Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetes Majlinda Bregu në lidhje me deklaratën e bërë sot nga Ministrat Cani dhe Gjosha.
Deputetja e PD, shprehet se, “në një deklarate të bujshme për shtyp sot, ministrja e Integrimit dhe ai i Financave, na shpallen "suksesin" e qeverise së tyre për menaxhimin në mënyrë të decentralizuar të fondeve IPA. Ato fonde që do të kishin qenë sot gati dyfish nëse statusi i vendit kandidat nuk do të ishte bllokuar për vite nga opozita e djeshme, sot qeveri rilindëse”.
Në deklaratën e saj deputetja Bregu shprehet se, “sot Komisioni Evropian i dha akreditimin Shqipërisë për të menaxhuar vetë këto fonde. Por a e dini se cili është kontributi i qeverisë Rama këto 6 muaj për këtë proces? Vonesa! Shtyrja e akreditimit! 6 muaj të tjerë të humbur pasi largimi nga puna, i sekretarëve të përgjithshëm i kërkoi dhe 6 muaj kohë që Komisioni Evropian të njihej e të intervistonte sekretarët e rinj të përgjithshëm!” .
Sipas ish-ministres së Integrimit, ajo çka ministrat sot e quajnë"sukses e besim" i strukturave evropiane për qeverinë rilindase, ka nisur në vitin 2009, me miratimin e kuadrit ligjor, ngritjen e strukturave te nevojshme, trajnimin e stafit, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv funksional lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e IPA-s, që të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimin nga Komisioni Europian te asistencës financiare, - në menaxhimin nga institucionet shqiptare.
Bregu kujton se me, “28 Shkurt 2012, Qeveria e Shqipërisë aplikoi për marrjen e të drejtave për menaxhimin e decentralizuar, duke përcjellë pranë Komisionit Evropian paketën e akreditimit e cila përmban mbi 6,000 faqe. Misioni i fundit i KE, vlerësoi krijimin e këtyre strukturave dhe reformat e ndërmarra në këtë drejtim. Në mbledhjen e Qeverise Berisha me 21 Gusht 2013, u miratua edhe vendimi i fundit i nevojshëm për marrjen e akreditimit. Qe dosja e akreditimit ishte kryer, e kam thënë ne fjalën time ne parlament ne ditën e miratimit te programit te qeverise Rama. Pra ne vend te pallavrave për sukses, sot dy ministrat duhet te thonin pse ky vendim qe duhet të ishte marrë muaj me pare, u vonua. Ja si përkthehet " fshesa" ne administrate nga qeveria Rama:vonesa , bllokim, prishje te standardeve te arritura ne proces te integrimit. Ne gusht ishim vendi i pare ne rajon qe përfitonim akreditimin për te menaxhuar vete fondet e Be!”.
Deputetja e PD, ka falënderuar të gjithë punonjësit e administratës, ata që rilindasit i hoqën nga puna se punuan me shume se ç'duhej dhe aq sa qeveria e sotme s 'po di se çfarë të bëjë e për këtë arsye bën deklarata " suksesi" për ato që bëri qeveria Berisha!
http://www.botasot.info/shqiperia/28613 ... aaftesise/
------------------------------------------------
si duket talen me popull dhe as kush nga shoqria civile nuk e ngrit zerin, per pos opozites.