Serbischer Soldat spricht über Verbrechen in Kosova
Verfasst: Fr, 13. Dez 2013, 8:23
von Dardaniaaa
http://www.youtube.com/watch?v=lmPDzGs0Dt0
Und der will tatsächlich nach alldem was er und seine Einheit getan haben nach Kosovo zurückkehren.
Re: Serbischer Paramilitär spricht über Verbrechen in Kosova
Verfasst: Fr, 13. Dez 2013, 10:58
von Strellci i Vertet
Rrëfimi në vijim mund të jetë shqetësues për disa .
Intervistë
NARRACION: Kur Millosheviqi erdhi në pushtet në Kosovë në fillim të 90tave, Zorani i kishte 17 vjet. Ai përshkruan se cka e shtyri të bëhet paramilitar dhe e pranon një gjë që ne e kemi dit – që serbet shqiptarët i konsideronin qytetarë të rendit të dytë!
NARRACION: Iu kanë dashur Rashkoviqit 14 vjet për me marrë guximin me tregu krimet e tmerrshme që i ka shkaktu njësiti paramilitar, pjesë e të cilit ishte ai vetë.
Për familjet e këtyre 100 viktimave në Dukagjin që kanë prit ndonjë përgjigje se çka saktësisht ka ndodh me të afërmit e tyre saktësisht, 14 vjet janë shumë. Shtrohet pyetja, ku ka qenë ky dëshmitar deri tash.
NARRACION: Ushtarët serb kanë qenë të organizuar në grupe të ndryshme paramilitare që kanë marrë përkrahje nga shteti – mirëpo si e kanë marrë këtë përkrahje pikërisht ky grup çakallët dhe çka është prit prej tyre?
NARRACION: Kohë e sëmurë ishte sidomos me 14 maj 1999 kur, sipas aktpadisë, Çakallët vranë të paktën 44 persona dhe plaçkitën shumicën e shtëpive shqiptare për të përhapur terror te fshatarët shqiptarë dhe për t’i detyruar t’i linin shtëpitë dhe të shkonin në Shqipëri.
Pas sulmit, më shumë se 400 fshatarë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, lanë shtëpitë e tyre. Para konfliktit, Çyshku kishte rreth 2000 banorë, shumica me etni shqiptare.
Arsyeja e sulmit në fshatin Çyshk, thotë prokuroria, ishte për shkak se fshati është vendlindja e Agim Çekut, ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, tash ministër i Forcave të Sigurisë në Kosovë.
Gjatë sulmit, shtëpia e familjet Çeku u dogj dhe i ati, Hasan Çeku, u vra.
Masakra e Çyshkut është një ndër rastet më të mëdha të krimeve të luftës që po gjykohen në gjykatën e Beogradit.
Rashkoviq përshkruan saktë se çka ka pa atë ditë në Çyshk.
NARRACION: Përderisa Zorani po thotë që në Serbi shtrohet pytja se a janë këta njerëz KRIMINEL apo HEORjë, për mu pytja është se a kanë qenë njerëzit që i kanë bo këto krime nën ndikim të drogës apo alkoholit?
NARRACION: I Vdekuari, si e ka pas pseudonimin, ka bo boll pare por paret skane mujt me ja pshtu jeten. Ashtu siq raportoi agjencioni nderkombtar i lajmeve, AFP, në vitin 2005 ai vdes prej SIDES ne Argjentinë.
NARRACION: Cyshku fatëkeqësisht nuk ishte i vetmi fshat që iu nënshtrua tërbimit të të Vdekurit, apo MRTVIT, si e përshkruan Rashkoviqi.
Në mëngjesin e 1 prillit 1999, tenkat dhe paramilitarët serb të Cakallës smbarkuan në Lubeniq duke i përzënë njerëzit prej shtëpive të tyre, duke i vjedhur këto shtëpi e pastaj duke ia ndezur flakën.
Shumica e grave e fëmijëve ikën në male në drejtim të kufirit me Shqipëri. E sa për mashkujt e katundit, ata i grumbulluan në qendër të fshatit dhe i pushkatuan hiq më pak se 66 prej tyre.
NARRACION: Kur me 1998 Rashkoviqi e përfundon shkollën e mesme, ai e nis shërbimin ushtarak që në atë kohë ishte i obligueshëm. Shërbimin ushtarak Raskoviqi e kryen si roje e Vladimir Llazareviqit që në atë kohë ishte shef i Gardës së Prishtinës në Armatën Jugosllave. Nëndërkohë Llazareviqi është dënuar me 15 vjet burg për krimet e luftës në 1999 në Kosovë nga Tribunali i Hagës.
Lufta në mes të UCK-së dhe forcave serbe kishte filluar mu në kohën kur Rashkoviqi e kryente shërbimin ushtarak, dhe gjatë kësaj kohe Rashkoviqi pretendon se ka pa skena shqetësuese të 22 civilëve serb që u gjetën të vrarë me 27 gusht 1998 në Kleqkë dhe atë të shtatorit 1998 ku më se 8 vetë ishin gjetur të vrarë në liqenin e Radoniqit në Dukagjin
NARRACION: Në Zahaq, ku një familje e madhe e Kastratëve jeton fal këtij paramilitari serb me mbiemrin Kastratoviq që kishte vendosu t'i mbronte për shkak se konsideroi se vinte nga i njejti fis, e konfirmuan që kjo me të vërtetë ka ndodhur.
NARRACION: E kalumja NUK mundet me u CBO! Por pervec që një dëshmitar si Rashkoviqi ka vendos haptaz me fol për këto vrasje para publikut në Kosovë e në Serbi, a munden njerezit si ai me kontribu me i gjet trupat e njerezve qe mungojnë sot e kësaj dite e që paraqesin lëngim të vazhdueshëm për qindra familje shqiptare në Kosovë?
NARRACION: Edhepse Zoran Rashkoviq nuk ishte i gatshëm me fol për të pagjeturit, mua më interesoj me dit se cili ishte roli i tij në pastrimin etnik të Pejës që pasoi menjëherë pas bobardimeve të NATOs
NARRACION: Athu a i bren ndërgjegjja serbët e Pejës për kolonat e pafundme të shqiptarëve që u dëbuan nga ushtria serbe dhe ikën për Shqipëri.
PERUFNDIM: Në vitin 2010, prokurori Serb i Krimeve të Luftës ngriti aktakuzë kundër 13 paramilitarëve me emrin Toplica Miladinovic, Srecko Popoviq, Sllavisha Kastratoviq, Boban Bogicevic , Radosllav Brnoviq, Vidoje Koricanin, Veljko KOricanin, Abdullah Sokic, Milojko Nikoliq, Sinisa Misic, Zoran Obradoviq, Dejan Bullatoviq dhe Ranko Momiq që, sipas aktakuzës janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve në Zahaq, Pavlan, Lubenic dhe Qyshk në 1999.
Gjatë gjykimit Rashkoviq i identifikoi shumicën e të dyshuarve si shkaktërë të drejtpërdrejt të masakrave. Të gjithë, përveq Toplica Milladinoqviqit, që ishte komandant i ushtrisë Jugosllave, akuzohen se kanë qenë pjesë e grupit paramilitar të quajtur Cakalla.
Me 20 Shkrut të këtij vita dëshmitarët Sali Uka she Xhoka Rashi dëshmuan se si paramilitarët iu plackitën she ndezën shtepitë e tyre në Zahaq.
Miniqi, apo I vdekuari si kishte pseudonimin, nuk u përball kurrë me akuzat penale, sepse vdiq nga SIDA në Argjentinë, në vitin 2005. Ai besohet se kishte lidhje të ngushta me policinë serbe dhe zyrtarët e lartë serbë.
Hirearkia komanduese e Cakallës mbetet ende ceshtje e hapur gase shumica e anëtarëve të saj pohuan gjatë gjykimit që ata ishin anëtarë të ushtrisë së rregullt e jo e grupit paramilitar dhe u deklaruan të pafajshëm .
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, që i dha fund luftës në Kosovë, Rashkoviq dhe familja e tij u arratisën për në Serbi. Pas kësaj ai u bë pjesë e disa bandave kriminale dhe pas luftës u dënua me 12 vjet burgim për plaçkitjen e një banke.
Në fillim ishte planifikuar që Rashkoviq të dëshmonte me emër të koduar për të fshehur identitetin e tij, por për herë të parë në historinë e gjykatave në Serbi, një dëshmitar i mbrojtur vendosi të dëshmojë publikisht dhe të “tregonte të vërtetën për tmerret në Kosovë”.
Gjatë gjyqit, ai pati kërcënime të hapura nga ish-shokët e luftës.
Sot ai thotë se është “pa shtet”, sepse nuk ka dokumente zyrtare identiteti. Ka dorëzuar një kërkesë për lejen e njoftimit dy vjet më parë, kur ajo e fundit i kishte skaduar, por autoritetet refuzojnë t’ia japin.
Gjykimi në Serbi është afër përfundimit. /Emisioni Jeta në Kosovë/