http://www.youtube.com/watch?v=1Xo2fAm64s4
ELBASAN- At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Shën-Maria, me qendër në Elbasan kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetar. Projekti ka ngjallur reagime të mëdha dhe mes kundërshtarëve është dhe prifit At Nikoll Marku i cili në një intervistë për NEWS24 deklaron se një regjistrim i tillë do ti shërbente ultranacionalistëve grekë. At Nikolli shkon më tej duke e quajtur tradhti kombëtare që do të motivojë kishën greke për ëndrrën e Vorio Epirit.
At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar se një regjistrim i tillë nuk do të ishte përshtatshëm për momentin pasi njerëzit të motivuar nga kushtet ekonomike nuk do të bënin një vetëdeklarim të saktë të besimit të tyre fetar.
Nuk është momenti i përshtatshëm për të bërë këtë lloj regjistrimi mbi bazën e etnisë dhe përcaktimit fetar. Nuk është letra ajo që përfaqëson besimin e një njeriu, Nëse sot bëjmë një regjistrim të dytë, këto njerëz mbi bazën e ekonomisë së vështirë që kanë sot dhe mbi lëvizjet që kanë bërë në shtetet fqinje ato e ndryshojnë dhe do bëhet një kaos i madh lëvizjesh, emrash, datëlindjesh dhe datash. Regjistrat e kanë kombësinë,etnicitetin e cdo njeriu. Ne skemi të drejtë ta ndryshojmë.
Me ligj mund të ndryshosh besimin pasi është cështje dëshire, ndërsa në parlament etniciteti është i çmuar.
Prifti i Kishës Orthodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, Shën-Maria" shkon më tej duke shprehur bindjen se një regjistrim i tillë është motivuar nga ultranacinalistëve grekë për të ringjallur ëndrrën e Vorio Epirit.
Kjo i shërben ultranacionalistëve grekë. Priftërinjtë grekë dhe kisha greke, që e motivon, besoj e motivon patjetër këtë cështje ka një qëllim që të marrë këto të dhëna për të realizuar ëndrrën e tyre me sy hapur të Vorio Epirit, i cili është si të thuash një arrë gur që i ka mbetur në fyt e spo e kapërdijnë dot. Ato kanë dëshirë që Shqipëria e Jugut të tjetërsohet dhe të marri një pamje tjetër. Kjo është një tradhti kombëtare- thotë At Nikollë Marku.
Ai shprehet i indinjuar për faktin se kryetarët e komuniteteve fetare myslimane, bektashije, dhe katolike e përqafojnë këtë ide.
Me indinjatë e them se si Zoti Janullatos, bashkë me kryetarin i bektashizmit, me kreun e kishtës katolike përqafojnë këtë ide. Ëndrra e kryepeshkopit grek po realizohet sepse Shqipëria do dalë 1 milionë ortodoksë, 2 mln do dalin turq dhe shqiptarë sdo ketë më. Kjo ështe një gjë e pavyer për shqiptarët
Qeveria ka ngritur një komision të posacëm i cili në vitin 2011 do të nisë regjistrimin e popullsisë shqiptare bazuar në deklaratat individuale për përkatësinë e gjithkujt për fenë dhe etninë e tij.
Një vendim i tillë ka hapur debate pasi më së shumti mendohet se ky regjistrim rrit artificialisht minoritetet apo komunitetet e ndryshme fetare në vendin tonë. Ish presidenti Rexhep Meidani dhe historiani i njohur Pëllumb Xhufi pak ditë më parë u shprehën se ky regjistrim hkel hapur Kushtetutën por dhe ligjet ndërkombëtare.
Ministri i Shtetit Pollo i cili do të drejtojë Komisionin Qendror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave pat deklaruar se regjistrimi është një standard evropian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Sipas tij regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë evropianë
(Intervista eshte marre nga Fatmir Popja, NEWS24, përpunoi Suela Gera/BalkanWeb)