Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mi, 14. Mai 2008, 1:31

Mendoj se rrena ka egzistuar qysh se njeriu ka filluar te mendoj dhe te flas. Mendoj se duhet ber dallimin mes asaj qe vertet quhet rrene dhe qe ka per qellim njollosjen apo mashtrimin e dikujt tjeter per te perfituar qe e tha edhe dikush me heret pra me qellim te keq dhe asaj qe une do ta quaja mjeshtri retorike per tu perball me situatat dhe sfidat e papritura...
Por nuk besoj se rrena ka te bej me gjini, pra siq eshte then ktu a rrejne me shum meshkujt apo femrat? Kujtoj se kjo eshte qeshtje morali dhe krejt individuale se nuk besoj qe mund te ket ndonje dallims specifik gjinor...
Por kam pershtypjen se nje njeri qe rren ne çdo kohe dhe per gjitçka moralisht eshte i degjeneruar dhe ka me shum prirje per keqberje, ngase shum gjera te kqija zanafillen e kan tek RRENA..!!!!!!!!!!
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Kur braktise ate qe do

Mi, 14. Mai 2008, 9:28

te nderuar,

e hapa kete teme me qellim qe te diskutojme rreth asaj se pse ndodhe qe njeriu te braktise dike qe do?Te na braktise dikush qe ne duam me gjithe zemren ndodh shpesh ne jete,por te braktisim dike qe ne duam,ndosh edhe kjo,ndonese me rralle.. ku qendron arseja ketu? Ndoshta shkaku i genjeshtres,mashtrimit, mundet edhe te humb dashuria.Apo si mendoni ju ?

ju falenderoj paraprakisht per pjesmarrje ne teme

Lenore

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Mi, 14. Mai 2008, 11:12

Rrena nuk ka te bej shume me gjinine, sesa me karakterin e vete njeriut. Na te gjithe gjindemi ndonjehere ne ndonje situate ku patjeter jemi te detyruar,te perdorim pak diplomaci, per te mos thene genjeshter,por duhet pasur kujdes qe me kete te mos e lendojme tjetrin qe ka besim ne ne. Ne nje lidhje rrena nuk ka vend aspak, sepse nje lidhje e filluar me rrena, eshte e gjykuar te deshtoje, sepse si thote nje fjale popullore "rrena ka kembet e shkurtera", pra heret a vone dalin ne shesh ato qe sjane te verteta, ose ndodh qe njeriu ti harroje rrenat qe ka trillu per te arrite diqka.

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Mi, 14. Mai 2008, 23:17

per njerzit qe duan me zemer, nuk vlen kjo shprehje, sepse ata per dashuri, e mundin qdo sfide, e pra edhe largesine..e per njerzit qe nuk duan me zemer, kjo thanje shume shpejt behet ralitet...ata menjehere gjejne nje tjeter dashuri...

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Di, 20. Mai 2008, 21:35

Kjo teme eshte mjaft e ndjeshme dhe ndonese ne mund te japim mendimin ton konsideroj se shume me ndryshe eshte kur e perjeton, ngase emocionet e fuqishme vine ne shprehje. Mendoj se te largohesh nga diçka qe e ke dashur nuk eshte aspak e lehte dhe se kjo nuk ndodhe pa ndonje arsye teper te fuqishme siq jan disa gjera qe edhe ti i ke cekur e te cilat gjera ndikojne qe ti te humbesh besimin ne ate person. Pra nese ndodhe qe besimi te humbet per ate person ateher mendoj se gjithçka qe eshte ndertuar deri ateher mund te shkaterrohet pernjeher...Por po e riperseris fjala eshte kur ndodhe qe personi qe ti e ke dashur papritmas te ket ndrruar per nga karakteri ne tersi dhe ate me vetedeshir..psh. per nga etika njerzore, degjenerimi moral, narkomania, prostitucioni etj..........
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Di, 20. Mai 2008, 22:16

altruisti,a nuk mendon se dike qe duam shume mund edhe tja falim te gjitha gabimet, nese ndjenjaat apo emocionet jane aq te forta si thua ti? ke perjetuar diqka te tille apo thjeshte mendimi juaj?ndoshta sjam shume direkte

flm

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Mi, 21. Mai 2008, 0:05

Lenore ajo qe kam shprehur une eshte mendimi im thjesht nga kendveshtrimi im por gjithashtu edhe nga pervoja e nje kolegut tim qe e ka patur nje fat te ngjashem e i cili pat kerkuar mendimin tim dhe qe nuk ishte aspak e lehte te e keshillosh, spese dukej se ai ne kete rast ishte verbuar tersisht nga emocionet.
Ne kete rast keshilla ime ka qen: Mundohu te balancosh anen emocionale me arsyen nese don te nxjerresh nje vendim te drejte. Per fat te mire ai pat vendosur me shume duke u bazuar ne arsyeshmerine dhe doli te jet vendim i drejte, por qe eshte dashur te zbraps emocionet e veta, gje qe sipas tij ishte shume e mundimshme.
Kur them keshtu mendoj sikur se ne jete edhe ne dashuri ka gjithmon nje kufij apo nje vije te kuqe qe mendoj se nuk do te ishte mire te kalohet.
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Mi, 21. Mai 2008, 11:52

o falemnderit altruisti,per pergjigjet, se me ne fund doli dikush qe foli per kete teme. Kjo vertete eshtje nje qeshtje e ndjeshme, qe shume rralle diskutohet ke ne shqiptaret ne pergjithsi, po qe ndodh gjithsesi edhe ke ne. Nuk e di , kam patur mendimet e mija lidhur me kete teme, por ja qe jo shume njerez kane interes te flasin lidhur me kete. Sidoqofte nuk do kisha deshire te ndodhem ne nje situate te tille, e te braktisja dike qe do e doja ,se pastaj te e harrosh ndoshta nuk mundesh tere jeten, dhe kete do e reflektoja edhe ne ndonje lidhje tjeter.Nuk e di a mund ti falim te gjitha gabimet ne emer te dashurise, apo mund te mos e duam me njeriun qe ben gabime te tilla? Seq me kujtohet tani kenga Ardit Gjebrese me po te njejtin titull "kur braktise ate qe do".

Benutzeravatar
Denisa*
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 462
Registriert: Mi, 02. Mai 2007, 11:09

Sa, 24. Mai 2008, 20:31

Nuk kam degjuar shpesh te braktisesh nje njeri qe e do. Megjithate arsyet mund te jene te shumta... Por marr shembull antaret e forumit , ku na kane parashtruar shume probleme te tilla , si persh : mentaliteti,familja (duke qene qe ne jemi shume te afeksionuar pas Fam), mendoj qe kjo eshte nje arsye , madje do ta quaja nje detyrim te forte, te pakten per ne Albos.

1.Te tjera , si persh vetem ndjenja e dashurise nuk mjafton per te mbajtur nje lidhje gjalle !

2. Thuhet qe po dashurove , dashuron dhe te metat e personit, mbase ...,por te metat behen me te dukshme dhe me efektive pasi ke hequr syzet roze !

3. Nqs vdes ose kthehet ne rutine komunikimi, qe eshte per mendimin tim me i rendesishmi... etj


.. te gjitha keto mund te ndodhin ashtu pa vetedije...dhe prap jane arsye te forta qe dhe pse vazhdon ta duash ,ta braktisesh.

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Sa, 24. Mai 2008, 21:06

Denisa,

zakonisht ne te shumten e rasteve njeriu braktis dike qe nuk do, ose qe nuk pershtaten,etj,etj..por ndodh qe braktis dikush dike edhe kur e do,edhe pse kjo eshte me e rralle padyshim. Pajtohem me Ju qe thoni se vetem ndjenja e dashurise nuk mjafton per te mbajtur nje lidhje, se ne qopftese te tjerat gjera nuk jane te perbashketa, ose personi qe ne mendojme se e duam, genjen apo mashtron etj etj,aty me siguri qe edhe dashuria do humbet. Me rendesi per ata qe braktisin dike, mendoj une ,eshte qe te mundohen te harrojne sa me pare, te kaluaren dhe te vazhdojne perpara, sepse nuk ja ka vlejte, perndryshe nuk do vinte puna fare deri aty. Kam pershtypjen se atyre qe u ndodh nje gje e tille, e kane me veshtire te fillojne nje lidhje te re, veq nje gje e di me siguri nga vete pervoja ime, se nuk ja vlen aspak te mbetemi as edhe per nje qast te vetem PENG i asaj qfare ne kemi braktisur.

ju pershendes ngrohtesisht !

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

Tema shoqerore - Femra ideale, mashkulli ideal

So, 25. Mai 2008, 11:19

te nderuar,

te gjithe neve kemi nje mendim mbi ate se si do duhej te ishte femra,gjegjesisht mashkulli i endrrave tona, me te cilin do donim te jetonim. Pra qmendim keni Ju? qeshte per juve idealje ke nje njeri ? mjafton vetem ta doni ashtu si eshte, apo kerkoni te kete diq me shume..
Qe po filloj une e para: per mua ka rendesi qe eshte i ndershem i sinqerte, pra ti posedoje se pari vlerat me te larta njerzore, e mandej pakez humor, te jete i ngritur,i dashur, dhe thjeshte te jete per mua..

po si mendoni Ju?

Benutzeravatar
Shqipetare
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 1423
Registriert: Mi, 09. Mai 2007, 0:48

So, 25. Mai 2008, 13:03

Signatura ime esht nje "Parabel"(nuk di si quhet ne shqip) i Brecht cila e thote opinionin tim per iden e kesaj temes:

"Was tun Sie", wurde Herr K. gefragt, "wenn Sie einen Menschen lieben?" "Ich mache einen Entwurf von ihm", sagte Herr K., "und sorge, daß er ihm ähnlich wird." "Wer? Der Entwurf?" "Nein", sagte Herr K., "der Mensch."(Brecht)


:)

Do te thote qe une personalisht nuk kam nje ide per sa i perket mashkullit ideal.Sepse kur krijon nje ide ne mendjen tende ti do duash ta pershtatesh ate ide, njeriut cilin ti do njohesh/duash.
Keshtu qe vetem kur do e njoh ate mashkullin cilin do e quhaj "mashkullin ideal" per mua,do kem nje ide dhe do di ti pergjigjem pyetjes tende.
Me dogji malli moj nena ime...

Benutzeravatar
Denisa*
Danke für die vielen Übersetzungen!
Danke für die vielen Übersetzungen!
Beiträge: 462
Registriert: Mi, 02. Mai 2007, 11:09

So, 25. Mai 2008, 17:48

Lenore hat geschrieben:Denisa,

zakonisht ne te shumten e rasteve njeriu braktis dike qe nuk do, ose qe nuk pershtaten,etj,etj..por ndodh qe braktis dikush dike edhe kur e do,edhe pse kjo eshte me e rralle padyshim. Pajtohem me Ju qe thoni se vetem ndjenja e dashurise nuk mjafton per te mbajtur nje lidhje, se ne qopftese te tjerat gjera nuk jane te perbashketa, ose personi qe ne mendojme se e duam, genjen apo mashtron etj etj,aty me siguri qe edhe dashuria do humbet. Me rendesi per ata qe braktisin dike, mendoj une ,eshte qe te mundohen te harrojne sa me pare, te kaluaren dhe te vazhdojne perpara, sepse nuk ja ka vlejte, perndryshe nuk do vinte puna fare deri aty. Kam pershtypjen se atyre qe u ndodh nje gje e tille, e kane me veshtire te fillojne nje lidhje te re, veq nje gje e di me siguri nga vete pervoja ime, se nuk ja vlen aspak te mbetemi as edhe per nje qast te vetem PENG i asaj qfare ne kemi braktisur.

ju pershendes ngrohtesisht !
Jam dakort me ty, cdo eksperiencë eshte pozitive , sa do e hidhur të kete qënë do mundohem ta shoh pozitivisht . Unë i marr kujtimet dhe vazhdoj të jetoj, përndryshe nuk ka kuptim të lë veten peng pas nje historie të hedhur mbas krahëve.

Ti shkruan që dashuria humbet nqs ai person te lëndon, duke gënjeyer mashtruar etj, por nuk jam e mendimit që dashuria vdes këtu. Disa tipa janë te prirur të jetojnë zhgënjime ose drama të shpeshta dhe nqs nuk ka i kërkojnë ! Eshtë si të thuash , jane të varur nga doza e perhershme e adrenalinës, me kupton ?

Të përshendes gjithashtu :)

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

So, 25. Mai 2008, 20:35

aha Shqipetare, uroj te marr sa me shpejt nje pergjigje nga Ju pra, qe sa me shpejt te takoni ate qe ne syte e juaj eshte IDEAL .

Benutzeravatar
Shqipetare
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 1423
Registriert: Mi, 09. Mai 2007, 0:48

Sa, 31. Mai 2008, 17:36

Lenore hat geschrieben:aha Shqipetare, uroj te marr sa me shpejt nje pergjigje nga Ju pra, qe sa me shpejt te takoni ate qe ne syte e juaj eshte IDEAL .
:wink:

:lol:


Mund te me thuash "ti" ,se nuk jam bere akoma per "ju" :lol:
Me dogji malli moj nena ime...

Benutzeravatar
altruisti
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 145
Registriert: Sa, 14. Aug 2004, 0:36

Sa, 31. Mai 2008, 19:25

Nuk besoj se mund te kete nje person 100 % ideal ne boten reale. Mendoj se deri ne nje mase njeriu mund te lejoj te mendoj per personin ideal por nuk eshte mire qe te fokusohesh se tepermi sepse gjithere diçka do te mungoje qe te permbush ate qe ti e ke te fiksuar ne koken tende.
Por kjo nuk don te thot qe ti nuk duhet ta dish se çfar kerkon dhe ketu eshte e tere esenca qe neve na ndalon te zbrapsemi nga ajo qe neve e konsiderojme si IDEALE.
Then ndryshe ate dite qe ti ke kuptuar se çfare kerkon realisht, mendoj se je shume afer cakut, por kujdes sepse ne kete rast vlen ajo thenja: Ate dite kur i ke kerkesat me te medha se sa mundesite reale je plotesisht i varfer.
Prandja mundohuni te gjeni mesataren mes ideales dhe joideales e parasegjithash une do te thoja gjejeni vetveten qe te jeni te knaqur.
Wer den Weg der Wahrheit geht, stolpert nicht

Lenore
Member
Beiträge: 68
Registriert: Fr, 09. Mai 2008, 8:17

So, 01. Jun 2008, 16:07

mbase eshte shume e vertete qe njeri IDEAL ,nuk ka, por ndodh qe kur neve dike ta duam te na duket ideal ashtu si eshte, dhe te moj i shofim fare mangesite qe ai person mund te kete..megjithate porsa te kete kaluar ajo koha fillestare e te dashuruarit pa kushte, ne do verejme magesite ke personi qe duam..por eshte mire qe te flitet me te rreth kesaj, dhe te shifet se a mund te bihet dakord per disa qeshtje qe per ne kane rendesi.. dua te them qe duhet te jemi qdohere te gatshem per kompromise nese deshirojme te mbajme nje lidhje te shendoshe, dhe qe ajo te jete jetegjate.. me kete rast kujtoj se sinqeriteti do jete baza kryesore per nje lidhje,perndryshe nese kemi te bejme me genjeshtra, personi "ideal" do shendrrohet shume shpejt ne diq tjeter.

ju pershendes te gjitheve..
Kur linde, ti qave te tjeret qeshen. Jeto ashtu qe kur te vdesish ti te qeshesh e te tjeret te qajne. ( F.Kafka)

Ikona
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 311
Registriert: Mi, 01. Mär 2006, 12:01

Fr, 06. Jun 2008, 23:27

Nuk ka njeri ideal ne perditeshmerine njerezore, idealizmi eshte dicka qe rezulton nga bota teorike qe nuk gjen funksion ne boten reale por vetem pelqim tekstual...
mund te kete njerez qe sadopak mund te jene komplet ne disa lemi, por ideal per mua personalisht eshte dicka e paarritshme.

gjithe te mirat

Benutzeravatar
inspiration
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1156
Registriert: Di, 12. Jun 2007, 12:44

Sa, 07. Jun 2008, 7:42

Për mua është një mashkull ideal, kur më respekton, por jo vetem mua por krejt njerëzit. Kur e ndjen veten të lumtur që jeton, kur e di vleren e jetes. Idealë është kur sjellet mirë më ata që nuk janë aq të fortë apo të menqur sikur ai, dhe që sjellet me të tjeret sikur do aj që të sjellen njerëzit me atë. Dhe kur të është i drejt. < kjo është shumë e rëndsishme!
Kjo vlen edhe për femra.
Koىσ√αяє

Ku ndodhet lumturia?

Benutzeravatar
Bizza
Site Admin
Site Admin
Beiträge: 1029
Registriert: So, 12. Feb 2006, 15:28

Sa, 07. Jun 2008, 11:05

inspiration hat geschrieben:Për mua është një mashkull ideal, kur më respekton, por jo vetem mua por krejt njerëzit. Kur e ndjen veten të lumtur që jeton, kur e di vleren e jetes. Idealë është kur sjellet mirë më ata që nuk janë aq të fortë apo të menqur sikur ai, dhe që sjellet me të tjeret sikur do aj që të sjellen njerëzit me atë. Dhe kur të është i drejt. < kjo është shumë e rëndsishme!
Kjo vlen edhe për femra.
faleminderit për këto fjalë te urta! mendoj identikisht si ti... Të gjithë këto gjëra apo të tjera krijojn një person ideal për njeriun edhë eshtë e domosdoshme për lidhje serioze ndërmjet dy karaktereve, sepse e ndertojn nje fundament te fuqishëm.
Gib deine Träume niemals auf. Wenn du sie verloren hast, existiert noch der Körper, aber innerlich bist du längst tot.

Për të gjithë e në të gjitha pikëpamjet kam qenë e jam njeriu kot, i humbur.

Nostalgie wird durch heimatliche Luft gestillt.

Zurück zu „Shqip“