Seite 4 von 4

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: So, 07. Okt 2012, 10:35
von egnatia
Belifario hat geschrieben:Ju feleminderit dhe ju uroj te dyjave nje te diel te bukur!
(Egnatia mire jemi, po ju mire?)
Rrofsh, Belifario!
Edhe ne mirë jemi, bie pak shi (kohë për të ngrënë supë me kungull, byrek me kungull), por shpresojmë se do kemi vjeshtë të artë :D

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: So, 07. Okt 2012, 17:58
von Belifario
egnatia hat geschrieben:
Belifario hat geschrieben:Ju feleminderit dhe ju uroj te dyjave nje te diel te bukur!
(Egnatia mire jemi, po ju mire?)
Rrofsh, Belifario!
Edhe ne mirë jemi, bie pak shi (kohë për të ngrënë supë me kungull, byrek me kungull), por shpresojmë se do kemi vjeshtë të artë :D
Amon mos mi permend kungujt se jam ngiiiii! Kemi disa kunguj ketu qe....!
Si ka mundesi qe po bjen shi te ju!! ketu diell temperatura 30°C.....!

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Mo, 29. Okt 2012, 6:48
von egnatia
Belifario hat geschrieben: Si ka mundesi qe po bjen shi te ju!! ketu diell temperatura 30°C.....!
"Iku :sun: :vacation:, erdhi "bora" :o :D


Ashure e thjeshtë me arra (receta e gjyshes)

Përbërësit:
- 500 gr grurë
- 250 gr sheqer
- 5 lugë gjelle niseshte
- 2 lugë kafe me kanelle (pluhur)
- 50 gr rrush të thatë
- 100 gr arra të grira
- 100 gr arra të pa grira (thelpinj)
- 4-5 karafila


Përgatitja
Mbasi e kemi larë mirë e mirë grurin, e hedhim në një tenxhere të thellë. Tenxheren e mbushim me ujë deri sa të mbulohet i gjithë gruri pastaj e vëmë të zihet në zjarr të ngadaltë derisa gruri të fillojë të plasaritet. Pasi e provojmë se sa ka zier gruri, i hedhim me kujdes sheqerin, rrushin e thatë, kanellën, karafilat dhe pak nga arrat e pa grira (thelpinj). Karafilat i heqim pasi të ketë marrë pak shije dhe aromë ashurja.
Në një enë tjetër (tas) hedhim niseshtenë dhe me pak ujë të ftohtë e perziejmë me rrahëse vezësh deri sa niseshteja të tretet mirë. Niseshtenë e tretur ja shtojmë tenxheres me grurin e zier dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë në formë xheli (pelte). E lemë të valojë pak ngadalë afro 2 minuta dhe e zbrazim nëpër tasa të qelqtë. Sipër i hedhim arrat e grira dhe pak kanellë. Mund të hahet sipas dëshirës e ngrohtë ose e lëmë të ftohet në frigorifer.

Ju bëftë mirë!

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Mo, 29. Okt 2012, 8:51
von egnatia
Supë orizi me vezë dhe limon

Përbërësit:
- 1 ½ gotë uji oriz
- lëng mishi (ose kocka të ziera)
- 50 gr gjalp
- 1 vezë (të verdhë veze)
- 1/2 kokërr limon (ose limontoz)
- majdanoz
- kripë
- piper i zi

Përgatitja
Në një tenxhere të gjërë dhe të thellë ziejmë mirë kockat e mishit (ose koncentrat mishi) dhe në lëngun e mishit hidhet orizi i pastruar dhe i larë mirë. Pasi të jetë zier pak orizi i hedhim kripën dhe e lemë në zjarr të ngadaltë për 5-10 minuta. Pastaj supa hiqet nga zjarri dhe i shtojmë lëngun e limonit të shtrydhur (ose limontoz), vezën (e rrahur mirë) dhe gjalpin e shkrirë. Sipas dëshirës, megullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

Ju bëftë mirë!

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Do, 04. Apr 2013, 16:26
von egnatia
Supë me karrota

Përbërësit:
- 4 qepë
- 1 kg karrota
- 1 limon
- 1 pako të vogël me gjalp të freskët
- 2 lugë gjelle me sheqer
- 200 g krem qumështi (Sahne)
- 1 l lëng perimesh (supë koncentrat)
- piper i zi
- kripë
- muskat
- pak majdanoz i freskët


Përgatitja
1- I qërojmë qepët dhe pastaj i grijmë hollë. Lajmë karrotat dhe i presim në feta pak të trasha. E shtrydhim limonin dhe lëngun e ruajmë në një tas qelqi të vogël.
2- Gjalpin e freskët e shkrijmë në një tenxhere të thellë (për supë) dhe në të hedhim qepët e grira hollë. Pasi i skuqim qepët, i shtojmë karrotat dhe shqerin dhe i përziejmë derisa të marrin një ngjyrë të verdhë. I hedhim lëngun e perimeve dhe i lejmë të ziejnë ngadalë për 20-30 minuta.
3- Pasi të ketë zier supa me karrota, e shtypim me shtypësen për pure deri sa të krijohet një formë kremi. I shtojmë kremin e qumështit, piperin, kripën dhe muskatin. E përziejmë duke i futur dhe pak lëng limoni. Supa hiqet nga zjarri dhe rregullohet me pak majdanoz të grirë hollë.

P.S.: Sipas dëshirës mund t'i hedhim supës dhe pak "ingwer" = "xhenxhefil" (?) të grirë hollë gjatë kohës që supa zien.

Ju bëftë mirë!

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Do, 04. Apr 2013, 16:29
von egnatia
Gjellë me bamje, pa mish

Përbërësit:
- Bamje 1-2 kg
- Vaj lule dielli
- Qepë 5 kokrra mesatere
- Domate 10 kokrra mesatare
- Salcë domateje 1 lugë kafeje
- Kripë
- Majdanoz i freskët


Përgatitja
Bamjet lahen dhe fshihen mirë me letër kuzhine. I fërkojmë pak për t'u hequr pushin. U presim bishtin dhe pak majën. Në një tenxhere (ose tigan të thellë me kapak) fusim vajin, të cilin e lemë të nxehet pak, pastaj fusim bamjet një nga një dhe i skuqim mirë. Pasi i kemi skuqur bamjet, i heqim nga tenxherja (tigani) dhe në yndyrën e mbetur hedhim qepët e grira hollë. Si të jenë skuqur mirë qepët, shtojmë pak salcë domate dhe i përziejmë së bashku. I hedhim domatet e qëruara, të prera në formë kubike. Më pas i shtojmë me kujdes bamjet e skuqura dhe i lemë për dhjetë minuta të ziejnë me salcën e domateve derisa gjella të mbetet me pak lëng. Përpara se ta heqim gjellën, i hedhim kripën dhe majdanozin e grirë hollë dhe e largojmë nga zjarri. Gjella me bamje hahet me bukë ose me oriz të zier veçantë, pjatë dyshe. Shoqërohet me sallatë të freskët.

Ju bëftë mirë!

RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Do, 04. Apr 2013, 16:31
von egnatia
Gjellë e thjeshtë me fasule të thata

Përbërësit:
- 1 kg fasulet të thata
- 3 lugë vaj (ulliri, lule dielli etj.,)
- 1 lugë gjelle salcë domatesh (ose domate të grira me rende)
- spec i kuq pluhur
- qepë të thata
- majdanoz të freskët
- kripë
- piper i zi


Përgatitja
Fasulet e thata i vendosim në një enë të thellë dhe i mbushim me ujë derisa të mbulohen mirë dhe i lemë të zbuten gjatë gjithë natës. Të nesërmen ua kullojmë ujin e mbetur fasuleve, i shpëlajmë mirë dhe i vendosim në një tenxhere të thellë për të zier afro 1-2 orë. Qepët i grijmë hollë dhe i skuqim me vaj. Pasi të jenë skuqur mirë, qepëve u hedhim salcën e domates (ose domatet e grira me rende) dhe specin e kuq dhe i përziejmë ngadalë deri sa të fillojnë të ziejnë pak. Fasulet i hedhim tek salca e krijuar dhe i pëziejmë së bashku me salcën duke i hedhur me ngadalë ujin derisa të mbulohen fasulet. Tenxheren e mbyllim mirë me kapak dhe e vendosim në zjarr të ngadaltë. Kur gjella të jetë zier plotësisht, i hedhim kripën dhe piperin e zi. E lemë gjellën me fasule të ziejë pak me erëzat dhe pastaj e largojmë nga zjarri. E servirim të ngrohtë në pjata të thella duke i hedhur sipas dëshirë majdanozin e grirë hollë.

Ju bëftë mirë!

RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: So, 06. Nov 2022, 0:01
von egnatia
Çomlek me qepujka

Përbërësit:
- 1. 500 kg qepujka (qepë të vogla)
- 1 kokërr hudhër
- 1 lugë gjelle salcë domate
- 3-5 lugë gjelle vaj ulliri / luledielli
- 2 gjethe dafine te vogla
- piper të zi kokërr /të bluar
- kripë
- kanellë


Përgatitja
Qepujkat e pastruara mirë hidhen në një tenxhere me vaj dhe skuqen lehtë derisa të zverdhen. Shtohet salca, piperi kokërr, gjethet e dafinës, kripa dhe kavardisen së bashku me qepujkat. I hidhet ujë deri sa të mbulohen qepujkat dhe lihen të ziejne ngadalë. (Kush ka dëshirë i hedh pak verë të kuqe para se të hidhet uji) Pasi të kenë filluar të zbuten qepujkat, ju hidhen thelpinjtë e hudhrës dhe kanella. Çomleku është gati kur lëngu pakësohet dhe hiqet nga zjarri. Çomleku shoqërohet sipas dëshirës me pilaf.

Ju bëftë mirë!

Re: RECETA GATIMI SHQIPTARE

Verfasst: Mo, 07. Nov 2022, 13:44
von egnatia
Pilaf i thjeshtë me gjalp, pa lëng mishi

Përbërësit:
- 2 gota uji me oriz
- 4 gota ujë (1 gotë oriz = 2 gota ujë)
- gjalp
- kripë

Pilafi i orizit pa lëng mishi mund të bëhet në dy variante, me skuqje ose pa skuqje të orizit.


Përgatitja

Varianti i parë me skuqjen e orizit
Orizi pastrohet nga papastërtitë dhe shplahet mirë me ujë të ftohtë. Pastaj kullohet dhe lihet mënjanë në një enë. Uji vendoset të zieje (mund të hidhet edhe i ftohtë). Në një tenxhere të thellë hidhet gjalpi dhe shkrihet pak. Hidhet orizi dhe kaurdiset mirë me lugë druri deri sa të marri një skuqje të lehtë. Më pas hidhet uji i zier dhe kripa dhe lihet të ziejë ngadalë 15-20 minuta (varet nga lloji i orizit) i mbuluar me kapak. Pasi të shikohet qe e ka thithur ujin, hiqet nga zjarri dhe i vendoset një picetë e pastër pastaj mbulohet me kapak afro 10 minuta. Shërbehet i ngohtë.

Varianti i dytë pa skuqjen e orizit
Hidhet sasia e ujit (p.sh.: 4 gota uji) bashkë me gjalpin edhe kripën në një tenxhere dhe lihet të ziejë. Pasi uji të ketë marrë valë, hidhet orizi duke e pëzier mirë dhe lihet në zjarr të ngadaltë për 15-20 minuta. Kur të jetë thithur i gjithë uji, hiqet nga zjarri, mbulohet me pecetë të pastër (ose me letër kuzhine) dhe mbyllet me kapak afro10 minuta.

P.S.: Kur mbulohet pilafi me pecetë dhe pastaj me kapak, orizi bëhet i shkrifur.

Ju bëftë mirë!