Trafiku i armeve nga Shqiperia, sot Diveroli para kongresit amerikan
Efraim Diverol, president i AEY del sot ne një seancë dëgjimore lidhur me skandalin e tregtisë së armëve që u bë publik pas një shkrimi ne NYT. Skandali prek edhe Shqipërinë pasi Diveroli akuzohet se ka mashtruar Pentagonin me armët e blera nga MEICO, të cilat dilnin nga depot e Gërdecit.
WASHINGTON-Kongresi amerikan do të mbajë sot një seancë dëgjimore lidhur me skandalin e tregtisë së armëve që u bë publik pas një shkrimi investigativ të botuar në New York Times. 3 drejtuesit e kompanisë AEY, mes të cilëve edhe presidenti 22-vjeçar, Efraim Diveroli do të dëshmojnë sot para komisionit të reformave qeveritare të drejtuar nga Henry Waxman. Bashkë me ta edhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe departamentit të Mbrojtjes janë thirrur për të dëshmuar rreth faktit që një kompani me probleme serioze si AEY ka përfituar kontrata qeveritare në shifrën 300 milionë dollarë vetëm gjatë vitit 2007. Skandali prek edhe Shqipërinë pasi Diveroli akuzohet se ka mashtruar Pentagonin pikërisht me armët e blera nga MEICO, të cilat dilnin nga depot e Gërdecit.
FAVORIZIMI I AEY
Efraim Diveroli, tregtari i armëve 22 vjecar, është aktualisht nën hetim sepse dyshohet se i ka shitur municion të ndaluar kinez qeverisë amerikane. Tashmë, firma e tij po konsiderohet si një shembull i mashtrimit dhe keqmenaxhimit lidhur me dhënien e kontratave për bizneset e vogla dhe minoritare nga ana e autoriteteteve federale amerikane.
Senatori John Kerry, kryetar i Komisionit për Sipërmarrjet dhe Bizneset e Vogla tha se kompania AEY kishte fituar 50 kontrata me vlertë 298 milionë dollarë, sepse ishte klasifikuar si një biznes i vogël në disavantazh, një status i rezervuar për njerëzit që u përkasin grupeve të caktuara minoritare dhe që mund të provojnë se të ardhurat e tyre neto janë më pak se 750,000 dollarë.
Nuk ka prova se AEY ka kërkuar ndonjëherë të përfitojë këtë status apo se ka qenë i aftë të klasifikohet si i tillë. Gjyshi i Diverolit ishte italian dhe kjo nuk është një nga minoritetet e përcaktuara nga programi. Incidenti hedh dritë mbi disa përpjekje të avokatëve të bizneseve për të për të “fryrë” shifrat në mënyrë që të ekzagjerohet angazhimi i qeverisë për format e vogla dhe në pronësinë e minoritarëve. Që prej vitit 1995 ka patur 13 hetime qeveritare dhe dy studime private që kanë zbuluar abuzimet dhe keqmenaxhimin në sistemin federal të dhënies së kontratave.
JOHN KERRY
Kerry u ka dërguar letra Departmentit të Mbrojtjes, Departmentit të Shtetit dhe Administratës së Bizneseve të Vogla për të kërkuar sqarime për këtë gabim. “Mungesa e mbikëqyrjes së programeve kontraktuese brenda autoriteteve federale lejon kompani si like AEY Inc. të marrë qindra miliona dollarë në kontrata si një komoani me këtë status”, i shkroi Kerry administratorit të SBA-së, Steven Preston. “Gabimet po e dëmtojnë programin që ishte planifikuar në fakt të krijonte mundësinë për të ndihmuar bizneset në disavantazh”. “SBA” në Ëashington tha se nuk ka të dhëna për të vërtetuar se AEY ka aplikuar për këtë status dhe avokati i Diverolit nuk iu përgjigj telefonatave. Një pasqyrë e Sistemit të të Dhënave të Prokurimeve Federale, që siguron informacion për kotratat nga ana e qeverisë, tregon se AEY ishte identifikuar si një biznes me këtë status në qershor 2006 nga Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane. Së fundmi ishte përcaktuar si një kompani me status të tillë 33 herë në kontratat me vlerë 224 milionë dollarë. Në të kaluarën mbikëqyrësit e qeverisë i kishin konsideruar gabime të tilla si keqkuptime tipike. “Ky është i njëjti shfajësim që është përdorur në 6 vitet e fundit”, tha Lloyd Chapman, president i Lidhjes së Bizneseve të Vogla. “Nuk janë aksidente, nuk janë gabime me të dhënat, është një tentativë e mirëorganizuar për të paraqitur ndryshe sasinë e kontratave që u jepen bizneseve dhe vogla dhe minoritare.
Qeveria ka për qëllim të “kanalizojë” 23 për qind të të gjitha kontratat te format e vogla dhe 2.5 për qind të tyre te ato minoritare. Këto të fundit janë zakonisht nën pronësinë e personave me ngjyrë, hispanikëve apo aziatikëve. Etnitë e tjera mund të qualifikohen për këtë emërtim vetëm nëse provojnë se janë biznese në disavantazh. Ndërsa qeveria amerikane nuk i ka arritur qëllimet e saj me bizneset e vogla, ajo e ka bërë këtë me bizneset minoritare. Gjatë vitit fiskal 2006, kompanitë minoritare fituan kontrata me vlerë 23 miliardë dollarë dhe 6.8 për qind të rë gjitha kontratave qeveritare. Por, Chapman thotë se ka prova që tregojnë se shifrat janë të egzagjeruara me firma si AEY. Një hetim i vitit 2005 nga gazeta “The Miami Herald” arriti në përfundimin se mes 20 bizneseve të vogla kontraktore më të rëndëisshme në Florida, më shumë se gjysma e tejkalonte përkufizimin e biznesit të vogël. AEY zuri faqet e para të gazetave dhe titujt e edicioneve të lajmeve muajin e kaluar kur një kontratë me vlerë 300 milionë dollarë iu pezullua pasi u zbulua se kompania kishte shitur municion të vjetër kinez për municion hungarez. Fushët kishin si destinacion Afganistanin, por transaksioni ishte një shkelje e ndalimit të shitjeve të municioneve kineze për ushtrinë amerikane. Diveroli është tashmë nën hetim kriminal dhe do të dalë sot para një komisioni të posaçëm në Kongres. “Procedurat e paligjshme të kontratave dhe mungesa e mbikëqyrjes nuk janë shfajësime për të vendosur trupat në Afganistan dhe Irak në rrezik të madh”, shkruante Kerry. “Administrata Bush duhet të shpjegojë se si dhe pse u bë ky gabim dhe cfarë masash duhet të merren që të mos ndodhë më”.
marr nga Balkanweb