harabeli hat geschrieben:vetem edhe dicka: shqiperia eshte pjese e europes, gjeografikisht dhe politikisht.
problemet momentale socio ekonomike nuk i shkojn pershtati europes, europa ka frike nga nje invadim (fluks nga shqiperia) te saj nga elementi shqiptar. ne europe flitet gjithnje per struktura maliciose shqiptare, te organisuara mire, dhe minuese te rendit demokratik.
nuk besoj se problemi kryesor i be-se ne lidhje me anetaresimin e shqiperise eshte,qe do kishte ndonje invasion shqiptaresh drejt vendeve te tjera,sepse populli shqiptar nuk eshte aq i madh,sa qe te uzurponte gjithe zonen e be-se...
problemi kryesor i shqiperise eshte krimi i organizuar,por edhe ky argument nuk qendron shume,pasi qe krimi i organizuar(strukturat mafioze,kontrabanda dhe klandestiniteti)nuk pyesin,nese shqiperia eshte ne be,apo jo...kontrabanda prap se prap vazhdon dhe droga perseri kalon nga shqiperia ne itali...
dhe sa i perket standarteve demokratike:eshte e vertete,qe shqiperia ka nje deficit demokratik.por kur shikojme shembullin e polonise,ku nje familie udheheq nje vend(dhe ku partite opozitare kane akuzuar dy vllezerit kaczynski,se kane manipuluar zgjedhjet),atehere edhe polonia nuk duhej te ishte ne be!
per mendimin tim kriteret per anetaresim ne be jane politiko-ekonomike:
vende qe kane potencial ekonomik(si psh.polonia,slovenia,kroacia,bullgaria,etj.)anetaresohen shpejt ne be,kurse vende qe nuk kane aq shume potencial duhet te presin...
po ashtu anetaresimi i vendeve varet edhe nga stabiliteti politik/etnik.do te thote,qe vende,qe shfaqen politikisht/etnikisht jo-stabile(si psh. ne rastin e maqedonise apo serbise)jane per be-ne me interes me te madhe politike(per te parandaluar konflikte te motivuar etnikisht)!
sepse keto dy vendet e fundit nga pikepamja e standarteve ekonomike,demokratike,politike nuk jane shume me te zhvilluara se sa shqiperia!