ça eshte moj ky lajm ketu per avionin e rrembyer?!s'e kam marre vesh kete lajm!kur ka ndodhur kjo gje`?egnatia hat geschrieben:Mirëmëngjes!
Lexova një artikull në Lajmet.Net, ku Ministri i Transportit Lulzim Basha thotë: Qytetarët shqiptarë në avionin e rrëmbyer janë në gjendje të mirë.
Informacione më të sakta ka dhe gazeta Albanian Daily News, Badische Zeitung " Entführer stellen sich" shkruar dhe në Anglisht, Gjermanisht etj.
egnatia
Përshëndetje, Kusho1983!Kusho1983 hat geschrieben: ça eshte moj ky lajm ketu per avionin e rrembyer?!s'e kam marre vesh kete lajm!kur ka ndodhur kjo gje`?
source: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=39731Zhduken 65 milionë USD
Raporti i papublikuar i KLSH-së. Abuzimet me buxhetin e shtetit, tenderët dhe shkeljet në dogana e tatime
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) gjatë kontrolleve të ushtruara në vitin 2007 ka zbuluar një dëm efektiv të përgjithshëm prej rreth 65 milionë dollarësh. Dëmi financiar është shkaktuar nga institucionet qendrore dhe lokale në kurriz të shtetit, si pasojë e abuzimeve me shpenzimet në paga e shpërblime, si dhe në prokurime publike. Raporti vjetor ka mbërritur dje në Kuvend dhe i referohet periudhës 2005-2007 (për vitin 2007 si 9-mujor), ku janë konstatuar miliona dollarë abuzime nga zyrtarë të shtetit. Dëmi më i madh është shkaktuar në dogana dhe tatime, rreth 30 milionë dollarë, në ministri me rreth 6 milionë dollarë, si dhe në bashki e institucione të tjera, si KESH, Porti i Durrësit apo INSIG, në vlera të konsiderueshme. Për sa u përket rekomandimeve të KLSH-së, janë marrë parasysh rreth 76% e tyre, nga 72% që ishin në vitin 2006, ndërsa kontrolle të ushtruara gjatë vitit që shkoi janë mbi 140. Ndryshe nga viti 2006, ku dëmet e evidentuara shkonin në rreth 75 milionë dollarë, për 2007 vlera e tyre ra me 10 milionë dollarë, por që gjithsesi mbetet e lartë. Edhe pse rekomandimet e KLSH-së janë marrë parasysh në një pjesë të konsiderueshme, problem mbeten moszbatimi i sugjerimeve për investimet e huaja edhe në sistemin tatimor.
Dëmet
Të ndara në zëra, dëmi ekonomik më i madh është shkaktuar në prokurime publike, në vlerën e rreth 9,2 milionë dollarëve, të evidentuara në të gjitha institucionet kryesore të vendit. Në fushën e sistemit të pagave, dëmi i shkaktuar ndaj shtetit arrin 600 mijë dollarë, kurse ai i shpërblimeve në vlerën e përgjithshme prej rreth 1,2 milionë dollarëve. Abuzime janë zbuluar edhe në sektorin e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në vlerën totale prej 7 milionë dollarë, kurse në sistemin doganor dëmet arritën në 4 milionë dollarë. Lidhur me fushat dhe sektorët e tjerë, dëmi i zbuluar llogaritet në rreth 3 milionë dollarë.
Investimet e huaja
Sikundër ka ndodhur në vitet e kaluara, edhe gjatë 2007 KLSH ka zbuluar vjedhje masive në zbatimit e projekteve të huaja, të cilat kanë ndikuar te realizimi i investimeve në total. Në total janë zbuluar rreth 6 milionë dollarë abuzime, si pasojë e veprimeve të kundërligjshme të ndërmarra nga menaxherët dhe drejtuesit më të lartë të projekteve të huaja, duke abuzuar me buxhetin e shtetit. Sipas KLSH-së, dëmi më i madh konstatohet te investimet e huaja në sektorin e shëndetësisë, konkretisht për: "Rimëkëmbje e sistemit shëndetësor", "Ndërtimi dhe pajisja e spitalit francez, klinika e specialiteteve" dhe "Ndërtimi i Spitalit Shkodër dhe Spitalit Durrës", të treja këto me një dëm prej rreth 1,7 milionë dollarësh. Nisur nga këto fakte, KLSH ka rekomanduar marrjen e disa masave, ku njëra është hartimi i ligjit të ri për financimet e huaja, si dhe studimin për aplikimin e procedurës "Black List" (lista e zezë), me objektiv nxjerrjen e përgjegjësisë administrative ndaj konsulentëve në rastet e shfaqjes së problemeve.
Arsyet dhe degët më problematike
Doganat dhe tatimet, buxhetit i mungojnë 37 milionë USD
Përveç dëmeve të shkaktuara nga abuzimi me postin, KLSH ka kryer 18 kontrolle në tatime dhe dogana, me qëllim kontrollin e të ardhurave të buxhetit të shtetit. Në total, efektet negative në grumbullimin e të ardhurave tatimore për llogari të buxhetit të shtetit janë llogaritur në rreth 37 milionë dollarë, ku 34 milionë nga sisteme tatimore dhe 3 milionë dollarë nga doganat, si rrjedhojë e evazionit fiskal. Për sa i përket sistemit tatimor, dëmi është shkaktuar kryesisht nga Dega e Durrësit me 3 milionë dollarë, dega e Krujës me 7 milionë dollarë, degët e Skraparit, Kuçovës, Delvinës dhe Gjirokastrës, në vlerë totale prej 6 milionë dollarë, si dhe dega e VIP-ave me rreth 6,7 milionë dollarë. Të gjitha këto dëme janë krijuar si rezultat i tatim-fitimit dhe gjobave të pallogaritura, taksës TVSH, detyrime tatimore dhe gjoba të falura padrejtësisht. Lidhur me sistemimin doganor, KLSH ka evidentuar abuzime në degët e Durrësit dhe Elbasanit, përkatësisht 2 milionë dollarë dhe 400 mijë dollarë, si rrjedhojë e detyrimeve doganore të papaguara, verifikim të faturave të origjinës dhe përdorim të çmimeve të referencës.
Kontrollet e KLSH
"Tenderët e BSH, dyshime te procedurat"
Disa nga rekomandimet e KLSH-së, të hedhura në raportin e fundit për vitin 2007, i janë drejtuar edhe institucionit më të rëndësishëm financiar. Rasti konkret lidhet me Bankën e Shqipërisë, që sipas KLSH-së, "përzgjedhja e procedurës së prokurimit ‘prokurim i drejtpërdrejtë‘, sipas nenit 10 për prokurimin e mallrave, ndërtimeve dhe shërbimeve, bie ndesh me nenin 2 ‘qëllimi dhe parimet‘ të kësaj rregulloreje, për përdorim efektiv të fondeve të Bankës Qendrore, pasi ky nen nuk lejon konkurrencën dhe shkel barazinë në prokurim". Po ashtu, një tjetër rekomandim lidhet edhe me kufirin monetar të lejimit të procedurës "tender i hapur", "tender i kufizuar" dhe "kërkesë për kuotim", për prokurimin e ndërtimeve, shërbimeve dhe mallrave, të cilat shkelin disa nene të ligjit ‘Për prokurimin publik‘". Këto rekomandime të KLSH nuk janë marrë në konsideratë nga BSH, thuhet në raportin vjetor.
Rrofsh per linkun! Keto te tjeret ne kete rubrike "shqip" merren vetem me lojra dhe me "fjale te urta". Askush se ça koken per ndonje lajm nga Shqiperia!Kusho1983 hat geschrieben:per ato,qe i ka marr malli per telvizionin publik shqiptar,kam ketu nje link shume interesant:
http://wms.edgecastcdn.net/200187/tv...e9f825d1a4ba6d
duhet ta shkarkoni(download)se pari kete software e pastaj mund te shikoni live tvsh-ne nepermjet windows media player.
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40150Abuzuan me postin, KLSH kallëzon penalisht 84 zyrtarë
Çeku, kritika për strukturat e auditit të brendshëm. Ministritë problematike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale 84 zyrtarë të administratës shtetërore, të cilët kanë abuzuar me postin, duke shkaktuar në total rreth 60 milionë dollarë dëme ndaj shtetit. Kallëzimi nga KLSH-ja është bërë gjatë vitit 2007 dhe u referohet institucioneve qendrore e lokale. Për këtë dhe të tjera probleme, kryetari i këtij institucioni të pavarur, Robert Çeku, ka raportuar dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve për problematika të ndryshme. Lidhur me 30 kallëzimet për 84 zyrtarët, Çeku është shprehur mjaft i shqetësuar për dëmin e krijuar ndaj shtetit, por, nga ana tjetër, ndjeu shenja optimizmi për rekomandimet që janë marrë parasysh nga institucionet e ndryshme, në masën 78 për qind, nga 73 për qind që ishte në 2006-ën. Nga tabela e të dhënave bie në sy dëmi i shkaktuar nga 4 zyrtarë të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), të cilët ishin kallëzuar penalisht, pasi, sipas KLSH-së, i kishin shkaktuar shtetit rreth 5 miliardë lekë dëm ekonomik. Kallëzime janë kryer edhe për zyrtarë të ministrive, konkretisht për Ministrinë e Shëndetësisë, 5 persona (20 milionë lekë dëm) dhe Ministria e Turizmit, 5 persona (13 milionë lekë dëm). Numrin më të lartë të të denoncuarve në prokurori e mban Enti Kombëtar i Banesave, me 9 punonjës, të cilët kanë shkaktuar një dëm prej 17 milionë lekësh. Për sa i takon kontrollit të ushtruar për rrugën Durrës-Kukës, Çeku u shpreh se janë hasur shkelje, e për rrjedhojë është bërë kallëzimi penal, por pa përmendur detaje. Duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, kryetari i KLSH-së tha se, "projekti aktualisht po hetohet nga organet e prokurorisë. Materiali ynë është hartuar nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit 2007, pra të dhënat ia kemi dërguar prokurorisë. Ka shumë probleme lidhur me projektin, po ashtu ka dhe persona që KLSH-ja i ka kallëzuar penalisht në prokurori".
Auditi i brendshëm
KLSH-ja ka vërejtur gjatë 2007-ës një mori shkeljesh dhe mangësish në drejtim të strukturave të auditit të brendshëm. Çeku është shprehur në komision se shumë nga ministritë kryesore kanë mangësi në ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e ligjit, saqë vërehen institucione të pakontrolluara deri në tre vjet. "Edhe pse duken përmirësime në krahasim me vitet e kaluara, më duhet të them se, duhet më shumë punë në menaxhimin administrativ dhe funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm financiar, publik", tha kreu i KLSH-së. Lidhur me problemin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si edhe ajo e Turizmit, kanë funksionuar në varësi të sekretarëve të përgjithshëm dhe jo të ministrave. Mangësi ka në plotësimin e strukturave të auditivit me numrin e vlefshëm të audituesve. Kështu, në Ministrinë e Shëndetësisë punohet me 4 auditues më pak, në Ministrinë e Arsimit është punuar me 3 auditues më pak, ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes me 5 auditues më pak.
Bei diesen Türkei und Krotien werbungen hab ich mich ommer gefragt, wann kommt albanien.Denisa* hat geschrieben:Spotet per turizmimin, CNN merr 300 mijë euro
TIRANE-Që nga dita e djeshme, në televizionin ndërkombëtar CNN-Europe ka filluar një spot publicitar që promovon turizmin shqiptar. Iniciativa e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, i ka kushtuar plot 300 mijë euro xhepave të taksapaguesve shqiptarë. Ministri i Kulturës Ylli Pango, deklaroi se spoti filloi nga transmetimi për promovimin e turizmit shqiptar, duke synuar sjelljen e sa më shumë turistëve këtë vit në Shqipëri. Në deklarimet e rralla, që janë bërë lidhur me këtë promocion, është thënë nga zyrtarë të këtij dikasteri se synohet të bëhet një fushatë atraktive, që synon të shtojë turistët në vendin tonë, gjë që është më shumë se kurrë e nevojshme, pas tragjedisë së Gërdecit, që e dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë, sidomos për sa u përket respektimit të normave të sigurisë së jetës dhe personit.
Stacioni
Por qeveria ka zgjedhur në mënyrë direkte televizionin (CNN) ndërkohë që ka zhvilluar një tender për firmën që do të përgatiste spotet dhe do tia shiste ato televizionit CNN. Sipas asaj që është shkruar në dokumentet zyrtare të ministrisë së Kulturës thuhet se CNN mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz, me target që përfshijnë grup-moshat 25 deri 55 vjeç. Por, nuk thuhet se çfarë audience kanë TV të tjera. Është e qartë që CNN është caktuar me prokurim të drejtpërdrejtë, pasi në asnjë dokument zyrtar nuk rezulton të jetë shpallur ndonjëherë ndonjë garë për të fituar të drejtën e transmetimit të spotit.
Kompania
Por, ndërkohë, një “garë” është zhvilluar për të përcaktuar oferta nga kompani të interesuara. Këto kompani private do të merrnin përsipër, si detyrën e prodhimit të materialit filmik, ashtu edhe atë të shitjes dhe transmetimit në CNN. Sipas njoftimit të Ministrisë për klasifikimin e ofertave të paraqitura në procedurën me objekt “Prodhim dhe transmetim ndërkombëtar i spotit televiziv zyrtar me objekt: “Promovimi i turizmit në Shqipëri””, rezulton se fituesja e garës është holandezja “CCCP”, e cila ka ofruar vetëm 100 euro më pak se limiti prej 300.000 eurosh, që ka caktuar Ministria e Turizmit.
Por, duket shumë e çuditshme që pasuesja, kompania që është shpallur në vend të dytë, “Ogilvy Albania”, ka ofruar shërbimin e vet për një shumë 65.000 euro më të ulët dhe përsëri nuk e ka fituar dot garën. Burime të dikasterit nuk kanë kursyer elozhet për fituesen, duke thënë se kompania holandeze që u përzgjodh për prodhimin e reklamës është ndër kompanitë avangardiste në Evropë të prodhimit të reklamave. Drejtori artistik i projektit, Andre Platel, është autor i disa librave të botuar nëpër botë mbi kulturën moderne. Kjo ofrohet si një plus, por nuk jepet asnjë shpjegim për sa i përket diferencës jo të vogël midis ofertës së saj financiare dhe asaj të ofertueses së dytë në listë. Ndërkohë, burime jozyrtare kanë thënë për “Gazetën” se 300.000 euro është pagesa vetëm për CNN, ndërkohë që 130 mijë të tjera u janë dhënë holandezëve për shërbimin e kryer. Në këtë rast, spoti ka hequr nga xhepat e shqiptarëve, jo 300.000, por 430.000 euro.
marr nga Balkanweb
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40180Pragu i ri për Kuvend, nga 4% deri në 20%
Irritohen të vegjlit: Kjo është një gijotinë politike
Pragu zgjedhor për të hyrë në Kuvend ka irrituar sërish partitë e vogla, të cilat kanë zbërthyer nismën e socialistëve, duke e cilësuar atë një "ferr" i vërtetë. Debati kryesor në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve është bërë në lidhje me përcaktimin e pragut zgjedhor, i cili duke u bazuar në sistemin që propozon PD-ja dhe PS-ja, sistem proporcional rajonal lë të kuptohet se pragu do të jetë i ndryshueshëm dhe jo një i tërë në të gjithë Republikën. Nëse miratohet sistemi i ri zgjedhor, atëherë pragu për të hyrë në Kuvend nuk do të jetë i njëjtë në të gjitha qarqet e vendit, duke nisur nga më i ulëti që është në Tiranë në 4%, deri në pragun 20%, që i përket qarkut të Gjirokastrës. Ky përcaktim i pragut në bazë të qarqeve është kundërshtuar nga partitë e vogla në Komisionin Parlamentar të Ligjeve duke theksuar se dy partitë e mëdha po vënë në gijotinë partitë e vogla. Deputeti i LSI-së, Spratak Braho, gjatë diskutimit të tij, është shprehur se ky propozim i dy partive të mëdha nuk mund të pranohet. Sipas tij, "edhe me proporcional të përzier me mazhoritar, edhe me proporcional të pastër ne mbetemi në këto nivele. Këtyre partive të tjera u bie gijotina, dy diktatorët e rinj të majtë dhe të djathtë Berishë dhe Ramë, po përpiqen të shkatërrojnë partitë e tjera". Në bazë të disa përllogaritjeve, deputeti i LSI-së, Braho, ka dhënë disa shifra rreth të cilave vërtitet pragu në qarqe të ndryshme, sipas të cilit janë shifra të cilat nuk kapen nga partitë e tjera. "Në Qarkun e Beratit, pragu është 12%, në Qarkun e Durrësit, pragu është 9%, në Qarkun e Dibrës, pragu është 14%, në Qarkun e Fierit, pragu është 6%, në Qarkun e Gjirokastrës, pragu është 20%, në Qarkun e Korçës, pragu është 8%, në Qarkun e Kukësit pragu zgjedhor është 25%, në Qarkun e Lezhës pragu është 14%, në Qarkun e Shkodrës, kufiri për hyrjen në Kuvend është 8%, në Qarkun e Vlorës, ky prag është 9% dhe vetëm në Qarkun e Tiranës është 4%", është shprehur Braho. Qëndrimi i deputetit të LSI-së është mbështetur edhe nga aleatët e tjerë të vegjël të majtë dhe të djathtë. Kryetari i grupit parlamentar të PR-së, Arian Madhi, është shprehur se "jemi kundër këtij propozimi, sepse ndarja në qarqe cakton pragje të pamundura të realizohen nga partitë politike". Kryetari i PBDL-së, Arian Starova, deklaroi se "kjo është e papranuar, që partitë në momente të caktuara të ngrenë një gijotinë politike dhe të gjitha partitë e tjera nuk vlejnë asgjë. Kjo nuk shkon. Mendoj se sistemi aktual me pak korrigjime është sistemi më i mirë". Ndërsa përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin e Ligjeve, Frrok Gjini, ka deklaruar që "ky ligj të përmirësohet dhe të eliminohet Dushku", gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Kryeministrit që të distancohet nga qëndrimet e socialistëve. Por pretendimi i partive të vogla nuk është marrë parasysh nga dy partitë e mëdha: PD e PS, të cilat unike në qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje, kanë theksuar se kjo është formula më e mirë për të shmangur "Dushkun". Deputeti socialist, Fatmir Xhafa, është shprehur, se sistemi më i përshtatshëm në kushtet e vendit tonë duhet të jetë sistemi proporcional rajonal, pra në zona zgjedhore shumemërore".
Pragu nëpër qarqe
Berat 12%
Durrës 9%
Dibër 14%
Fier 6%
Gjirokastër 20%
Korçë 8%
Kukës 25%
Lezhë 14%
Shkodër 8%
Vlorë 9%
Tiranë 4%
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40213Barka: Shtohen të huajt që zgjedhin "jetën shqiptare"
Hartohet projektligji i ri "Për të huajt" në Shqipëri. Punësimi i tyre, aty ku shqiptarët nuk kanë kualifikime
Numri i shtetasve të huaj që vijnë për të punuar apo për të çelur sipërmarrje të reja në Shqipëri është rritur. Një fakt të tillë e ka pohuar dje ministri i Punës, Kosta Barka, duke ju referuar edhe lejeve të punës të lëshuara nga dikasteri i tij në këto vite. Për të rregulluar jetën e këtyre të huajve në Shqipëri është hartuar edhe një projektligj i posaçëm. "Objekti i ligjit është rregullimi i regjimit të hyrjes, qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes të të huajve në/nga Republika e Shqipërisë dhe funksionet e kompetencat e autoriteteve shtetërore dhe subjekteve të tjera publike dhe private, që kanë të bëjnë me të huajt", u shpreh ministri Barka. Lidhur me mbrojtjen e fuqisë punëtore dhe të tregut shqiptar të punës, bazuar në kriteret bazë të Direktivave të Komisionit Evropian, Barka sqaroi se "kjo do të thotë që vendin e lirë të punës, përpara se t‘ia ofrojë shtetasit të huaj, duhet t‘ia ofrojë punëkërkuesve vendas". Projektligji saktëson se "shtetasit e huaj do të punësohen në ata sektorë dhe në ato pozicione specifike pune, kryesisht të reja dhe për të cilat punonjësve shqiptarë u mungon kualifikimi dhe aftësitë profesionale". Ministri i Punës premtoi thjeshtimin e procedurave administrative të dhënies dhe të ripërtëritjes së lejeve të punës. Ndërsa shteti shqiptar duhet të sigurojë kushtet për integrim në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale të të huajve që kanë të drejtën e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Kështu, me qëllim integrimin e tyre organizohen dhe zbatohen: kurse të gjuhës shqipe; forma të tjera të përfitimit të rritjes profesionale dhe të formimit; aktivitete për mësimin e historisë, kulturës, qytetërimit dhe sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë; takime me rastin e ndodhive të ndryshme, ku marrin pjesë edhe shtetasit shqiptarë për një promovim, njohje dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Shtetasit e huaj që punojnë në Shqipëri janë kryesisht me shtetësi turke, kineze, italiane, greke, maqedonase, kosovare, angleze, bullgare etj. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, rezulton se janë pajisur me leje pune, përkatësisht: 771 punëmarrës, 89 punëdhënës, 37 të vetëpunësuar. Rrethet ku janë përqendruar pjesa më e madhe e shtetasve të huaj që kryejnë aktivitet në vendin tonë janë Tirana, Elbasani, Korça, Durrësi, Vlora, Kruja, Fieri.
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40215Gjermanët, 1.8 milionë euro për arsimin profesional
Nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e Akademisë Profesionale në Universitetin e Durrësit
Qeveria gjermane do të financojë 1.800.000 euro për zhvillimin e arsimit profesional në Shqipëri. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar dje, në Ministrinë e Arsimit, kontributi i shtetit gjerman do të jetë për një periudhë dy vjet e gjysmë. Projekti konsiston në ngritjen e Akademisë Profesionale pranë Universitetit të Durrësit, si dhe mbështetjen e shkollave të mesme profesionale në Dibër dhe Kukës. Në sezonin e ri mësimor të vitit 2008 do të nisin shkollën studentët e parë në Akademinë Profesionale në Durrës. Të diplomuarit në këtë akademi do të marrin diplomë me 180 kredite, të akorduara nga Sistemi Evropian i transfertës së krediteve. Kjo akademi do të akreditohet nga qeveria shqiptare, si dhe nga një prej Agjencive Gjermane të Akreditimit. Është parashikuar që këtë vit akademik të ngrihen tri degë, si hoteleri, sistem bankar dhe ndërtim. Sipas marrëveshjes, qeveria gjermane financon 1.000.000 për këtë akademi. Pjesa tjetër e projektit konsiston në mbështetjen për zhvillimin ekonomik në rajonet e varfra. Kjo mbështetje kryhet përmes investimit në shkollat profesionale në Rrethin e Dibrës dhe Kukësit. Kështu, të paktën dy shkolla do të kenë krijuar dy profile dy-tre vjeçare shkollimi profesional dhe të paktën 4 shkolla do të përmirësojnë ofertat për profilet ekzistuese. Është parashikuar që dy shkolla të shërbejnë si qendra të trajtimit profesional. Fondi për arsimin profesional në Veri është 800 mijë euro. Marrëveshja mes MASH-it dhe shoqërisë gjermane për bashkëpunimin teknik GTZ u nënshkrua nga Antonieta Luli, sekretare e përgjithshme e Ministrisë dhe Ulrike Gantzer Sommer, shefe rajonale e GTZ-së. Kontributi i shtetit gjerman do të jetë në ekspertizë teknike dhe menaxhim të kualifikuar. Po kështu një sërë profesorësh për afate të shkurtra do të kontribuojnë për trajnimin e stafit universitar shqiptar.
Burimi: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=40216"Skënderbej", një shesh mes modernes dhe traditës
Gjashtë studio të huaja prezantojnë projektet e tyre për qendrën e Tiranës
Qendra e Tiranës do të ndryshojë. Gjashtë studio arkitekturore kanë garuar dje me projektet e tyre për rindërtimin e sheshit "Skënderbej". Në fjalën e hapjes, kreu i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe i jurisë, Edi Rama, tha se "sheshi do të ruajë elementët historikë të tij". Ndërsa nga prezantimi i studiove përmes një videoprojektori viheshin re qartë elementët modernë, si tramvaj, parkimet nëntokësore, etj. Madje disa prej studiove në projektet e tyre sillnin edhe ministritë e qendrës me fytyrë të re. Por se si do të jetë qendra e Tiranës në të ardhmen mësohet sot, kur shpallet edhe studioja fituese e këtij konkursi.
Një juri e përbërë nga personalitete në fushën e arkitekturës dhe dizajnimit do të zgjedhin një ndër 6 studiot, që sollën imazhin e tyre për Tiranën. Juria përbëhet nga 11 vetë, prej të cilëve katër janë shqiptarë. Objekti i këtij konkursi është përzgjedhja nëpërmjet konkurrimit të hapur, të projekt-idesë më të mirë për realizimin e projektit urban të rikonstruksionit të sheshit "Skënderbej", e cila prezanton punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri kërkesat e organizatorit, të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës, ku përfshihet: Rikonstruksioni i sipërfaqes së përkufizuar si sheshi "Skënderbej"; Dizajni urban i rrugëve hyrëse në sheshin "Skënderbej". Linjat e zhvillimit për ndërtimin e objekteve të reja të parashikuara brenda kufirit të sheshit, për rikonstruksionin e godinave të gjendura në perimetër.
Të veçantat e studiove
Studioja holandeze MVRDV hedh idenë e një teleferiku, që zbret nga mali i Dajtit direkt në sheshin "Skënderbej". Ajo propozon gjithashtu ndërtimin e një objekti në formën e shqiponjës, e ndriçuar me drita që e reflektojnë atë dhe në qiell. Gjithashtu, parashikohet edhe ulja e piedestalit të monumentit të Skënderbeut në tokë, për ta prekur njerëzit. Përfaqësuesi i studios holandeze ka theksuar se: "Shqipëria ka hapur kufijtë dhe ajo që më pëlqen është se jeni përpjekur të bëni diçka, keni lyer ndërtesat e ky është një vazhdim, duke theksuar forcën e projekteve arkitekturore, duke pranuar historinë tuaj, madje edhe duke e zgjeruar atë e duke bërë një histori të re.
Studioja Daniel Liberskin, fituese e projektit për rindërtimin e kullave binjake në Nju-Jork, propozon një shesh ku paraqitet skulptura e Kushtetutës, e qarkuar nga rrethi i unitetit. Ndërsa projekti i studios belge 51N4E e parashikon sheshin në formën e një piramide të ngritur me 1.5 metër nga toka, çka lejon qytetarët të shikojnë gjithçka nga ky shesh, nga ku për të hyrë në të parashikohet të ndërtohet një kullë e lartë, pranë Muzeut Kombëtar, e cila presupozon zhvendosjen e godinës së bashkisë. Daniel Libeskind deklaroi se projekti i tij sjell një shesh me ndërtesa të kohëve dhe historive të ndryshme. "E para është që të krijohet një marrëdhënie midis Skënderbeut historik, ikonës suaj dhe aksit veri-perëndim dhe lindje-jug dhe në mes të vendoset libri si skulpturë e Kushtetutës", tha ai.
Studioja spanjolle MAP synon kthimin nga një shesh monumental në një shesh të prekshëm për të gjithë. Ajo propozon ndërtimin e shatërvanit magjik si në Barcelonë, me forma dhe ngjyra të ndryshme. Gjithashtu, parashikon ndërtimin e një ure, e cila shërben si shëtitore ajrore, që lidh Pallatin e Kulturës me Muzeun Kombëtar, si dhe ndërtimin e një qendre të madhe tregtare në pozicionin ku dikur ndodhej monumenti i ish-diktatorit. "Ne duhet të riformësojmë energjinë ekzistuese, të vendosim rregull në këtë hapësirë. Dhe të vëmë një shtresë të re. Kjo shtresë e re është në fakt, ajo që përbën veprimtarinë tonë dhe lidhet me gjërat që s‘kanë qenë ndonjëherë, që lidhen me futjen e një karakteri njerëzor dhe të materialeve që lidhin pjesët e ndryshme, me një fjalë dhënies së një sensualiteti të kësaj gjëje publike". Ky është prezantimi i MAP, studio arkitekture, e cila vjen nga Franca dhe i jep një dimension poetik projektit të saj, pasi parashikon krijimin e një sipërfaqeje ujore gjigande në qendër dhe përgjatë tij të vendosen miniobjekte me hekur dhe xham, që i shërbejnë qytetarëve.
Ndërsa, Atena Studio, që vjen nga Italia, e koncepton sheshin në formën e një disku, ku elementi ujë është konceptuar ndryshe nga francezët, pasi lëviz gjatë gjithë kohës, duke u ngjitur nga niveli më i ulët. "Për ne gjëja kryesore është uji, është uji që shihet si një mjet për këtë projektim, që lëviz gjatë gjithë kohës dhe që është i gatshëm për të modifikuar këtë hapësirë, por pa modifikuar kufijtë. Kemi të bëjmë me një polaritet qendror", deklaron përfaqësuesi i kësaj studioje.
Studiot konkurrente
51N4E bvba, (Bruksel - Belgjikë)
ARCHITECTURE-STUDIO, (Paris - Francë)
ATENA STUDIO & PARTNERS, (Romë-Itali)
DANIEL LIBESKIND, Architects LLC, (Nju-Jork - USA)
Josep Lluis Mateo - MAP Arquitectos, S.L., (Barcelona - Spanjë)
MVRDV & TOPOTEK & ARUP & Jeroen Kooijmans, (Rotterdam - The Netherlands)
Anëtarët e jurisë:
Andreas Ruby - kritik arkitekture/ Gjermani
Arben Kumbaro - artist/ Shqipëri
Edi Rama - Kryetari i Bashkisë së Tiranës
Elia Zenghelis - arkitekt/ Greqi
Ismail Khudhr AL-Shatti - inxhinier/ Kuvajt - Përfaqësues i Donatorit
Maks Velo - arkitekt & artist/ Shqipëri
Marco Casamonti - arkitekt/ Itali
Marin Biçoku - arkitekt/ Shqipëri
Valerio Olgiati - arkitekt/ Zvicër
Vedran Mimica - arkitekt/ Kroaci
Xaveer de Geyter - arkitekt/ Belgjikë
Burimi: http://www.kohajone.com/html/artikull_22961.htmlShpeton "Skenderbeu", tani pak me i vogel
E Premte, 11 Prill 2008
Luljeta Ndoka
Renia e monumentit te Enver Hoxhes, 18 vjet me pare, nuk do te pasohet per asnje menyre me heqjen e atij te Skenderbeut. Edhe studioja, e cila "guxoi" te propozonte nderhyrje ne permasat aktuale te tij, duket se nuk ishte e qarte se cfare donte te bente ne te vertete. Pavaresisht propozimeve individuale, nje gje eshte e sigurt: Qendra e Tiranes do te kete shume gjelberim, shume ngjyra, arome, peme e trendafila, madje edhe pellgje uji e mini-shatervane. Maketet e paraqitura nga firmat konkurruese per sheshin "Skenderbej", zgjuan fantazine e qindra te ftuarve, te cilet u perpoqen ta imagjinonin se si mund te dukej me e bukur qendra e Tiranes. Megjithate, shume persona shfaqen dje rezerva ne lidhje me realizueshmerine e ketyre projekteve. Firma, e cila ka fituar simpatine e jurise se Bashkise se Tiranes do te zbulohet pikerisht sot, me mbylljen e fazes se dyte te konkursit. Pjese e jurise dje ishte edhe Ismail Khudhr Al-Shatti, inxhinier nga Kuvajti, njekohesisht perfaqesues i donatorit.
Edhe pas shume vitesh apo dekadash me radhe, qytetaret e Tiranes apo te ardhurit do te kene mundesine te lene takim te "Skenderbeu". Ndoshta ai nuk do te kete me permasat e tanishme, por do te jete ekzistent. Studioja holandeze MVRDV & TOPOTEK & ARUP ka hedhur dje idene qe lartesia e monumentit te ulet. Kjo, ne menyre qe pjesa ku eshte heroi kombetar hipur mbi kale, te jete e prekshme per njerezit. Pas monumentit ekzistues, eshte propozuar gjithashtu qe te jene prezente 6 kuaj te tjere me te vegjel. Arkitekti Maks Velo u ka kerkuar perfaqesuesve te firmes qe te ishin me te qarte, pasi projekti ishte disi i pergjithshem. Sikurse edhe Skenderbeu, edhe ndertesat ekzistente nuk do te prishem. Pavaresisht firmes, e cila do te shpallet fituese, ato do te qendrojne aty ku jane, por duke nderhyre disi ne menyren e vendosjes se shkalleve, ne fasada etj.
Ne qender te Tiranes pas disa kohesh do te gjejme gjithcka duam: qender tregtare, levizje te lire pa pranine e makinave, parkingje te nendheshme, kopshte me trendafila, pse jo edhe "pishina". Studiot arkitektonike prezantuan dje vizion per qendren, e cila, sipas tyre, duhej te behej me familjare, ndryshe nga aktualisht qe duket si e betonte. Pallati i Kultures u propozua nga studioja e Josep Lluis Mateo, nga Barcelona, qe t'i ngjate paksa nje tempulli grek. Ndersa pjesa qe lidh qendren me xhamine te kishte trotuare-qilima. Ndricimit i eshte kushtuar shume rendesi ne projekte. Barcelona e kishte konceptuar ne forme rrjete merimange. Nderkaq, ne qender te Tiranes pritet qe te kete edhe pellgje uji, te cilat mund te sherbejne per t'u freskuar gjate veres si dhe mund te sherbejne edhe si pasqyra te objekteve perreth. Megjithate, ato nuk do te jene te perhershme, por te komandueshme sipas thellesise se duhur, apo kohezgjatjes qe duhen lene aktive. Pervec dritave shume te gjalla, njera prej studiove kishte parashikuar edhe nje kopsht te stermadh me trendafila te kuq, me plot arome. Ndersa qilimat, do t'i japin xhamise se Et'hem Beut nje bukuri te pashoqe.
Kompanite ne gare
MVRDV&Topotek&Arup (Holande)
Monumenti i Skenderbeut te ulet poshte, pra te mos jete aq i larte. Kjo ne menyre qe ai te behet i prekshem per te gjithe njerezit. Per te krijuar nje pamje harmonike edhe me ambientin perreth, pas monumentit te ngrihen disa kuaj me te vegjel. Mes sheshit te vendoset nje shqiponje, si nje simbol kombetar. Sheshi duhet te kete shume ndricim dhe sa me shume ngjyra. Edhe gjelberimi duhet te kete nje vend te vecante ne qender te Tiranes. Ndertesat aktuale nuk duhet te preken, por duhet nderhyre ne to, per te modernizuar traditen. Sheshi do te kete disa rruge dhe carje.
Daniel Libeskind (USA)
Monumenti i Skenderbeut, Banka e Shqiperise, Muzeu Kombetar apo ndertesa te tjera te ketij lloji me vlera monumentale, nuk duhet te shkaterrohen. Ato mund te modernizohen, duke i ndryshuar fasadat, duke i dhene shume ndricim. Projekti parashikon ngritjen e nivelit te qendres dhe zhvendosjen e te gjithe aktivitetit poshte. Gjithashtu, do te jene te pranishme hapesira ujore, te cilat ndryshojne vazhdimisht permasat e tyre, madje edhe formen. Godina shumekateshe sherben si qender tregtare
Josep Lluis Mateo (Spanje)
Kioska, kulle me drita, stacion tramvaji. Keto jane elementet qe pritet te fuse perfaqesuesi nga Barcelona. Gjithashtu, parashikohet qender e re tregtare, rezervuar energjetik, panele diellore, parkim nentoke, para muzeut, dyqane te reja. Brenda muzeut stacion tramvaji, do te kete peme te posacme qe ndryshojne sipas stines, si dhe ngjyra te reja. TKOB-i, si Akropoli, trotuare te reja si qilima, dhe kopshti i madh i trendafilave do na japin nje pamje moderne dhe te mrekullueshme.
51N4E bvba, (Belgjike)
Do te ndertojme ambiente te gjelbra, te zgjerojme ndertesen e Operes. Ne kopsht dhe rruge te mbillen peme nga me te ndryshmet. Xhamia te rrethohet nga ngjyra, sikur te ishte qilim. Ndertesa e re te kete shume dhoma te vogla prane njera-tjetres. Sheshin ta ngreme rreth 3 per qind. Pra ne piken me te larte te jemi rreth 2 m me lart se pjesa tjeter e qendres, pothuaj si nje piramide e lehte. Sheshi te kete pellgje uji qe ndryshojne perdite, dhe ku reflektohen ndertesat perreth tyre.
Architecture -Studio (France)
Sheshi "Skenderbej" te behet shesh i kembesoreve. Boshti veri-jug te theksohet me shume. Rruga e Durresit te shohe xhamine dhe kullen. Ndertesat perreth le te jene si fasada kryesore ne drejtim te sheshit kryesor. Neper qender te krijohen "ishuj" me peme pishe, te cilat nuk pengojne as pamjen. Banka e Shqiperise, Parlamenti i vjeter, Muzeu, e ndertesa si keto, te ruhen, duke u bere ndryshime qe lidhen me anen estetike. Sheshi te sherbeje edhe si vend panairesh, aktivitetesh te ndryshme.
Atena Studio & Partners (Itali)
Studioja italiane eshte perpjekur te marre nga eksperienca e shesheve te mrekullueshme te vendit. Keshtu, Atena Studio ka parashikuar nje qender tregtare te madhe, e te llojllojshme, si dhe shume gjelberim e ndricim. Per sa i perket Muzeut, pallatit te Kultures dhe ndertesave te tjera me vlere arkitektonike, Atena ka menduar t'i ruaje keto vlera, por nepermjet nje arkitekture moderne. Lulishtet, me forma nga me te bukurat, si dhe pemet e mbjella ngado do t'i japin nje vlere tjeter qendres.