Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 0:39

haha bin leshi....

kshyr kshyr beli...egnatia po shkrun per arabet...per nje abdyl, hamide, e naim e tuli qfar bin ladena...... :mrgreen:

shko shaji bin ladenat.. :mrgreen: ... http://www.albanien.ch/forum/newinst/vi ... =2&t=15113

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 10:00

Alket hat geschrieben:... egnatia po shkrun per arabet...per nje abdyl, hamide, e naim e tuli qfar ...
Alket,
a) ka mundësi të shkruash pak më qartë, për se e ke fjalën në komentin e mësipërm?
b) ç'lidhje ka kjo temë me postimet e mia për "Rilindasit"?
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 18:51

a sbon me bo me disa individa hajgare qe e thirrin qdo njeri apo qdo sen qe ka ndonje lidhje me fejen islame, "Arab, Terorist" ? :mrgreen: ...se per ndryhse duhet me than tverteten...e ajo osht se edhe kafsha, edhe qeni ka ma shum edukim dhe menquri


edhe egnatia..... kurse te kap tye zori me qel gojen.....tani qelja atina cili ska pun tjeter se mu shpreh me urretje dhe ofendime kunder shqiptar nga kosova ........ ose mshile krejt..... se per ndryshe po dokesh si simpatizante e temat e tu si profilim e dekorim e jo ma shum...
Zuletzt geändert von Alket am So, 29. Apr 2012, 20:08, insgesamt 2-mal geändert.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 19:59

egnatia hat geschrieben:
Alket hat geschrieben:... egnatia po shkrun per arabet...per nje abdyl, hamide, e naim e tuli qfar ...
Alket,
a) ka mundësi të shkruash pak më qartë, për se e ke fjalën në komentin e mësipërm?
b) ç'lidhje ka kjo temë me postimet e mia për "Rilindasit"?
egantia (s'pari pershendetje)
ky bini i zvicrres e ka fjalen per rilindasit qe ke cituar te cilet vetem prej emrit i klasifikon si arabe!!! te pakten keshtu mendoj se nuk kam hyre (per fat) ne koken e tij te semure antishqiptare!
isha para disa javesh poshte dhe kete rradhe isha nje dite (per here te dyte pas luftes) ne kosove! te pakten ne prishtine kisha ndjenjen sikur isha ne tirane durres apo shkoder, por me shume tirane sepse kishin bere edhe nje rrethrrotullim si te zogu i zi! ne kosove nga aq sa pashe punohet dhe jetohet, si nivel jane pak me keq se ne por pothuajse aty aty, nga kjo rraca e mjekrroshve si ky myhteberi ketu (al....) nuk pashe askund dhe nga mentaliteti te gjithe europiane! tani qe eshte rregulluar rruga ja vlen te shikosh edhe ofertat nga aeroporti i prishtines!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 20:18

haha, qysh pu dika njoni mu lakuu.....

shihe more nalt se si ke ofendu qiken thjesht se eshte kosovare (si 1000 her me persona tjer ne ket Forum)......e tash pu shitesh kishe simptazant i kosoves... hahhah.... :mrgreen:


hahahha qfar njeri...haj medet.. sa vjet more i ki?

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Pavarsia e Kosoves

So, 29. Apr 2012, 20:30

Alket hat geschrieben:haha, qysh pu dika njoni mu lakuu.....

shihe more nalt se si ke ofendu qiken thjesht se eshte kosovare (si 1000 her me persona tjer ne ket Forum)......e tash pu shitesh kishe simptazant i kosoves... hahhah.... :mrgreen:
hahahha qfar njeri...haj medet.. sa vjet more i ki?
ti mor antishqiptar nuk ke cfare shkruan per shqiperi e per kosove, ne kohen e luftes ne kosove qe une isha ne kukes duke ndihmuar te ikurit nga kosova dhe flinja jo fort larg nga ku binin predhat e serbit ti ishe tuj ba peticione per hapjen e xhamive ne zvicer ose tuj kreh mjekrren!! je ti e soj jot qe kane ba qe ne shqiperi te shohin kosovaret me dyshim! je vetem nje curr i vogel me probleme shume te madha te identitetit, shko e shihe edhe ti kosoven njihere, nuk po te tham shqiperine se atje do te te binte mjekrra prej hallit!

Benutzeravatar
egnatia
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 2912
Registriert: Fr, 15. Jul 2005, 12:58

Re: Pavarsia e Kosoves

Mo, 30. Apr 2012, 6:06

Alket, Ti ke të drejtë të shkruash si të duash këtu, sepse moderatorët nuk lexojnë dhe s'u kushtojnë shumë rëndësi temave ku shkruhet "shqip", por mos mendo se do të të krijoj kënaqësinë duke komentuar sipas "muzikës" që do Ti. Unë po e ndërpres me kaq tek kjo temë dhe ta le vendin Ty për "profilim dhe dekorim", se mua s'më duhen. Mbaji me shëndet!
Koha s'vjen pas teje, ti hiq pas kohese!
Naim Frasheri

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Baballarët e kombit kosovar!!!

Sa, 20. Okt 2012, 21:14

Nga Nexhmedin Spahiu:

Ditë më parë dy historianë gjermanë ishin habitur se si Perëndimi po jep miliarda euro për të ngritur kombin kosovar, ndërkohë që vetë kosovarët janë kundër këtij kombi. U shpjegova që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kombin shqiptar. Se Perandoria Osmane, me t’i humbur territoret e veta në Europë pas Luftës së Parë Ballkanike, kërkoi që në këmbim të njohjes së realitetit të ri të krijohet një shtet shqiptar me kufij që do t’i përcaktonin Fuqitë e Mëdha, kush me më shumë entuziazëm e kush më me hezitim iu përveshën punës, derdhën para të majme për të ngritur kombin shqiptar e Shqipërinë si shtet.
Në atë kohë shqiptarët nuk donin t’ia dinin se Perandoria Osmane ishte në grahmën e fundit të jetës së vet dhe se kushti për një shtet shqiptar ishte klithma e fundit e saj. Jo, jo, shqiptarët e donin akoma osmanlinë t’i drejtonte ata dhe shqyenin flamujt e kuq me “sorrë” të zezë. E donin flamurin e osmanlisë dhe të jenë pjesë e miletit turk.
Investimi në kombin kosovar si ai në kombin shqiptar
Sot shqiptarët e Kosovës e bëjnë po të njëjtën gjë që e kanë bërë shqiptarët para 100 viteve. Nuk duan të jenë komb në vete, po duan të jenë pjesë e kombit shqiptar, që shteti i Kosovës të jetë vetëm i përkohshëm, derisa të bashkohemi me Shqipërinë. Harrojnë se Shqipëria ka bërë maksimumin e vet për Kosovën, se ka prioritete më të mëdha se bashkimin me Kosovën dhe se zërat në Kosovë që klithin bashkimin me Shqipërinë shihen në Tiranë në po të njëjtën mënyrë si është parë puna e Haxhi Qamilit në Stamboll.
Pyetja e historianëve gjermanë ishte: Përse Perëndimi që po derdh miliarda euro për Kosovën e për të ngritur kombin kosovar në të njëjtën kohë përkrah ata që kundërshtojnë kombin kosovar?
Kjo është një çështje tjetër. E vërteta është se përderisa mbështetet kombi kosovar mbështetën përkrahësit e kësaj ideje. Se mbështetës të vërtetë ke atë që t’i mbështet idetë dhe jo atë që përkohësisht të përkrah politikisht.
Projektin e kombit kosovar e luftojnë këlyshët e Serbisë
Projekti i kombit kosovar është mbuluar me mjegull. Këtë mjegullim kryesisht e kanë bërë këlyshët e Serbisë. Derisa unë kam shkruar 1 artikull për këtë çështje, kundërshtarët e mi i kanë shkruar 10 shkrime. Derisa unë kam bërë 1 paraqitje televizive, kundërshtarët e mi i kanë bërë 100 paraqitje televizive. Për pasojë, opinioni kosovar është njohur me ketë ide shumë më shumë nga kundërshtarët e mi sesa nga unë.
Paragjykimet për kombin kosovar & Ahtisaari
Në një panel të pan-europianëve, ku isha edhe unë, Jusuf Buxhovi që foli para meje, tha se nuk mund të ketë komb kosovar, sepse shqiptarët dhe serbët nuk mund t’i takojnë një kombi. Po se kush e ka thënë, se për t’u bërë kombi kosovar do të duhet që shqiptarët e serbët t’i takojnë një kombi, këtë nuk e tha. Këtë e kanë thënë ata që e kanë luftuar autorin e këtyre rreshtave duke ia përçudnuar idetë.
Le që për t’u ekzistuar kombi kosovar nuk është e thënë që serbët e Kosovës të jenë pjesë e këtij kombi, madje këtë nuk e paragjykon as plani i Ahtisaarit. Plani i Ahtisaarit i paragjykon serbet si pjesë integrale të kombit serb. Ata mbajnë shtetësinë serbe, sistemin e edukimit si dhe kishën me qendër në Beograd. Plani i Ahtisaarit ua mundëson serbëve që të jenë pjesë e shoqërisë kosovare po qe së duan, por me asgjë nuk i orienton drejt kësaj. Pra, serbët e Kosovës bëjnë edhe jetën e kombit edhe jetën e pakicës etnike. Pikërisht për këtë Kosova është një rast sui generis. Kjo sepse serbët e Kosovës për afër një shekull kanë bërë jetën e kombit dhe kjo është patur parasysh nga Ahtisaari.
Komb nuk do të thotë në parim as shumica etnike e një vendi as ndonjë nga pakicat
Komb është ai komunitet që ka krijuar shtetin përkatës dhe është pronar i tij, qoftë ky komunitet shumicë apo komunitet pakicë. Dhe në rastin e Kosovës, ky komunitet që përbën kombin janë shqiptarët e Kosovës. Problemi pse këtë ende e kemi të mjegullt është se këtë shtet nuk e krijuam vetë, na e krijuan të tjerët. Por megjithëkëtë, ky është shtet i shqiptarëve të Kosovës, sepse ata që e krijuan këtë shtet në radhë të parë e krijuan për këtë komunitet. Shih përbërjen e Parlamentit të Kosovës, Të gjitha komunitetet etnike që janë pakicë kanë deputetë shtesë, vende të rezervuara. Vetëm shqiptarët nuk kanë. Përse? Sepse konsiderohen komb.
Kush janë baballarët e kombit kosovar?
Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar (deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar. Ymer Prizreni, vëllezërit Frashëri, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica etj. Por kombi kosovar ka edhe baballarë tjerë, ata që nuk u pajtuan që shqiptarët e Kosovës ta bënin jetën e minoritetit në Serbi (Jugosllavi), por që duke e mbajtur gjallë ndjenjën dhe projektin e rilindësve shqiptarë. Dhe ndër ta më të spikaturit janë: Shaban Polluzha, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova. Është edhe Ahtisaari.
Për jetën e një kombi janë të rëndësishëm jo vetëm baballarët e tij, por edhe personalitete që paraqesin sinonimin e atij kombi. Në rastin e kombit kosovar, këtu bëjnë pjesë: Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, Lah Nimani, Dervish Shaqa, Fitim Domi, Ali Podrimja, Sabri Fejzullahu, Fadil Vokrri, Ferid Zekolli, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Ilir Shaqiri, Adelina Ismajli, Aziz Salihu e shumë e shumë të tjerë.


Nga gazeta Mapo.

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

So, 21. Okt 2012, 19:15

"Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar (deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar!!!"

Edhe qe dahen idejet edhe idealet per shkak te ngjarjeve historike, baballaret e kombit shqiptar e kombit kosovar jane te njejte, dhe ata gjithashtu bejne te njejtin gabim :wink:

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 11:05

Belifario hat geschrieben:Nga Nexhmedin Spahiu:


Nga gazeta Mapo.
Qka ësht mendimi i yt, se ti harrove qilimisht, te shkruash edhe mendim tend.

Une kam nje pytje per ket Shpiunin e Serbis i cili mer Rrogen nga Greçia.: per cilët Teritore e pat firmos zotri Ismajl Qemaili paversin?

Mjafton vetm kja pytje per te hidhur ne balten Beogradit ket text te kti Neshmedin Spahiut i cili i quan shumë kend si klysh i serbis e po harron se nga i mer vet urdhrat.. :roll:

Ket mendim nuk e kom vetem une, por edhe ni Zonje nga Shkodra e cila esht verte reflektuese per nje mazhornc e popullit ne Shqipri:
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
FjalimeKreu»FjalimeJozefina Topalli: "Në themelet e pavarësisë ka vënë gurë e gjithë shqiptaria."

"Në themelet e pavarësisë kishte vënë gurë e gjithë shqiptaria Udhëtimi shumë shekullor shqiptar kurorëzohet mrekullisht në Vlorë. Por, për të mbërritur aty, shqiptarët bënë beteja të gjata e të pafundme, kryen kryengritje heroike, derdhën lumenj gjaku e ndezën kudo flakën e lirisë", tha sot Kryetarja e Kuvendit në fjalën e saj në Ceremoninë e nderimit të Komunave të Prizrenit, Çairit-Shkup, Ulqinit dhe Bashkisë Vlorë, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Me 28 Nëntor 1912, tha zonja Jozefina Topalli, Shqipëria thotë me zë të lartë para botës ekzistencën e saj. Të drejtën e shenjtë për të qenë e pavarur dhe e lirë. Sot, me shumë nderim e përulësi ne duam t’i themi Faleminderit!. Faleminderit Prizrenit, faleminderit Shkupit, faleminderit Ulqinit të sakrifikum, Faleminderit Vlorës. Mirënjohje të pafundme.”


Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë ceremoni krejt të veçantë në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja Jozefina Topalli tha:

Të nderuar përfaqësues të Bashkisë, Vlorë,
Prefekt i qarkut të Vlorës Eduard Velçani,
Kryetar i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja
Kryetar i Komunës Çair të Shkupit z. Izet Mexhiti
Kryetar i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu
Të nderuar deputetë, autoritete,
Zonja dhe zotërinj,
Sot, në këtë vit Jubilar, Kuvendi i Shqipërisë përkujton ngjarjet që çuan në ngritjen e flamurit në Vlorë, e më vonë në krijimin e shtetit shqiptar.
Kujtesa dhe refleksioni në udhëtimin e gjatë, të rrezikshëm e të vështirë ku kaloi kombi shqiptar, janë krenari dhe besim për qenien tonë shqiptare, por janë të çmueshme për të shikuar nga e ardhmja.
Rruga për të mbërritur tek ngritja e flamurit ishte një ndërmarrje titanike, për kohën e kushtet në të cilat bëhej. Suksesi që kurorëzoi, kapërceu parashikimet, pengesat e zilinë e shumë vendeve, dhe shpërbleu shpresat e guximtarëve.

Me 28 Nëntor 1912, Shqipëria thotë me zë të lartë para botës ekzistencën e saj. Të drejtën e shenjtë për të qenë e pavarur dhe e lirë.
Udhëtimi shumë shekullor shqiptar kurorëzohet mrekullisht në Vlorë. Por, për të mbërritur aty, shqiptarët bënë beteja të gjata e të pafundme, kryen kryengritje heroike, derdhën lumenj gjaku e ndezën kudo flakën e lirisë.

Në shenjë mirënjohje sot, kujtojmë Kryengritjet e Shkupit (1843-1844), Lidhjen e Prizrenit (1878), Luftën e malësorëve të Veriut me Ulqinin (1911), Vlorën për ngritjen e flamurit (1912) e Kuvendit të parë.
Sot, me shumë nderim e përulësi ne duam t’i themi Faleminderit!.
Faleminderit Prizrenit, faleminderit Shkupit, faleminderit Ulqinit të sakrifikum, Faleminderit Vlorës. Mirënjohje të pafundme.
Mirënjohje Shkupit sepse:
Kryengritjet e Shkupit janë kryengritje të lavdisë. Ndodhi pikërisht në shkurt te vitit 1844, kur 10-mije kryengritës nën udhëheqjen e Dervish Carës e çliruan Shkupin dhe shtruan kërkesën për autonomi. Nga kjo kohë, Shkupi, Manastiri dhe Dibra ishin disa prej qendrave të lëvizjes shqiptare për çlirim.
Mirënjohje sepse:
Çmimi i mbijetesës do ishte i shtrenjtë.
Mirënjohje Lidhjes së Prizrenit sepse:
Lëvizja kombëtare, të cilën e udhëhoqi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lindi nga vrulli atdhetar i popullsisë Shqiptare.
Lidhja e Shqiptarëve pati kërthizën në Prizren.
Lidhja e Prizrenit ishte e para lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, në të cilën morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare,

që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura.
Ajo ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe formimin e një shteti shqiptar autonom e demokratik.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresionin e vendeve fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë.
Ne i jemi Mirënjohës.
Pas sukseseve që korri lëvizja në vilajetin e Kosovës e në sanxhakun e Dibrës, pritej që ajo të shtrihej edhe në viset e tjera të vendit. Në të vërtetë, në Shqipërinë e Jugut atdhetarët prisnin çastin e përshtatshëm për t’u hedhur në veprim. Shenjën do ta jepte i madhi Abdyl Frashëri.
Mirënjohje malësisë se veriut e Ulqinit të sakrifikum.
Me qëndresën e armatosur që zhvilloi edhe për mbrojtjen e Plavës, të Gucisë, të Hotit, të Grudës, të Kelmendit e të Ulqinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e malësisë e veriut treguan se trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu për të kënaqur interesat e Fuqive të Mëdha ose lakmitë pushtuese të vendeve fqinje.
Madje, në saje të kësaj qëndrese ajo i detyroi Fuqitë e Mëdha jo vetëm të rishikonin tri herë me radhë vendimet e tyre në lidhje me përfitimet e Malit të Zi në dëm të trojeve shqiptare, por edhe të hiqnin dorë nga lëshimi i Çamërisë shqiptare që ishte parashikuar t’i kalonte Greqisë.
Me karakterin kombëtar, që përshkoi veprimtarinë e saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e përmbysi tezën që mbronin Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinje ballkanike, sipas së cilës mohohej ekzistenca e kombit shqiptar;
Ajo vërtetoi në shkallë ndërkombëtare, se populli shqiptar ishte, ishte një komb, ishte një komb i formuar, liridashës, atdhetar, me aspiratat e veta dhe i vendosur për të krijuar shtetin e vet kombëtar.
Mirënjohje sepse:
Në saje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit çështja shqiptare hyri në veprimtarinë diplomatike ndërkombëtare si një nga problemet e mprehta që kërkonte zgjidhje në çdo rregullim të ardhshëm të Evropës Juglindore.
Mirënjohje Hasan Prishtinës e shokëve te tij sepse:
Kryengritjet e 1910-1912 përbejnë fazën e fundit të rilindjes Kombëtare shqiptare, e cila u finalizua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912.
Hasan Prishtina ky trim i qëllimeve të nalta e prijës i kryengritjeve për pavarësinë e tokave shqiptare me shokët e tij, përgatitën ngritjen e flamurit.
Mirënjohje Vlorës:
Vlora u caktua si qendra ku do të bëhej mbledhja e përfaqësuesve të kombit Shqiptar.
Më 25 nëntor Ismail Qemali me shokë arritën në Vlorë. Këtu delegatët e popullit u pritën me festë. “ Një zjarr i shenjtë patriotizmi – shkruan Ismail Qemali në kujtimet e tij - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli më përshëndetëse kudo me entuziazëm dhe gëzim”.
Me 28 Nëntor 1912, në orën 14:00, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Kuvendi zgjodhi kryetar Ismail Qemalin.
Mirënjohje për jetë Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlorës, prijësit e kryetarit tonë të parë të Shqipërisë së pavarur.
Në Vlorë delegatët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhet: “... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Fjalë ëndrre, drithëruese, inspiruese.

Pastaj u ngrit madhërishëm flamuri Kombëtar i Shqipërisë.
Ne, sot, pas 100 vitesh themi me zemër Faleminderit.

Të nderuar miq,
Shpallja e autonomisë nga lidhja e Prizrenit dhe ajo e pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë gurët e themelit të shtëpisë së Kombit.
Në themelin e pavarësisë kishte vënë gurë e gjithë shqiptaria.
Por Vlora kurorëzoi ëndrrat e aspiratat shumëshekullore.
Kremtimi i përvjetorëve, evokimi i flakës për liri, vjen natyrshëm.
Por kremtimi i jubileut, i 100 vjetorit të shpalljes së Shqipërisë së mosvarme është fat, është krenari, është gëzim, inspirim.
Ndaj, Kuvendi i Shqipërisë, në këtë përvjetor ka bërë një botim special të akteve të themelimit të shtetit.
Në shenjë mirënjohje sot ky botim special vetëm në 200 kopje i dorëzohet: Komunës Prizren, mirënjohje për lidhjen e Prizrenit. Komunës Çair- Shkup, mirënjohje për kryengritjet e Shkupit. Komunës Ulqin – mirënjohje për luftërat e 1911; e Vlorës- qytetit të Flamurit, qytetit të Pavarësisë.
Ju falemnderit!
http://kryetari.parlament.al/?crd=0,65,0,0,0,14862
-----------------------------------------------------------------------------------

Sa her qe mundohesh ti sherben ti Sllavizmin me komentet e tua une ketu jam dhe do ti sjelli argumentet e tua me origjinen e vte nga Begradi apet ne drejtim te Beogradid.

Me Rrespekt per shqiptart e jo edhe per shqipfollsit qe marin rroga nga greçia e punojn per serbin.
Strellci i Vertet
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 18:49

Qka pi jep pergjigjje?.... tu e lexuar nuk mbeti nje min. pa me sjell kryt...

une me qellim nuk iu pergjigja ksaj teme, cilen as vet ky beli nuk eshte te e kuptuar, po thjesht u gzuar si nje fmi..se qeti nje tekst anti-kosovar.



se pari....... Qfar injoranti eshte ky, qe beson ne "Komb", nuk ka komb, nuk ka individa, po ka njerz, cilet mbas kushtet qe gjinden per redh..formohen. Shqipnija deri ne kohen e sodit kish mbet ner komuzmin, ishin mbet kushtet mesatare, pa nacionalizmin serb dhe me kushte mesatare Kosova kish mbet ner jugoslavien dhe shqiptaret te kosoves ishin mbur! Ashtu siq u mburen Shqiptaret e maqedonies mas arritjes e marveshjes se ohrid.....siq thojshin shqiptaret ne at koh me krenari "un jam maqedon"...(dhe kjo ishte shej shum i mir)..por na erdh siq na erdh...

Eshte nje gabimi tipike e nje injorantit...cili mbas nje ngjarjes ..ja din arsyjen pse ndodhi..(dhe nuk don me kuptu se ka disa faktore).....po para se me ndodh..as nuk i binti fije se qka mund te jet....

se dyti.....kreasimi e kosoves me shqipnie,...qe dallon simpatien osmanlike me deshiren e popullit per bashkim........ tregon nje dobesi aq e madhe....qe me bjen me than...me fal po skam koh dhe interes te mirna me shkrime te tilla.....


po prap vetem nje pik..... ne ket pik kritikohet (me drejt!) mungesa a nje kombit kosovar..(dhe ktu vlen pika e pare, qe njeri formohet mbas kushtet per reth) ...po beli pu harron...se aj plan atisari cili pranoj qka arriti millosheviqi ne kosove.(dmth. serbisimi i slawet dhe kishav ortodokse, po edhe privatizimi/shitja illegale e firmave kollektive) ....... eshte tu kundershtu qe me vite nga vetvendosja....... cilen beli e ofendon me vite...dhe ktu kishe mbeshtet ket kritik....

ska kuptim fare mu mir me ket shkrim..se as fillimi dhe as fundi nuk ka kuptim....
Zuletzt geändert von Alket am Mo, 22. Okt 2012, 20:18, insgesamt 1-mal geändert.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 20:17

nga Halil Matoshi (gazetar opinionist nga Prishtina)

Flamuri kosovar, pse disa s’e duan?


Shteti është brend, kurse flamuri fotografi - ikonë e tij. Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por edhe ç‘do të jemi nesër. Fuqia e tij simbolike duhet të na mbajë bashkë në komb. Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.
Shteti është struktura më e lartë organizative e një shoqërie, kurse simbolet shtetërore janë fotografi të dendësuara që përmbledhin tërë kujtimet, krenarinë dhe dhembjen, festat dhe zitë.

Simbolet kombëtare shprehin pëlqimin, dëshirat, lojalitetin, solidarësinë dhe miqësinë qytetare, përbashkësinë.

Shteti është brend, kurse flamuri ikonë e tij, që të bën të shohësh sikur janë ringjallur përpjekjet, kujtimet, luftërat për liri, heronjtë, sakrificat dhe ndjenja e përkatësisë.

Flamuri kosovar nuk është vetëm simbol që na e përkujton se ç‘ishim dje, por që duhet të na mbajë bashkë në komb edhe nesër.

Nën këtë flamur kosovarët mësyjnë të bëjnë vepra të mëdha të përbashkëta, edhe në të ardhmen. Ai është kujtesë, përkatësi, truall dhe shtëpi e përbashkët, besim e ekzaltim, që të bën të ngrihesh në këmbë e ta ndalësh frymën në çast.

Flamuri është fotografia e kulluar (ikona) e kombit, si një bashkësi njerëzore e imagjinuar dhe shoqëri politike e mbështetur në ligj. Mirëpo shumica e kosovarëve në njërën anë i qasen me emotivitet e jo racionalitet flamurit shqiptar (që konsiderohet kombëtar) e në anën tjetër e ndërlidhin flamurin kosovar (që duhet të perceptohej si flamur kombëtar) me mosfunksionalitetin e shtetit të së drejtës, me qeverisjen e keqe, pra me pushtetin e korruptuar.

Pra nuk është dizajni i flamurit (figurat e forta dhe agresive) ajo që e bën një komb të madh dhe të respektueshëm nga të tjerët si brend, por shteti i së drejtës dhe ekonomia e zhvilluar, diplomacia moderne, shoqëria që ndan vlerat e përbashkëta europiane, liritë qytetare dhe të njeriut, arsimi, kultura, sporti...

Fuqia ikonike e flamurit rritet sa më shumë që qytetarëve u rritet mirëqenia, vetërespekti, sa më shumë që janë të lumtur. Nuk është dukja vizuale e flamurit ajo që shpreh krenarinë e qytetarëve, por është krenaria e tyre ajo që reflekton fuqinë e flamurit...

Politika është art i së mundshmes e jo i së dëshiruarës, është veprimtari racionale e jo emotive, por shumë kosovarë, për më tepër janë pengje të së shkuarës, pengje të emocioneve, dëshirave të projektuara, pra besojnë në mite, duke u arratisur nga realiteti i hidhur dhe i leckosur.

Sipas Ernest Gelnerit, fuqia dhe prestigji i një kombi varen nga përqindjet e rritjes ekonomike, e jo nga madhësia e hartës që arrin ta lyejë me ngjyrën e vet.

Po të ishte Kosova një shtet që prodhon siguri e mirëqenie, liri e standarde demokratike, shkollë të mirë e shërbime cilësore shëndetësore, shanse të barabarta dhe mundësi për ta ndjekë ëndrrën jetësore, brende për tregun e lirë, qytetarët e saj, jo që do ta donin këtë flamur, por do ta bartnin në gji, do të përkuleshin para tij, do të ishin krenarë si zviceranët, ose britanikët, ose si kombi më i fuqishëm në botë, ai amerikan...

Kur Ismail Qemali e kishte prezantuar flamurin kombëtar të shqiptarëve gjatë shpalljes së Pavarësisë, rezistenca ndaj tij ishte po kaq e ashpër.

“Dum’ Babën” – brohorisnin shumë shqiptarë, që donin të thoshin se e donin sulltanin dhe flamurin osman.

“S’e duam flamurin e kaurëve” – protestonin ata.

E tmerrshme si sot pas njëqind vjetësh, kur shumë kosovarë s’e duan flamurin blu-verdhë-bardhë!

Sepse e duan një tjetër flamur, me pretendimin se ky nuk i përfaqësuaka.

Kjo do të thotë se ata ose nuk i janë luajalë shtetit kushtetues, të cilit ia paguajnë taksat, ose janë të konfuzionuar e të kurthuar në nocione të panjohura për ta siç është fisi, etnia, populli, dhe shteti-komb?

Ç‘e do kur kosovarëve nuk u ecën me flamujt.

Një flamur kuq-zi që e pati dizajnuar themeluesi i shtetit kosovar, Ibrahim Rugova, disa kosovarë e patën djegur publikisht.

As ai nuk u binte tamam!?

Faik Konica flamurin kombëtar e definonte si simbol që mund ta kuptojë syri dhe zemra. “Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara te një kombi dhe një gjuhe të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke u valëvitur, flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundër fqinjëve, nuk janë kujtime lakmish dhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimëri të gjata e të forta që kanë lënë gjurmë në letërsinë e gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.”

Kur shteti ngrihet në brend dhe ndërton imazhin e vet si fotografi pozitive në publik, si subjekt dhe njëkohësisht si mëvetësi e qartë e atij subjekti, kuptimësohet duke e plasuar atë imazh në publik.

Kështu flamuri i atij shteti shfaqet si informata e parë, kuptimplotë, që ngjall respekt për atë subjekt.

Imazhi i një shteti si fotografi, dhe ndjesi asociative krijohet në vetëdijen e njerëzve sapo ta shohin ose ta përmendin atë subjekt (shtetin.)

Samuel Huntington mendon se në fazën e hershme të nacionalizmit, identiteti nacional rëndom përcaktohej në korniza fetare, kurse në shekujt 19 dhe 20 ideologjia nacionaliste e zëvendësoi fenë duke zënë vendin e së shenjtës.

Duke qenë se identiteti nacional në paraqitjen e tij të jashtme përfaqësohet nga simbolet kombëtare, afërmendsh që flamuri në një mënyrë merr fuqinë e simbolit fetar. Huntington e definon flamurin kombëtar si diçka që për qytetarët është lëndë e respektit patriotik, simbol i gjithçkaje që është një vend, institucioneve të tij, të arriturave, regjistrit të gjatë të trimave të rënë, ai është historia e së kaluarës së një vendi dhe premtim i ardhmërisë së tij.

Sa për ilustrim, flamuri kombëtar i Kanadasë, shpesh i njohur me emrin "Gjethi i panjës", dhe l'Unifolié, është një flamur i kuq me një katror të bardhë në mes, dhe në qendër ka një gjeth panje. Adoptimi i tij më 1965 shënoi herën e parë që një flamur kombëtar u adoptua zyrtarisht dhe zëvendësoi Flamurin e Unionit. Flamuri kombëtar kanadez e zëvendësoi Flamurin e Unionit më 15 shkurt, 1965; kjo ditë sot festohet çdo vit si Dita Kombëtare e Flamurit.

Porse atë flamur e duan të gjithë qytetarët kanadezë, pra kombi i mirëqenë identifikohet me të...

Një gjeth panje në flamur, do të ishte hajgare për ata kosovarë që shtiren si patriotë të flakët dhe duan t’i bindin të tjerët se historia nis e bitiset me ta!?

Ndërkaq që kosovarët duke e identifikuar shtetin me pushtetin abuziv dhe të kalbur nga krimi e korrupsioni, nuk e duan flamurin e tyre, sepse ai reflekton fytyrat e urryera të qeveritarëve plëngprishës.

Për më keq, kosovarët nuk kanë një ditë kombëtare për ta nderuar flamurin dhe, madje as 17 Shkurtin si ditëlindje të shtetit nuk e festojnë më!?

Kosovën e ka kapluar zymtësia, lodhja deri në molisje.

Është mjegulluar fotografia pozitive për të ardhmen.

Sivjet, në këtë ditë, pos parakalimit të trupave të FSK-së në sheshin qendror, duke e kënduar një këngë krejtësisht kosovare (... jem ushtria kosovare - krenaria jonë kombëtare) nuk ndodhi asgjë, pra shteti nuk u shfaq gjëkundi.

Madje edhe lidershipi i vendit si me kast u arratis në Tiranë!?

Natyrisht që një sjellje e tillë shpërfillëse e zbeh fuqinë ikonike të flamurit kosovar.

Kur vetë udhëheqësit politikë nuk e përfillin vendin dhe kombin e tyre, por e vjedhin dhe e rrjepin, çfarë respekti presin nga kombet tjera!?

Ndërkaq që kosovarët për këtë 17 Shkurt silleshin të kalamendur, sikur të ishin të humbur në luftë.

Kosovarët janë të fituar në luftën e fundit, ata kanë krijuar shtetin si instancën më të lartë të organizimit shoqëror dhe politik, fundja janë të barabartë me Serbinë dhe Shqipërinë. Këto dy shtete mund të kenë brende më të fuqishme, prandaj edhe të shesin sa më shumë shfaqje kuazi-imperialiste, mirëpo kosovarët duhet të kenë më shumë inat, jo për urrejtje, por për të bërë më shumë vepra të mëdha për shtetin e tyre dhe kurrqysh të sillen me inferioritet.

Qytetarët e Kosovës e kanë një shtet të mëvetësishëm, janë një komb i ri dhe mësymja e tyre duhet të jetë krijimi dhe konsolidimi i një shoqërie politike, e të mos e trajtojnë veten si fise tribale.

Këtu e 80 vjet më parë, kritiku i shoqërisë shqiptare, Branko Merxhani, “Formula të Neo-Shqiptarizmës” në dritën e shkencës moderne të sociologjisë dhe pikëpamjeve politike të kohës, si dhe i pajisur me dije solide nga filozofia mendonte se etnia shqiptare e bëri shtetin, por ende pa u konstituuar si shoqëri, pra duke qenë një grumbull apo bashkësi e të shumtën një kolektivitet historik (para viteve’ 20 të shekullit 20) kësisoj shkruante ai, po lind kombi shqiptar, ngase kombet janë shoqëri. “Mirërojtjen e tij njeriu ia detyron jetës shoqërore. Dhe kombet ekzistojnë vetëm ahere kur mundin të krijojnë një ndërgjegje shoqërore. Jashtë kësaj vije njeriu është veç se një krijesë, dhe Kombet janë vetëm turma barbare”. Sipas Merxhanit jo gjaku dhe origjina (biologjia), por një “kuptim shoqëror” e ngrit një komb.

Derisa presidenti amerikan Kenedy i drejtohej kombit me fjalinë ikonike ‘mos pyetni se çfarë po bën shteti për ju, por pyetni veten çfarë po bëjmë ne për shtetin”, liderët kosovarë po e mjelin shtetin dhe po i zhvoshin lëkurën kombit të tyre.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 20:47

Estra hat geschrieben:"Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar (deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar!!!"

Edhe qe dahen idejet edhe idealet per shkak te ngjarjeve historike, baballaret e kombit shqiptar e kombit kosovar jane te njejte, dhe ata gjithashtu bejne te njejtin gabim :wink:
Per cfare gabimi e ke fjalen Estra?

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 21:38

Po Halil Matoshi osht i qytetin tim, dhe eshte "tipik", shet nje opinion kritike, po prap ne zgjedhjet e fundit voton Thacin, dhe masi mbarojn zgjedhjet vazhdon me pun.


qdo e "vertet" e ka nje vertet tjeter

Flamuri eshte per ty krejtsisht diqka tjeter, sa per tjer, ka njerz qe kan than gjak e shpirt per ket flamur....se ky ishte simbol per drejtat demokratike, simbol per at qka jem, dhe per qka luftojshim,, per gjuhen shqipe, per shkollat shqipe, per zhvillim, per drejtat tona, dhe kjo duhet te respktohet nga qdo njeri me mend dhe shpirt civilisizuar.

Po Prap mbet Flamuri thjesht nje Flamur, para 100 vite Shqiptaret ne Sarande deri ne Mitrovic ne pamjen e pare u gzuan.....se mendun.... erdhi Austriaku! Ku me dit keta se qka eshte flamuri i skenderbeut, kurse as skenderbuen nuk e njifshin.

e keshtu bjen gjithqka ne at pik se qka thash ma nalt...
nuk ka komb, nuk ka individa, po ka njerz, cilet mbas kushtet qe gjinden per redh..formohen...

Halil Matoshi pe kesh popullaten e kosoves, se eshte e paknaqur me at qka ndodhi, si viktim e japen doren, pranun gjitha, vetem per nje ardhmeri te mir, e lan veten anash, u beren kushtetut multietnik,e lejun parnimin e realitit cilin e beri Millosheviqi, dhe i harrun simbolet e veta per 7% minoritete, deri sod nuk kan rrym 24ore, nuk ka uj te pishem, .....por Kosovaret ishin te vetmit qka e majten besen,.....kurse nderkombtaret i futen kriminelat ne qeveri ne emer te stabilizimit,me ata bashk i eliminun sindikatat, shoqrien civile, fetare dhe politike, i shtinen salafitet,e manifestun sistemin fisefar ne shtetin central , dhe e forcun ndarjen e mitrovices.........qka u than ner gjith politikanet dhe intelektualet para 12 vite? Qka tha Ibrahim Rugova? Se pari Panvarsia, mandej i kem gjitha drejta te bashkohem.

e tash pi kritikon kosovaret pse nuk e morin flamurin kosovar ne ngryk?...........ky injorim dhe paragjykim eshte tipike per halilin..
Zuletzt geändert von Alket am Mo, 22. Okt 2012, 22:55, insgesamt 2-mal geändert.

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 21:55

Alket hat geschrieben:Po Halil Matoshi osht i qytetin tim.........
mos!!! edhe ti qytetar!?
ps. Panvarsia= ne shqip pavaresia! (ose gegnisht pamvarsia!) shkruj shqip breeee!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 22:01

ani "qytetar je"......dmth. se katundar eshte per ty nje ofendim........(po pse po habitne se)


ani kjo ke gabim i thjesht pershkak aftsies m dhe ns...po edhe kshtu une se kam pas fatin me shku nshkoll shqipe si ju...un vetem nje vit shkoll shqipe ne klasen e pare kam pas...e ajo para 16 vite

Belifario
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 1376
Registriert: So, 16. Jul 2006, 21:53

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 22:25

Alket hat geschrieben:ani "qytetar je"......dmth. se katundar eshte per ty nje ofendim........(po pse po habitne se)


ani kjo ke gabim i thjesht pershkak aftsies m dhe ns...po edhe kshtu une se kam pas fatin me shku nshkoll shqipe si ju...un vetem nje vit shkoll shqipe ne klasen e pare kam pas...e ajo para 16 vite
jo te gjithe por shume kosovare si ti kane nje "aftesi" te cuditshme dhe te rralle (per ata qe quhen shqiptare) per ta futur shume shpejt koken ne mes kembeve!
ps- aftesi me nder me thane!

Alket
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 3129
Registriert: Mi, 26. Mai 2010, 13:35

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Mo, 22. Okt 2012, 22:36

Belifario hat geschrieben:
Alket hat geschrieben:ani "qytetar je"......dmth. se katundar eshte per ty nje ofendim........(po pse po habitne se)


ani kjo ke gabim i thjesht pershkak aftsies m dhe ns...po edhe kshtu une se kam pas fatin me shku nshkoll shqipe si ju...un vetem nje vit shkoll shqipe ne klasen e pare kam pas...e ajo para 16 vite
jo te gjithe por shume kosovare si ti kane nje "aftesi" te cuditshme dhe te rralle (per ata qe quhen shqiptare) per ta futur shume shpejt koken ne mes kembeve!
ps- aftesi me nder me thane!

po ane de burr....nuk je i pari dhe i fundi qe shprehet me urretje dhe paragjykime ndaj shqiptarve ( krejt kjo tem eshte pashqryja e urrtjes tonde ndaj shqiptarve..cilja tregon nje paknaqsi te madhe ne jete)........vetem pum vjen keq qe je vet shqiptar.....


dhe pu befasona per ket munges te madhe te marrjes....

Estra
Danke für die vielen Übersetzungen
Danke für die vielen Übersetzungen
Beiträge: 4413
Registriert: Di, 22. Mär 2005, 21:27

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Di, 23. Okt 2012, 0:31

Belifario hat geschrieben:
Estra hat geschrieben:"Gjithë baballarët e hershëm të kombit shqiptar (deri më 1912) janë njëkohësisht edhe baballarë të kombit kosovar!!!"

Edhe qe dahen idejet edhe idealet per shkak te ngjarjeve historike, baballaret e kombit shqiptar e kombit kosovar jane te njejte, dhe ata gjithashtu bejne te njejtin gabim :wink:
Per cfare gabimi e ke fjalen Estra?
:arrow:
"Sot shqiptarët e Kosovës e bëjnë po të njëjtën gjë që e kanë bërë shqiptarët para 100 viteve. Nuk duan të jenë komb në vete, po duan të jenë pjesë e kombit shqiptar, që shteti i Kosovës të jetë vetëm i përkohshëm, derisa të bashkohemi me Shqipërinë. Harrojnë se Shqipëria ka bërë maksimumin e vet për Kosovën, se ka prioritete më të mëdha se bashkimin me Kosovën dhe se zërat në Kosovë që klithin bashkimin me Shqipërinë shihen në Tiranë në po të njëjtën mënyrë si është parë puna e Haxhi Qamilit në Stamboll."

Strellci i Vertet
Senior Member
Senior Member
Beiträge: 2541
Registriert: Do, 21. Jun 2012, 13:33

Re: Baballarët e kombit kosovar!!!

Di, 23. Okt 2012, 10:02

Alket hat geschrieben: po ane de burr....nuk je i pari dhe i fundi qe shprehet me urretje dhe paragjykime ndaj shqiptarve ( krejt kjo tem eshte pashqryja e urrtjes tonde ndaj shqiptarve..cilja tregon nje paknaqsi te madhe ne jete)........vetem pum vjen keq qe je vet shqiptar.....


dhe pu befasona per ket munges te madhe te marrjes....

Alket

Ketu ësht gabimi ma i madh qe po ben ti. Kush po te thot ty se ky Beli osht ne te vertet Shqiptar?
Ka te till qe e quan veten Shqiptar dhe vrasin Zerin e Liris dhe Demokracis ne Shqipri. E kom Fjalen per Vrastart e Azem Hajdarit.
Ka te till qe e quan veten Patriot, dhe e vrasin Zerin e Liris dhe Demokracis ne Kosov. E kom Fjalen per Qyqaret te cilet e vran Xhemajl Mustafen.

Ka Shqipria bukur do te cilet i thon veti Shqiptar dhe bejn propagand anti-Shqiptare. E ka te till te cilet nuk kan vend en Shqipri se i kap Ligji dhe neper Forume e tregojn at paknaqsin e vet ndaj te gjithve e ma ne fund edhe te vet vetes.

Alket, ti me the pse ju pergjigja? Nuk ju pergjigja por Desinformatat dhe Urretjen te cilen e ka ky Beli ndaj kombit tan Shqiptar, ja tregova direkt ne fytyren e ti.

@Beli alias Patrioti me Batteria

Per cilin Flamur e derdehm Gjakun ne te gjith? :roll: Nese nuk te vjen turp per keto shkrimet tua, at her shum qart po shihet se me qka identifikohesh ti..... :roll: e ajo nuk osht shqiponja e sidomos jo kuq e zi.
I pasun esht ai i cili din se per qka ka jetu. Pytja osht: per qka jeton ti?

Zurück zu „Shqip“