Verfasst: Mo, 04. Dez 2006, 8:27
von egnatia
- Napoleon Bonaparti ishte arbëresh?
- Ilirët ishin një nga fiset pellazge?
- Çfarë shkruan Robert D'Angely për gjuhën shqipe?
Ju faleminderit për përgjigjet!
Verfasst: Mo, 04. Dez 2006, 17:14
von Viktor
egnatia hat geschrieben:- Napoleon Bonaparti ishte arbëresh?
- Ilirët ishin një nga fiset pellazge?
- Çfarë shkruan Robert D'Angely për gjuhën shqipe?
Ju faleminderit për përgjigjet!
per npoleonin....
7 Ore kam lexu e lexu e lexu....
po, skam qet as nji shenj per ket tes....
pyte albnesin, aj i ka disa teset^^
per Iliret...
Nuk dihet, sepse ne jemi Shqiptar, e qka eshte Shqiptari ne Europ? Si jaudit ne Bot.
Problemi eshte se disa stete si Grekia dhe Serbia japin shum pare per me mshef historien e Shqiptave...sepse per keto tese i duhet Arkelogjia, e ku lyp Arkelogi? ne Greki.......ose per Dardnet ne Serbi...
per Robert D`Àngely
aj shkruan se gjuhe shqipe eshte nji gju Illyro-pelasgisht
dhe kur kan jetu Europiant ne Shpella dhe lisa na e kemi pas nji Kultur shum te shvillum
Verfasst: Di, 15. Mai 2007, 19:31
von egnatia
Greqia ka fshehur nje pjese te mire te fakteve historike...
A e dini se… !?
Verfasst: Fr, 14. Sep 2007, 9:09
von lovely_s
1. E vetmja sure në Kur’an që nuk fillon me bismil-lah është Et-Tewbe.
2. Është sunnet që të premten të lexohet surja Kehf.
3. Mesi i Kur’anit gjendet në suren Kehf.
4. Surja Ihlas vlen sa një e treta (1/3) e Kur’anit.
5. Kur ka filluar t’i vijë shpallja, Muhammedi a.s. ishte dyzet (40) vjeç.
6. Pseudonimi i Muhammedit a.s. ishte El-Emin.
7. Motra e Muhammedit a.s. nga qumështi, quhej Shejma.
8. Muhammedi a.s. nuk ka pasur vëllezër as motra.
9. Gruaja e parë e Muhammedit a.s. është quajtur Hatixhe.
10. Beteja e parë në të cilën kanë luftuar myslimanët, ka qenë beteja e Bedrit.
11. Hixhretin me Muhammedin a.s. e ka bërë edhe Ebu Bekri.
12. Para fillimit të ushqimit, duhet thënë “bismil-lah”.
13. Namazi është shtylla e fesë.
14. Dënimin më të vogël në Xhehenem do ta ketë Ebu Talibi, xhaxhai i Pejgamberit a.s.
15. El-Fatiha është surja e parë në Kur’an.
16. En-Nas është surja e fundit në Kur’an.
17. Përmbytja (tufani) e ka goditur popullin e kohës së Nuhut a.s.
18. Ibrahimi a.s. gjatë jetës është hedhur në zjarr.
19. Pejgamberi Ejjub a.s. ka përjetuar sprovat më të mëdha.
20. Pejgamberi që ka lindur pa baba, është Isai a.s.
21. Muhammedi a.s. ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.
22. Myslimanët në Spanjë kanë qenë rreth 800 vjet.
23. Engjëjt Munker dhe Nekir janë të ngarkuar me marrjen në pyetje të njerëzve në varr.
24. Engjëlli Israfil është i ngarkuar që t’i fryjë surit.
25. Namazi në xhemat është më i vlefshëm për 25 dhe 27 herë nga namazi në shtëpi.
26. Levhi Mahfudh është pllaka ku është shkruar ç’do të ndodhë.
27. Krishterët kanë lajthitur në lidhje me një pejgamber, e ky është Isai a.s.
28. Çifutët kanë thënë se Uzeiri është djalë i Allahut.
29. Ashabët janë shokët e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
30. E para që ka thënë Isai a.s. në djep, është: “Unë jam rob i Allahut, Abdullah”.
31. Havarijjunët janë shokët e Isait a.s.
32. Njëzet e pesë pejgamberë janë të përmendur në Kur’an.
33. Asnjë grua nuk ka qenë pejgamber.
34. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është pejgamberi më i zgjedhur.
35. Myezini i parë në Islam është quajtur Bilal ibn Rebbah.
36. Shpallja ka filluar t’i vijë Muhammedit a.s. në shpellën Hira.
37. Sunduesi i të gjithë myslimanëve quhet halif.
38. Tevrati i është shpallur Musait a.s.
39. Zeburi i është shpallur Davudit a.s.
40. Inxhili i është shpallur Isait a.s.
41. Hakka dhe Kijame janë emra për Ditën e Gjykimit.
42. Nar, Sekar dhe Xhehim janë emra për Xhehenemin.
43. Njeriut në varr do t’i shtrohen pyetjet: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt?
44. Shigjetën e parë në rrugë të Allahut e ka hedhur Sa’d ibn Vekkas.
45. Halid ibn Velidi kishte pseudonimin Sejfullah.
46. Beteja në Hendek quhet edhe Ahzab.
47. Muhammedi a.s. është plagosur në Uhud.
48. Në betejën e Mu’tës kanë marrë pjesë 200 000 bizantinë.
49. Sulejmani a.s. ka vdekur në pozitën në këmbë, i mbështetur në shkopin e tij.
50. Ajeti më madhështor në Kur’an është Ajetul-Kursijji.
51. Shejtanët nuk hyjnë në atë shtëpi ku lexohet surja el-Bekare.
52. Gruaja e Faraonit është quajtur Asja.
53. Idenë për hapjen e hendekut në betejën Ahzab e ka dhënë Selman el-Farisijj.
54. Fëmijët e Muhammedit a.s. janë quajtur: Kasim, Abdullah (Tahir), Ibrahim, Zejnebe, Fatime, Rukajje dhe Ummu Kul¬thum.
55. Mbulesa e femrës është urdhëruar në vitin e pestë hixhri.
56. Disa nga mrekullitë (mu’xhizet) e Muhammedit a.s. janë: Kur’ani, përgjysmimi i hënës, dhënia e selamit nga ana e gurëve, rrjedhja e ujit prej gishtërinjve të tij…
57. Nuhu a.s. ka jetuar 950 vjet.
58. Djemtë e Ademit a.s. janë quajtur Kabil dhe Habil.
59. Besëlidhja mes Allahut dhe të gjithë shpirtrave të njerëzve quhet Mithak.
60. Iddeti i gruas që i vdes burri, është katër muaj e dhjetë ditë.
61. Engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi që ka qen dhe fotografi (me figura).
62. Gruaja gjatë kohës së hajdit dhe nifasit e ka të ndaluar: na¬ma¬zin, prekjen e mushafit, qëndrimin në xhami dhe marrë¬dhë¬niet intime me bashkëshortin.
63. Gruan e martojnë katër gjëra: bukuria, prejardhja, pasuria dhe feja.
64. Dega më e madhe e imanit është fjala “La ilahe il-lallah”.
65. Dega më e vogël e imanit është të largosh pengesën nga rru¬ga.
66. Nëse nga namazi na largon gjumi apo harresa, duhet ta kom¬pensojmë.
67. Njohësi më i mirë i hallallit dhe haramit në mesin e ashabëve ka qenë Muadh ibn Ubejdullah.
68. Gjumi i thellë, në të cilin njeriu është i pavetëdijshëm, është një nga gjërat që prishin abdestin.
69. Engjëjt ndërrohen në kohën e namazit të sabahut dhe të iki¬ndisë.
70. Pejgamberi i parë që do të jetë i veshur në Ditën e Gjykimit, është Ibrahimi a.s.
71. Namazi në Haremin e Qabesë është 100.000 herë më i vle¬fshëm se namazi në xhamitë e tjera.
72. Emri tjetër për namazin e akshamit është “vitri i ditës”.
73. Xhamia e parë në Islam është xhamia Mesxhidul-Kuba.
74. Popullit Themud i është urdhëruar që nuk guxonin ta thernin lopën.
75. Popullit Benu Israil i është urdhëruar ta therin lopën.
76. Në xhami hyhet me këmbë të djathtë, kurse dilet me të maj¬tën.
77. Në WC hyhet me këmbë të majtë, kurse dilet me të djathtë.
78. Ebu Sufjani ka qenë prijësi i Kurejshëve në Uhud.
79. Qabenë e kanë ndërtuar Ibrahimi a.s. dhe Ismaili a.s.
80. Në betejën e Uhudit, Ebu Duxhane ka bajtur shpatën e Pejgamberit a.s.
81. Tri ajete janë shpallur për alkoolin.
82. Ajeti i parë i shpallur për ushqimin, është në suren El-En’am.
83. Babai i Ibrahimit a.s. quhej Azer.
84. Muhammedi a.s. e ka bërë umrën katër herë.
85. Allahu xh.sh. në Bedër pati dërguar një mijë engjëj.
86. Surja El-Enfal flet për betejën e Bedrit.
87. Dënimi i të pamartuarit-/ës për prostitucion është njëqind goditje dhe dëbim nga vendbanimi për një vit.
88. Dënimi për homoseksualin dhe për marrëdhënie me kafshë është vdekja, pa marrë parasysh nëse është i martuar apo jo.
89. Dënimi për prostitucion theksohet në suren Nur.
90. Në synetin e namazit të sabahut është sunet të lexohen suret Kafirun dhe Ihlas.
91. Dënimi për konsumim të alkoolit është dyzet goditje, kurse kadiu mund ta shtojë deri në tetëdhjetë.
92. Të vdekurin deri tek varri e përcjellin tri gjëra: familja, pa¬suria dhe veprat. Vetëm veprat ngelin me të.
93. Ndërmjet njeriut dhe kufrit (mosbesimit) është lënia e nama¬zit.
94. Handhale ibn Amrin e kanë pastruar engjëjt.
95. Therja e kurbanit me rastin e lindjes së fëmijës, quhet akika.
96. Nata “Lejletul-Kadr” është më e vlefshme se 1000 muaj.
97. Është synet të agjërohen gjashtë ditë të Shevvalit, dita e 9 dhe e 10 e Muharremit, të hënat dhe të enjtet dhe ditët e “bardha”.
98. Kibri është mospranimi i së vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve.
99. Kur Allahu ta kthejë Isain a.s., ai do ta mbysë Dexhxhallin, do ta thyejë kryqin, do ta mbysë derrin dhe do ta abrogojë xhizjen.
100. Babai i Musait a.s. quhej Imran.
101. Bjeshka në të cilën pas përmbytjes ka zbritur Nuhu a.s., quhet Xhudijj.
102. Popullit Ad i është dërguar pejgamberi Hud a.s.
103. Popullit Themud i është dërguar pejgamberi Salih a.s.
104. Në Medjen është dërguar pejgamberi Shuajb a.s.
105. Dy pejgamberë i kanë pasur gratë sterile: Ibrahimi a.s. dhe Zekerijai a.s.
106. Me gibet (përgojim) krahasohet ngrënia e mishit të vëllait të vdekur.
107. Tek Allahu vepra e lejuar më e urrejtur, është shkurorëzimi.
108. Nuk është e lejuar martesa e dy motrave (përnjëherë) për një burrë.
109. Njeriu në Ditën e Gjykimit së pari do të pyetet për namazin.
110. Gruaja e parë që ka mbytur pabesimtarë në rrugë të Allahut, është quajtur Safijje bint Abdul Muttalib.
111. Më së shumti hadithe nga Pejgamberi a.s. ka transmetuar Ebu Hurejre r.a.
112. Në suren Et-Tevbe përmenden betejat e Tebukut dhe Hunej¬nit.
113. Profesioni i Davudit a.s. ka qenë ndërtimi i pancirëve.
114. Profesioni i Zekerijait a.s. ka qenë zdrukthëtaria.
115. Adabet e hyrjes në shtëpi janë: të mos hyhet pa leje, të tro¬ki¬tet tri herë, të mos shikohet në dritare apo për vrime të çelësit, të mos përgjohet (dëgjohet fshehtas) dhe, me rastin e hyrjes, t’u jepet selam njerëzve të shtëpisë.
116. Njeriu më i pasur i popullit të faraonit quhej, Karun.
117. Dy fiset e Medinës që kanë luftuar në mes vetes para Islamit, kanë qenë Evsi dhe Hazrexhi.
118. Mbretëresha nga koha e Sulejmanit a.s., e cila e pranoi Isla¬min, quhej Belkisa.
119. Omeri r.a. e ka dëgjuar suren Ta-Ha dhe e ka pranuar Isla¬min.
120. Fjala “ramazan” përmendet një herë në Kur’an.
121. Muhammedi a.s. Xhenetin dhe Xhehenemin e ka parë para shpërnguljes për Ahiret.
122. Ibrahimi a.s. është lindur në shpellë në kohën e mbretit Ne¬mrud.
123. Isai a.s., me lejen e Allahut, i ka shëruar të zgjebosurit dhe i ka ngjallur të vdekurit.
124. Në suren Muxhadele, në secilin ajet është përmendur emri i Allahut xh.sh.
125. Pjesa e ushtrisë që kishte gabuar në betejën e Uhudit kanë qenë shigjetarët.
126. Gruaja që i pati shqyer barkun Hamzës r.a., quhej Hind.
127. Kur Pejgamberi a.s. e bëri hixhretin, në shtratin e tij mbeti Aliu r.a.
128. Marshimi i fundit i Muhammedit a.s. ka qenë Tebuku.
129. Shehidët në Xhenet do të dëshirojnë të kthehen në dynja (që të vdesin edhe një herë në rrugën e Allahut xh.sh.).
130. Allahu xh.sh. shehidit do t’ia falë të gjitha përveç borxhit.
131. Munafikët (hipokritët) do të jenë në shkallët më të poshtme të Xhehenemit.
132. Engjëjt që ua mësuan sihrin, quhen Harut dhe Marut.
133. Betimi për dikë tjetër përveç Allahut, është shirk.
134. Engjëjt janë të krijuar para njeriut.
135. Në popullin e Lutit a.s. ka pasur shumë homoseksualë.
136. Kur të dilet nga nevojtorja, thuhet: gufraneke.
137. Shehidi në Ditën e Gjykimit do të mund të ndërmjetësojë për shtatëdhjetë të afërm të tij.
138. Gjatë veshjes, së pari vishet ana a djathtë.
139. Esma bint Ebu Bekr mban nofkën “Pronare e dy brezave”.
140. Kush e fsheh diturinë në këtë botë, do të rrihet me kamxhik prej zjarri në Xhehenem.
141. Bedeni ndërmjet Xhenetit dhe xhehenemit quhet E’araf.
142. Hatixhes i është përcjellë selam nga Allahu xh.sh. dhe poro¬sia se ka një shtëpi në Xhenet.
143. Pushimi (gjumi) i pasditës quhet kajlula.
144. Çifutët janë krahasuar me gomarin që bart libra.
145. Emri i përbashkët i grave të Muhammedit a.s. është “nënat e besimtarëve”.
146. Allahu xh.sh. së pari ka krijuar lapsin.
147. Kujt ia dëshiron të mirën Allahu, ia mëson rregullat e fesë.
148. Gjashtë gjëra i janë dhënë vetëm Muhammedit a.s.: fuqia për shprehje të veçantë, është ndihmuar me frikë kundër armikut në largësinë një muaj ecje, plaçka e luftës, toka i është bërë e pastër dhe pastruese, është dërguar për të gjitha krijesat dhe ai është fundi i pejgamberisë.
149. Nga robët e Tij më së shumti i frikësohen Allahut dijetarët.
150. Dy lumenj të Xhenetit në këtë botë janë Nili dhe Eufrati
151. Pjesa më e lartë e Xhenetit quhet Firdevs.
152. Uhud, Lubnan, Sinaj dhe Xhudijj janë bjeshkët e Xhenetit në këtë botë.
153. Kur’ani është të folurit e Allahut xh.sh.
154. Djallit mund t’ia ngushtojmë vendkalimet me agjërim.
155. Njeriu i parë është krijuar nga dheu.
156. Dyert e Xhenetit nga të cilat do të hyjnë agjëruesit, quhen Rejjan.
157. Muhammedi a.s. do të hyjë në Xhenet i pari.
158. Disa nga mënyrat për dëbimin e djallit: eudhubil-lahi..., Aje¬tul-kursija, leximi i sures Felek dhe Nas, ezani, leximi i Kur'anit....
159. Disa nga mëkatet e mëdha: shirku, prostitucioni, mosrespe¬ktimi i prindërve, alkooli...
160. Engjëjt janë të krijuar prej dritës.
161. Xhinët janë të krijuar prej zjarrit.
162. Durimi (sabër) në Kur’an është përmendur në rreth 90 vende.
163. Libri me veprat e mira të shënuara, quhet Ilijjun.
164. Populli Themud është shkatërruar me zë të tmerrshëm.
165. Populli Ad është shkatërruar me erë të akullt dhe të furishme.
166. Populli i Lutit është shkatërruar me erë përplot rërë.
167. Medina para Islamit quhej Jethrib.
168. Viti në të cilin janë shpërngulur për Ahiret Ebu Talibi dhe Hatixhja r.a., quhet “viti i dëshpërimit”.
169. Haxherul-esvedi, guri i vendosur në mur të Qabesë, më herët ka qenë i bardhë.
170. Hamzën r.a. e ka mbytur personi i quajtur Vahshijj.
171. Njeriu i parë që ka shkruar me penë, është Idrisi a.s.
172. Prej ashabëve të Pejgamberit a.s. i fundit në Ahiret është shpërngulur Tufejl ibn Amr, në vitin 110 H.
173. Xhuzi Amme (xhuzi i 30) ka tridhjetë e shtatë sure.
174. Kur është hadithi “mutefekun alejhi”, kjo do të thotë atë e tra¬nsmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
175. “Agjërimi i Davudit” është që njeriu një ditë të agjërojë e një ditë jo.
176. Alkooli është nëna e të gjitha të këqijave.
177. Pesë parashenjat e mëdha të Kiametit janë: Isai a.s., Jexhu¬xh¬ët dhe Mexhuxhët, Dabbetul-erdi, lindja e diellit nga perëndi¬mi dhe Dexhxhalli.
178. Populli Benu Israil është shndërruar në majmunë dhe derra.
179. Shkurorëzimi i Zejnebes dhe Zejdit është përmendur në Kur’¬an.
180. Dexhxhalli do të mbytet në Kuds.
181. Isai a.s. do të zbresë në Damask, në minaren e Xhamisë eme¬vite.
182. Isai a.s. do të vdesë dhe do të varroset në Medinë.
183. Mbytja e Osmanit është një nga shenjat e Ditës së Kiametit.
184. Populli Benu Israil nga Musai a.s. kanë kërkuar ta shohin Allahun xh.sh.
185. Në ballin e Dexhxhallit do të jetë e shkruar KAFIR.
186. Njeriu është më së afërti ndaj Allahut xh.sh. kur është në sexhde.
187. Allahu xh.sh. thotë se djalli na është armik i hapur.
188. Kibla e parë e myslimanëve ka qenë në Kuds (Jerusalem).
189. Njerëzit mospërfillin shumë dy begati të Allahut: shëndetin dhe kohën e lirë.
190. Më mirë është që njeriu të ulet mbi gacë sesa të ulet mbi varr.
191. Është mekruh (e qortuar) të flihet në mes akshamit dhe jacisë.
192. Ofendimi i myslimanit është mëkat, kurse mbytja e tij është kufr (mosbesim).
193. Duhen nxitur njerëzit që në prag të vdekjes të thonë: LA ILAHE IL-LALLAH.
194. Kur i krishteri të jep selam, përgjigjju me “ve alejkum”.
195. Zilia i shkatërron veprat e mira sikur zjarri që djeg drutë.
196. Njeriu i verbër mund të bëhet imam.
197. Për meshkujt safi i fundit (rreshti në namaz) është më pak i vlefshëm.
198. Për femrat safi (rreshti) i parë është më pak i vlefshëm.
199. Ebu Ubejde Amr ibn Xherrah ka vrarë babanë e vet në Bedër.
200. Hipokritët ngrihen me përtaci në namaz dhe e përmendin pak Allahun xh.sh.
201. Israja dhe Mi’raxhi kanë ndodhur dy vjet para Hixhretit.
202. Myslimanët “katapultin” e parë e kanë robëruar në Hajber.
203. Llogaritjen e kohës sipas kalendarit lunar (hënor) e ka vendo¬sur halifi Omer ibn Hattab.
204. Atij që fle derisa të zgjohet, fëmijës derisa të bëhet në mo¬shën madhore dhe të marrit derisa të fillojë të mendojë - nuk u shkruhen veprat.
205. Mushafin me këtë emër i pari e ka quajtur Ebu Bekri r.a.
206. Arkën shtetërore (bejtul-mal) i pari e ka vendosur Ebu Bekri r.a.
207. Omer ibn Hattabi si halif, i vizitonte njerëzit natën për të parë se si jetonin.
208. Allahun xh.sh. njeriu e ka më afër se arterien e qafës.
209. Shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote).
210. Halifatin islamik e ka hequr Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1924.
211. Njeriu më i fortë është ai që e përmban veten në zemërim.
212. Umra në muajin Ramazan e ka vlerën e haxhit.
213. Në kohën e xhahilijetit, Hatixhja e kishte nofkën Tahire (e pastër).
214. Nuk duhet qeshur shumë, sepse qeshja i vdes zemrat.
215. Hatixhja r.a. ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
216. Muhammedi a.s. ka marrë pjesë në 28 beteja.
217. Komandanti ushtarak më i ri mysliman ka qenë Usame ibn Zejd r.a.
218. Shpata e Muhammedit a.s. quhej “dhul-fikr”.
219. Qabenë e para e ka mbuluar me mëndafsh Ummu Abbas Abdul Muttalib r.a.
220. Allahu xh.sh. e ka frymëzuar bletën.
221. Xheneti është i mbuluar (rrethuar) me pakënaqësitë e kësaj bo¬te, ndërsa xhehenemi është i mbuluar (rrethuar) me këna¬që¬sitë e kësaj bote.
222. Mjeti që i ka hypur Muhammedi a.s. me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit, quhej Burak.
223. Vendet më të urrejtura të Allahut xh.sh. janë tregjet.
224. Kush i mbulon myslimanit një turp në këtë botë, Allahu do t’ia mbulojë atij në Ditën e Gjykimit.
225. Duhen shfrytëzuar pesë gjëra: jeta para vdekjes, shëndeti para sëmundjes, koha e lirë para angazhimit, rinia para pleqërisë dhe pasuria para varfërisë.
226. Vendet më të dashura të Allahut xh.sh. janë xhamitë.
227. Kush ia kthen shpinën Islamit do të ringjallet i verbër.
228. Kur’ani është tubuar në Mushaf në kohën e halifatit të Osma¬nit r.a.
229. Ai që t’i ketë fjalët e fundit LA ILAHE IL-LALLAH, do të hyjë në Xhenet.
230. Abdullah ibn Mes’udi r.a. i pari ka lexuar publikisht Kur’an në Mekë.
231. Ajeti i fundit i shpallur është ajeti 281 i sures el-Bekare.
232. Furkan, Kitab, Dhikr ... janë disa nga emrat e Kur’anit.
233. Ez-Zubejr ibn Avvaz e ka nxjerrë shpatën i pari në rrugë të Allahut xh.sh.
234. Gjatë kohës së halifit Omer ibn Abdul Aziz nuk kishte kujt t’i jepej zekati (njerëzit kanë qenë të pasur).
235. Gruaja mund të agjërojë vullnetarisht, vetëm me leje të burrit.
236. Xhamia e parë me minare ka qenë Xhamia e Emevinjve në Damask.
237. Aisheja r.a. prej grave ka transmetuar më së shumti hadithe nga Muhammedi a.s.
238. Velid ibn Mugire i ka zbathur këpucët i pari në Haremi sherif në Mekë.
239. Falja e namazit të teravive me xhemat ka filluar në kohën e halifit Omer ibn Hattab.
240. Kur gruaja e parfumosur kalon rrugës dhe të tjerët e ndiejnë këtë aromë, ajo ka statusin e lavires.
241. Namazi i parë në të cilin myslimanët janë kthyer nga Meka, ka qenë ikindia.
Verfasst: Fr, 14. Sep 2007, 9:38
von Armend
Krejt ikam dit, apot vjen inati
Verfasst: Fr, 14. Sep 2007, 9:53
von lovely_s
Armend hat geschrieben:Krejt ikam dit, apot vjen inati
Jo be Mendi... me vjen mir biles
Verfasst: Sa, 15. Sep 2007, 23:29
von ZaVraKja
lovely_s respekt per ty moter dhe flmd prej teje une per veti nuk i kam dit te gjitha por tash i di
Verfasst: So, 16. Sep 2007, 11:55
von gjilanase
schön das du das hier rein gestellt hast...
vieles wusste ich ...
und ich hab jetzt auch viel dazugelernt..
Danke...
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:14
von lovely_s
me vjen mirë që keni mësuar diçka më tepër
ju përshëndes
lovely_s
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:19
von egnatia
Janë nga KUR'AN-I këto pjesë, apo në ndonjë libër tjetër?
Kuriozitete
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:21
von lovely_s
Ju përshëndes
Le të flasim për kuriozitete të mdryshme të jetes së perditëshme...
po filloj unë:
Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:22
von lovely_s
egnatia hat geschrieben:Janë në KUR'AN-I këto pjesë, apo në ndonjë libër tjetër?
Pershendetje Egnatia
Kjo eshte nje analize qe eshte bere mbi fene, qofte e cituar nga kurani qofte nga libra tjere fetare... pra besoj qe nuk eshte e tera e marre nga Kur'ani.
lovely_s
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:30
von egnatia
Faleminderit për përgjigjen lovely_s!
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:31
von lovely_s
Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.
Verfasst: Mo, 17. Sep 2007, 16:31
von lovely_s
egnatia hat geschrieben:Faleminderit për përgjigjen lovely_s!
Ska përse moj moter
Përshëndetje
Verfasst: Fr, 12. Okt 2007, 12:42
von Siniorita
1. E vetmja sure në Kur’an që nuk fillon me bismil-lah është Et-Tewbe.
2. Është sunnet që të premten të lexohet surja Kehf.
3. Mesi i Kur’anit gjendet në suren Kehf.
4. Surja Ihlas vlen sa një e treta (1/3) e Kur’anit.
5. Kur ka filluar t’i vijë shpallja, Muhammedi a.s. ishte dyzet (40) vjeç.
6. Pseudonimi i Muhammedit a.s. ishte El-Emin.
7. Motra e Muhammedit a.s. nga qumështi, quhej Shejma.
8. Muhammedi a.s. nuk ka pasur vëllezër as
@lovely_s
wow!! respekt frau, respekt!!!
sag mal und was machst du so weiteres in deiner freizeit
gruss siniorita
Verfasst: Do, 27. Mär 2008, 16:53
von egnatia
- Çfarë gjuhe flisnin pellazgët?
Verfasst: Di, 08. Apr 2008, 9:06
von egnatia
A e dini se, botanisti "Theodor von Heldreich" i kushton një rëndësi të veçantë gjuhës pellazge në një nga librat e tij botanikë?
E kem vec ni pytje?
Verfasst: Fr, 13. Mär 2009, 7:53
von beauty
...