Rinas, jo më aeroport monopol
Pas një kohe te gjate dhe te vështirë negociatash, koncesionari i aeroportit te vetëm kombëtar “Nene Tereza”, duket se ka rene dakord me qeverinë shqiptare, për te patur edhe aeroporte te tjera ne vend. Kjo do te thotë qe mund te vihet ne pune ai Kukësit si dhe do te nise nga puna ndërtimi i një te riu ne jug te vendit. Lajmin se marrëveshja mes palëve do te ketë një finalizim pozitiv, e ka paralajmëruar Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Nuk behet ende e ditur se çfarë do te kërkojnë gjermanet e aeroportit “Nene Tereza” ne këmbimit te marrëveshjes për te mos patur me ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Venia ne funksionim edhe e aeroporteve te tjera ne vend, do te ndikoje pozitivisht edhe ne tarifa me te ulëta te biletave ajrore, pasi aktualisht Shqipëria i ka me te shtrenjtat se çdo vend tjetër. Kjo ndodh pasi aeroporti i Rinasit, funksionon ne kushtet e një monopoli dhe se tarifat qe ai aplikon, çka janë pjese përbërëse e çmimit te biletës, janë te larta. Tarifat e tilla, jane nje nga arsyet pse ne nuk kemi komani Low Kost ne tregun vendas. Gjermanet e aeroportit “Nene Tereza”, nisen pune ne Shqipëri ne vitin 2004, me një kontrate ekskluzive, e cila i ka kushtuar shtrenjte shqiptareve.
https://www.youtube.com/watch?v=I62B0A9NZWY