Seite 2 von 2

Re: Beselidhja e Lezhes

Verfasst: Fr, 09. Nov 2012, 16:27
von Alket
Strellci, ta propozoj seriosisht librin e oliver jens shmitit, se eshte shum ma komplikuar se mendojm ne, venediku beri politik siq beret sod, dmth.politik pershkak interesit. ata ishin me osmanet dhe ma von kunder. po ne fillim ata kishin interes te madhe per zhdukjen e kishes byzantine, kshtu qe i mirpriten osmanet, ndoshta edhe bashkpunun me ta.

Re: Beselidhja e Lezhes

Verfasst: Fr, 09. Nov 2012, 21:44
von egnatia
Strellci i Vertet hat geschrieben: e venediku kishte qfar rrolli ne ket lidhje?
Ndoshta të ndihmon ky link:
http://historia.shqiperia.com/mesjeta/kreu5.php

Dhurata që ne dëshirojmë për 100 vjetor

Verfasst: Di, 13. Nov 2012, 14:27
von Illyrian^Prince
Ne, për 100 vjetor dëshirojmë që shqiptarët të arrijnë te bashkohen me njëri-tjetrin më shumë për çështjet e përbashkëta dhe të mirën e tyre. Të mundohen te kuptojnë se janë të vetmit që e kanë në dorë ndryshimin e mirë të cilin duan të ndodhë me Shqipërinë.

Dëshiroj që shqiptarët të kuptojnë se e vetmja mënyrë për tu kuptuar me njëri-tjetrin është të respektojnë rregullat. Respektimi i të gjitha rregullave qe janë krijuar dhe tregojnë se jemi te gjithë njësoj është baza e demokracisë. Ne duhet të bashkohemi dhe mos lejomë njeri ti shkel ato. Nëse shohim një shkelje duhet ta ndjejmë si përgjegjësi denoncimin e saj.

Dëshiroj që shqiptarët të kuptojnë se patriotizmi është: rezultati pozitiv personal dhe i grupit që përfaqëson, të mbash pastër ambientin ku jeton, të ndihmosh në mbarëvajtjen e rregullit dhe respektimin e ligjit në vendin tënd. Të tregosh vlerat e mira të shqiptarit ne vend se te theksosh aspektet negative te tij. Patriotizëm është të ngrihesh dhe të kërkosh të drejtën tënde si qytetar kur dikush e cenon atë. Patriotizmi nuk tregohet vetëm duke share grekun dhe serbin, apo duke tundur një flamur ne kohe festash.

Dëshiroj që shqiptarët të kujtojnë më shpesh lumturinë, Të kuptojnë se e vetmja zgjidhje për të mirën tonë të përbashkët është të bashkëveprojmë.

Dëshirojë që shqiptarët të sensibilizohen më shumë për rolin e natyrës në jetën tonë, rolin e natyrës në jetën e banoreve të Shqipërisë.

Dëshiroj që shqiptarët realitetin dhe problemet e tyre ti kuptojnë dukë i parë vetë me sytë e tyre dhe jo nga lajmet. Dua që shqiptarët të kuptojnë se televizionet kane nje pronar, ky pronar ka interesa dhe nuk është i pavarur, kjo do te thotë se nuk do ti cenojë interesat e tij me informacionin që do japë në ekran.

Dëshirojë që shqiptarët të bëhen më aktiv, të qeshin më shumë, të duan më shumë. E mira e tyre është edhe e mira ime apo jotja!

Dua që shqiptarët të kuptojnë se jo gjithcka varet nga politika, por politika është një instrument që ne e përdorim për të jetuar në harmoni.

Dua që më shumë njerës të mirë të bashkohen dhe të japin më shumë shembuj për tu ndjekur.

Këto janë ato cfarë ne duam për 100 vjetor,

Ju premtojmë se ne nuk do rimë të presim dikë që të na japë zgjidhje për këto probleme por do japim maksimumin tonë për të ndihmuar në realizimin e këtyre dëshirave.

nga www.MendoPozitiv.com

Re: Dhurata që ne dëshirojmë për 100 vjetor

Verfasst: Mi, 14. Nov 2012, 22:37
von Illyrian^Prince
Emri im, qyteti i tyre
Kështu quhet ekspozita e fotografive e artistit kosovar, Alban Muja, e cila flet për emërtimin e fëmijëve kosovarë me emrat e qyteteve shqiptare. Ekspozita hapet të mërkurën (sot), në Stacion -Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në orën 19.

Fenomeni i emërtimit të fëmijëve sipas emrave të qyteteve të Shqipërisë, tek ne lindi si pasojë e ndikimit të politikave të identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës.

Ëndrra dhe ideja për një Shqipëri të bashkuar lindi në shekullin XIX, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit. Në pjesën e dytë të shekullit XX, ideja për Shqipërinë e Madhe u shndërrua në një forcë kryesore ideologjike, e cila shtyu përpara shoqërinë e shtypur kosovare. Kjo periudhë përfundoi me Pavarësinë e Kosovës, në dekadën e parë të shekullit XXI.

Mirëpo, emërimi i fëmijëve sipas emrave të qyteteve të Shqipërisë, buron nga faktorë të tjerë. Si për shembull, nga pamundësia e shqiptarëve të Kosovës për të udhëtuar drejt asaj që ata e perceptoni si mëmëdhe, sepse atje kishin etninë e përbashkët.

Kjo gjë ushqeu edhe ndjenjën e nostalgjisë për Shqipërinë. Për shembull, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ndodhi që të ndaheshin motra dhe vëllezër, duke mbetur “të zënë” nga të dy anët e kufirit në kohën e ‘mbylljes’ së Shqipërisë. Nuk patën mundësi të takohen deri në rënien e komunizmit, në fillim të viteve të 90’ta. Në atë kohë ishte bërë zakon që fëmijët të emëroheshin Berat, Milot, Saranda, Gjirokastra, Shkodran, Butrint, Vlora..., një gjë kjo e pazakontë për banorët e këtyre qyteteve.

Ekspozita “My name, their city” është realizuar përmes 7 fotografive, të formatit 80x60 centimetra, në të cilat paraqiten individë të ndryshëm, derisa mbajnë në duar fotografinë e qytetit emrin e të cilit e mbajnë.

http://www.facebook.com/events/195908163879477/

100 VJETORI I PAVARESISE

Verfasst: Do, 22. Nov 2012, 14:51
von egnatia
Fillimi i Shpalljes së Pavarësisë ...

***
Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja.
Për shkak të përparimit të pandalur të ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë më kritike. Kjo ishte arsyeja që në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar.Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Bej Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Bej Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mit'hat Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Bej Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Bej Koprencka, Spiro Ilo, Ilias Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Bej Vërlaci etj. Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga udhëheqësit e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Bej Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare.Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”.Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit e që e pritën këtë ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndërsa populli përshkonte duke kënduar rrugët e qytetit, oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftërat e popullit shqiptar për liri.Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Shpallja_e ... Bris%C3%AB

***

Lexoni shkrimin mbi Shpalljen e Pavarësisë në Elbasan :arrow: http://www.elbasani.gov.al/

SHPALLJA E PAVARSISË NË ELBASAN 25 NËNTOR 1912

Ty Tirana t’ka për shembull
Shkodra mëni
Durrësi, Vlora e Berati të kanë zili
Dhe Kavaja me Peqinin fort të çmojnë
Manastiri, Ohri, Dibra
Pa ty s’rrojnë.

Kjo është një poezi e shkruar nga F.Papajani në prag të shpalljes së Pavarsisë. Po çfarë kontributi ka dhënë Elbasani për këtë ngjarje të madhërishme?
Elbasani i shek.XIX dhe fillimi i shekullit XX është qendra më e rëndësishme politiko ekonomike e vendit.
Figura si Dhaskal Todri, Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Dervish Biçaku e shumë të tjerë vështirë se do të gjenden në një qytet tjetër. Ajo që e bën më të plotë historinë e qytetit është shkolla “ Normale ”. Bashkimi i këtyre elementëve ku ndërgjegja kombëtare është në një shkallë superiore, bëri që Elbasani të ishte qyteti i parë që e kuptoi dhe realizoi më parë nga të tjerët shpalljen e pavarsisë.

Shoqëritë “Afërdita”, “ Bashkimi ” pa dyshim luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor arsimor e politik në Elbasan.
5 Shkurt 1910 u organizua në qytetin tonë një miting me pjesëmarrjen e 7000 vetave për mbrojtjen e shkrimit të gjuhës sonë në alfabetin latin.

1911 patriotët elbasanas krijojnë çetën e Martaneshit e cila në Qershor të 1912 e zhvendosi qendrën në Elbasan me inisiativen e A.P.Biçaku. Kjo çetë arriti të kishte në gjirin e saj rreth 2000 luftëtarë. Në Shtator 1912 u krijua çeta Byshekut e cila vjen në Elbasan dhe paralizoi administratën turke. Shumë luftëtarë elbasanas morën pjesë për mbrojtjen e kufijve të veriut. Rreth 3000 luftëtarë morën pjesë në përpjekje për çlirimin e trojeve shqiptare në veri të Shqipërisë. Disa prej tyre ranë dëshmorë (100 vetë) si Bujar Lami, Zyber Bylyku.
Shtetet shoviniste ballkanikë të alarmuar nga sukseset e shqiptarëve “Aleancën Ballkanike” me qëllim që të realizonin aspiratat e tyre mbas shkatërrimit të perandorisë osmane. Në këtë situatë patriotët shqiptarë morën masa energjike për të shpëtuar vendin.
Luigj Gurakuqi në 7 Shtator 1912 njoftoi patriotët elbasanas për misionin që po merrnin në vise të Europës bashkë me Ismail Qemalin.
Në 5.11.1912 kërkohet nga Luigj Gurakuqi që Elbasani të dërgojë në Vlorë përfaqësuesit e tij dhe katër ditë më vonë kërkojnë që nga delegatët e Elbasanit duhej të vinte A.Pasha Biçaku. Njëkohësisht kërkohej që patriotët elbasanas të merrnin masat për të mbajtur dhe shoqëruar delegatët e tjerë që do të vinin nga zona verilindore.

Në këtë kohë shovinistët serbë pasi pushtuan Ohrin po i afroheshin Elbasanit. Rreziku i pushtimit të Shqipërisë ishte shumë i madh. Marrja e Elbasanit do të ishte një humbje e madhe. Duhej shpallur pavarësia.

Me 25 Nëntor 36 firmëtarët me në krye A.P.Biçaku shpallën pavarësinë. Në telegramin dërguar Ismail Qemalit thuhej “Gjithë populli i ynë myslimanë e të krishterë, me një za kanë pranuar indipendencën e Shqipërisë”. Firmëtarët janë: Haxhi Hafez Sulejman Kungulli, Dhimitër Dhimitruka, Aqif Pashë Biçakxhiu, Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Biçakxhiu, Abdulla Bej Tirana, Fuat Bej Kahreman Beu, Servet Bej Zylfi, Ismail Bej, Ali Agjah Bej, Maliq Bej, Demir Bej, Refik Myftiu, Sheih Mahmut Guma, Sheih Xhaferr Pasmaqja, Sheih Hysein, Kryetari i Bashkisë Ruzhdi Alush Saraçi, Banjamin Deliana, Benjamin Nosi, Taq Buda, Kol Papajani, Lazër Papajani, Serafin Jorgaqi, Haxhi Nikolla Jorgaqi, Mihal Prifti, Dhimitër Paparisto, Emin Haxhiadem Shijaku, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Hysein Dakli, Jusuf Bej Taushani, Hasan Çifte, Ymer Peni, Hysein Hastopalli, Demir Zenel Hoxha.

Ngjarja e ndodhur në Elbasan, pa dyshim ishte më e rëndësishmja në atë kohë. Elbasani bëri shpalljen e pavarësisë të të gjithë Shqipërisë. Histografia e sotme shqiptare këtë ngjarje mundet ta anashkalojë. Dokumentet e gjetura së fundmi në arkivin e Shkupit tregojnë më së miri se 25 Nëntori, pavarsisht nga pjesëmarrja e patriotëve Elbasanas, ajo për nga mënyra e organizimit ishte shumë bashkëkohore dhe ajo që ndodhi nuk kishte asgjë më shumë përveç pjesëmarrësve nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë.

Por historia e kontributet tona nuk mbarojnë këtu. Në Vlorë nga Elbasani morën pjesë 4 delegatët firmëtarë Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Shefqet Daiu, M.Frasheri.

Lef Nosi u zgjodh ministër i postë tekomunikacionit. Pavarsisht shpalljes së pavarsisë trupat serbe iu afruan Elbasanit dhe më 29 Nëntor e pushtuan atë. Atë ditë Ismail Qemali i dërgon një telegram gjeneralit serb: Pas njohjes nga të gjithë shtetet si dhe nga shteti juaj i ekzistencës nacionale të kombit shqiptar.- Megjithate informacion se fuqia ushtarake që komandoni ju ka marshuar dhe ka vendosur të pushtojë Elbasanin. Në parim nuk është e drejtë të pushtoni tokat shqiptare.- Kjo do të thotë të dhunosh një vend të pavarur që nuk është në luftë me serbinë, prandaj protestoj për këtë veprim dhe lutemi të hiqni dorë.

U bënë përpjekje mbas pushtimit nga serbët të futnin në luftë elementët orthodoks me atë mysliman.

Venim Nosi i tha
Z.Kolonel
Ne e kemi shpall pavarsinë tonë kombëtare, kemi ngritur flamurin shqiptar. Përsa i përket myslimanëve ne me ta jemi vëllezër të një gjaku kemi një gjuhë të përbashkët e shkojmë shumë mirë dhe ne hyjmë e dalim tek njëri tjetri me dasma e gostira, shkojmë për vizita për bajram e për pashkë.
Kështu midis nesh nuk ka hasmëri e mëri, kështu kemi qenë e kështu do të vazhdojmë, është e kotë të përpiqeni të sajoni midis nesh grindje.

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 7:20
von Florim
Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e Flamurit.

Bild

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 10:10
von Trim
Urime Diten e Pavaresise!

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 11:00
von Belifario
Gezuar 101 vjetorin e Shtetit shqiptar dhe ngritjes se Flamurit te Pamvarsise te clirimit nga njolla e zeze e historise shqiptare pra asaj te pushtimit nga osmanet! Shpresojme qe shqiptaret (ja ata qe flasin shqip, por ata qe me zemer jane shqiptar) te kthehen perfundimisht ne identitetin e tyre europian!

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 12:07
von Estra
Me gjithe zemer,
:X: urime per 28.Nentorin, ngritjes se Flamurit! :X:

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 17:12
von Panaiota
Urime gjith Shqipetarve!

Re: Historia Shqiptare

Verfasst: Do, 28. Nov 2013, 19:21
von Illyrian^Prince
Urime

Bild

Möge der nächste November uns vereinigt finden