Nji metodë të sofistikueme trafikimi, ku budallalleku i vajzave përdoret për të ba pare me to! Nuk mundem me ba ndonji koment për kushteet jetesore që janë tu'i durue ato vajza nga Shqipnia dhe a me të vërtetë këto kushte të vështira i kanë gërga me i martue dushmanët e tyne.
I kam shikue ca videomateriale prej dokumentarit "Martesa me armikun" dhe aty thot nji grue tiranase që shkeli në lakun të asaj Verës, që nuk asht fare e lumtun me jetën e tyne, dhe me sy të përlotun thot se ia kanë imponue fenë ortodokse. Nuk ma merr mendja se nji familje shqipatre, po ta martonte djalin me nji nuse që i përket nji feje të huej, do të kishte kërkue që ta ndërrojë fenë! Nejse, feja nuk asht pikëkritika ma e madhe në ketë çashtja, por fakti se shum gra me sa duket nuk janë të lumtun me jetën e tyne, dhe kushtet nuk u janë përmirësue dot, madje në shum raste edhe u keqësuen.
Së fundi due me hedhë shpejt edhe një dyshim për tërrë ketë dokumentar dhe informacionet që po i marrim prej telivzionit:
Më duket pakëz e babesueshme që nji shka të lejojë me folë grueja e tij keq për martesën e saj me te, tue dëshmue se kjo ka ndodhë përmes nji trafikimi ku xhepat e ndërmjetësuesve janë mbushë. Dmth ai burr lejon që ta marrë grueja ate për goje në telivizion? Ndoshta jam shum skeptik, por besoj se duhen ba edhe ma shum sondazhe për ta zbardhë ketë çashtje, sepse më duket se shum gjana nuk janë ende transparente.[/quote]