Seite 7 von 13

Verfasst: Do, 09. Jul 2009, 13:28
von djali i vores
Cuditem kur shoh qe sa shume tolerante jane disa familja kur bien dakort qe vajzat e tyre te martohet me nje njeri qe nuk e le te dale vetem. Ka mundsi qe familja eshte nga ndonje fshat i tropojes ku edhe andej jane zakonet e rrepta.

Verfasst: Mi, 15. Jul 2009, 1:27
von Etap
Aman edhe ju mos i hyni thelle analizave tani. Keti Zeshkanit nese si pelqen shqiperia le te shkoje ne kamerunin e lire. Bah dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete!!

Verfasst: Mi, 15. Jul 2009, 3:00
von Gedankensturm
Etap hat geschrieben:Aman edhe ju mos i hyni thelle analizave tani. Keti Zeshkanit nese si pelqen shqiperia le te shkoje ne kamerunin e lire. Bah dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete!!
ti po fol si do gjerman, qe thojn "Wenns ihnen hier nicht gefällt, könn sie ja zurück".. kye esht gabim global. qdo njeri duhet me kan i lire, me jetu lire e mi pas drejtat te njejta. Eshte poshtersi qe nje njeri me origjinen africane e me lekuren e zeze nuk mund me jetu ne qetsi e ne lumturie.. e me dasht ni femer te bardh. Na ankohem ne gjermani per padrejtsijat ne diaspore, por vetem na nuk e kemi shtetin e mentalitetin ma mire se do gjerman, qe i thojm "nazista".

Racismi esht problem global , un besoj qe bota duhet mi lan ketu mbeturinat e kohra te vjeter e mi akzeptu kohen e re, xhvilimin e botes globale, xhvilimi i paces. po se po duhet edhe mu xhvilu moralisht shdo shtet a gjermonija a kosova , kjo nuk ka rendezi.


Me falni per gabimet gramatikore.

ju bon tfala,
besniku

Verfasst: Mi, 15. Jul 2009, 9:54
von djali i vores
Skam gje kunder te zinjve ose te tjereve ama kur vjen puna per te krijuar familje eshte dicka tjeter. Njeriu do nje person qe i pershtatet. I kuptoj disa familje qe e kane veshtire te pranojne nje person me zakone ose fe tjeter. Kush do qe vajza ose motra e vet te martohet me keta ne nuk e ndalojme po ama ne kemi shijen tone dhe sjemi te detyruar te krijojme familie vetem qe te tjeret te mos na thone qe jemi rracist.

Verfasst: Mi, 15. Jul 2009, 11:09
von Etap
Gedankensturm hat geschrieben:
Racismi esht problem global , un besoj qe bota duhet mi lan ketu mbeturinat e kohra te vjeter e mi akzeptu kohen e re, xhvilimin e botes globale, xhvilimi i paces. po se po duhet edhe mu xhvilu moralisht shdo shtet a gjermonija a kosova , kjo nuk ka rendezi.


Me falni per gabimet gramatikore.

ju bon tfala,
besniku
Pse qenka ber moderne te martohesh me keto mulatet qe vine gjith mendjemadhesi nga shkretetira.... Une per vete them cdokush me rracen e vet dhe pike (keshtu si une mendojne dhe nja 95% e shqiptarve) dhe kjo ska pune me racizem fare!

Verfasst: Mi, 15. Jul 2009, 11:34
von Gedankensturm
Etap hat geschrieben:
Gedankensturm hat geschrieben:
Racismi esht problem global , un besoj qe bota duhet mi lan ketu mbeturinat e kohra te vjeter e mi akzeptu kohen e re, xhvilimin e botes globale, xhvilimi i paces. po se po duhet edhe mu xhvilu moralisht shdo shtet a gjermonija a kosova , kjo nuk ka rendezi.


Me falni per gabimet gramatikore.

ju bon tfala,
besniku
Pse qenka ber moderne te martohesh me keto mulatet qe vine gjith mendjemadhesi nga shkretetira.... Une per vete them cdokush me rracen e vet dhe pike (keshtu si une mendojne dhe nja 95% e shqiptarve) dhe kjo ska pune me racizem fare!
tmershem... per qata na je na mbrapa me krejt sene. Me tecnology, me politik me krejt, shkak qe e kena kryet e fort ;)

Verfasst: Do, 30. Jul 2009, 10:50
von djali i vores
Teknologjia dhe politika skane lidhje me vendimet personale te nje individi ose nje familje. Secili ka shijen e vet. Ka dhe njerez qe duan te martohen me prosituta po shumica sdo ama kjo eshte ceshtje sociale ska te beje me politike e teknologji. Zhvillimi i ketyre gjerave nuk varet me ke krijojne familje shqiptaret.

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 10:51
von Sibora
Se marr vesh po shqiptaret pse martohen me gjermane kur vijne ketu (them mbi 50 % apo sa te bejme dokumentat dhe ku te kam pare
Po gjynah kameruni i shkrete njeri eshte dhe ai .Nese ndonje femer bie ne dashuri me te..leri te lire njerezit cdo kush e gjen vet terezine e vet

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 13:20
von djali i vores
Kush do te martohet me njerez me ngjyre ose me te tjere le ta beje ne qoftese e pranon familja ne nuk i ndalojme. Po ama ne kemi shijen tone dhe sjemi detyruar ti pelqejme te gjithe rracat. Dashuria sduhet te jete e vetmja arsye per lidhjen e dy personave po dhe kultura etj. Sa per shqiptaret qe jane martuar me gjermane disa e kane bere per interes si dokumenta, pasuri etj. Disa e kane bere se skane patur mundsi te martohen me shqiptare ate do e beja dhe une dihet ajo qe njeriu smund te rri gjith jeten e vetem. Po ama une e kuptoj kur nje familje e ka te veshtire te pranoj nje te huaj me nje identitet kultur ose fe tjeter.

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 13:24
von Sibora
djali i vores hat geschrieben:Kush do te martohet me njerez me ngjyre ose me te tjere le ta beje ne qoftese e pranon familja ne nuk i ndalojme. Po ama ne kemi shijen tone dhe sjemi detyruar ti pelqejme te gjithe rracat. Dashuria sduhet te jete e vetmja arsye per lidhjen e dy personave po dhe kultura etj. Sa per shqiptaret qe jane martuar me gjermane disa e kane bere per interes si dokumenta, pasuri etj. Disa e kane bere se skane patur mundsi te martohen me shqiptare ate do e beja dhe une dihet ajo qe njeriu smund te rri gjith jeten e vetem. Po ama une e kuptoj kur nje familje e ka te veshtire te pranoj nje te huaj me nje identitet kultur ose fe tjeter.
dakort jam..une doja te dilja siper ne kete mendim qe..mos paragjykojme te tjeret pse jane me ngjyre sepse ne te njejten menyre mund te paragjykohemi dhe ne ketu

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 13:33
von djali i vores
Ta ngacmosh nje njeri vetem per arsye lekure ose kombsie nuk eshte mire une kame ndihmuar te hua edhe njerez me ngjyre kur kam patur mundsi edhe kam ndenjur me ta njerez jane edhe ata, ama kur vjen puna per te krijuar familje eshte dicka tjeter. Deshire me eshte te lidhesha me nje shqiptare po seshte e mundur atehere te pakten me nje evropiane.

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 13:36
von Sibora
djali i vores hat geschrieben:Ta ngacmosh nje njeri vetem per arsye lekure ose kombsie nuk eshte mire une kame ndihmuar te hua edhe njerez me ngjyre kur kam patur mundsi edhe kam ndenjur me ta njerez jane edhe ata, ama kur vjen puna per te krijuar familje eshte dicka tjeter. Deshire me eshte te lidhesha me nje shqiptare po seshte e mundur atehere te pakten me nje evropiane.
Dakort, ti nuk ke paragjykime per ta si njerez. nese ndonje vajze bie ne dashuri me ta dhe ngjyra nuk e pengon apo kombesia nuk kemi pse ne pjesa tjeter e shoqerise ta paragjykojme vajzen+
po njerez jane dhe ata te shkretet

e di qe shumica do thoshte
ja u martua me jevg

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 13:58
von djali i vores
Ne fakt po te ishte nje njeri i familjes time do e kisha veshtire ta pranoja se femije jot ose motra merr nje identitet tjeter, po sdo vrisja kurre femijen tim si ce bejne disa fshatare. Se cfare bejne te tjeret ky eshte problemi i familjeve te tyre po ama une sjam i detyruar ta pelqeje shijen e tyre po si njerez do i respektoja po te silleshin mire me mua. Ti dukesh keshtu vajz e emancipuar ma merr mendja edhe ty sdo te vinte mire ne qoftese vajza jote do martohej me nje besimtar qe e detyron ata te mbaj ferexhe dhe qe sdo e linte ate te dilte vetem jashte si ai turku aliu qe kam shkruajtur te tema tjeter. Ti ndoshta do e pranoje se e ke fmije po a do te vinte mire qe ajo e beri kete veprim?. Te futet nje njeri me nje identitet tjeter ne familje eshte dicka tjeter. Besoj se pak rracist eshte cdo popull. Edhe berlusconi vet tha qe milani nuk duhet te kthehet ne qytet afrikan. Po te pyesje gjermanet ose italianet ose te tjeret a do ishit dakort qe populli juaj te perziej me rracen e zeze besoj se dhe shumica e atyre do ishte kunder. Keshtu eshte, ne shumicen e rasteve pelqen cdo rrace rracen e vete.

Verfasst: Mo, 03. Aug 2009, 14:02
von Sibora
djali i vores hat geschrieben:Ne fakt po te ishte nje njeri i familjes time do e kisha veshtire ta pranoja se femije jot ose motra merr nje identitet tjeter, po sdo vrisja kurre femijen tim si ce bejne disa fshatare. Se cfare bejne te tjeret ky eshte problemi i familjeve te tyre po ama une sjam i detyruar ta pelqeje shijen e tyre po si njerez do i respektoja po te silleshin mire me mua. Ti dukesh keshtu vajz e emancipuar ma merr mendja edhe ty sdo te vinte mire ne qoftese vajza jote do martohej me nje besimtar qe e detyron ata te mbaj ferexhe dhe qe sdo e linte ate te dilte vetem jashte si ai turku aliu qe kam shkruajtur te tema tjeter. Ti ndoshta do e pranoje se e ke fmije po a do te vinte mire qe ajo e beri kete veprim?. Te futet nje njeri me nje identitet tjeter ne familje eshte dicka tjeter. Besoj se pak rracist eshte cdo popull. Edhe berlusconi vet tha qe milani nuk duhet te kthehet ne qytet afrikan. Po te pyesje gjermanet ose italianet ose te tjeret a do ishit dakort qe populli juaj te perziej me rracen e zeze besoj se dhe shumica e atyre do ishte kunder. Keshtu eshte, ne shumicen e rasteve pelqen cdo rrace rracen e vete.
Me vure ne siklet me pyetjen qe me bere. Une as tek vetja ime se lejoj dicka te tilla pasi per mua kombesia ,gjuha dhe rrethi ku eshte rritur i babait te femijes qe do zgjedh ka shume rendesi.
Mirpo mund te ndodh qe dikush prej nesh mund te bjere ne dashuri me nje njeri te tille ,ideja eshte qe ne si popull te minimizojme paragjykimet .Persa i perket zgjidhjes personale une e respektoj mendimin tend.

Jam e emancipuar ne disa drejtime por jam per nje familje shqiptare.Se di pse e kam te veshtire te rris femije me 2 kultura te huaja

Verfasst: Do, 15. Okt 2009, 20:42
von dardaniagirl
Kjo eshte shume e vertet!!! Shqiptaret nga Shqiperia na quajn neve Turq, kurse vet jane nje perziere sllavo-greke...

Verfasst: Do, 15. Okt 2009, 21:49
von funky75
dardaniagirl hat geschrieben:Kjo eshte shume e vertet!!! Shqiptaret nga Shqiperia na quajn neve Turq, kurse vet jane nje perziere sllavo-greke...
kopfschüttel nur :shock: :roll:

zot faljau se nuk e din se cflasin.

kujtoje pak historine nese e ke lexuar ndonjehere.por edhe nese nuk ke mesuar kurre histori shqipetare ath thirre humanizin tend nga vetja jote dhe kujtohu qe: 1) nuk eshte e vertete kjo qe thua dhe eshte ne interes te dashakqinjeve shqiptare 2) kujtoje vitin 1999 dhe refugjatet.

nese ende nuk pendohesh per kete qe shkrove atehere rruge e mbare e zoti(baba sheh :-))/shkolla/njerezia jote te ndihmofte.

pershendetje

Verfasst: Do, 15. Okt 2009, 23:20
von dardaniagirl
Shiqo! Nuk kam çka te pendohem per nje gje qe eshte shume e vertet. Kam hasur ne shume faqe ne internet ku shqiptaret nga Shqiperia flasin shume keq per neve nga Kosova. Arsyeja eshte qe neve jemi Musliman. Kosova ka 90% Musliman ndersa Shqiperia 70%. Mbasi qe ne Shqiperi eshte Popullsia me e madhe se ne Kosove, ka perafersisht aq shume Musliman ne Kosove sikurse ne Shqiperi. Megjithate shume njerz na quajn neve Turq e Arab. Gjithashtu kam hasur qe Shqiptaret p.sh ne youtube i thojn serbve "Mire ja keni bere atyre arabve ne Kosove " ose Kosova duhet jet prap ne Serbi, duhet ti largojm Muslimanet nga Europa" Po QFAR DREQI KANE, kur siq thash shumica ne Shqiperi jane Musliman. Ka edhe disa qe jane kunder Pavarsise :!: !! Nuk flas per te gjithe Shqiptaret por aty ketu ka disa (ndoshta edhe shume) qe jane shume kunder neve. Kjo eshte me te vertet tragjedi mirpo e vertet :roll:

Verfasst: Do, 15. Okt 2009, 23:25
von dardaniagirl
Ahh dhe mos te haroj qe shumica thojn ju Koq*varet nuk keni qka te flitni per Historine e Shqiptarve sepse nuk ju takon juve :!:

Ne regull, nese juve nuk doni qe ne te krenohemi me Historine e juaj atehere na lihni te krenohemi ne tonen, qe nga Dardania antike, Isa Boletini, gjer tek Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova.
Mu keta "kritikues" duhet te lexojn me teper. Sepse deri para 1912 nuk kishte Shqiperi ose Kosove. Kishte vetem nje Shqiptari me gjitha trojet tona. Europa e ndryshoi harten siq ju eshte tek atyre. Shume leht do kishte qen te ndahet Shqiperia dhe p.sh disa vende ti takonin Kosoves se sotme

Verfasst: Fr, 16. Okt 2009, 0:53
von funky75
zonje/zonjushe,
populli thote:nuk ka mal pa thi.

ti po thu qe disa nga shqiperia na thojne neve kshtu e ashtu por vet po ben te njejten gje-ti po ju thu atyne qe ata qenkan te perzier me serb dhe grek.edhe po te ishte ashtu, eshte e drejt e secilit se me kend martohet.bile bile, na shqiptaret e kosoves jemi martu me serbe, edhe ate hiq pak bile,nese je e re e nuk e din atehere pyeti prinderit se ata me siguri e dijne kete.

serbi nuk mujti me na perqa tash e sat vite por ne vet po perqahemi me njeri tjetrin PA KURRFARE ARSYE,vetem e vetem se disa kretena (qofte nga shqiperia ose nga kosova)shkrujn kot ne internet diqka qe as vet nuk e dijne se shka po shkruaj dhe PSE po e shkruajne kete.

edhe une jam SHQIPTAR nga kosova,bile hiq larg nuk e kam rahovecin tend.

keshtu qe te lutem mos bjen ne te njejten gracke me tylifar kreteni qe shkruan kumedit se shka ne internet.


p.s.gati gati qe nuk kan faj qe na thojne turq e arab sepse edhe pse turki 500 vjet na ka bo shka ka dashte me neve,hala sot disa shqiptare folin mire per te,edhe pse ne 1999 kur ne ishin te shtrire per toke,turqia u bojke kishe po na ndihmon dhe ne te njejten kohe kerkonte autonomi per prizren,mamushe etj.

te mos harrojme se si qendron bota arabe ndaj pavaresise se kosoves.


masanej shiko te lutem nje pjese e shqiptareve se si pershendeten ne mes vehte turqisht edhe arabisht(edhe pse mund te pershendeten ne gjuhen shqipe te embel siq na msun nanat tona ne djep)--atehere gati gati qe skan faj te tjeret qe na quajne neve arabe e ku ta di une se cka tjeter.

po mire se po e nderprejme kete dialog.

naten e mire

Verfasst: Fr, 16. Okt 2009, 0:56
von Arbëror
Moj Dardane përse po flasish kështu? Përse po i poshtëron Shqipëtart ëdhë veten aq shumë? A s'mendosh ti qe je duke shqelmosh spekulime edhe thashetheme këtu?

Me trego ti mua a e pasqyron realitetin edhe tere popullaten e Shqipëris kur zbulon ti diçka ne internet, ne youtube? A s'eshte me teper motivi ytë personale qe flet plot anësi ëdhë urrejtje ndaj vëllezerve te tu?

Nese ke deshir me i shtëru ketu sjelljet e Shqipëtareve ne youtube pra përse s'po i emërton ëdhë ata Shqipëtart te Kosovës qe ian duke ngacmuar dhë shajtur katërlikt Shqipëtare perveç qe e permbajn fejen te ndryshme? Pra mos te mirrem me teper me pallavra ëdhë pseudotrima!

Kjo teme është kot dhë nuk vlen për vemendje! Nese ështe kjo "shum e vertet" pra me thuaj ti mua çfare ka ndodhur kur Shqipëtart e Kosoves kan leviz për bosne ne viteve 90 vetem per synim me gjetur nje nuse? A po çfare te behejm me ata Shqipëtar te Kosovës, te cilat e mbajn nje zonje goraneshe apo turke ne shtepi? Pra edhe ketu mos te mirrem me biseda qe ian pa nivel sepse çdonjeri e përcjell rrugen e vete ëdhë ne me ndergjegjen demokrate duhet te tolerojm kete gjendjen.

Me fal nese po te ofendoj tani por injoranca edhe naiviteti ytë sinqerisht me trishton mua. Pakes jem te perçar ëdhë te ndan ndërmjet veti për t'i shpërnda tani trimat te tanë ne "kosovar" ëdhe "shqiptar". Isa Boletini ka luftuar per Shqiperien e lirë, zeri tij ishte jehonë për te gjitha trojet Shqipëtare! Adem Jashari e kishte idol çerçiz topullin, nje atdhetar i lindur ne gjirokaster, ky luftonte ne çdo hap vetem per idealet e tij, vetem per kuq e zi edhe jo siç po e shtëron ti ketu për nje kosovë bazuar me identit dhë histori te ndryshme ballafaquar me Shqiperin e sotme. Mos te flasim me teper. Panvarësia e Shqiperis ishte shperblim per gjitha perpekjeve qe e bënten Shqipëtart anë e mbane nepër trojet Shqipetare kurse ëdhë për panvarësien e Kosovës e japen mjaft Shqipetar te Shqiperis kontributin e tyre!

Te pershendet nje Shqipëtar i Kosovës :wink: