Verfasst: Mo, 27. Nov 2006, 15:59
Na, Lars, was sagst Du dazu:
http://www.albaniabiz.org/corridor/index.html
und dazu:
15 akset rrugore që do të ndërtohen në vitin 2007
Gerald BILBILI
Gjatë vitit 2007 do të ndërtohen 15 akse kryesore turistike që do të përshkojnë Shqipërinë. Të paktën sipas projektbuxhetit, në 12 muajt e vitit të ardhshëm vendi ynë do të shndërrohet falë investimit të 12 miliardë lekë, në një rrjet rrugor më të dendur ku do të ndërtohen, rikonstruktohen akset që do të lidhin zonat turistike në vend. Gazeta "Tirana Observer" boton të plotë listën e këtyre segmenteve, të cilat, sipas qeverisë, janë prioritare për vitin e ardhshëm.
Rrugët turistike
Ministria e Punëve Publike, transportit dhe telekomunikacionit ka publikuar listën e 15 akseve kryesore turistike që do të ndërtohen brenda 365 ditëve të vitit të ardhshëm. Këto akse janë pasqyruar me fondet përkatëse dhe në projektbuxhetin e vitit 2007. Bëhet fjalë për nyjet lidhëse mes zonave turistike të veriut me jugun si dhe akse lidhëse me vendet fqinje. Të tilla mund të përmenden si rruga: Fier-Vlorë, Konispol-Sarandë, Shkodër - Hani Hotit, Durrës-Kukës Morinë, Dhërmi-Qeparo-Sarandë etj. Pjesë të kësaj liste është edhe projekti gjigant i rrugës transballkanike të Vlorës, por edhe një sërë veprash të tjera publike si ndërtimi i Urës së Re të Bunës, sistemim, asfaltim i rrugës Shkozet-Durrës, sistemim, asfaltim të rrugës Spitallë-Shënavlash, sistemim, asfaltim i rrugës Vlorë-Selenicë, sistemim, asfaltim të rrugës Spille, sistemim, asfaltim të rrugës Gjiri i Lalzit, sistemim, asfaltim të rrugës Laç-Patok si dhe ndërtim të Urave të Velipojës.
Aksi ndërkufitar
Ndër këto akse kryesore, qeveria ka marrë vendimin që brenda vitit të ardhshëm të përfundojë segmentin Durrës-Morinë. Ky aks është konsideruar nga ekspertët e ministrisë së transportit si një ndihmë për zhvillimin ekonomik mes dy vendeve, por edhe turistikë, pasi do të lidhet me bregdetin shqiptar. Rruga do të kalojë në vijën Durrës-Vorë-Fushë Kruje-Milot-Rrëshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukës-Morinë. Segmenti ka një gjatësi totale prej 111 kilometra dhe një kosto rreth 400 milionë euro.
Qytetet ku kalojnë korridoret kryesore
Projektet për nëntë korridoret që lidhin veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin e vendit, do të kalojnë në 19 qytete. Pothuaj të gjitha këto rrugë kalojnë nga kryeqyteti i vendit. Durrësi, Rrogozhina, Elbasani, Fieri, Tepelena, Çorovoda, Përmeti, Kukësi, Vlora, Miloti, Peshkopia, Fushë-Kruja, janë disa nga qytetet dhe zonat, në të cilat do të ndërtohen rrugët. Sipas burimeve nga Ministria e Transporteve, kjo do të sjellë zhvillim ekonomik dhe urbanistik në këto zona, për shkak të vijave infrastrukturore të projektuara. Korridori më i gjatë është itinerari Tiranë-Durrës-Çorovodë-Përmet-Tri Urat, i cili është plot 280 kilometra.
Projektet e ujësjellës-kanalizimeve
Në projektbuxhetin e vitit 2007 rritjen më të madhe me fonde do ta përfitojnë investimet në infrastrukturë. Burime nga Ministria e Financave thanë se për vitin 2007 janë programuar që të investohen në infrastrukturën rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve dhe investime të tjera publike lokale, në një masë sa dyfishi i shumës së programuar dhe realizuar në vitet e fundit.
Të ardhurat nga privatizimet
"Vlera totale e investimeve për vitin 2007 në infrastrukturë pritet të arrijë në rreth 700 milionë dollarë në vitin e ardhshëm", tha Bode. Sipas tij, në këtë shifër nuk janë përfshirë fondet që do të arkëtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha dhe strategjike siç janë, Albtelekomi, INSIG-u apo ndonjë privatizim tjetër, të cilët janë parashikuar të përfundojnë.
15 segmentet
1. Rruga e Divjakës (vazhdimi), në ndërtim të projektit.
Fondi 100 milionë lekë
2. Ndërtimi segmenti Fier-Vlorë
Donatori paidentifikuar, angazhimi i BEI + BERZH
Fondi 100 milionë lekë
3. Ndërtimi segmentit Konispol-Sarandë
Donatori paidentifikuar, angazhimi i qeverisë greke
Fondi 150 milionë lekë
4. Ndërtimi segmenti Shkodër- Hani Hotit
Donatori qeveria italiane
Fondi 300 milionë lekë
5. Ndërtimi i Urës së Re të Bunës
Donatori IBD.
Fondi 170 milionë lekë
6. Ndërtimi i Rrugës Durrës-Morinë
Donatori Banka Islamike/BERZH/BEI
Fondi 10 miliardë lekë
7. Rruga Transballkanike, Vlorë
Fondi 486 milionë lekë
8. Rruga Dhërmi-Qeparo-Sarandë
Fondi 200 milionë lekë
9. Sistemim, Asfaltim Rrugës Shkozet-Durrës
Nga zona e Kënetës Durrës
Fondi 140 milionë lekë
10. Sistemi asfaltim rruga Spitallë-Shënavlash
Fondi 80 milionë lekë
11. Sistemi i asfaltimit rruga Vlorë-Selenicë
Fondi 60 milionë lekë
12. Sistemi i asfaltimit rruga Spille
Fondi 120 milionë lekë
13. Sistemi i asfaltimit rruga Gjiri i Lalzit
Fondi 100 milionë lekë
14. Sistemi i asfaltimit rruga Laç-Patok
Fondi 50 milionë lekë
15. Ndërtim Urat e Velipojës