Seite 6 von 26
Shqiptare ne Zurich
Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 8:48
von Albana
Pershendetje,
doja te dija a ka shqiptare me femije te vegjel ne Zurich qe do kishin interes te takoheshin here pas here (pa detyrim), me qellimin qe femijet te kene mundesi te kultivojne gjuhen? Sh'net, Albana
Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 9:39
von egnatia
Përshëndetje Albana
Me sa di unë, ka plot familje shqiptare me fëmijë të moshës parashkollore!
Ditën e mirë nga egnatia
tino
Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 12:20
von tino
tung arta wien
es stimmt po njerzit qe jetojn ne pernedim nuk din me e jetu jeten ne struge vetem din te folin gäl
Verfasst: Di, 07. Mär 2006, 15:59
von KatePresley
Yeah, you are right
Shqitare ne Zurich
Verfasst: Mi, 08. Mär 2006, 10:09
von Albana
egnatia hat geschrieben:Me sa di unë, ka plot familje shqiptare me fëmijë të moshës parashkollore!
E dashur Egnatia,
po ka. Une kam ndeshur me qindra nena kosovare me femije te vegjel ne kendet e lodrave, apo tek pishinat, por .... kur degjojne qe une flas shqip (dialekt i Tiranes) me tim bir, jo vetem qe nuk me afrojne mua, por as edhe tim bir (ben perjashtim vetem nje grua nga Prishtina, e vetmja qe me ka pershendetur dhe me ka folur, dhe ka nxitur femijen e saj te luaj me timin). Eshte eksperience jashtezakonisht frustruese dhe e pashpjegueshme per mua, megjithese, tani jam mesuar me te dhe nuk e vras mendjen shume. Rastin me ekstrem e kam perjetuar para nje viti, kur tek sheshi i lodrave isha vetempervetem me nje nene te re kosovare. Me ka injoruar totalisht per gati nje ore, dhe e ka mbajtur femijen e saj alrg tim biri, a thua se kishim gripin e shpendeve. Femijet krijojne nje terren neutral per nenat nga kultura te ndryshme. Une jam miqesuar me shume nena, kryesisht zvicerane por edhe te nacionaliteteve te tjera, qe nuk e kane pasur dhe as e kane problem fare qe une jam shqiptare. Diskriminimin une e kam perjetuar vetem nga nenat kosovare (por, cuditerisht, jo nga burrat kosovare te cilet i gjej te sjellshem). Shpresoj, qe te pakten ketu ne kete liste te gjej gra shqiptare qe nuk e kane problem te takohen me gra te tjera shqiptare.
dite te mbare
Albana
Verfasst: Mi, 08. Mär 2006, 10:51
von egnatia
Përshëndetje e dashur Albana,
shpresoj ta lexojnë shkrimin tënd dhe kushedi, mbase të plotësohet dëshira.
Ta uroj dhe ty një ditë të mbarë!
egnatia
Re: tino
Verfasst: Sa, 11. Mär 2006, 15:32
von ada
Aber wie weißt du das! Shoqja ime e ngushte eshte nga Struga dhe ka ardhur ketu vetem per te studiuar e per te punuar disa vjet e sigurisht qe do kthehet ne Struge sepse atje e ka vendlindjen,me te cilen ka lidhur ndjenjat, jeten...del resto si te gjithe shqiptaret(Atdhetare) qe nje dite duan te kthehen prape. Te jetosh jashte shtetin nuk do te thote qe sdi te jetosh ne qyetin e vendin tend!
Verfasst: So, 12. Mär 2006, 23:16
von altruisti
Pershendetje Albana
Ndonese nuk jam nga Zürichu dhe ndonese nuk jam femer megjithate ajo qe ju shkruani eshte sa prekese aq edhe e dhimbshme. Une mendoj se kjo pergjegjesi bie ne radhe te pare mbi vete prinderit te cilet nuk kan ndonje kulture te veçante te edukimit dhe duke mos pas kete mundohen te mbajne gjithçka nen kontroll te rrepte nga friga se femijet po edukohen ne nje kultur tjeter dhe do ndryshojne mentalitetin dhe identitetin. Kjo eshte shum e demshme dhe ne fakt tregon pasigurine e prinderve dhe mungesen e nevojes per tu integruar ne rrjedhat e ketushme. Ne kete drejtim natyrisht se ka shume per tu ber e mbase ky eshte nje nga faktet me domethense per domosodshmerine e integrimit te rriturve sepse ata mbajne pergjegjesi ne edukimin e femijeve te tyre e qe do te jen e ardhmja e shoqeris pamvarsisht se ku do te jetojne ata neser. Nese nuk gaboj ne Zürich eshte nje shoqat shqiptare "Perparimi" qe vepron qe nje kohe te gjat dhe nuk jam i sigurte ne rast se atje ka ndonje mundesi ku takohen femijet shqiptare. Nese nuk gaboj ajo duhe te ket zyren ne Albulastrasse...? Shpresoj qe ne te ardhmen te mos ju ndodhe kjo si deri tani.
Mendimet e studenteve
Verfasst: Fr, 31. Mär 2006, 13:36
von ada
Do me interesonte te dija se cfare mendojne studentet shqiptare ne Gjermani: A jane krijuar kushtet optimale qe pas studimeve ne te kthehemi ne Tirane( apo tjeter qytet) dhe te mund te kemi nje afirmim te sigurt apo nje te ardhme me konseguenca qe plotesojne deshirat e studenteve qe perfundojne nje dege ne universitet gjermane? kuptohet qe nuk mundet te flisni me siguri por mua do te me pelqente te degjoja disa mendime.
Re: Mendimet e studenteve
Verfasst: Fr, 31. Mär 2006, 20:19
von Kusho1983
ada hat geschrieben:Do me interesonte te dija se cfare mendojne studentet shqiptare ne Gjermani: A jane krijuar kushtet optimale qe pas studimeve ne te kthehemi ne Tirane( apo tjeter qytet) dhe te mund te kemi nje afirmim te sigurt apo nje te ardhme me konseguenca qe plotesojne deshirat e studenteve qe perfundojne nje dege ne universitet gjermane? kuptohet qe nuk mundet te flisni me siguri por mua do te me pelqente te degjoja disa mendime.
une kam lexuar ne mediat shqiptare,se qeveria shqiptare do subvencionoj ato ndermarrje,qe punesojne studente me nenshtetesi shqiptare,qe kane studiur jashte vendit...
plus eshte krijuar nje projekt praktika ne shqiperi per studente me nenshtetesi shqiptare(qe kane studiur jashte vendit)...
Re: Mendimet e studenteve
Verfasst: So, 02. Apr 2006, 17:01
von ada
Po nese ke nje Deutschepass(Ausweiß) dhe je shqiptar,dmth di te flasesh etj.., ka ndonje problem?
Re: Mendimet e studenteve
Verfasst: Do, 06. Apr 2006, 16:19
von Kusho1983
ada hat geschrieben:Po nese ke nje Deutschepass(Ausweiß) dhe je shqiptar,dmth di te flasesh etj.., ka ndonje problem?
nese ke dy nenshtetesi(psh.nenshtetesine angleze dhe ate shqiptare)atehere nuk ka problem.por nese ke vetem nje nenshtetesi(siç e permende ti,nenshtetesine gjerman)atehere me sa di une,duhet te dokumentosh,se ke qene shtetase shqiptare(me nje fjale duhet te kesh çertifikate lindje,apo ndonje deftese shkolle,qe ke vizituar ndonje shkolle ne shqiperi)...
Verfasst: Fr, 07. Apr 2006, 12:26
von egnatia
Përshëndetje ada
Mundësia e kthimit në Shqipëri është në ç'do kohë e mundur, natyrisht varet nga studimi dhe profesioni përkatës. Stundentët ose dhe njerëz të tjerë, që janë kualifikuar ose kanë mbaruar studimet me ndihmën e një burse të dhënë nga shteti ose një shoqatë humanitare, kanë prioritet në firmat ose institucionet shtetërore që funksionojnë. Për ata që kanë marrë një nënshtetësi tjetër, duhen: një vërtetim i çertifikatës familjare dhe i çertifikatës së lindjes të noterizuara dhe të vulosura. Duhet dhe një vërtetim se ku banon në Shqipëri. Mendoj se më mirë të informon Ambasada Shqiptare në shtetin përkatës!
Ditën e mirë nga egnatia
Verfasst: Fr, 07. Apr 2006, 19:51
von Kusho1983
ada,ja shiko kete iniciative te qeverise shqiptare per krijimin e nje instituti per diasporen.me kete institut shtetasit shqiptare do mbrohen me mire nga shteti shqiptar dhe keshtu shteti shqiptar do kete me te lehte komunikimin me shtetasit shqiptar:
Ngrihet Instituti Shqiptar i Diaspores.
E Enjte, 06 Prill 2006
Keshilli i Ministrave vendosi dje gjate mbledhjes se tij te radhes, ngritjen dhe funksionimin e Institutit Shqiptar te Diaspores. Ky institut do te jete nen mbikeqyrjen e Ministrise se Jashtme dhe do te kryeje nje sere funksionesh te rendesishme ne sherbim te emigranteve shqiptare kudo ne bote. Ai ka per detyre te analizoje qendrimin politik te qeverise lidhur me emigrantet shqiptare, si dhe percaktimin e shteteve me te cilat qeveria shqiptare duhet te kete perparesi bashkepunimi. Roli dhe detyra e ketij instituti eshte pergatitja dhe trajtimi i udhezimeve per misionet diplomatike dhe konsullore te republikes se Shqiperise, komunikimi me strukturat homologe te vendeve te tjera, te cilat trajtojne probleme te emigracionit dhe diaspores. Personeli i ketij instituti do te perbehet prej 4 vetesh, njeri prej te cileve duhet te jete diplomat. Bordi drejtues i ketij instituti do te perpunoje politika dhe do te analizoje materiale kerkimore, analizuese dhe shkencore per politikat per diasporen ne bote.
E.P
[marre nga"korrieri"]
Verfasst: Di, 11. Apr 2006, 18:43
von ada
Danke , merci beaucou, grazie, thanks. Faleminderit Egnatia & Kusho, shume xhentil
Ticino
Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 3:39
von gjergj
Përshëndetje te gjithëve!
Desha t'ju pyes se a ka shqiptarë që jetojnë në pjesën italiane të Zvicrrës?
Më falni nqs hyra si pykë këtu po ky është thjeshtë një kuriozitet.
gruesse
Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 8:20
von Sweety1
Re: Ticino
Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 20:11
von harabeli
gjergj hat geschrieben:Përshëndetje te gjithëve!
Desha t'ju pyes se a ka shqiptarë që jetojnë në pjesën italiane të Zvicrrës?
Më falni nqs hyra si pykë këtu po ky është thjeshtë një kuriozitet.
gruesse
ka, shume te cilet jetojn ne kantonin e Ticino's (Tessin). (shpesh i takon kur luajne shah ne piazza riforma) Nuk ma merr mendja qe ndonjeri prej tyre eshte anetare i forumit .... ketu ne forum flitet (shkruhet) me shume gjermanishtja.
ciao
Verfasst: Do, 13. Apr 2006, 21:07
von gjergj
Faleminderit per pergjigjen harabel.
sweet, pershendetje
hey
Verfasst: Fr, 28. Apr 2006, 10:53
von arta-wien
@ tino
schade dass ich deine nachricht so spät lese
ich lebe in wien aber weiss wie man das leben dort lebt oder was dort abläuft weil ich dort aufgewachsen bin
ja manche wiessen nicht wie man dort das leben genießt, wenn ich mir manchmal anhöre was die leute so erzählen wahnsinn??
hey eine frage stimmt das die leute in coma mall kiffen tun??? ich bin ein paar mal dort selber gewesen, hab aber niemandem gesehen, deswegen hab ich mir gedacht was für blödsinn die menschen so erfinden können!!!!
viel spass noch tung
tung